Close

Rezultati i Sondazhit: Cilat jane 2 skuadrat qe kualifikohen ?

Votues
25. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Inter.

    22 88.00%
  • Porto.

    13 52.00%
  • Glasgow Rangers.

    7 28.00%
  • Artmedia Bratislava.

    2 8.00%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 23 prej 42 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 417
  1. #221
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Van Nistėlroi, ndaj Lilės pėr rekord

    Manēester Junajtid - Lilė

    Formacionet e mundshme:

    Manēester U: Van der Sar, Ferdinand, Bardseli, Braun, Silvestre, Gigs, K.Ronaldo, Skols, Smith, Park, Van Nistėlroi.

    Lilė: Silva, Shmitz, Taforeau, Plestan, Tavlaridis, Debushi, Makoun, Dermis, Bodmer, Mousilou, Odemvingie

    Sot nė "Old Traford", Manēesteri do tė presė ekipin modest tė Lilės nė ndeshjen e vlefshme pėr grupin D tė Ligės sė Kampioneve. Pas njė fillimi tė dobėt tė sezonit, planet e ekipit tė Lilės janė kompromentuar edhe nga njė epidemi gripi, e cila ka ndikuar nė gjendjen fizike tė lojtarėve. Pesė lojtarė tė Lilės do tė jenė tė padisponueshėm pėr ndeshjen e sotme ndaj "Djajve tė kuq". Trajneri i Lilės, Klod Pol, nuk do tė ketė nė dispozicion as Johan Kbaje dhe Stefan Liktshteiner, tė cilėt vuajnė dėmtimet e pėsuara gjatė ndeshjes sė tė shtunės. "Ka disa paqartėsi pėr sa i pėrket formacionit qė do tė luajė nė ndeshjen e sotme", - deklaroi Lė Geni. Trajneri francez ka besim se ekipi i tij do tė arrijė tė largohet me njė rezultat pozitiv nga stadiumi "Old Traford": "Nė ndeshjen e sotme do tė kėrkojmė tė shėnojmė tė paktėn njė gol. Mė pas do tė vlerėsojmė nėse kjo do tė jetė e mjaftueshme.

    Ndaj Benfikės dhe Vilarealit, lojtarėt e mi treguan mungesė eksperience, por me kalimin e kohės janė pėrmirėsuar ndjeshėm. Mendoj se duhet tė pėrqendrohemi mė shumė te ndeshja sesa te kundėrshtari i radhės. Rud Van Nistėlroi ėshtė vetėm shtatė gola larg rekordit tė vendosur nga Rauli nė listėn e golashėnuesve tė Ligės sė Kampioneve dhe mesfushori Rajan Gigs ėshtė i bindur se rekordi i sulmuesit tė Realit do tė arrihet nga holandezi. Me golin e shėnuar ndaj Olimpiakosit, Rauli arriti kuotėn e 50-tė golave nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm europian nė nivel klubesh.

    "Ai zotėron njė mesatare tė frikshme golash dhe nėse vazhdon me kėtė hap, ai do ta arrijė patjetėr Raulin", - deklaroi Gigsi. Mesatarja e golave tė shėnuar nga Rauli ėshtė impresionuese. Ai shėnoi golin e tij tė 50-tė nė 97 ndeshje tė luajtura nė Champions, afėrsisht 1 gol nė ēdo dy ndeshje. Megjithatė, mesatarja e tij mbetet e pakrahasueshme me atė tė sulmuesit Rud Van Nistėlroi. "Njė sulmues i mirė shėnon nė ēdo dy ndeshje. Njė sulmues i jashtėzakonshėm ėshtė njė me mesataren si tė Rud Van Nistėlroit. Nė Europė ai ka shėnuar pothuajse nė ēdo takim nė tė cilin ka luajtur", - pėrfundoi Gigsi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #222
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Deko: Dua Ēelsin nė finale

    Panathinaikos - Barcelona

    Formacionet e mundshme

    Panathinaikos: Galinovic, Ebede, Moris, Seric, Vintra, Uoter, F.Konseisao, Biskan, Teodeoridis, Olisadebe, Papadopulos.

    Barcelona: Valdes, Beleti, Pujol, Oleguer, Edmilson, Ksavi, Van Bomel, Mesi, Deko, Ronaldinjo, Eto

    Ekipi i Barcelonės do tė luajė sot ndaj ekipit grek tė Panathinakosit, pėr tė siguruar vendin e parė tė grupit C tė Ligės sė Kampioneve. Katalanasit kanė arritur tė marrin pikė tė plota nė dy ndeshjet e fundit, duke fituar 2-0 ndaj Verder Bremenit dhe 4-1 ndaj ekipit tė Udinezes. Ndėrkohė, mesfushori portugez i Barcelonės, Deko, ėndėrron njė finale ndaj ekipit tė ish-trajnerit tė tij, Hoze Mourinjos. Kampionėt e Spanjės dhe homologėt e tyre nė Angli, aktualisht janė favoritėt kryesorė pėr fitimin e Championsit.

    Dy ekipet u pėrballėn nė fazėn e dytė tė edicionit tė kaluar, ku tė besuarit e Mourinjos arritėn tė dilnin fitimtarė nė njė sfidė spektakolare. Deko, i cili arriti tė fitonte Championsin nė 2004-n me ekipin e Portos, shpreson tė ketė sėrish pėrballė ekipin e Ēelsit, por kėsaj here nė finalen e Parisit: "Ēelsi ėshtė njė ekip i madh, i cili drejtohet nga njė trajner i jashtėzakonshėm. Do tė mė pėlqente tė luaja ndaj tyre nė finale. Do tė ishte njė ndeshje spektakolare".

    Deko mohoi zėrat pėr njė konflikt tė mundshėm me trajnerin Frenk Rajkard, pasi holandezi vendosi ta zėvendėsonte gjatė pjesės sė dytė nė ndeshjen e sė shtunės. "Eshtė normale qė do tė bėhen rrotacione nė formacion. Pėr kėtė vendos trajneri. Nėse ai mendon se ndihem i lodhur, unė e respektoj plotėsisht mendimin e tij", - deklaroi Deko. Panathinaikosi po kalon njė moment tė mirė pas fitores ndaj Verder Bremenit dhe trajneri Malezani shpreson tė marrė pikė nė sfisėn e sotme, e cila do tė luhet nė Athinė. Pas humbjes 3-0 nė ndeshjen e parė ndaj Udinezes, skuadra e drejtuar nga Alberto Malezani arriti njė fitore tė merituar 2-1 ndaj Verder Bremenit. "Na u desh tė fitonim medoemos nė atė ndeshje.

    Luajtėm njė futboll tė mirė dhe morėm tri pikėt. Jemi shumė optimistė pėr ndeshjen ndaj Barcelonės. Panathinaikosi ka njė potencial tė madh dhe tė gjithė shpresojmė nė kualifikimin pėr nė fazėn tjetėr", - deklaroi kapiteni i ekipit grek, Gumas. Rezultatet e Panathinaikosit nė kampionatin grek kanė qenė zhgėnjyese pėr shumicėn e tifozėve, por trajneri Malezani ka bėrė vazhdimisht thirrje pėr durim, edhe pse me humbjen e sė shtunės ndaj Akratitosit, ata ndodhen nė vend tė katėrt tė renditjes.

    "E filluam dobėt sezonin, por kemi shumė pėr tė dhėnė. Tani kemi rastin pėr tė ecur pėrpara", - deklaroi mbrojtėsi Filipos Darlas. "Kur tė luajmė ndaj Barcelonės, duhet tė japim maksimumin tonė. Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm qė ata do tė jenė fituesit e kėtij grupi, megjithatė ne do tė luajmė pėr njė vend tė dytė ndaj Bremenit dhe Udinezes", - pėrfundoi Gumasi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #223
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ajaksi ndaj Tunit, "i dėnuar" tė fitojė

    Ajaks - Tun

    Formacionet e mundshme:

    Ajaks: Stekelenburg, Trabelsi, Grigera, Maduro, Emanuelson, Galasek, Shneijder, Lindenberg, Rozales, Rozenberg, Babel.

    Tun: Jakupoviē, Gonkalves, Miliēeviē, Deumi, Orman, Aegerter, Ferreira, Adriano, Leandro, Gelson, Lustrineli.

    Ajaksi do tė kėrkojė tri pikėt e para nė kėtė edicion tė Ligės sė Kampionėve, teksa do tė presė sot ekipin e Tunit nė Amsterdam. Ajaksi ndodhet nė vend tė fundit tė grupit B, pasi barazoi 1-1 ndaj Spartės sė Pragės dhe humbi 2-1 ndaj Arsenalit. Ekipi holandez ka shėnuar vetėm 19 gola nė 11 ndeshjet e fundit, ku vetėm gjashtė prej tyre janė shėnuar nga sulmi, i cili pėrbėhet nga Markus Rozenberg dhe Angelos Haristeas. Sulmuesi i kombėtares greke ėshtė nė dyshim pėr ndeshjen e sotme, ndėrsa Rozenbergu ishte shumė larg formės sė tij nė barazimin e sė shtunės ndaj ekipit tė Heraklesit.

