Postuar më parë nga PINK
Librin The Da Vinci CODE e more per ta lexuar por e lashe pergjysem po mesa kam degjuar eshte nje liber qe me te vertete te mban ne tension.
Shpresoj ta marr serisht e ta mbaroj.
Postuar më parë nga PINK
Librin The Da Vinci CODE e more per ta lexuar por e lashe pergjysem po mesa kam degjuar eshte nje liber qe me te vertete te mban ne tension.
Shpresoj ta marr serisht e ta mbaroj.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Ok Kuqe, e di që jam në defterin tënd të zi për Lulin, dhe të betohem që po më nise adresën do të ta kthej brenda javës, dhe si shenjë mirënjohjeje dhe kërkesë faljeje po të nis romanin e Xhungës![]()
Pasi i thashë të gjitha këto më lart me përulje, po e bëj faqen rrogoz e po ta lyp edhe Hatibin. Vër dorën në zemër e më jep një shanc tjetër, të premtoj që kësaj rradhe nuk do mbetesh e zhgënjyer.
Për temën, Da Vinçi është komentuar si versioni limonadë (a karamele, sipas shtetit ku jetoni) i "Foucault's Pendulum" nga Umberto Eco, të cilin unë do t'ua rekomandoja me të 10 gishtat përpjetë.
Po ashtu edhe "Hija" e Kadaresë
"1984" - Orwell dhe po ashtu "Ferma e kafshëve" (Animal Farm) nga i njëjti autor
"100 vjet vetmi" (One hundred years of solitude) - mbase vepra më e bukur e Markezit.
"Dreri i trotuarëve" - Diana Çuli si dhe "Rrethi i kujtesës"
"Kujtimet e Lopës"
"Music of chance" - nga Paul Auster, me të vërtetë i bukur
"The age of reason" - Sartre
"Delta of Venus" - Anais Nin - meqë vajzat po diskutonin për libra erotikë![]()
"The farewell party" - Milan Kundera
"Lajmëtarja e vdekjes" Teodor Keko - sa shpesh e lexoj këtë libër!
"Çufoja dhe bubi kaçurrel" si dhe "Pushimet e Çufos"
kaq për sot. Lexim të mbarë.
Perëndia nuk është mace...
1. "Norwegian Wood".
2."Dance, Dance, Dance".
3."Sputnik Sweetheart".
4."South of the Border West of the Sun".
Letersia Japoneze. Nga nje shkrimtar qe jep mesim ate ne Princeton. I kam lexuar te gjithe keto libra qe po ndaj me ju dhe me kane pelqyer.
P. S. Titujt, e pashe te udhes t'i shkruaja ne Anglisht.
"1984" dhe "Animal farm", jane me te vertete dy libra te vlefshem. Nqs lexon kete autor, natyrisht duhet te lexosh edhe Aldous Huxley me "Portat e perceptimit" 1954, "Le Meilleur des Mondes" - ("Bota e Re"-shpresoj te perkthehet ne shqip) i shkruar ne 1931, por qe eshte shume koherent me te perditshmen e botes hiper-konsumiste.
peseshja me e mire:
" Rruga e dashurise" De Melo
" Shenime nga shtepia e "te vdekurve" "-Dostoevski
" Ujku i stepave" - Hese
" Arratisej nga liria"- Fromm
" Doktor Gjilpera"-Konica
Librat me te mire qe kam lexuar deri me tani dhe sygjeroj te lexojne ate qe ndeshen ne udhekryqin e jetes e qe shpesh perserisin thenien hamletianee rosh apo te mos rosh?!!
E ç'na sugjeron libra që i dimë përmendesh ?!Postuar më parë nga Henri
Interesant është "The DA VINCI CODE " . Mu desh një muaj ta mbaroj ( se unë lexoj ngadalë dhe me zë).
Gjithashtu "Zonja vdekje" nga Charles Bukowski .
Where does a thought go when it's forgotten?
