Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Bashkëpunimi dhe kompromisi janë shtylla e zgjerimit të BE-së

    Britania ka marrë presidencën me rotacion të BE-së në një kohë të vështirë në historinë e Bashkimit. Jo vetëm që traktati kushtetues i propozuar u refuzua nga votuesit francezë dhe hollandezë, por takimi më i fundit i nivelit të lartë i BE-së përfundoi pa ndonjë marrëveshje në lidhje me buxhetin për vitet 2007-2013. Këto të meta duket se vënë në dukje dobësitë dhe ndarjet ekzistuese brenda Bashkimit, duke i dhënë një goditje shanseve për zgjerimin e mëtejshëm. Kapërcimi i tyre dhe ecja përpara do të varet nga bashkëpunimi dhe gatishmëria për kompromis, thotë ekonomisti dhe ish-Ministri rumun i Financës Daniel Daianu.

    Një përpjekje ndërkombëtare e shpëtimit së fundmi nxorri në sipërfaqe një ekuipazh prej shtatë personash të një nëndetëse ruse të bllokuar nën 600 këmbë ujë. Një robot nënujor i Flotës Mbretërore Britanike, Scorpio Craft, luajti një rol vendimtar në zgjidhjen e një rrjete të rrjetave të peshkimit dhe një antene të zhvendosur. Suksesi i kësaj përpjekjeje ishte në kontrast të thellë me katastrofën e nëndetesës Kursk pesë vjet më parë, në të cilën të gjithë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën mes asaj që shumë e konsideruan si hezitim të qeverisë ruse për të kërkuar ndihmë nga jashtë. Në këtë histori ka disa mësime -- mes të tjerave, mësime në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

    Britania është duke luajtur gjithashtu një rol qëndror në një krizë të një lloji tjetër -- turbullira që ka mbërritur në BE pas refuzimit francez dhe hollandez të Traktatit Kushtetues dhe mosmarrëveshjes së mëpasshme, në takimin e nivelit të lartë të Këshillit Europian në qershor, për të rënë dakord në lidhje me një buxhet për periudhën 2007-2013. Këto të meta duket se vënë në dukje dobësitë dhe ndarjet ekzistuese brenda Bashkimit. Si mbajtësja e tanishme e presidencës së BE-së, Britania ka marrë përsipër detyrën e vështirë për të ndihmuar në drejtimin e Bashkimit gjatë një periudhe të turbullt dhe vetë-shqyrtimi.

    Fiaskoja e buxhetit është një ilaç i hidhur për vendet e reja anëtarë të BE-së (NMC). Ndërsa anëtarët prej një kohe të gjatë marrin vetëm përqindje të ulta të të ardhurave kombëtare të tyre prej buxhetit të BE-së, gjendja është shumë më e ndryshme për NMC-të, të ardhurat për frymë të të cilëve variojnë ndërmjet 35 përqind dhe 70 përqind të mesatares së BE-së. Fondet e strukturimit dhe bashkimit të BE-së mund të arrijnë deri në 4 përqind të PKB-së së tyre. Disa NMC kanë qënë gati të pranojnë këste më të vogla neto të fondeve të BE-së në mënyrë që të pakësojnë buxhetin e Bashkimit në 1 përqind të PKB-së së BE-së, në vend të 1.16 përqind të propozuar nga Presidenti i Këshillit Europian Zhan-Klod Junker, por pa dobi. As Franca, as MB, dy anëtarët më me peshë të përfshirë në këtë "betejë" nuk kanë ndryshuar qëndrim.

    Meqënëse Britania është një pretendente kryesore në debatin për buxhetin, ndoshta një analogji me shpëtimin e nëndetëses ruse mund të ofrojë njëfarë frymëzimi. Në një kohë kur Bashkimi është duke u përballur me rreziqe, kompromisi dhe bashkëpunimi do të jenë vendimtarë për të organizuar një "përpjekje shpëtimi" të suksesshme.
    Fatkeqësisht, projekt-buxheti i BE-së u paraqit për miratim përpara se sa palët të arrinin marrëveshje në lidhje me shpërndarjen e fondeve ndërmjet të ashtu-quajturës mbështetje për studime e zhvillim dhe reforma strukturore "me shikim përpara" dhe veprimtaritë bujqësore dhe të politikës rajonale "me shikim pas". Duke e përkeqësuar më tej klimën e bisedimeve, takimi gjithashtu kombinoi një debat në lidhje me Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) të Bashkimit me shumën e parave që do t'i kthehen Britanisë.

