Si bakshish një makinë Porsche
Fjodor Zotaj
Një bakshish i majmë për të rrumbullakosur pagesën e darkës.Është kjo shpresa e të gjithë kamarjerëve..Por kur në vënd të parave vjen një Porsche atëherë mund të thuhet që mbrëmja ishte e paharueshme.
Protagonistja e kesaj historie është një kamarjere me origjinë suedeze 19 vjeçare që punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës..E bukur dhe me sjellje shumë xhentile , Josefin Justin i ka rrëmbyer zemrën një burri , por që nuk i dihet identiteti.
Josefin në fillim mendoi së bënte shaka .Por kur burri i la në dorë çelësat e makinës në vend të bakshishit të zakonshëm , vajza kuptoi se nuk ishte një shaka dhe menjëherë e pranoi bakshishin.Si mund të humbet një rast i tillë pastaj jo të gjithë kamarjerët venë në punë me një makinë Porsche.
23/08/2005
Shekulli
Krijoni Kontakt