Personalitet i integruar dhe koherent
Fehmi Agani u vra tash dy vjet nga kriminelet serbe. Porse, "prapa la vazhden e ndritur q'e hapi me shpirtin fatos", siē do te thoshte Poeti, Ja nje veper qe peshon barabar ne boten intelektuale-shkencore, ne fushat me interes te veēante te shkencave shoqerore, te sociologjise, te sociologjise politike dhe te filozofise se politikes, dhe ne jeten shoqerore, ne reaJitetin tone, ne lirine tone midis veprimeve intensive shoqerore qe ka ushtruar Fehmi Agani dhe bindjeve e ideve te krijuara e te shprehura ne veprat e tij ka ekzistuar nje perputhje e shkalles se larte, madje mund te thuhet se keto dy aspekte te jetes se tij kane qene vazhdimisht te lidhura shume ngushte nder vete,vazhdimisht e kane ushqyer njeritjetrin. Me kete dua te theksoj se Fehmi Agani ishte nje personalitet i integruar e koherent intelektual e njerezor,ne te cilin krijuesi dhe morali bashkeshkriheshin si rralle e tek. Ne jeten arsimore, kulturore e publike shqiptare akademik Fehmi Agani eshte i njohur qysh para Plenumit te Brioneve te vitit 1966. Ai dhe intelektualet jo te shumte te asaj kohe u perpoqen qe energjite shoqerore te ēliruara ne ate kthese t'i perudhnin ne rruge pozitive dhe ndertuese. I formuar ne traditat e medha te humanizmit e te mendimit shoqeror,me synim themelor ēlirimin e njeriut, profesor Fehmi Agani ngulte kembe ne kerkimin e hapesirave te reja per zgjerimin e te drejtave shoqerore e kombetare te shqiptareve me synim barazimin me te tjeret ne ish-Jugosllavi. Kerkonte rruge per zgjerimin e hapesires se lirise e te ndertimit shoqeror, shpaloste vizionin emancipues, ndertues, ēlirues, me largpamjen e perpjekjet per t'i drejtuar veprimet e zhvillimet ne ate fryme e vizion, gjithe duke e ditur se fjala ishte per nje proces. Ndarjet dhe ripushtiet e hapesirave shqiptare nga sllavet e te tjeret ne Lufterat Ballkanike Fehmiu i shihte si nje prej burimeve kryesore per tragjedite, shkaterrimet, gjenocidet e ricikluara ne Kosove dhe ne viset shqiptare te ish-Jugosllavise, burime te pabarazive dhe te padrejtesive te skajshme, te dyfishuara dhe me faktin se edhe me vete shoqeria e imponuar jugosllave ishte e ndertuar mbi pabarazi dhe, permes zhvillimeve per te cilat nuk ishte i huaj diferencimi dhe segreganom etmk, funksiononte, megjithe ndihmat jo te vogla me synim emancipimi nga jashte, si shoqeri qe me shume elemente erftonte abarazi. AjoP P 1 gjendje, sipas vleresimeve te drejta te tij dhe te tjereve, nuk mund te pranohej kurrsesi si zgjidhje. Ishte i bindur dhe optimist se nje zgjidhje me e mire duhej te gjindej dhe do te gjindej, te synohej dhe te krijohej. Konsideronte se, per te arritur aty, duhej nje pune frymegjate e shume elementeve te bashkuar dhe konvergues, duheshin pergatitje. E revoltonte qendrimi i kuazidemokrateve dhe mbrojtesve te arsyeve te imponuara shteterore nga bota, sipas te cilit, megjithe realitetet etnike, kombetare, historike, shoqerore, gjuhesore, demografike, kulturore, shqiptaret e ishJugosllavise duhej te mbeteshin te ndare ne me shume shtete dhe gjithandej pakice. Sa ka shkruar dhe sa kam pare nga bisedat e aferta mbi tridhjetevjeēare, ai mendonte se zgjidhja e ēeshtjes se Kosoves paraqet vetem pjesen e luanit te zgjidhjes se ėeshtjes madhore te pazgjidhur shqiptare, e cila eshte nje teresi e nderlidhur dhe me ēeshtje te tjera ne Ballkan.
Paralelisht me kerkimin e rrugeve te ēlirimit kombetar, kujtoj se per Fehmi Aganin ishte njesoj e rendesishme te ēeleshin rruge e hapesira per ~lirimin e njeriut, te individit, per ēka punoi, shkroi dhe veproi pareshtur e me intensitet te madh. E thoshte hapur se, gjithe duke qene hap i domosdoshem, ēlirimi kombetar dhe krijimi i shtetit nuk jane te mjaftueshem per ēlirimin e njeriut. Jepte shembuj e raste eklatante kur neglizhencat ne kete planin e dyte behen fatale per te gjitha llojet e zhvillimeve dhe e rrezikojne drejtpersedrejti dhe ēlirimin kombetar. Ne mendjen e tij te dy keto aspekte ēmoheshin barabar si thelbesore dhe shiheshin njesoj si ēeshtje, prandaj ngulte kembe ne kerkesen per nderrtimin paralel te raporteve demokratike, per selitjen e tolerances dhe funksionimin e shoqerise civile. Po te lihen anash elementet e taktikave te rastit, ai nuk shihte ndonje mundesi te lakmueshme te zgjidhjes se tyre veē e veē.
Ne strategjine e tij te veprimtarise veshtire te ndashme mendore dhe praktike te viteve '70-'80, ingranimi ne jeteri shoqerore te kerkimit te rrugeve per perparim institucional te te drejtave te shqip tareve paralelisht me avancimin e pergjithshem te te drejtave ishte i domosdoshem. Ai vepronte paralelisht per krijimin e klimes politike dhe per avancimin e kerkesave juridike-kushtetuese drejt rritjes se statusit te Kosoves si nje prej rrugeve te mevetesimit dhe te zhvillimit ne harmoni me potencialet e veta. Fehmi Agani ishte nder ata qe e krijuan, e mbeshteten, e argumentuan dhe e ushqyen me tere fuqine e mendjes e te dijeve qe kishin mbledhur ne jeten e tyre kerkesen per krijimin e Republikes se Kosoves te barabarte me republikat e tjera te ishjugosllavise. Duhet te them se per arsye te tilla dhe me shume per arsye te rendit moral, ku ai shkel-qente me altruizmin e pashoq, brezi im ne ate kohe punen dhe veprimet e Fehmi Aganit me shoke i shihte si lufte per ~eshtjen, por edhe si reper, si pike orientuese per sjelljen e te tjereve. Fehmi Aganin e gjejme ne vorbullen e ndertimeve e te veprimtarive institutcionale-shken-core e universitare, kulturore, veprimtar te guximshem per organizimin e kontakteve shkencore-kulturore institucionale me instancat perkatese te Shqiperise, me ndikim vendimtar ne proceset e afrimeve dhe te integrimeve gjuhesore. Mbi te gjitha e gjejme nder ata qe shquheshin per mbroj-tjen e interesave, te kauzes shqiptare, duke kerkuar hapesira te reja veprimi e zhvillimi. Studimet me vlere sociologjike dhe me synime politikologjike, hulumtimi i proceseve shoqerore-politike ne Shqiperi, studimet e historise se mendimit sociologjik, ne dhjetevjeteshin e fundit te jetes s2 tij ndjekin dy vija: 1. te argumentimeve e shpjegimeve politike te te drejtave shqiptare e te Kosoves ne raport me popujt perreth, projektimeve te levizjeve konkrete politike perbrenda shoqerise sone, projektimeve te pavaresise shteterore e shtetformuese te Kosoves dhe te mbrojtjes e perhapjes se ketyre ideve; 2. paralelisht me kete ai shtronte ēeshtjet e organizimit te jetes shoqerore, pergjithesisht te organizimit te shoqerise civile e te proceseve te demokratizimit. Veprimtaria shkrimore-shkencoreintelektuale e konceptuar keshtu ne nje teresi jetesore-ekzistenciale ishte angazhimi paresor i Fehmiut, mesi ku shquhej me shume kthjellesia dhe the-llesia e mendjes dhe shpirti i tij krijues. Ashtu siē angazhohej per krijimin dhe selitjen e lidhjeve te shumanshme midis shoqerive perdhunshem te ndara shqiptare, per zgjidhjen e drejte te ēeshtjes shqiptare, po ashtu angazhohej per selitjen e lidhjeve miqesore te shqiptareve me popujt perreth. Miqesia me popujt fqinj ne mendjen e tij ishte interes paresor kom betar. Do te doja sot ketu te flisja me gjate per idete e parapelqyera te Fehmi Aganit lidhur me rruget e (ri)ndertimit te shoqerise, te ~lirimit e te mbrojtjes se individit nga pushteti, nga fetishet e nga format e tjera roberuese, per tolerancen, per tolerancen qe na duhet si buka, per nevojat e bashkepunimit nder vete dhe me fqinjte, por lajmet per ecurite lidhur me dokumentin themelor ligjor te Kosoves, ngecjet per ne te pakuptueshme dy vjet pas luftes, me bene te ndalem te nje refleks me i vjeter i Fehmiut, te nje bindje aktuale per jeten tone shoqerore, politike e ekzistenciale. Ne mbeshtetje te vrojtimeve te gjithanshme kombetare, historike, sociopolitike, zhvillimore, Fehmi Agani, ashtu si Gazmend Zajmi e mendimtare te tjere, pavaresine e Kosoves e shihte si zgjidhje me peshe ne rrugen e zgjidhjes se ēeshtjes shqiptare. Ne kete rruge e drejta e vetevendosjes i delte ēelesi me i pershtatshem. Ēeshtjes se vetevendosjes ai i kishte kushtuar nje studim te gjere ne fillim te viteve '90 dhe preokupimit per te nuk i shqitej deri vone. "Vetevendosja, si e drejte e pergjithshme e te gjithe popujve" eshte thelbesisht demokratike, shprehje thelbesore e demokratizimit... ajo eshte e lidhur, gershetohet me te drejtat individuale, njerezore... si e drejte kolektive, e drejte e komuniteteve, nuk mund te reduktohet ne te drejtat individuale njerezore dhe as te shterret me to",- thoshte ai, per te vazhduar: "Qe te mund te realizohet, e drejta e vetevendosjes presupozon shprehjen e lire e te sigurt te vullnetit te popullit perkates. Prandaj, referen-dumet, votimet ose procese te tjera me pjesemarrje te tere popullit, jane parakushte per realizimin e saj." Fakti se shqiptaret e Kosoves, pas gjithe atyre veprimeve paqesore, pas pervojes se gjeno-cidit serb ende jo plotesisht te ndriquar e te ndeshkuar dhe luftes, megjithe incidentet gjithsesi te papranueshme, por te shpjegueshme me peshen e tragjedise se p2suar, jane gati t'ua njohin te drejtat komuniteteve qe jetojne me ta, flet qarte, do te vazhdonte ideja e Fehmiut, per te kuptuarit e tyre te vetevendosjes si te drejte dhe si obligim. Mohimi dhe anashkalimi i kesaj te drejte dhe kompleksit te ~eshtjeve qe lidhen me te nga pushtetet jugosllave/serbe, perkatesisht shtypjet dhe terroret e vazhdueshme shteterore kane qene burimi i reagimeve dhe organizimeve te tjera, nxitja direkte per krijimin e institucioneve vetanake e vetembrojtese, qe dikush po i quan paralele, dhe te rezistences se armatosur me ne fund.
Prej vepres se Fehmiut duhet te nxirret mesimi se problemet nuk mund te zgjidhen pa perfilljen e te drejtes themelore per pavaresi te ketij populli dhe pa respektimin e te drejtes per vetevendosje, pa vleresimin e vullnetit te popullit, por, ne te njejeten kohe, keto te drejta nuk mund te realizohen pa ori-entimin tone rrenjesor drejt ndertimit te shoqerise funksionale dhe demokratike, proceseve te mire-kuptimit dhe jetes se mirefillte civile, veprimit shume te nevojshem per uljen e tensioneve ndershqiptare dhe per ndertimin e urave me fqinjet, pa tolerancen. Jam i sigurt se te tilla do t'ishin aspektet e rende-sishme te punes se Fehmi Aganit njeheresh studimore dhe praktike sot.
Pikerisht per permbajtjet kaq relevante per shoqerine dhe jeten tone, ne radhe te pare, por edhe per pietetin ndaj figures se tij, ndaj fiijimeve te tij sublime per ~eshtjen madhore shqiptare e gjithnje me mbeshtetje gjithenjerezore, mund te them se po punohet intensivisht ne pergatitjen per botim te veprave te akademik Fehmi Aganit. Deshiroj qe heren tjeter te mblidhemi me rastin e promovimit te kesaj ndermarrjeje te rendesishme shkencore-kulturore.
Krijoni Kontakt