Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Shtegu i harrimit

    Shtegu I harrimit

    Kėtė shteg do ta harroj deri nesėr
    Shtigje enderrash kurrė nuk ka patur nė ty
    O gjumi im, fli pa ninull
    Ylli polar nuk del dy herė nė tė njėjtin sy
    Zėri yt nuk ka gjė tjetėr veē ikjes
    Fjala jote s’ėshtė fjalė, veē bubullimė
    Shpirti yt banon tek e djeshmia
    Ti ecėn mė shpjet se ēdo harrim
    Tė kam vrarė shpesh, prap do tė vras
    Tek iki prej teje pa vendim
    Kthimi yt s’do tė mė ngjallė mė
    Ti nuk je det’ po lum qė rrjedh drejt muzgut
    Unė nuk jam diell po , mjegull qė mesova si klithet
    Mė gėnjeu bregu i dhimbjes, u mbyta nė ty
    Ti me pėrplase nė shkėmbinj vetmie
    …kam aq ftohtė
    sa dhėmbi i syrit, mu thye.!

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk e di cfare s'ke shikuar
    end'rra vajze ende eshte po atje
    sa hapa enderrimatesh me kane kaluar
    shkelshem perdhe me perulen sic me sheh

    Hen' e bukur me eshte deshmitare
    ne ket shteg te humbur eshtra shkelesish flejne
    te mbuluar me errsire vdekje qe fitimtare
    haren e shkelesve ne trishtim e kthen

    Ne fund te udhes qendroj prej qekur
    ate qe do arrije po e pres padurim
    me pas vetem udhes s'ka per tu endur
    se bashke me endrren do banojne perjetesine!

    "pershendetje"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Mace

    E mrekullueshme,macia-blu,ashtu sic din te shkruash vetem ti!
    Me bere ti perseris rruges nga te vete ne shtepi keto vargje.
    Loti

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pse?

    asnje engjell nuk kam per'rreth shtepise
    sonte
    asnje demon nuk i ndal
    pse nuk vijne?




    ....e vrare


    te fundit e thashe te paren
    te paren ne fund do ta them
    kur te kem ikur
    do behem dhimbja jote
    e do me duash pa me sheruar
    do me pergjigjesh...
    kur une nuk jam me degjim
    ...do jem ndergjegjia jote e vrare.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    keto dite ndjellin
    mungesen e plote
    te shpreses.
    Kundershtimi i vazhdueshem
    ngaterrohet me doreheqjen
    doreheqja me pakenaqesine
    e ndergjegjshme
    ...(ky s'eshte trazim rinor!)






    ***
    nuk do ta braktis shkretetiren
    dua te di,
    deri ku kam shkuar.
    (le te mos me ndihmojne kthimet
    humbja nuk eshte me pak se fitorja)





    ***

    nuk zgjohem me nen qiellin tend
    buze bregut tend nuk bie te fle
    Nuk besoj me ne mrekulli te rrezueshme
    Ne pemen e lojes vdiqen te gjitha gjethet
    sythe, s'ka per te celur kurre.
    Sonte, fle nen nje mal te thate
    pa burime
    ne pemen e vizatuar me laps,
    cicerojne zogjte e qerpikte
    gri shkuar.

    Kjo eshte marrezi!



    qeshja mesoj te me
    perqeshe.
    une tallem me te.
    vuaj.



    bindjet e mia marroke.

    njeriu eshte send'
    poezia eshte dicka
    gjitheckaja,
    nuk eshte.



    ***
    hajdut xhepat e vdekjes
    e mbledh therrima shpirtrash
    ...
    jam krenare...
    se, pas cmendurise se pare
    mbeta prap romantike.



    Histori.

    ndarja sillet keq me mua
    ikja perqafet me ty
    si miq te kahershem
    dje te zemruar
    sot te ndershem.
    ....harrohemi neser!



    (ne kerkim te fjaleve te duhura
    qe nuk me duhen me)



    ***

    fati im, kurre s'u pame.
    tutemi prej njeri tjetrit
    edhe pse e dime se jemi
    te patjetersueshem
    dhe, vetem te njeri tjetrit.

    fati im, nje grusht lesh i bardhe
    me ty do te sajoj nje zog
    e ta nis drejt vetes
    per te te pare.



    gjeagjeze


    se c'eshtenje gje
    gjysem e mbytur
    gjysem e eger
    krejt melankolike
    krejt dhimbje
    krejt "kuje"
    frymon brenda meje
    s'fle kurre.




    shkakun ...
    e bejne veprat e mija
    jo te mira,
    sinqeriteti
    dhe dashuria.


    ***
    qetesia ka ngrire sonte
    rruges se akullt s'vjen dot
    eshte nate...
    e shpresa ka vdekur
    mbi gjethet e rena.



    ***
    vajtoj e vaji im nuk shihet
    nena ime nuk ishte shtatore
    ...vdekja vuan duke jetuar ne mua.





    ***
    sec eshte nje portokalle
    buze gremines se madhe
    era ende s'e paska rrezuar
    Jeta jone e keputur
    po e mabron eren
    ...portokallet prap do...
    te jene te portokallte.!



    dikush, ngre mure....!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    une do ti shemb...
    ose..do ti kapercej!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Maj....









    linda......



    jam goje hapur............... dhe e lumtur.





    ia dolem....u pame!
    per tu dashur jemi dashur qe ne fillim.....
    (...)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ylli polar nuk del dy herė nė tė njėjtin sy
    .................................................. ...
    Unė nuk jam diell po , mjegull qė mesova si klithet
    .................................................. ...
    …kam aq ftohtė
    sa dhėmbi i syrit, mu thye.!


    asnje engjell nuk kam per'rreth shtepise
    sonte
    asnje demon nuk i ndal
    pse nuk vijne?

    nuk zgjohem me nen qiellin tend
    buze bregut tend nuk bie te fle
    Nuk besoj me ne mrekulli te rrezueshme
    Ne pemen e lojes vdiqen te gjitha gjethet
    sythe, s'ka per te celur kurre.


    Je e bute ketu, e trishte, sikur dikush po te perkedhel veshjen tende dhe po te flet me sy, e ti degjon heshtjen e fjaleve ne keta sy te merguar dhe pikon mallin tend.........ah c'lexim mace, blu sic je dhe ti!

    Dita!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Kerkoj emer per nje guacke
    qe e kam kujtim
    harroj prej cilit det.
    Kur me mungon shiu
    bisedoj me guacken per ujrat
    Pastaj me kujtohesh ti femije
    duke imituar zhurmen e detit
    matane malit qe do te rritej me ty
    Guacka ime eshte e verdhe
    zerin e ka blu
    ndersa mallin e ka ngjyre loti.
    Kjo largesi e kahershme
    e perhershme ,
    me kerrus shpirtin e pritjes.
    Dikush me mbyll dritaren
    te vetmin sy qe m'i ka mbetur
    dites.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    hija qe i ze rrugen drites
    apo dritares se hapur
    krah me krah
    si perqafimi
    eshte aq kalimtare
    sa gjurmet
    nuk do i duken
    as me teleskopin me te sofistikuar
    te mos harreses
    kam kerrusur shuplaken e mallit
    si guacka jote
    ne kerkim te emrit
    zeri yt
    fshihet aty
    veshi eshte shqisa me e bindur e mendjes
    muzg i heshtur

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur do te vij koha qe muslimanet te bashkohen ne nje!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 15:12
  2. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Sexhdeja e harrimit
    Nga rabija nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 19:39
  4. Poezi nga permbledhja Shtegu i Vashes - Lumnije Hoxha
    Nga Lumnije Anamal nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 10:41
  5. certifikata e harrimit.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2002, 20:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •