Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Ato qe thua (shkruan) ti Bar, jane te verteta, por s'po na thua ndonje gje te re.

    Me sa kuptoj me cfare shkruan, ti kerkon qe te vendoset rregulli e rendi se pari, pastaj te mejtonet te tjerat qe duan ose projektojne matufet.

    "Puritanizmi" yt, dhe "metodika" e demokracise nuk jane aq bindese ndaj deshirave te njerit apo tjetrit, as edhe tonave - ka nje sere faktoresh e rezultantesh, te cilat nuk eshte vendi ne kete teme te shtjellohemi.

    Nuk ka asnje te vertete se blloku nuk ka qene i "infektuar" me ato dukurite qe ti permend - ne disa drejtime ka qene me i "avancuar", diku me i "moderuar", por asnjehere i "prapambetur".

    Bar, shqetesimi yt eshte tejet i justifikuar dhe i drejte. Por nuk eshte problemi tek H. Beqja, eshte gjetke. Ky i fundit u be instrument per te fundit here, shkoi te studentet ate dhjetor, u fishkellye, nuk i dhane voten ne Shkoder, ai prap me PS mbeti. Po cfare tu besh atyre qe iken me urdher nga PPSH dhe na duall ne krie te partive opozitare.

    Nga mendt, e nga mosha me dukesh mjaft i pjekur, po sikur kane then se pleqte (relative) nuk duhen, sepse ata e dijne si benen litaret prej rere. Bar, kohja yte dhe e imja kane perfunduar, ne nuk duam ta kuptojme e ta besojme, e derdellisim nganjeheraj ketu ne kete forum. Ti leme te rinjte (ndonse brezi i prasem duket perhere me i mbrapshte) te mejtojne edhe per te ardhmen.

    Nuk mundet e ardhmja e tyre, e Shqiperise dhe e Shqiptareve te mbese ne duart e Nanos, Berishes, Gjinos, etj, ashtu edhe te disa krokodilave te rinj qe kapercyen "ylberin" e direkt ne politike me poste e korrupsione marramendese. Perseri mendoj, e dua te besoj se eshte periudhe tranzicioni. Ne kete proces, nuk duhet mbetur veshtrimi e perpjekjet tek rruga plot pengesa, por te perqendrohen e materializohen drejt objektivit, atje ku synohet. Keshtu bejne fitimtaret.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alumin jam ndakort me mejtimet e tua.

    Kur thua se :

    "Nuk ka asnje te vertete se blloku nuk ka qene i "infektuar" me ato dukurite qe ti permend - ne disa drejtime ka qene me i "avancuar", diku me i "moderuar", por asnjehere i "prapambetur"."

    Une nuk e kam fjalen per kualitetin moral dhe edukaten e Bllokmeneve por per faktin se ata nuk kan pasur shqetsime ne OAZIN e tyre prallor nga Rrugecerit e rrugve.
    Psh Ilir Gjoni kur ishte cun Blloku e shkelmonte dhe grushtonte nje nga te dashurat e tije (nji yll i bukur ,bij ish ambasadori) kur nuk ish ne qejf dhe askush nuk i thoshte gje perderisa ata bab e bir gjimonin vajzat e bukura por ama ne cdo kohe ishin brenda me PARTINE sepse thoshin RROFTE PPSH dhe ENVERI.
    Kete une desha te them se vetem blloku ish i pa cenuar nga rrugacet e rruges sepse teritori dhe jeta e tyre mbrohej me tyten e kallashit nga garda dhe Sigurimi ne ato kohera.
    Kurse njeriu i thjeshte ne Shqiperi ka qene qe ne kohe te Enverit objekt i sulmeve te Rrugaceve e gangstereve.
    Psh ne Berat..vajzat e Shpise femijes qe punonin tezgjaiste ne Kombinat perdhunoheshin nga Gangot e Beratit qe ne kohe te Enver- Maocedunit gjate rruges autobusit Berat-Kombinat.
    Mblidheshin 3-4 gango e fusnin ne mes nji "zog korenti" (keshtu quheshin ne ate kohe femijet jetim te jetimoreve)nga ato mijra qe punonin ne Kombinat dhe aty ne autobus te linjes ja benin "ate punen" dhe ferr ne kembe nuk i hynte atyre.
    Shteti nuk merrej me kto gjera.
    Shteti Beratit ruante mos thosh ndoj fjale Doktori Mukjes pa per shumimin e rraces se tipit te "Altin dardhave" nuk merakosej.
    Keshtu ish ne gjith Shqiperine.