    Nė ndeshjen e sotme, trajneri Deni Blind nuk do tė ketė tė disponueshėm edhe mesfushorėt Nikolas Mitea dhe Maksuell, tė cilėt janė tė dėmtuar. "Kemi humbur aftėsinė pėr tė shėnuar dhe kjo gjė po na humb besimin nė vetvete. Hasim shumė vėshtirėsi ndaj ekipeve tė dobėta", - deklaroi Blindi. Tuni e pėrmbush plotėsisht mbiemrin e pėrdorur nga trajneri i Ajaksit, por ekipi zviceran po shijon eksperiencėn e tij tė parė nė Europė, duke fituar ndaj Spartės sė Pragės dhe duke humbur me njė gol nė minutat shtesė ndaj Arsenalit. "Eshtė e vėshtirė tė bėsh krahasime direkte midis Ajaksit dhe Spartės sė Pragės, por unė besoj se nėse japim maksimumin, mund tė arrijmė tė marrim njė pikė nė Holandė.

    Natyrisht, ky ėshtė objektivi ynė mė i vogėl, - deklaroi trajneri i Tunit, Urs Shonenberger, pasi ndoqi ndeshjen e Ajaksit nė kampionatin holandez. - Vura re se tifozėt ishin paksa tė padurueshėm dhe kjo mund tė jetė njė avantazh pėr ekipin tonė". Mungesa e lojtarėve tė njohur nė ekipin e Tunit ka qenė njė avantazh pėr trajnerin Shonenberger, ekipi i tė cilit ka pasur njė javė kohė pėr tė rikuperuar forcat, gjatė pushimit pėt eliminatoret e botėrorit. Sulmuesi zviceran, Mauro Lustrineli, dhe mbrojtėsi kamerunas, Armand Deumi, janė dy lojtarėt e vetėm tė Tunit, tė cilėt u grumbulluan me kombėtaret e tyre. Tė premten, Tuni arriti njė fitore tė thellė 5-1 ndaj rivalėve tė St.Galenit. Pėr ndeshjen e sotme, shumė lojtarė do tė jenė tė padisponueshėm, pėr shkak tė dėmtimeve.

    Mesfushori brazilian, Bernardi, dhe kapiteni Andres Gerber nuk do tė luajnė, pėr shkak tė dėmtimeve, ndėrsa mbrojtėsi Selver Hodziē, i cili shėnoi golin e fitores ndaj Spartės, ėshtė nė dyshim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    ndersa une mendoje qe Milan do e shparatlloje Psv e pergjysmuar kete radhe ndersa Feneri do ta rrafi Shalken por jo me lehtesine qe rafi Psv ( mendoj qe kjo ndeshje do kete edhe shume gola )
    por te shikojme kete jave se kush do luaj me bukur
    une personalisht them FORCA MILAN

  5. #225
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Pjesa pare Bayern-Juventus 2:0 !!!

  6. #226
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Juvja plake po ha dajak!

  7. #227
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Mbaroi ndeshja.

    Bayerni fitoi 2:1, ku andej ka fundi rrezikoi rezultatin.
    Juventusi lujti dobet ne pergjithsi, andej ka fundi ndeshjes e mori pak veten po ishte shume vone.
    Megjithate vendin e pare ne grup sdo tne e heqi njeri se kena me e myt Bayernin!!!



    Forza Juve!!!!

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Nje pyetje,

    Luajti Del Piero gje ne pjesen e dyte?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #229
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Del Piero u fut ne pjesen e dyte ne vend te Kamorokinezit, .

    Bayerni bosi i grupit.
    Seb Daisler dhe Mart Demichelis shenues per te kuqte e Mynihut.Ibrahimi ngushtoi rezultatin ne fund.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #230
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Edhe Juve bie

    Bayern - Juve 2:1

    Nje loje e dominuar krejtsisht nga bavarezet te cilet me golat e Dejsllerit dhe De Michelis ariten te mposhtin Juven e pamposhtur deri me tani. Per italianet kampion aktual dhe lider ne Calcio gol ne fund te takimin shenon Ibrahimovic pas nje pakujdesie te mbrojtjes bavareze.

    Ne Juventus sonte shume gjera kishim mangut, mbrojtja ishte bloze, thjesht ishte teper e ngadalte dhe bente teper gabime. Mesfusha thuajse nuk funskionte aspak, ndersa sulmi gjate tere ndeshjes pasiv.

    Bayern ishte me i mire sonte ne shume aspekte, skuadra e Magatit tregoi shpirt gjate te gjithe takimit dhe me merite arketoi 3 pike te vlefshme per vend te pare ne kete grup.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 23 prej 42 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Grupet - Champions League 2004/05
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •