Brigel: Bėmė detyrėn, morėm tripikėshin
Pavarėsisht fitores, loja e kombėtares sonė ndaj Kazakistanit ėshtė kritikuar nė disa aspekte. Por ai qė nuk pranon kritika ėshtė trajneri Hans Peter Brigel, i cili deklaron: "Ēfarė kėrkonit mė shumė, tė merrnim pesė pikė? Ne e bėmė detyrėn tonė, morėm fitoren, pėr atė ēka kishim hyrė nė fushė sonte. Ndaj kundėrshtarėve tė dobėt loja nuk del ashtu siē e mendon, ndoshta kjo ishte arsyeja qė nuk fituam bindshėm.
Po tė shikoni, edhe rivalėt e tjerė, si Ukraina, e kanė pasur shumė vėshtirė pėr t'i marrė pikėt e plota Kazakistanit. Ukraina fitoi nė minutėn e 94-t, pasi loja ishte 1-1. E dinim qė ndeshja nuk ishte shumė e vėshtirė, prandaj u thashė djemve qė tė kenė durim pėr tė arritur te goli, pasi duke e kėrkuar atė me ngulm, mund tė rrezikonim." Ndėrsa nė lidhje me lojėn e kundėrshtarit, trajneri gjerman thekson:
"Kazakistani bėri njė lojė difensive, duke larguar ēdo top qė hynte nė zonėn e tyre. Nė dublim ishin mjaft mirė, pasi shpesh bėheshin tre lojtarė kundėr Bogdanit apo Myrtajt. E dija pak a shumė qė nė pjesėn e dytė ata do tė binin, pasi kam parė kasetat e ndeshjeve tė tyre. Fizikisht ata ishin mė dobėt se sa ne dhe kjo u vu re edhe nga agresiviteti i tyre. Lėshuan shumė terren nė pjesėn e dytė dhe ne pėrfituam nga kjo, duke shėnuar dy gola tė shpejtė." Por Brigeli nuk harron tė qortojė edhe kuqezinjtė pėr golin e pėsuar. "Nė momentin e pėsimit tė golit skuadra jonė ishte nė gjumė.
Gabimi erdhi qė nga mesfusha, pastaj kaloi te mbrojtja dhe nė fund te portieri. Por edhe pas golit ne rrezikuam, por nė fund tė fundit fituam. Shkatėrruese do tė ishte po tė kishte pėrfunduar nė barazim loja. Ishte tepėr normale qė ne tė luanim tė qetė nė minutat e fundit dhe tepėr e rėndėsishme qė tė merrnim tripikėshin. Atė e morėm, duke bėrė detyrėn tonė," - shton numri njė i pankinės shqiptare.
Ndėrsa pėr dy ndeshjet e mbetura, Brigeli pėrfundon: "Ukraina tashmė ėshtė e kualifikuar nė botėror, kėshtu qė nuk do tė japė maksimumin, ndėrsa ne do tė mundohemi tė marrim njė pikė. Pėr sa i pėrket Turqisė, do tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė marrė fitoren, duke u bėrė njė mbyllje sa mė tė mirė kėtyre eliminatoreve. Shpresojmė tė kapim sa mė shumė pikė."
Krijoni Kontakt