    Ja sot si per koicidenc shkruan ne KJ..prof HAMITI..
    Perseri ai shkruan kodra mbas bregut..

    ----------
    ----------
    A ka faktor vendimtar ne edukate?
    Po sot?
    Nga Profesor Hamit Beqja, akademik/

    Vazhdimisht jane shtruar pyetjet: a ka faktore vendimtare ne zhvillimin, formimin dhe edukimin e njeriut? Cili eshte me vendimtari prej tyre, me percaktuesi? A ka ndonje mjet te vecante qe e zgjidh kete problem shume te nderlikuar qe ka preokupuar, preokupon "sic duket", do te preokupoje gjithmone shoqerine njerezore? Sot keto diskutime behen gjithnje e me te shpeshta, me te mprehta.

    Tashme eshte pranuar se zhvillimi i femijes fillon qe ne barkun e nenes. Jo vetem ai fizik, por edhe ai me i pergjithshem. Barku i nenes eshte "djepi" i pare i femijes, eshte shtrati i pare i tij. Nena degjon si femija leviz e rreh kembet. Thone se ai kap edhe tinguj muzikore. Por barku i nenes eshte edhe "burgu" i pare i femijes. Thirrma e pare, vikama e pare e tij eshte si nje "clirim" i pare i tij. Por edhe fillimi i nje "burgu tjeter", me te gjate, per tere jeten. Mos u trembni nga fjala burg tjeter. Eshte fillimi i gjithe jetes se tij me anet e saj pozitive, negative, kontradiktore.

    Por nje gje eshte me se e qarte: Zhvillimi i femijes ne barkun e nenes eshte me rendesi per gjithe formimin dhe edukimin e tij. Por nuk do absolutizuar, nuk do trajtuar si vendimtari. Vijne me radhe nje varg faktoresh te tjere.

    Sot shkencetaret, biologet, psikologet, pedagoget, madje edhe sociologet i japin rendesi te madhe zhvillimit te hershem te femijes, foshnjerise e femijerise se pare. Aq sa thone se njeriu gjysmen e zhvillimit te vet e kalon tre-kater vitet e para te jetes. Mos kemi te bejme me nje prirje tjeter absolutizimi, vecimi? Gjithcka edhe ketu, krahas nje te vertete te madhe mbetet e diskutueshme.

    A nuk ndryshon njeriu pas ketyre viteve, a nuk peson kthesa ne zhvillim, madje edhe deri vone?

    Renditen pastaj faktoret, po i quajme teper evidente. I famshmi gen. Aq sa thone se njeriu eshte produkt i genit. Sic duket nje te vertete te madhe ne kete mes, por edhe ketu dalin mjaft pyetje. Si perthyhet trashegimia e genit ne bartes te te njejtit gen? Si perthyhet geni te individi i vecante? Nga te njejtit prinder rriten dy femije mjaft te ndryshem. Madje edhe dy binjake. Ec e gjeje tamam te verteten.

    Po te kalohet te faktoret sociale problemi nderlikohet edhe me shume. Dihet se te njeriu si qenie hosociale faktori social eshte edhe me i nderlikuar, me dinamik, me variabel, me shumekahesh. Familja, shkolla, mjedisi i lire ("rruga"), grupi e mikrogrupi feminor e adoleshent ("kolektivi"), makromjedisi e mikromjedisi, media, teknika e sotme e informacionit (deri te interneti), dicka i ka ngelur edhe lbirit dhe nje pafundesi tjeter mjetesh ndikimi. A harmonizohen dhe si harmonizohen te gjitha keto? Me c'kontradikta te shumta ndeshemi?

    Nepermjet tyre f-_a futet ne komunitet, ne marredhenie me qelizat e shumta e te ndryshme te tij, ne marredheniet midis vete ketyre faktoreve. Ja familja, prinder dhe femije te vjeter e te rinj, meshkuj e femra, te ardhur edhe nga familje te tjera (ta zeme nuset dhe dhenduret). Mbi te gjitha-kontradikta e brezave. Brenda zien nje jete polivalente, shumevlereshe. Ka qe thone se femia, rinia e hershme jane produkt i familjes. Ne c'shkalle? Ne c'mase? Gjithmone? Pergjigju po deshe konkretisht:

    Po shkolla e mesuesit? Sidomos qe sot ata vete kane nje tok problemesh te reja, edhe kontradiktore? Sa jane ato nje pike vendimtare referimi? A mund te flitet per nje figure ideale te mesuesit, pasi shpesh gjate historise edhe te ne ai keshtu eshte konsideruar. Sado qe t'i marresh ato me rezerva, cfare nuk degjon sot per shkollen e per mesuesit?

    Ne psikologjine e sotme, sidomos ate amerikane ne edukim nxjerrin ne pah ndikimin e grupit feminor e adoleshent. Eshte ai qe ia jep ngjyren personalitetit ne rritje. Mbi te gjitha- "shoket", "shoqet". Nje pikepamje qe nuk mund te mos merret ne konsiderate. Po pse a nuk ka edhe ketu ndryshore?

    Dhe vijme te roli i fuqishem i medias-te kartes se shkruar e elektronike, te madhe e te vogel, qe nga televizoni e deri te interneti. Fshehi po deshe tabute, te palarat, felliqesite. Me te mirat hyjne lirshem edhe te keqijat. Perpiqu po deshe. Nuk ia del dot.

    Atehere si i behet hallit? Profesor i dashur, ne presim te na ndihmosh, po ti po na tremb edhe me shume, sikur po "na ngateron" edhe me keq. Lexues te dashur, miqte e mire te mi. Po ju e dini se "ngaterresa" ne jete, edhe ne edukate ka patur, ka e "sic duket" do te kete gjithmone. Mund te vine duke u zbutur. Une jam optimist dhe besoj ne kete. Prandaj nuk kemi pse te nxirrni perfundimin: Atehere te dorezohemi? Ne asnje menyre. Por nuk duhet besuar, nuk duhet meshuar te asnje mjet i vecante edukativ, sado qe ai mund te duket i persosur.

    Mos u cudisni qe kete mendim e ka nenvizuar me force edhe pedagogu i shquar ukrainas (i periudhes sovjetike) Anton Makarenko. Mundet te duket paradoksale. Ai eshte i njohur si partizan i "edukimit ne kolektiv" ne teorine e tij pedagogjike, ne vepren e tij

    pedagogjikeletrare dhe ne veprimetarine e tij pedagogjike, organizative. Dhe eshte pikerisht ai qe ka shtruar me force tezen se nuk duhet besuar te mjeti i vecante edukativ (pra, kuptohet as te kolektivi), por te teresia e mjeteve edukative te marra se bashku, te veprimi i tyre i harmonizuar. Te gjithe faktoret qe kemi permendur, kush ca me shume e kush ca me pak, kane rendesine e vet. Por ec e perdori ato se bashku. Si prind, si mesues, si edukator. Vecse ketu qendron arti i edukimit, premisa e suksesit te tij. Tani mendoni vete se sa veshtire eshte ta besh kete. Jo, "ngaterresa" me te cilen po ju rendoj. Me falni: Ne kete fushe kam edhe une mekatet e mia.

    -----------

    Ja pra me se merret psikologu dhe ja c'bejne kriminelet po sot ne Shqiperi..

    Ja c'thot gazeta sotme.
    --------------
    Puke, pranga trafikantit
    Arrestohet nje tjeter trafikant prostitucioni ne Puke. Lulash Noshi, 40 vjec, nga Fushe Arrezi eshte arrestuar ne mengjesin e te shtunes ne afersi te baneses te tij. Sipas burimeve nga Komisariati i Pukes Noshi ka qene person e shpallur ne kerkim qe nga viti 1999. Ndersa ka te mbushura dosjet ne Komisariatin e Pukes. Me tre denime nga Gjykata dhe me nje sere dushimesh. Dyshohet sipas burimeve policore te jete autor i disa vrasjeve me arme dhe shkaktari i mbytjes ne lume te nje gruaje ne gusht te vitit te shkuar. "Ka qene tre here i denuar nga Gjykata. Per vjedhje me arme, per plagosje te lehte dhe per armembajtje pa leje" kane pohuar burimet policore nga Puka. Kesaj here akuzat jane me te renda. Me 26 shtator te vitit 1999 ai ka rrembyer nje 18 vjecare nga Puka dhe e ka derguar ate Itali per qellime prostitucioni.

    Ru.Ll.

    -----------
    Vellezerit e arrestuar masakruan bashkeqytetarin

    FIER - Te dy vellezerit e arrestuar ne Han te Hotit jane autore te vrasjes dhe me pas te djegies se bashkeqytetarit te tyre Lefter Rista, kater vjet me pare. Ata u denuan ne mungese me burgim te perjetshem nga gjykata si autore ne krimin e ndodhur ne 26 nentor te vitit 1998. Policia e Fierit njoftoi, dje, se dy vellezerit Lorenc Sila dhe Uan Sila, perkatesisht 34 vjec dhe 35 vjec, u ndaluan ne piken kufitare t-_nit te Hotit, ne veri te Shqiperise, pas nje ndjekjeje katervjecare nga Zyra e Interpol Tirana. Me pas, nje grup agjentesh te policise shoqeruan te shumekerkuarit drejt birucave te komisariatit te policise se Lushnjes. Nje trup gjykues i kishte denuar ne mungese me burgim te perjetshem vellezerit Sila per vrasjen e bashkeqytetarit te tyre Lefter Rista, me 26 nentor te vitit 1998. Sipas burimeve policore, duke qene se te pandehurit munguan ne procesin ndaj tyre, gjykata nuk mundi te zbardhe motivin konkret te vrasjes, por arriti ne perfundimin apriori se ekzekutimi i shtetasit Lefter Rista ishte kryer per motive te dobeta. Megjithate, vrasja u provua, sepse, disa ore pas krimit, policia gjeti ne oborrin e shtepise se vellezerve te dyshuar makinen e krimit dhe disa njolla gjaku, te cilat u analizuan kimikisht nga ekspertet kriminaliste. Ekspertiza nxorri perfundimin se njollat e gjakut qe u gjeten ne makinen e vellezerve i perkisnin kufomes se Lefter Ristes. Uniformat blu u njoftuan nga kalimtare te rastit, te cilet e kishin dalluar kufomen ne nje kanal prane fshatit Saver, 5 km larg nga qyteti i Lushnjes, mengjesin e 26 nentorit 1998. Kur policia shkoi ne vendngjarje, konstatoi nje nga vrasjet me te perbindshme. Trupi i pajete ishte djegur i teri nga benzina. Kufoma ishte mbuluar nga nje gome makine. Pasi disa qytetare u thirren per verifikim, ne krye te nje cerek ore u identifikua qe kufoma ishte e Lefter Ristes. Nderkohe, policia kontrolloi shtepine e vellezerve Sila ku gjeti dhe sekuestroi makinen e krimit. Pasketaj, policia shpalli kerkimin e tyre. Ndersa, ne perfundim te nje procesi te zhvilluar ne gjykaten e Lushnjes, nje trup gjykues i kryesuar nga Nazo Veliu, e konsideruar si "gjyqtarja e hekurt", vendosi deklarimin fajtor te vellezerve Sila. Por prangosja e tyre u be e munduar vetem dje, fale kerkimit te gjate te Interpolit.

    G.Ruko



    -----------

    Keshtu i nderuar Alo..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimi nė Shqipėri
    Nga peace nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 15:13
  2. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  3. Arsimi i lartė shqiptar
    Nga liridashes nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:34
  4. Arsimi jashte tregut, tregu pa te arsimuarit
    Nga liberal nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •