Jam duke lexuar nje liber non-fiction nga Linda Joy Myers, Becoming Whole. Znj. Myers e pata takuar vitin e kaluar ne nje konference shkrimtaresh ne Texas, te organizuar nga Story Circle Network. Ajo ishte moderatore e nje sesioni dhe me kane lene pershtypje udhezimet e saj. Disa teknika te te shkruarit do t'i perdor ne ditarin gjate luftes ne Kosove qe po mundohem ta perkthej ne anglisht. Myers lexoi tre kapituj nga ditari im i luftes dhe me inkurajoi te shkruaj dhe ta botoj ne anglisht. Ajo tha,"shumica e amerikanve nuk mund ta marrin me mend ato qe keni perjetuar ju kosovaret, e meriton te botohet ne anglisht." Librin e saj qe jam duke e lexuar tani, eshte udhezues per te shkruar ngjarje te verteta, por edhe sherim plagesh duke shkruar.
Krijoni Kontakt