Bilanci i institucioneve dhe kabineti Berisha
Nga Mero Baze Gazeta Tema
Kryeministri ende i padekretuar, Sali Berisha, po vihet pėrditė para presionit tė opinionit publik, pėr ti dhėnė njė pėrgjigje keqkuptimit politik qė mund tė hasė projekti i tij pėr luftėn kundėr korrupsionit, pėr shkak tė pėrkatėsisė politike tė zyrtarėve qė mund tė akuzohen fillimisht. Pyetjet sa vijnė e shtohen,ndėrsa procedura rutinė e institucioneve qė merren me zgjedhjet, po forcon ankthin e shumė zyrtarėve qė mund tė pėrballen me drejtėsinė. Presioni para tė cilit po
vendoset Berisha, nė tė vėrtetė bie nė kundėrshtim me deklarimet dhe bilancin e derisotėm tė socialistėve shqiptarė, tė cilėt kanė shpallur si arritje mė tė madhe tė tyre, faktin qė kanė arritur tė ndėrtojnė institucione nė kėtė vend. Nėqoftėse kjo ėshtė e vėrtetė ose, sė paku, gjysmė e vėrtetė, nė vend nuk ka arsye pėr tė pasur frikė nga hakmarrjet politike, pasi institucionet thjesht do tė inkurajohen, tė veprojnė pėr tė realizuar njė premtim madhor pėr tė cilin shqiptarėt votuan pro Sali Berishės. Nėse kemi pretenduar se kemi ngritur njė Prokurori tė Pėrgjithshme, atėherė nuk kemi arsye qė tani tė hamendėsojmė se kush do ti ngrejė akuzat kundėr atyre, qė janė tė implikuar nė afera korruptive. Nėse kemi ngritur gjykata, atėherė pėrsėri nuk kemi arsye tė trembemi prej tyre. Nėse kemi ngritur Polici tė
Shtetit, atėherė nuk kemi arsye tė mos i arrestojmė ata qė kanė ardhur, ndoshta me leje tė Igli Toskės, nga jashtė dhe qė ai bėn sikur nuk i shikon. Nėse kemi ngritur njė sistem doganor, nuk kemi arsye tė trembemi se mos nė dosjet e doganės gjenden skandale tė mėdha qė flasin pėr trafiqe disavjeēare me leje tė shtetit. Nėse kemi ngritur hipoteka, nuk kemi arsye tė trembemi nga akuzat pėr transferime pronash dhe manipulime me to. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė gjithė kėtė dilemė qė ngrihet pėr mėnyrėn se si do tė luftohet mafia nė kėtė vend, ėshtė sjellja e socialistėve, tė cilėt nga njė anė lavdėrohen se kanė bėrė institucione, nga ana tjetėr sillen sikur po e lėnė Shqipėrinė si tokė tė djerrė, pa asnjė institucion nė kėmbė. E sigurt ėshtė se Sali Berisha do tė pėrplaset me sistemin e korrupsionit nė vend dhe kjo pėrplasje do tė ketė njė kosto edhe politike pėr tė. Por ai nuk mund tė devijojė nga projekti pėr tė cilin e votuan shqiptarėt. Partia Socialiste thjesht ka nė dorė tė na tregojė nėse ka lėnė si trashėgimi tė saj vetėm
individė tė korruptuar, apo edhe institucione pėr tė cilat ėshtė lavdėruar. Nėse kėto tė fundit nuk funksionojnė, atėherė kjo ėshtė njė akuzė edhe mė e madhe pėr bilancin e qeverisjes sė saj.
Krijoni Kontakt