    Eshtë e vështirë të mohohet se CAP ka nevojë për reformë të mëtejshme, duke mbajtur parasysh dështimin e Bisedimeve të Tregtisë të Dohas dhe vështirësitë e shumë prej vendeve të varfra që mbështeten në eksportin e prodhimeve bujqësore. Nga ana tjetër, nuk do të ishte gjë e matur që politika bujqësore e BE-së të varej në prerogativa kombëtare. Vendet anëtarë të BE-së mund të përfundojnë duke luftuar me njëri-tjetrin për subvencionet, pavarësisht prej rregullave të politikës së konkurrencës, duke dëmtuar më tej interesat e vendeve në zhvillim. Mund të argumentohet se zgjidhja është zvogëlimi i subvencioneve ndaj bujqve, por në një mënyrë të pranueshme nga shoqëria e në kuadrin kohor të përshtatshëm dhe duke e vendosur CAP brenda politikës ekonomike të përgjithshme. Gjithsesi, mirëkuptimi mund të ishte arritur gjatë takimit dhe nevoja për reformën e CAP -- megjithëse e vështirë -- zor se përbën një arsye të vërtetë për mosarritjen e hartimit të buxhetit për vitet 2007-2013.
    Shuma e parave që do t'i kthehet Britanisë është një çështje më e ndërlikuar. Ekspertët dhe politikanët britanikë, përfshirë Toni Bleir, shpesh përmendin suksesin ekonomik të vendit të tyre, që duket prej zhvillimit të lartë dhe papunësisë së ulët në krahasim me shumicën e vendeve themeluese të BE-së. Megjithatë, mund të ketë ekzagjerime kur ata tregojnë me gisht një model ekonomik bazë që duhet promovuar në të gjithë Bashkimin. Në fund të fundit, paraqitja ekonomike më e mirë në BE është në pjesën skandinave, gjë që sugjeron se "modeli social europian" mund të funksionojë kur reforma e tregut të punës dhe studimi e zhvillimi i përshtatshëm kryhen ashtu siç duhet. Dhe aftësitë industriale franceze e gjermane nuk duhen nënvlerësuar.

    Gjithsesi, sigurisht që Britania ka të drejtë kur këmbëngul në një sistem më të drejtë të punës -- në krahasim me sistemin më të drejtë të ekzistencës -- dhe në fleksibilitet më të madh të tregut. Suksesi i saj gjatë një periudhe prej dy dekadash, megjithatë, dëmton logjikën e shumës së parave për t'u kthyer, që synonte të barazonte të ardhurat e ulta për frymë në MB dekada më parë me pasojat e e një sektori bujqësor të dobët. MB tani ka një të ardhur për frymë në mënyrë të konsiderueshme më të lartë -- një fakt që tregon qartë nevojën për të rishikuar shumën e parave për t'u kthyer.

    Në fund, ajo që thonë disa se politika rajonale është një shpërdorim i burimeve është e gabuar, si në nivelin konceptual, ashtu edhe në atë politik. Sigurisht që ka patur njëfarë shpërdorim të burimeve. Por vështirë se mund të mohohet që zhvillimi ekonomik i Spanjës, Portugalisë, Greqisë dhe Irlandës deri në njëfarë mase ka ardhur gjithashtu për shkak të derdhjes së fondeve të BE-së. Ky vërshim i fondeve do të jetë edhe më i rëndësishëm për shumicën e NMC-ve, sigurisht për Bullgarinë dhe Rumaninë dhe së fundmi për Ballkanin Perëndimor, që përmban shoqëritë më me pak ndikim dhe me infrastrukturë krahasimisht të pazhvilluar. Në nivelin politik, do të ishte më miopike që të ushtrohej presion brenda Bashkimit me qëllim që të kënaqeshin votuesit në vend.

    Presidenca britanike duhet të thërrasë një takim të jashtëzakonshëm të këshillit të BE-së me qëllim që të eliminohen ndarjet dhe të arrihet një kompromis për buxhetin. Tani politikanët kanë një shans për të treguar se mund të krahasohen me trimërinë e Flotës Mbretërore. Në mënyrë që kjo të ndodhë, është e nevojshme që të përgatitet terreni më mirë nga pikëpamja teknike dhe të tregohet aftësia për të qënë burrë shteti në një kohë tensionesh ndërkombëtare.

    (Southeast European Times në Bukuresht)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. RKL: Kompromisi i dhembshëm,...
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 11:01
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 15:56
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 06:48
  5. Berisha: Shtylla e programit tonë është liria dhe konsolidimi i saj
    Nga Iliriani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •