Po koha ekziston,eshte dimensioni i katert,ka shume dimensione te tjera qe ne nuk i perceptojme,ndoshta infinit dimensionesh,kush e di??????????????
Po koha ekziston,eshte dimensioni i katert,ka shume dimensione te tjera qe ne nuk i perceptojme,ndoshta infinit dimensionesh,kush e di??????????????
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Koha nuk mund te jete kurre sesi product i trurit.
Duke e prembledhur me pak fjale per tu kuptuar Koha eshte rruge kalimi nga nje moment ne tjetrin
Nga kjo qe thashe mund te rrjedhe nje pyetje tjeter: C'fare eshte momenti?
Momenti eshte ajo pjese e shkurter e kohes qe karakterizohet nga pozicioni i objekteve, trupave dhe materialeve ne lidhje me njera tjetren.
Psh, nje moment i njohur mund te themi qe eshte sekondi preciz kur plumbi goditi ne koke Mehmet Shehun (marrim thjesht si shembull).Pikerisht ne ate moment Enver Hoxha pinte kafe, aksionistet e rinje punonin si vullnetare ne nje hekurudhe, Josip Broz Tito kruante koken etj (gjithnje me shembuj illustrues) Ky moment i kohes ka plot faktore te tjere,si pozicioni i te gjitha qenieve te gjalla dhe objekteve ne toke,pozicioni i Tokes ne lidhje me Diellin ne ate moment egzakt, pozicioni i Diellit ne sitemin tone Solar, pocizioni i sistemit tone Solar ne Glaktiken etj.Ky pra eshte momenti, dhe koha siq thame eshte nje rruge kalimi nga nje moment ne tjetrin.
Koha ne gjuhen e fizikes dhe duke i bazuar ne teorite e Ainstainit po ashtu njihet si dimension i katert i hapesires (3 dimencione e tjera jane para-prapa, majtas-djathtas,lart-poshte) Mendohet te egzistojne dimesione te tjera (spatial dimensions) te cilat nuk mund te obzervohen.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Le ta marrim nje shembull.Le ta fusim nje person ne nje dhome te mbyllur.Ne ate dhome le te vendosim nje ore muri. Dhe poashtu ne ate dhome ekziston nje dritare nga e cila personi ne fjale mund te shiqoje lindjen dhe perendimin e diellit.Dhe po kerkojme nga ky personi qe mbasi te kalojne tri dite te dale nga dhoma.Dhe normal mbasi kalojne 3 dite(e kam fjalen per 24 ore 3*24) atehere ky personi do te dale nga dhoma dhe ne do t'a pyesim se sa dite ti ke kaluar ne kete dhome dhe normal qe ai do te pergjigjet 3 duke u bazuar ne oren ne mur dhe ne lindjen dhe perendimin e diellit.Por qka do te ndodhe nese ne i themi se nuk kane kaluar tri dite po dy, ngase ora ne mur qe e kemi vendosur nuk ka qene ne rregull dmth. ne qellimisht e kemi rregulluar qe te ec me shpejt dhe po ti themi se lindja dhe perendimi i diellit nuk kane qene gje tjeter veqse nje drite artificiale te cilen e kemi pregatitur qellimisht.Tani-Qka do te mendoje ky personi ketu per kete ngjarje?
Pra koha ka qene produkt i trurit te tij ashtu siq eshte edhe produkt i trurit tone.Pra me fjale te tjera koha nuk ekziston. Por ka edhe argumente tjera qe vertetojne qe koha ekziston.Poashtu i njejti rast mund te perdoret se argument qe koha ekziston por truri yne e ka shume vestire per ta imagjinuar domethenien e kohes dhe te rralle jane njerezit qe e perceptojne ate.
Ndryshuar për herë të fundit nga Goldanitus : 29-09-2007 më 18:32
Goldanitus,edhe njehere,koha nuk eshte produkt i trurit,ajo eshte dimensioni i4,per hollesira lexo Relativitetin e pergjithshem te Einstein,eshte ca i komplikuar por nuk ke çi ben tung.
PS.nga i ke gjetur keto teorira?........,nje gje te vockel,koha eshte relative...kur bo shum gjona koha kalon shpejt.....kur nuk bo as i lesh koha nuk shtyet..po ta shpegoj kshu trash fare,per hollesina ik atje ku te thash(po boj shaka)
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Ne me plot te drejt mund te themi se mund ta shfrytezojme vetem 10-15% te trurit.Po eshte e vertet se koha ne nje menyre te pakuptueshme ekziston.Ndoshta ekziston koha si dimension i katert po nese e perceptojm kohen si dimension atehere ne do te duheshim te dime te manevrojme ne kohe ashtu si manevrojme ne hapesire p.sh nese ne mund te ecim para dhe prapa ne hapesire pse nuk mund te ecim ose udhetojm para dhe prapa ne kohe.Pergjigjja eshte e thjeshte-sepse ne nuk e perceptojm kohen si dimension ndoshta si madhesi fizike po, por jo edhe si dimension i katert.
Goldanitus
Ne lidhje me shembullin qe solle ti.
Koha nuk eshte dicka qe shikohet por eshte dicka qe ndjehet.Ora dhe pamja vizuale e lindjes dhe perendimit te Diellit,levizja e hijes se objketeve etj jane vetem disa forma qe na bejne ne dijeni qe koha eshte ne levizje.
Siq thashe me siper jane efektet e kohes ato qe lene gjurme vizuale.Duke pare nje njeri je ne gjendje te percaktosh perafersisht c'fare moshe ka (domethene sa kohe ka kaluar nga lindja e tij) Vete moshimi jone, rrudhat qe krijohen ne fytyre, thinjat ne floke jane efekt i dukshem i kohes.Pra jane efektet vizuale te saj qe na bejne me dijeni mbi egzistencen e kohes.Gjithcka ne hapesire eshte ne lidhje me kohen (ngaqe kohe eshte nje dimencion i saj) Planeti toke psh eshte rreth 4.5 bilion vite i vjeter (domethene kaq kohe ka kaluar qe nga fillimi i krijimit te tij) Po ashtu Dielli, galaktika jone dhe gjithe Universi.
Nje njeri ta mbyllesh dy dite ne nje dhome pa dritare dhe pa ore ne mur, mbase edhe mund te jete ne gjendje te percaktoje sa kohe ka kaluar duke u bazuar nga eksperienca e jetes.Psh...c'do njeri e din se sa kohe gjume mesatarisht mund te beje ne 24 ore, dhe koha qe kalon zgjuar pak a shume eshte e ndjeshme (jo ne menyre precize) Domethene deri diku edhe mund te percaktohet perafersisht sa kohe ka kaluar pa ndihmen e ores dhe te dritares kur kemi te bejme me nje kohe te shkurter.
Po c'ndodh nese nje njeri qendron ne gjendje koma, psh 10 vite? Eshte absolutisht e pamundur per nje person te tille te percaktoje sa kohe ka kaluar per arsye se qasti i fundit ne memorien e ketij/saj personi eshte nje sekond para se te humbiste ne koma.Teknikisht per kete person nuk ka kaluar me teper se nje sekond.
Por...nese ky person do qendroje para pasqyres dhe te shikoje veten e tij/saj me vemendje do vereje ndryshime teper te medha te cilat jane thjeshte efektet e kohes neper te cilen ka kaluar.Faktikisht edhe gjendja trupore e tij/saj nuk do jete ajo e meparshmja.
Prandaj koha nuk mund te jete produkt i trurit tone.Kha eshte dicka qe nuk shikohet por verehen dhe ndjehen efektet e saja.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Nese ne nuk kemi arritur akoma te levizim lirisht neper kete dimencion, nuk eshte ngaqe eshte e pamundur teorikisht por ngaqe nuk zoterojme ate tekologji te tille akoma ne ditet tona. Mos harro se ne akoma nuk levizim lirisht neper keto 3 dimencione (lere pastaj dimencionin e katert) Keto 3 dimencione nuk i perkasin vetem siperfaqes se tokes por jane dimencione te gjithe hapesires.Dhe ne akoma nuk e zoterojme teknologjine e eksplorimit te hapesires (flas per njerez dhe jo sonda,teleskope dhe satelite) Sidocofte, ne e dime qe ne nje te ardhme te shum te shpejte dhe kjo do behet e mundur.
Shume njerez sygjerojne se udhetimi ne kohe eshte praktikuar dhe praktokohet ne menyre sekrete ketu e kohe me pare.Mbase jam pak skeptik ne lidhje me kete te fundit, e megjithate jam i bindur se nuk eshte e pamundur dhe nje mundesi e tille edhe mund te egzistoje.Personalisht besoj se agje nuk eshte e pamundur! Pamundesi eshte vetem ajo barriera e njohurive qe kemi, por qe me larg e shtyn kete barriere, me teper zgjerohet horizonti i mundesive.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Mundesi e madhe per te levizur ne kohe apo per te shkuar ne te ardhme dhe ne te kaluaren jane Black Hole pra gjithmone duke u referuar se BH ekzistojn dhe duke u referuar ne efektin e ketyre qe te dergojne ne nje univers tjeter.Une personalisht nuk besoj se nje dite njeriu do ta krijoi nje pajisje per te udhetuar ne kohe,por jo edhe ne hapesire sepse njeriu vetem sa i ka bere hapat e pare drejt udhetimit neper hapesire.Nese e keni lexuar historine e John Titior do te keni mundesi njoftimi me udhetimin neper kohe mirpo une personalisht besoj se kjo ka qene nje histori e vertet shume mire e trilluar.
Pra menyra e vetme per udhetim neper kohe jane BH dhe jo teknologjia njerezore.Teknologjia njerezore kurre nuk do t'a mberrije kulmin-udhetimin neper kohe.Kam lexuar disa raste kur shkencetari ka thene se ka krijuar makinen e kohes mirpo gjithashtu ka pohuar se kjo mund te shpie ne ndonje rruge pa kthim.
Dhe kjo eshte e verte se shume shkencetar kane krijuar keso lloj makinash por i mbajne te fshehta per arsye se nuk jane te sigurt se e kane efektin e duhur perkatesisht mund te qojne deri ne nje rruge pa kthim apo ndokund ne univers qka do te bente qe personi qe e ka nen testim-eksperimentuesi te humbte dikund ne hapesire.
Dhe per arsye se nese kjo e fundit ndodh atehere do te deshtonte qdo rruge per eksperimente te metutjeshme, do te humbiste besimi dhe do te shkaktonte nje kaos te madh ne mbare boten si puna e klonimit.
Une kohen do ta perkufizoja asthu si ti por pak me ndryshe
Koha paraqet kalimin nga nje ngjarje ne ngjarjen tjeter. Ajo nuk mund te matet pra eshte relative.Koha paraqet vendendodhjen tende ne hapesire dhe po te mos ekzistonte koha nuk do te eksistonte absolutisht asgje.
Ja nje shembull i thjeshte.Ne qastin qe une e prefundova kete shkrim(pra qe paraqet nje ngjarje apo nje moment) dikush eshte duke e lexuar shkrimin tim(e cila poashtu paraqet nje ngjarje a moment).Ky shembull mund te sterzgjerohet dhe qdo here do te dalim te konkludimi i njejte.Pra koha ekziston per te gjithe dhe nga ky shembull mund te konkludojm per kohen qe paraqet kalimin apo dallimin e dy apo me shume ngjarjeve, dhe eshte ajo qe mund te percaktoje vendndodhjen tone.Normal duke i perfillur se bashku edhe 3 dimensionet e tjera qe poashtu te caktojne vendendodhjen tende.
Goldanitus, vetem do citoj mbi shkrimin tend ne posten e parafundit.
Deri tani eshte folur shume per BH si nje menyre potenciale per udhetimin ne kohe.Por perdorimi i nje BH si mjet udhetimi ne kohe paraqet probleme te shumta, shume shkencare madje mendojne se eshte pothuajse e pamundur.BH ka nje idensitet te jashtzakonte.Nje Univers i tere mund te perpihet ne nje pike infinite te quajtur singulariteti hapesire-kohe.Pra gjithcka qe hyn ne kete BH perpihet drejt kesaj pike infinite.
Keshtu qe udhetimi ne kohe/hapesire me anen e BH eshte krejtesisht e pamundur nese nuk do perdorej teknologjia qe u pergjigjet ketyre ligjeve te fizikes qe e bejne te pamundur udhetimin neper BH.
Verej qe je skeptik ne lidhje me mundesine e udhetimit ne kohe, dhe jo pa te drejte.Per nje shumice njerezish, nje teori e tille eshte e pakonceptueshme, harroje pastaj te jete e besueshme.
Por...hidhi nje sy rruges neper te cilen kemi evoluar.Ne fakt, hidhi nje sy vetem rruges qe kemi bere 3 shekujt e fundit (dhe harroje fare epoken e gurit).Ne vitin 1769 u krijua automobili i pare me avull qe ne ate hohe ishe nje krijim kolosal.Tani ne shekullin e 21'te sondat kerkuese te hapesires kalojne tej sistemit tone solar, teleskopet e hapesires skanojne dhe fotografojne trupa qiellore qe ndodhen mijera vite drite larg,tingujt zanore dhe figura,video udhetojne ne forme pulsesh neper hapesire (telefone, videofone,TV,Radio,Satelite etj) Aerobus Boeing A380-800 fluturon 555 pasagjere me shpejtesi 560 milje per ore nga kontinenti ne kontinent, tekologjia e mikro chip krijon mrekullira dhe gjera te tilla qe.......300 vite me pare njeriu as qe i mendonte!!
Te gjitha keto do kumbonin si te pamundura dhe marrezira 300 vite me pare.Ajo qe dua te them eshte se...nese dicka na duket e pamundur ne kohen tone, ne te vertete eshte e mundur vetem se nuk zoterojme njohurine e cila eshte qelesi i vetem qe te shpie ne sukses.
Historine e J Titior e kam lexuar me vemendje.Eshte shume interesante, ka gjera qe me vene ne medyshje por ka gjera te tjera qe me bejne te mendohem thelle!!
Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 30-09-2007 më 10:11
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Krijoni Kontakt