Drita e Hënës

E shtrire mbi lëkuren e njomë
Si nje mëndafsh I lehtë
Qendisur rreth belit te hollë
Me nje delikatese te fshehtë

Eshtë drita e hënës
Qe mbi trup shëndrin
Që nga sytë e shkruar
Deri në gishtërinj

Eshtë një mbulesë e hollë
Që cdo tipari I jep jetë
Te rreshqet mbi portret ngadalë
te nxjerr në pah cdo të vertetë


Trishtimi

Një re e zezë e trishtimit
Në qiellin e paster të jetës
Gris perden e gezimit
Mbi shigjeten e harreses

Nje buzëqeshje u ngri
Një veshtrim u venit
Tani trishtimi pezull rri
Vështersite jetes ja rrit

Izoluar nga trishtimi
Shpresa nga zemra te rreshqet
E rrethuar nga izolimi
Lindjen e djellit pret!!