Limë, 10:00
Aeroplani transportues i kompanisë shtetërore peruane "Tans" u rrëzua të martën në mbrëmje në pyejt e Amazonit, me ç'rast humbën jetën së paku 40 udhëtarë, lajmëroi sot në mëgjes një përfaqësues i kompanisë.
Shkaku i rrëzimit të fluturakes të tipit "Boing 737-200" me kapacitet prej 120 udhëtarësh është moti i ligë i përcjellur me erë të fortë, lajmëroi zëdhënësi i kompanisë Horhe Bellevan.
"Aeroplani është hasur në erë të fortë anësore. Duke iu falënderuar pilotit ka ateruar me detyrim që njëherit shpëtoi jetrat e më shumë udhëtarëve", shtoi burimi i njëjtë.
Të gjithë shtatë anëtarët e ekuipazhit - tre pilotë dhe katër stujardesat humbën jetën, përderisa numri i saktë i udhëtarëve të vdekur ende nuk është përfundimtar.
Agjencia ruse "RIA Novosti", duke iu referuar disa informatave të pavërtetuara, lajmëroi se Boing-u ka transportuar 100 udhëtarë, prej të cilëve 48 kanë humbur jetën, ndërsa 52 të tjerë u është ofruar ndihmë mjekësore.
Agjencia "Rojters" lajmëroi se së paku 40 persona kanë humbur jetën. Burimi i njëjtë duke iu referuar përfaqësuesit të policisë peruane bëri të ditur se numri i personave të pësuar në këtë katastrofë mund të arrijë deri në 60 udhëtarë.
Nga më shumë burime është vërtetuar se në mesin e udhëtarëve ka pasur edhe së paku 11 amerikanë.
.........
![]()
![]()
Krijoni Kontakt