Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Shqipëria në listën turistike të britanikëve

    Gazeta “Sunday Times” rendit për herë të parë vendin tonë në 100 shtetet ku mund të kalohen pushimet

    Shqipëria në listën turistike të britanikëve

    Vizitimi i Shqipërisë bëhet përmes kompanive greke. Guidë në kishat dhe manastiret e zonës së Jugut

    Laura Dashi

    TIRANË- Për herë të parë Shqipëria figuron në guida tursitke perëndimore. Vendi ynë është radhitur në vendin e 47-të, ndër 100 destinacionet më “të nxehta” për turistët, të rekomanduara nga gazeta britanike “Sunday Times”. Është e para herë që Shqipëria është në listën gazetës së njohur në Britaninë e Madhe, e cila çdo vit publikon vendet ku mund të defrehesh gjatë pushimeve.

    Destinacionet

    Vizitimi i Shqipërisë, sipas gezatës britanike, bëhet e mundur falë një kompani greke, “Sunvil Greece”, e cila ofron vizita njëjavore nëpër Shqipërinë e Jugut, por nëpërmjet ishullit të Korfuzit. Çmimet “e kripura” që oforhnë për të vizituar Jugun e Shqipërisë mund të stepin një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj. Kjo kompani ofron udhëtimin me guidë, ku përfshihen kishat e vjetra ortodokse, manastiret, gjurmët e qytetërimit helen në Shqipërinë e Jugut, që rekomandohen nga agjentët grekë. Një udhëtimi i tillë kushton nga 832, deri në 926 stërlina, në varësi të kohës së vizitës. Pas një jave të tillë grekët ofrojnë një javë të dytë pushimi në Korfuz, që kushton nga 76 deri në 117 stërlina, 12 herë më lirë se në Shqipëri.Lista

    Një turist mund të shohë në listën e destinacioneve të “Sunday Times” Kroacinë, ku për 410 stërlina mund të kalosh një javë në një hotel me 4 yje në brigjet e Adriatikut, përfshirë dhe udhëtimin. Dikush tjetër mund të shohë Turqinë, ku me 349 stërlina mund të pushosh në plazhet e pastra të Egjeut. Kështu perspektiva e një industrie turistike nuk duket shumë shpresëdhënëse, përderisa turizmi ynë po lihet në dorë të shteteve si Greqia ose Serbia. Përveç mundësive ekonomike të kompanive shqiptare, këtu lë për të dëshiruar edhe politika e ndjekur. Gjatë muajve të verës, turistët që zbarkojnë në Sarandë nga Korfuzi nuk kalojnë as në kontrolle doganore dhe as në kontroll pasaportash, ndërsa në Rinas, në portin e Durrësit dhe në çdo pikë tjetër hyrëse, qytetarëve shqiptarë u duhet të vuajnë radhët e gjata dhe burokracitë e punonjësve që përpiqen të fitojnë diçka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CEZARND : 23-08-2005 më 16:17

  2. #2
    Kjo kompani ofron udhëtimin me guidë, ku përfshihen kishat e vjetra ortodokse, manastiret, gjurmët e qytetërimit helen në Shqipërinë e Jugut, që rekomandohen nga agjentët grekë[/QUOTE[QUOTE] kali i trojes akoma eshte efektive ,pse keta duhet te veprojne ne kete menyre per te bere prapagande ne kete menyre sa dinake dhe tepa ndershme .Po per ALI PASHE TEPELENEN APO PER CAMERIN A KANE NDONJE GJE TE PLANIFIKUAR NE GUIDEN PER TURISTET KETA GREKRIT?

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shume mire te na e bejne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •