Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Fjala e Ramiz Alise ne vitin 1989 per lejimin e pluralizmit politik ne Shqiperi.

    “Si do ta pėrjetėsojmė komunizmin” - "Tė jeni te sigurt qė e ardhmja do tė
    jetė jona.
    Kurrė nuk do tė lejojmė restaurimin e pushtetit politik tė
    armiqve tanė!" - TIRANĖ – “Sistemi ynė tanimė ėshtė drejt kapitullimit
    pėrballė sistemit kapitalist. Kėshtu na lind si detyrė qė tė ndryshojmė
    strategjinė tonė.

    Ndryshimet do tė jenė nė dy drejtime kryesore: nė krijimin e pluralizmit
    politik dhe nė respektimin e tė drejtave tė njeriut. Me kėto tė fundit edhe
    mund tė abuzohet, pasi tė drejtat janė gjėra qė rregullohen brenda pėr
    brenda me ligj, por pluralizmi duhet tė vendoset patjetėr.
    Le tė krijojnė kundėrshtarėt tanė parti tė djathta, tė majta apo tė qendrės, madje do t’i nxisim dhe ne vetė, por kryesore ėshtė qė tė gjitha kėto parti tė
    kontrollohen nga ne vetė. Pėr kėtė, edhe programet e themelimit duhet t’i
    formulojmė ne. Pėr drejtimin e kėtyre partive duhet tė gjenden njerėz qė tė
    pėrkrahin strategjinė tonė. Partia qė do tė marrė pushtetin, jo vetėm qė
    ėshtė e lirė tė shajė pushtetin, por kėtė ta bėjė fort, sepse kėshtu do tė
    fitojmė simpatinė e Perėndimit dhe tė disidencės antikomuniste.


    Tė persekutuarit politikė

    Ata qė janė nėpėr burgje, tė dėnuarit dhe tė persekutuarit politikė
    antikomunistė, sigurisht qė do tė na shajnė. Por edhe pse kėta e urrejnė
    komunizmin, do ta shihni qė do tė na vijnė afėr dhe do tė na pėrkrahin. Kėta
    do t'i afrojmė dhe do t'u japim punė tė ndryshme, por jo tė rėndėsishme; por
    kurrė nuk do t'i lėmė tė na pėrvetėsojnė pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse
    sapo tė marrin fuqinė, do tė fillojnė tė hakmerren dhe do t’u shėrbenin
    atyre, nė vend qė ta tė na shėrbejnė neve.
    Nė zbatim tė drejtave tė njeriut,
    duhet t'u japim edhe kompensimin nė para, tė burgosurit polikė t'i
    kompletojmė me komoditetet banimi. Tė sekuestruarve dhe tė shpronėsuarve do
    t'u japim nga njė letėr nė dorė qė t'u njihet prona, por prona vetėm nė pak
    duar do tė bjerė, pasi ligji do t’i ngatėrrojė njėri me tjetrin. Por njė gjė
    duhet tė kemi parasysh; tė kemi kujdes nga fėmijėt e tė persekutuarve
    politikė, pasi ata vetė janė aq pleq apo tė sėmurė sa mezi rrinė nė kėmbė.
    Kėsaj kategorie mendoj qė t’i japim pasaportė pėr t’u larguar nga Shqipėria
    mė mirė dhe me kaq do tė jenė tė kėnaqur. Pasuria e tyre na pėrket neve,
    sepse ne e bėmė.

    Pėr Kosovėn

    Gorbaēovi mė dėrgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohėsh. Ata
    janė shumė mė pėrpara se ne, por kėto janė gjėra qė ne i kemi diskutuar
    afėrsisht dhe jo me tė gjithė anėtarėt e Byrosė, pasi nuk dihet se kush
    ėshtė miku dhe kush ėshtė armiku. Kjo ėshtė njė mbledhje vetėm pėr ne mė tė
    besuarit, ndaj le tė flasim hapur. Ne kemi kuadro sa pėr shtatė Komitete
    Qendrore, pra frika nuk duhet tė ekzistojė. Shumė intelektualė do tė na
    kundėrshtojnė, por me ta do tė rregullohemi duke u dhėnė punė apo ngritur
    paksa rrogėn. Problem mund tė jenė intelektualėt pensionistė. Kėtyre do t'u
    ofrojmė krijimin e Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės dhe tė Punės, pastaj do
    t'u japim nga njė minipension. Kosova ėshtė nė pragun e shpalljes sė
    Kushtetutės. Ėshtė punė e tyre, ne e kemi programin dhe platformėn tonė.
    Strategjinė ėshtė e qartė dhe kemi kemi pėrcaktuar rrugėt pėr zbatimin e
    qėllimit dhe tė misionit tonė. Nėn njė propagandė ekstreme kundėr komunizmit
    dhe me disa ndėshkime tė vogla, sa pėr sy e faqe ndaj nomenklaturės sė lartė
    komuniste.

    Strategjia e re

    Ne, komunistėt reformatorė, do tė zbatojmė strategjinė tonė nė ekonomi,
    sipas sė cilės kapitalistėt dhe pronarėt e ardhshėm nė njė vend socialist tė
    jemi ne apo njerėzit tanė.
    Me strategjinė tonė tė re, brenda dy-tre
    legjisaturash do tė arrijmė qė nga klasa komuniste tė krijojmė klasėn
    kapitaliste, e cila do tė na pėrjetėsojė nė pushtetin politik tė sė ardhmes.
    Tė jeni tė sigurtė qė e ardhmja do tė jetė jona. Kurrė nuk do tė lejojmė
    restaurimin e pushtetit politik tė armiqve tanė. E ardhmja e fėmijėve tanė
    do tė jetė e mrekullueshme, gjithnjė e sigurt, sepse pėr kėtė kemi derdhur
    kaq gjak dhe do tė derdhim pėrsėri po tė jetė nevoja. Shqipėrinė do ta
    gėzojmė Ne dhe pasardhėsit tanė. Po rastisi qė tė na e pėrvetėsojnė
    pushtetin apo tė rrezikohemi, atėhere mos u gėzofshim asnjėherė, nėse nuk do
    tė dimė t'i mbrojmė fitoret e arritura, qoftė edhe me grykėn e pushkės, si
    nė rininė tonė tė hershme. Ndaj, pėr tė mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet
    tė jemi tė pėrgatitur nė tė dyja anėt; nė rrugėn paqėsore dhe nė atė tė
    luftės sė armatosur.


    Kėrcėnimi

    Ne jemi tė pėrgatitur pėr tė dyja rrugėt; kemi njerėzit e vendosur dhe
    guximtarė, tė cilėt i kemi pėrgatitur me sakrifica e mund pėr vite me radhė,
    por kemi edhe organet tona tė dhunės. Ndaj, mjerė ata qė do tė guxojnė tė na
    kundėrvihen. Jua them kėtė qė tė mbani lart moralin dhe asnjėri prej jush tė
    mos ketė frikė. Nėse do tė jetė e nevojshme, do tė kemi edhe mbėshtetjen e
    aleatėve tė jashtėm ideologjikė nė pushtet, qė ju i dini mirė se sa na kanė
    ndihmuar. Pavarėsisht konflikteve tė fundit qė kemi patur me ta, duhet ta
    dini se na bashkon kauza e pushtetit tė komunistėve, pavarėsisht nga nuancat
    dhe pėrplasjet e pėrkohshme. Pėrveē aleatėve ideologjikė, do tė kemi edhe
    mbėshtetjen e aleateve tė Perėndimit, me tė cilėt kemi ruajtur fijet e
    lidhjeve tė vjetra pėr hir tė interesave tė mėdha. Kėta tė fundit do t’i
    pėrdorim vetėm nėse do tė jetė shumė e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unė
    sot, i kemi ruajtur kėto lidhje tė qė garantojnė pushtetin tani edhe nė tė
    ardhmen, pėrgjithmonė! Ju garantoj se pavarėsisht nga rrethanat e vėshtira
    aktuale, sido qė tė shkojnė punėt, uji do tė rrjedhė nė mullirin tonė.
    Pėr
    kėtė jeni tė garantuar sot e pėrgjithmonė. Kėrkoj nga ju qė tė mos keni
    frikė, tė mos shtrėngoni radhėt dhe tė mos dekurajoheni nga situatat e
    vėshtira qė po kalojmė, sepse nė fund tė fundit rėndėsi ka pushteti, qė do
    tė jetė plotėsisht yni. Ju uroj punė tė mbarė, mobilizim dhe mendje tė
    kthjellėt! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do tė jenė pėrjetėsisht tona!
    Do tė bisedojmė dhe do tė vendosim pėrsėri nė pėrputhje me evoluimin e
    situatave.

    Ju uroj punė tė mbarė!



    Artikullin e mora nga nje forum i shqiptareve ne Danimarke.
    www.shqip.dk

  2. #2
    Klasa politike qė na la Ramiz Alia


    EDUARD ZALOSHNJA

    Shumė rrallė bėn vaki tė kalojė njė ditė pa dalė nė faqet e shtypit tė pėrditshėm shqiptar tė paktėn njė artikull qė stigmatizon klasėn tonė politike. Dhe duket se shumica dėrrmuese e lexuesve i aprovon artikuj tė tillė. Ditėt e fundit, korit tė tė pakėnaqurve me klasėn politike shqiptare iu bashkua edhe Ramiz Alia, njeriu qė deri nė dhjetor 1990, u mundua me tė gjitha mėnyrat tė mos lejonte lindjen e njė klase tė re politike nė Shqipėri - njė fakt qė, siē duket, ai e ka harruar. Siē duket, ai ka harruar se nė dhjetor 1990, kur lėvizja studentore e detyroi tė lejonte krijimin e njė partie opozitare, me gishtat e njėrės dorė numėroheshin intelektualėt qė ishin shprehur hapur pėr transformimin e Shqipėrisė nė njė vend demokratik...

    ...Ndėrsa pėr njė lėvizje disidente si nė Poloni, Ēekosllovaki, apo Hungari, as qė mund tė bėhej fjalė. Dhe ndėrkohė, njerėzit qė i pėrkisnin klasės politike shqiptare tė viteve ‘30-‘40 ose kishin vdekur burgjeve e internimeve, ose ishin atrofizuar intelektualisht si rezultat i persekutimit tė egėr nga partia e z.Alia. Me pak fjalė, partisė sė re qė u krijua, e cila u mbėshtet me entuziazėm nga qindra mijėra shqiptarė, i mungonte njė grup i konsoliduar udhėheqės qė tė ishte i pėrgatitur realisht pėr sfidėn e ēuarjes sė vendit drejt njė demokracie tė shėndoshė tė tipit perėndimor.

    Grupi i intelektualėve qė u vu nė krye tė PD-sė, ishte thjesht njė amalgamė njerėzish qė i bashkonte dėshira pėr t’i dhėnė fund regjimit komunist, e pėr ta orientuar Shqipėrinė drejt Perėndimit. Ndėr ta, vetėm Berisha dhe Pashko, ishin intelektualėt qė ishin shprehur publikisht pėr ndryshimin e regjimit para dhjetorit ’90. Kėshtu qė ishte e natyrshme qė ata tė pozicionoheshin qė nė fillim si udhėheqės kryesorė tė partisė qė po lindte. Dhe jo rastėsisht, kėta dy personazhe politikė, ishin pėrfaqėsuesit mė tipikė dhe mė tė spikatur tė dy kategorive kryesore tė intelektualėve qė la trashėgim regjimi i z.Alia.

    Kėshtu, Berisha, lindur e rritur larg kryeqytetit dhe milituar nė partinė e z.Alia pėr 25 vjet, do tė pėrcillte nė stilin e tij drejtues atė ēka eksperienca jetėsore kishte latuar nė karakterin e tij. Ndėrkohė qė ndjenja e hakmarrjes ėshtė e gdhendur thellė nė psikikėn e ēdo shqiptari, ajo ka qenė tradicionalisht mė e fortė nė krahinat e thella. Dhe Berisha nuk mund tė bėnte pėrjashtim nga kjo trashėgimi. Pra hakmarrja, nė vend tė tolerancės, do tė ishte pėrgjigja ndaj ēdo njeriu qė do ta sfidonte atė si brenda ashtu edhe jashtė partisė.

    Nga ana tjetėr, pėrvoja e militimit nė partinė e z.Alia i kishte riforcuar Berishės ndjenjėn e malėsorit, se pas ēdo guri e ledhi mund tė jetė fshehur pushka e hasmit. Si rezultat i kėsaj paranoje, jo pak bashkėpuntorė tė Berishės u siluruan, duke filluar nga viti 1991 e deri nė vitin 2000.

    Pavarėsisht se portretizimi i mėsipėrm ėshtė i individualizuar, ai pak a shumė do tė vlente edhe pėr ēdo intelektual tjetėr me biografi tė ngjashme me tė Berishės. Pėr njerėz qė fėmijėrinė e rininė e tyre e kishin kaluar nė njė ambient patriarkal, tė mbizotėruar nga psikologjia e klanit dhe hasmėrisė, dhe qė mė vonė kishin milituar me devotshmėri tė spikatur nė partinė e z.Alia, ishte e kuptueshme qė nuk do t’i kishin cilėsitė e nevojshme pėr tė udhėhequr popullin drejt krijimit tė njė shoqėrie demokratike, e cila karakterizohet nga debati konstruktiv, toleranca dhe mirėkuptimi.

    Gramoz Pashko, udhėheqėsi tjetėr qė spikati nė fillim tė revolucionit demokratik, ėshtė pėrfaqėsuesi tipik i atyre intelektualėve, tė cilėt ishin lindur e rritur nė kryeqytet; e kishin prejardhjen nga familje me peshė nė strukturėn shtetėrore komuniste; militonin nė partinė e z.Alia jo me ndonjė devocion tė madh; ishin ekspozuar qė herėt ndaj ideve perėndimore; dhe ishin tė bindur qė sistemi totalitar duhej zėvendėsuar me njė sistem demokratik. Ndėrkohė qė kėta intelektualė ishin mė pak tė influencuar nga kultura klanore, prapė nuk mund t’i shmangeshin prejardhjes sė tyre nga nomenklatura komuniste - ta do mendja se tė gjithė ata kishin patur rastin tė dėgjonin prindėrit duke biseduar pėr favore qė do t’ia kėrkonin ose qė ua kishin bėrė miqve… duke shfrytėzuar pozitėn zyrtare. Njė karakteristikė tjetėr e kėtij grupi intelektualėsh, ishte tendenca pėr tė nėnēmuar opinionin e njerėzve pėrreth - tendencė qė mund tė shpjegohet me ekskluzivitetin qė ata perceptonin, dhe qė relativisht e kishin nė njohjen e botės perėndimore.

    Nė duelin midis Berishės dhe Pashkos, pėr tė dalė zyrtarisht nė krye tė PD-sė, Berisha doli fitimtar pa shumė vėshtirėsi si rezultat i zgjuarsisė sė tij natyrale, karizmės dhe pėrvojės mė tė madhe nė luftėn politike brenda radhėve tė njė partie. Marrja e timonit tė PD-sė nga Berisha bėri qė pozitat kyēe tė pushtetit gjatė qeverisjes demokrate tė dominoheshin nga kategoria e intelektualėve qė ai pėrfaqėsonte. Ndėrsa nė poste jo tė rėndėsishėm u vunė ata qė ishin persekutuar nga regjimi komunist. Si rezultat, periudha e qeverisjes sė Berishės u karakterizua nga njė shtet pothuajse autokratik, tė cilin ai e drejtonte me psikologjinė e bajraktarit tė fisit, dhe qė mbahej nė kėmbė nga zyrtarė servilė dhe tė korruptuar.

    Kur Fatos Nano hypi nė majė tė piramidės sė pushtetit, i erdhi radha pėr dominim tė intelektualėve tė asaj shtrese qė politikanė si Nano, Gjinushi, Pashko etj., pėrfaqėsonin. Tė mėsuar qė nė fėmijėri me njė komoditet mė tė lartė se tė shumicės sė shqiptarėve, dhe tė privuar nga ky superioritet gjatė viteve tė qeverimit tė Berishės, kėta politikanė filluan ta shijojnė pėrsėri atė.

    Nė ndryshim me periudhėn e qeverisjes berishiane, ajo socialiste u karakterizua nga njė farė demokratizimi nė raportet brenda pozitės, ndėrkohė qė armiqėsia ishte mjaft e mprehtė ndaj opozitės. Ndėrkohė, ndjenja e superioritetit intelektual i bėnte politikanėt me origjinė nga familjet e nomenklaturės komuniste tė talleshin drejtpėrdrejt e tėrthorazi me njėrezit pėrreth, duke krijuar premisat pėr njė ftohje tė pėrgjithshme tė popullsisė ndaj tyre.

    Njė kategori e tretė intelektualėsh qė patėn njė farė shansi tė dominonin skenėn politike shqiptare pas rėnies sė komunizmit, pėrfaqėsohet nga figura si Eduard Selami, Pandeli Majko etj. Kėta politikanė tė rinj nuk kishin milituar nė partinė e z.Alia; prejardhjen e kishin nga shtresa tė mesme qytetare; ishin ekspozuar ndaj ideve perėndimore nė nivelin qė i lejonin kushtet e atėhershme; dhe luftonin qė tė vendosnin nė Shqipėri njė sistem demokratik perėndimor. Kjo kategori politikanėsh dėshtoi nė pėrpjekjet pėr tė marrė timonin e partive pėrkatėse, sepse i bėri kėto pėrpjekje duke ndjekur modelin perėndimor tė lojės politike, i cili presupozonte konkurrencėn e lirė tė ideve nė forumet e partisė. Fatkeqėsisht, njė strategji e tillė nuk mund tė funksiononte. Sepse kundėrshtarėt nuk zbatonin tė njėjtat rregulla loje…

    Kėshtu, Berisha pėrdori me brutalitet pushtetin e tij prej bajraktari pėr tė bllokuar avancimin e intelektualėve tė rinj. Ndėrsa Nano, pėr tė realizuar tė njėjtėn gjė, pėrdori tė gjitha lidhjet miqėsore e korruptive qė kishte trashėguar nga koha e sundimit tė z.Alia, si dhe ato qė kishte krijuar gjatė qenies nė krye tė PS-sė. Dhe si rezultat, sot kemi klasėn politike qė nuk i pėlqen z.Alia…

    © 2003 Gazeta Panoram

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ZP

    22/8/2005

    Kryeministri Fatos Nano ka marrė njė mesazh pėrshėndetjeje nga Drejtori i CIA-s, z. Porter Goss. Nė kėtė mesazh z.Goss shkruan:

    “I dashur Kryeministri Nano,

    E pėrjetova shumė pozitivisht takimin me ju gjatė vizitės sime nė Tiranė.
    Ju falenderoj pėr mbėshtetjen tuaj tė fortė nė luftėn kundėr terrorrizmit dhe nė Irak. Unė e ēmoj rolin tuaj nė promovimin e stabilitetit nė rajon dhe tė njė zgjidhjeje paqėsore pėr Kosovėn”, pėrfundon mesazhi i z.Goss, drejtuar Kryeministrit Fatos Nano.

    ---


    shekulli

    --
    Avokati i Malajt, Sajmir Visha, tregon variantin e tij pėr ngjarjen

    Gjolek Malaj: Baze mė kėrcėnoi me armė


    L. Ēela

    “Akuza e ngritur ndaj Gjolek Malajt, goditje pėr shkak tė detyrės, ėshtė e pabazė. Kėshtu ka deklaruar dje pėr gazetėn “Shekulli”, avokati Sajmir Visha, i cili qė prej ditės sė djeshme pėrfaqėson zyrtarisht Gjolek Malajn, i arrestuar ditėn e diel pak minuta mė vonė pasi goditi rėndė kryeredaktorin e gazetės “Tema”, Mero Baze dhe Astrit Patozin nė fshatin Cepunė tė Gjirokastrės. Nisur nga ajo ēfarė i ka deklaruar klineti i tij, Visha thotė se konflikti ndėrmjet Mero Bazes dhe Gjolek Malajt ka lindur pas fyerjeve tė rėnda qė ka pėsuar klineti i tij. Madje Visha thotė se Gjolek Malaj ėshtė kėrcėnuar me armė nga kryeredaktori i gazetės “Tema” dhe nė kushte tė vetėmbrojtjes ka goditur Bazen. “Pėr atė ēfarė ndodhi, klienti im ka bėrė kallėzim penal edhe nė policinė e Gjirokastrės, ndėrkohė thotė se ėshtė i hapur pėr drejtėsinė pėr tė gjitha akuzat qė thuhen publikisht ndaj tij. Por konflikti ka qenė i inskenuar nga Baze, pasi ata personalisht nuk njiheshin. Madje ka qenė Baze ai qė e ka kėrcėnuar Gjolek Malajn, pasi e ka parė qė ndodhej nė afėrsi tė qendrės sė votimit nė fshatin Cepunė”, - thotė avokati Visha. Ndėrkohė qė pėrsa i pėrket akuzės sė Mero Bazes, se gjatė dhunės sė ushtruar ndaj tij ka qenė i pranishėm edhe djali i Makbule Ēeēos , Visha thotė se ndaj tij nuk qėndron asnjė kallėzim.




    23/08/2005

    ..

    e mjera Evė Vishaj..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ..

    e mjera Evė Vishaj..

    ..
    Brar c'te ka kapur me Eve Vishajn, e ke pas merak me duket..lol

    Degjova ne lajme sot ne dreke, se greket kishin filluar nje tip fshese me emigrantete tane. Ne Greqi je mo?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •