Princesha e Jordanisë, Firydal, njëkohësisht kryetare e Komitetit të Trashëgimisë kulturore në Organizimin e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO) ka vizituar sot (e Mërkure) qytetin e Gjirokastrës.
Princesha është pritur nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, në kështjellën e qytetit, ku ka vizituar ambjentet e muzeut te armëve. “Për mua ishte impresionuese. Kisha dëgjuar për Gjirokastrën, por ishte më tepër nga sa e mendoja. Tani them sa ata pritën një kohë të gjatë që ta përfshinin Gjirokastrën në UNESKO”, tha ajo.
Kryetari i bashkisë Bime tha se “kjo është vizitë e rendesishme për qytetin tonë dhe do të thotë shumë. Asistenca teknike, juridike, si dhe suporti financiar do të na japin mbështetje për ringritjen e vlerave të qytetit”.
Princesha vizitoi edhe shtëpinë karakteristike të Zekatëve, ku u njo me vlerat e rralla arkitektonike te saj, pothuajse 300 vjeçare.
Princesha dhe lordi anglez Jacob Rothschild, i cili e shoqëron në këtë vizitë, i është drejtuar më pas qytetit bregdetar të Sarandës.
Krijoni Kontakt