Close
Faqja 62 prej 74 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 732
  1. #611
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2007
    Postime
    1
    qka behet fjale ne librin D.Gjilpera autori eshte Faik Konica

  2. #612
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Lexova 'The Lovely Bones'Alice Sebold javën që shkoi më shumë e shtyrë nga një shoqë këtu në punë, duke qënë se ngjarja zhvillohet atje ku është rritur ajo si dhe jo shumë larg zonës ku punojmë, plus librin janë duke e xhiruar si film këto muaj.

    E fillova ta dëgjoja si 'audio' në makinë kur shkoja në punë duke qënë se libraria ime nuk kish kopje libri dhe u tregova pak e paduruar. Ajo që e lexonte librin është me 'diplloma' e ku ta di unë dhe thashë t'i 'provoja një herë këto anonimet'. Por leximi mu duk aq skandal nga ana e tregueses e cila mundohej të ndryshonte zërin për njërin personazh dhe harronte ta ndryshonte për tjetrin...sa po më tingëllonte zëri i saj në kokë dhe kur nuk isha në makinë. Plus që s'po dëgjoja më radio dhe as e kisha idenë çbëhej me Botën kur hyja në pune : ) Ndaj një mësim nga eksperienca ime do ish mos përtonit ta lexonit një libër vetë nq se vërtet doni ta shijoni librin.

    Në lidhje me librin, mënyra si është shkruar dhe personazhja kryesore i japin librit veçanti si dhe deri diku mund ta kuptoj pse kanë dashur ta kthejnë në film. Gjithsesi nq se mendohet më thellë ngjarja është kaq e njohur në ditët tona, sa gati mund të them se ne e dëgjojmë në çdo edicion lajmesh. Tragjedia e saj të bën të mendohesh dy herë në lidhje me njerzimin dhe të keqen që ne vetë mund të shkaktojmë...dhe ndonjëherë zgjedhim të shkaktojmë.

  3. #613
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Kohen e fundit jem duke lexuar Pride and Prejudice nga Jane Austen, per heren e dyt ... shume me pelqejn librat e sajna.
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  4. #614
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sapo lexova "Lavjerresin e Fukose" nga Umberto Eko. Liber i lodhshem me shume referenca ndaj lloj lloj historish konspirative, por sdq me terheqes se "Emri i Trendaflilit". Ne rradhe pret "Obelisku i Zi" i Remarkut.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #615
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Rekomandim - PERCUDNIMI i Thoma Notes

    Ju rekomandoj antareve te forumit,per ata qe duan letersine te marin romanin
    PERCUDNIMI te Thoma Notes ,te cilin mund ta gjejne ne librarine Kadare dhe librarine Basha prane ATSH.Ky liber eshte dhe ne Panairin Tirana 2007 ke OMBRA kati dyte .
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #616
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Per çfare flet? Me ca shtepije botuese del?

  7. #617
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Botimi i shtepise Marlin Barleti,libri flet per cperfytyrimin e njeriut ne sistemin socialist dhe ngjarje te tjera ne pluralizem.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #618
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Postime
    7
    C'me ka lene pa e lexu ate 'Gjuetarin e Balonave' ajo hekurthyejsa.

    N'faqen e pare: 'Kete liber ia kushtoj Filan Fistekut, 'noor' i syve te mi'! Syte e tu, moj cupe!

    S'me behet ta marr e ta lexoj ne shqip. E marr me mend sa acarues mund te jete perkthimi dhe per kete me mjafton vetem faqja e pare.

  9. #619
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kush lexon ne gjuhen angleze , nje mik me sugjeroi librin e shkrimtarit hungarez-amerikan Sandor Marai : "Embers".......... e lexova dhe me pelqeu.
    Behet fjale per miqesine fisnike,dashurine dhe tradhetine.......
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #620
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    "The Kite Runner" - nga Khaled Hosseini. E lexova ne perkthimin ne shqip "Gjuetari i balonave". Ia vlen leximi pa asnje lloj dyshimi!
    Kete jave ne mos gaboj (brenda ketij viti jam e sigurt) del filmi i bazuar ne kete liber. Nga reklama qe i behej ne kinema dukej i bukur. Madje qava vetem nga ato pak momente qe po jepte.

    E kerkova dhe ne librari para dy javesh, po harrova te shkoja ta merrja kur ma gjeten dhe e kishin kthyer mbrapa pas tre ditesh. Do e blej ne internet u pa puna...

    Duke folur per librat-filma, kete sezon kam vene re ne kinema ka shume (kater-pese) filma qe jane bazuar ne libra te njohur. Nq se jeni kurioze do ju thoja mos shkonit te shikonit 'Dashuria ne kohen e koleres' ... realizimi i filmit e shkaterroi plotesisht imazhin mbi librin.

    Duke ju kthyer temes, keto dite jam duke lexuar libra me poezi kryesisht, per shkak te kohes se kufizuar. Njeri prej tyre ishte dhe libri i ri i Alma Papamihalit - 'Nën tingujt e natës'.

Faqja 62 prej 74 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lexoni Biblën on-line në gjuhën shqipe.
    Nga Albo në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 05:42
  2. Lexoni > Sekretet e Ahmet Zogut
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 12:12
  3. Sa shume lexoni?
    Nga Kryeplaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •