Shqiperi - Kazakistan 2-1
03.09.2005 - Ka perfunduar me rezultat 2-1 ndeshja e xhiros se dhjete eliminatore e vlefshme per kampionatin boteror 2006 e cila do te mbahet ne shtetin e Gjermanise. Kombetarja jone ne pjesen e pare me te vertete kishte nje paraqitje teper te dobet dhe mungonte organizimi total i ndeshjes edhe pse per kundershtar kishim nje perfaqesuese te dobet sic eshte ajo e Kazakistanit. Ne fillim te pjeses se dyte perkatesisht ne minuten e 54' pas nje akcioni te organizuar mire ne gjashtembedhjetshe pas nje kthimi te Bogdanit i cili asistoj tek Myrtaj ku ky i fundit nuk e kishte edhe aq veshtire te shenonte dhe keshtu Shqiperia kaloi ne epersi minimale 1-0.
Pas dy minutave loje serisht Bogdani u gjend i vetmuar ne sulm dhe me shkathesi arriti qe ta deboi topin ne golin e kundershtarit dhe ne minuten 56' kaluam ne epersi 2-0. Pas minutes se 56' serisht Shqiperia kishte disa raste te tjera mirepo ne minuten e 63' pas nje krosimi nga ana e djathte me se mire ne zonen e epersise u gjend lojtari kazak Nizotzev dhe me koke goditi topin dhe tundi rrjeten e kombetares tone, 2-1.
Ndeshja perfundoi me po kete rezultat por ajo cka u verejt sonte ne stadiumin kombetar 'Qemal Stafa' ishte se shkallet e stadiumit thuaje ishin plotesisht te boshatisura si rrjedhoje e cmimit te larte te biletave te vendosura nga FSHF dhe gjithashtu ne kete ndeshje mungoi perkrahja e cmendur e tifozerise se kombetares kuq e zi, Ultras Dradaneve.
1 Ukrainė 24
2 Turqi 17
3 Greqi 15
4 Danimarkė 13
5 Shqipėri 12
6 Gjeorgji 9
7 Kazakistan 0
Nuhi K. - Tifozat.com
Krijoni Kontakt