Eh ç'jam bere dhe une nje gerrices i keqPostuar më parë nga Faik Konitza
Po mire, cili Hamlet paska thene : To live or not live ? (perkthim shqip-anglisht artizanal, le te me falin anglishtfolesit
) Une e di ndryshe : To be or not be ? çka kjo eshte shume shume larg te jetosh apo te mos jetosh... Nejse, kushedi ndonje ndalet nja dy sekonda me shume se shoket ketu...
Sa per temen, nje sugjerim libri : ja per shembull, Et si c'était vrai te Marc Levy, do ta lexoj bashke me ju![]()
Tipike shqiptare! Pse mirreni me cikrimeEh ç'jam bere dhe une nje gerrices i keq Po mire, cili Hamlet paska thene : To live or not live ? (perkthim shqip-anglisht artizanal, le te me falin anglishtfolesit) Une e di ndryshe : To be or not be ? çka kjo eshte shume shume larg te jetosh apo te mos jetosh... Nejse, kushedi ndonje ndalet nja dy sekonda me shume se shoket ketu...
Vepra e shqiptuar ne shqip nga F.S.Noli ka fjaline : Te rrosh apo te mos rrosh- kjo eshte ceshtja. Po nese vlereson se duhet ta perdorimperkthimin tekstual te fjalise Ok, une kam konsiderate.
p.s. vepra e lartpermendur "Rruga e dashurise" perkthimi thote keshtu origjinali eshte "Call to love" : nejse
Ndryshuar për herë të fundit nga Faik Konitza : 05-06-2005 më 19:44
Jo, nuk e bera per te vene ne siklet. Thjesht qe Hamleti ka thene "To be or not to be : that is the question". Te jesh eshte paksa larg me te jetosh. Tek filozofia kjo mund te sqarohet me mire. Hamleti nuk ishte merzitur nga jeta por nga qenia e tij, dhe ketu duket karakteri filozofik i Shakespeare-it. Pastaj Noli ishte perkthyes letrash dhe jo percjelles idesh filozofike. Kjo fraze e Hamletit ka frymezuar sa e sa filozofe per te hulumtuar mbi qenien (mbi te qenurit), mbi karakterin e shumekuptimte dhe te fshehte te foljes "te jesh".
Sidoqofte, edhe nje here, kjo eshte thjesht per tu vene ne dukje dhe jo nje verejtje qe ju behet ju. Ju pershendes.
Ne fakt, ngrihet nje pike e rendesishme nese vepra eshte perkthyer nga "To be or not to be" ne "Te rrosh apo te mos rrosh". Mendoj se vepra humbet dicka shume te rendesishme nese perkthimi eshte bere ne ate menyr. Por me habit fakti qe Noli (i cili ka qen tip perfeksionisti ne perkthimet e tij) te kete perdorur ate shprehje ne vend te "Te jesh a mos te jesh".Postuar më parë nga Faik Konitza
Per te qendruar brenda temes, sugjeroj librin: "Si lindi partia social demokrate" te Musine Kokalarit (nese gjendet sot neper librarira).
Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 05-06-2005 më 20:23
Mos u zini de mos u zini. Gjera te prera me thike nuk ka.
Sa per te sqaruar dy gjera, ne monologun me siper Hamleti vertet mediton mbi vetevrasjen. Kuptimi i te qenurit eshte dytesor, ose me mire te them, subkoshient.
To be (alive) or not to be (alive)! Ma ha mendja se Noli e dinte kete.
Shopenhauer ben nje analize filozofike te rreshtave te siperpermendur:
E thene shkurt, esenca e monologut te famshem boteror eshte qe, gjendja jone eshte kaq mjerane sa mos-ekzistenca teresore do te ishte padyshim me e preferueshme se kjo gjendje. Tani, nese vetevrasja do te na e ofronte kete, ne menyre qe alternativa "te jesh a te mos jesh" do te paraqitej para nesh ne kuptimin e plote te fjaleve, ajo do te ish zgjedhur pa kushte si nje perfundim shume i deshiruar. Megjithate, dicka brenda nesh na thote se nuk eshte aspak keshtu, se ky perfundim nuk eshte fundi i gjerave, dhe se vdekja nuk eshte nje anhilim absolut.
Summertime, and the livin' is easy...
Krijoni Kontakt