Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londër, shtëpi publike me emra politikanësh shqiptar

    ANGLI/ Policia zbulon kontratat e grupit "Demarku". Edhe Bajram Curri "firmosi" për të marrë banesë

    Shtëpi publike me emra politikanësh

    Klani shqiptar i trafikantëve fshihej pas emrave VIP


    Nga Londra, Muhamed Veliu

    ANGLI

    Emrat e dy liderve të politikës shqiptare, Sali Berisha e Fatos Nano, figurojnë në dosjet e policisë së Londrës, si pronarë shtëpish publike. Përveç tyre, policia e kryeqytetit britanik ka zbuluar në kontratat e marrjes me qira të dy apartamenteve të tjera edhe emrat e Adem Demaçit dhe Bajram Currit. Në fakt, as të parët dhe as të dytët në të vërtetë nuk janë pronarë të shtëpive me "drita të kuqe" në Londër, por ky është një mashtrim me identitetet i një grupi trafikantësh femrash, të cilët nuk kanë dhënë identitetet e tyre të vërtetë kur kanë bërë kontrata qiraje me pronarët e shtëpive që ata kanë marrë. Dhe pasi mashtruar me emrat e këtyre katër njerëzve të njohur, ata kanë mundur të hapin ilegalisht shtëpitë publike. Policia angleze e ka bërë të ditur këtë fakt, kur ka parë dokumentacionin e shtëpive publike që kishin në përdorim katër vëllezërit Demarku nga Shqipëria dhe një miku i tyre nga Kosova, të cilët shfrytëzonin 21 femra, shqiptare dhe të huaja.

    Emrat e njohur

    Që policia mos të bjerë në gjurmët e pronarëve të vërtetë të shtëpive publike, grupet kriminale shqiptare i regjistrojnë ato në emra të rremë. I tillë është edhe rasti i vëllezërve Demarku, të cilët kishin hapur disa shtëpi publike në zonë Hounslow. Në dosjen hetimore të klanit "Demarku", janë arshivuar kontratat e shtëpive të marra me qira, të cilat i kishin kthyer në shtëpi publike. Burime pranë hetimit thanë për Gazetën Shqiptare se kontratat e firmosura nga vëllezërit Demarku, mbajnë emrat e politikanëve shqiptarë, Berisha e Nano, të Adem Demaçit dhe të heroit Bajram Curri. Po ashtu mësohet se gjatë marrjes me qira të objekteve pranë zyrave imobilare, janë paraqitur pasaporta të falsifikuara shqiptare me emrat e politikanëve të mësipërm. Burime policore u shprehën se duke përdorur një varjant të tillë,është shumë e vështirë për të mësuar identitetin e pronarëve të banesave të marra me qira për qëllime prostitucioni. Megjithatë në rastin e vëllezërve Demarku, policia mundi që pas tre muaj survejimi dhe 73 orësh materiale filmike, t'i prangosë ata dhe t'i akuzojë për konspiracion në kontrollin e prostitucionit. Klani Demarku i rënë në pranga më 3 prill të këtij viti, përbëhej nga Flamur Demarku 33 vjeç, Agron Demarku 21 vjeç, Bedri Demarku 22 vjeç, Xhevahir Demarku 28 vjeç dhe kosovari Izet Fejzullahu 32 vjeçe, të gjithë banues në Londër.

    Mekanizmi

    Për të hapur një shtëpi publike ilegale, për cilindo është një ndërmarrje aspak e vështirë, gjë e cila ka ndihmuar shqiptarët të jenë tashmë pronarë të tyre. Mjafton marrja me qira e një apartamenti, vendosja në të e një linje telefonike, gjetja e një recepsionisteje dhe vajzat prostituta që do të punojnë në të. Kur gjithçka brenda shtëpisë që ngjason me një dyqan ku kryhet shit-blerje seksi është gati, kalohet në fazën e reklamimit. Për mos të rënë në sy, "pronarët" e shtëpisë publike reklamojnë shërbimet e saj në gazetat lokale kundrejt një pagese reklame, apo me vendosjen e kartave reklamuese në telefonat publikë. Këto shërbime të palejueshme trajtohen si reklama për masazh nga vajza italiane, greke apo franceze, që në fakt janë shqiptare dhe bëjnë tjetër punë. Arritja e shqiptarëve në hapjen e shtëpive të tyre publike shënon një sfidë të vërtetë brenda industrisë së seksit e kontrolluar nga anglezët. Kryesisht në Londër grupet kriminale angleze dhe ato malteze në zonën e Sohos, janë ata që për dekada me radhë kanë dirigjuar botën e prostitucionit. Por ditët e tyre të lavdishme duket se kanë perënduar, tani që shqiptarët kanë marrë në dorë "timonin" e prostitucionit


    Ndryshimi i emrave, fenomeni që shpëton shumë shqiptarë nga burgu



    Fenomeni i përdorimit të emrave fals nga shqiptarët në shtete të ndryshme të vendit, tashmë është i njohur. Shumë shqiptarë që kanë emigruar para disa vitesh, janë regjistruar në vendet ku kanë shkuar sikur janë nga Kosova. Të shkosh nëpër lavazhe, në periferi të Londrës, apo vende të tjera pune, gjenden me dhjetëra shqiptarë, që herë-herë "harrojnë" emrin e tyre. Jo të vërtetin, por atë që e ndërrojnë shpesh. Këtë ata e bëjnë që identiteti i tyre të mos mësohet e në raste incidentesh apo veprash të ndryshme, të shpëtojnë pa u arrestuar. Nëse njëri prej tyre merr një makinë me qira me identitete të rreme dhe atë makinë nuk e kthen më në destinacion, është e vështirë që ai të arrestohet. Po ashtu edhe nëse dikush nga këta njerëz merr me qira një shtëpi e aty brenda bëhet çfarëdo lloj aktiviteti i paligjshëm, qiramarrësi e ka të vështirë të identifikohet nga policia.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Emrat e dy liderve të politikës shqiptare, Sali Berisha e Fatos Nano, figurojnë në dosjet e policisë së Londrës, si pronarë shtëpish publike.

    Përveç tyre, policia e kryeqytetit britanik ka zbuluar në kontratat e marrjes me qira të dy apartamenteve të tjera edhe emrat e Adem Demaçit dhe Bajram Currit. Në fakt, as të parët dhe as të dytët në të vërtetë nuk janë pronarë të shtëpive me "drita të kuqe" në Londër



    Kujt do i shkonte mendja?!

    Aaaaaaaaa,`Sherr plak `ashte ky plaki jone(Adem Demaçi)!
    Po i shtrove nji analize biografis se ti,lehte vjen ne perfundim se nuk ka faj i shkreti.Te lejosh me shkue 30 vjet huq,nuk e ka pas leht,jo!
    Epo ,tani mundohet ta kompenzoj me nje shtepi vajzash!
    Ev,ev!

    Sa per Bajram Currin,si te them?
    Ndoshta i ka mbet shume merak ne at jete,dhe ja!
    Edhe Shote Galica qebesa ishte ankue atebote,po ja qe nuk i piu uje
    askund tregimi i saj !


    Vetem kujdes,
    mos shkepni ndoj fjal per kete pune se do me ze sherri.
    Keni lexuar per Bajram Currin ndojhere?


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    e forte kjo
    Per Tosin me shume do me besohej sikur te kishte shkrujt ne librin e pershtypjeve te shtepise publike po nejse edhe kjo seshte ndonje gje e pabesueshme

    ata cunat megjithese gangstere siu paska munguar sensi i humorit vetem se me B.Currin c'mund te kene patur nuk e kuptoj. baces si ka dale ndonjeher emri per keshtu lloj gjerash
    To look life in the face....

Tema të Ngjashme

  1. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •