Malsia e Librazhdit eshte e vetmja zone ku kan mbetur ca nga te fundmit pyje shqiptare.
Por dhe atyre po u vika fundi..
Ja cthot:
shekulli
--
Fshatarėt: Protesta do tė vazhdojė derisa ti jepet fund masakrės sė pyjeve. Shteti tė bėjė punėn e vet
Librazhd, banorėt ndalojnė makinat e ngarkuara me dru
K. Boriēi
Mėngjesin e djeshėm, njė grup banorėsh tė Steblevės kanė bllokuar rrugėn , qė nga kthesa e Draganit, duke mos lejuar kalimin e disa makinave tė rėnda tė ngarkuara me lėndė drusore. Fshatarėt kanė bllokuar kėshtu akset rrugore qė lidhin zonėn e Librazhd-Bulqizės me pyjet rreth e qark, duke dashur ti mbrojnė nga ata qė po i presin.
Nuk kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē kėsaj. Policia, shėrbimet pyjore tė Bulqizės e Librazhdit si dhe organet shtetėrore qė pėrgjigjen pėr pyjet, po heshtin pėrballė masakrės qė vazhdon prej kohėsh mbi kėtė pasuri kombėtare,- pohon Sabri Murati, kryeplak i fshatit Steblevė.
Siē deklaron pėr gazetėn Ali Fejza, njė nga banorėt dhe organizatorėt e protestės, gjatė ditės sė djeshme, janė bllokuar rreth 10 automjete tė rėnda. Njė pjesė e tyre ishte pėr tu ngarkuar nė masivet e pyjeve tė Draganit, Stratorit, Kallkanit, deri nė kufi me Maqedoninė. Tė tjerat kishin udhėtuar mė herėt dhe po ktheheshin nė qendrat e pėrpunimit tė lėndėve drusore dhe pikat e tregtimit, nė qytete.
Sipas Fejzės, ēdo ditė, nė pyjet e kėsaj zone ngarkohen me dru tė paktėn 5-6 automjete. Nė tė shumtėn e rasteve, disa makina pėrdorin dokumente tė falsifikuara apo njė dokument tė pėrbashkėt pėr tu furnizuar nė zonė. Firma, grupe personash i kanė kthyer pyjet tona nė "mall tė babait" , e po i masakrojnė,-thonė banorėt.
Protestuesit qė kanė bllokuar rrugėn, nuk kanė patur konflikte me shoferėt apo pronarėt, por theksojnė se janė tė vendosur tė frenojnė vjedhjet dhe shfrytėzimin pa kriter tė pasurive pyjore tė zonės.
Ne kėrkojmė qė shėrbimet pyjore, policitė e tyre tė marrin masa, tė vijnė kėtu dhe tė verifikojnė nė vend dokumentacionin e lejeve tė dhėna pėr prerje, e mbi tė gjitha, tė frenojnė abuzimet,-thanė ata.
Protesta do tė vazhdojė edhe sot dhe gjatė ditėve tė ardhshme, derisa tė ndalen pėrfitimet e paligjshme mbi pasurinė pyjore tė kėsaj zone.
23/08/2005
Krijoni Kontakt