Deshton mbledhja e ambasadoreve
E Hene, 22 Gusht 2005
Perfaqesuesit diplomatike te Shqiperise ne bote nuk do te zhvillojne takimin e tyre te pervitshem ne Tirane. Nderrimi i qeverise dhe mbarimi i mandatit te shumices se ambasadoreve, arsyet e anullimit te mbledhjes
Elton METAJ
Perfaqesuesit diplomatike te Shqiperise ne bote nuk do te zhvillojne takimin e tyre te pervitshem ne Tirane. Ne mbledhje qe organizohej ne javen e fundit te muajit gusht dhe gjate se ciles, Presidenti, Kryeministri, ministri i Jashtem dhe anetare te tjere te qeverise udhezonin ambasadoret shqiptare per hapat qe duheshin hedhur ne te ardhmen. Por kete vit, diplomtet shqiptare duhet te veteorientohen.
Burime nga Ministria e Jashtme konfirmuan per "Korrieri"-n, se mbledhja periodike e ambasadoreve nuk do te zhvillohet. Per kete duket te kete dy arsye kryesore. Njera prej tyre eshte nderrimi i qeverise, ndaj eshte vleresuar e papershtatshem nje takim dhe shkembim me Kryeministrin dhe ministrin e Jashtem, te cilet pas pak ditesh duhet te lene detyren.
Ne te njejten kohe, sipas burimeve nga Ministria e Puneve te Jashtme, pjesa derrmuese e ambasadoreve shqiptare kane perfunduar apo jane ne mbyllje te mandatit te tyre. Per kete arsye do t'i takoje ministrit te ri te Puneve te Jashtme, Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Moisiu, te vendosin per menyren e trajtimit te shumices se ambasadoreve. Nderkohe, Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve ne Ministrine e Puneve te Jashtme beri te ditur se, qe pas dates 3 korrik 2005, ne kete institucion nuk eshte bere asnje emerim.
Megjithate, per te udhezuar diplomatet duket se do te shfrytezohen kete vit pushimet dimerore dhe jo ato verore. Ne prag te Krishtlindjeve, ambasadoret shqiptare pritet te thirren ne Tirane per t'u takuar me Presidentin dhe Kryeministrin, si dhe anetare te tjere te qeverise.
Ne programin e qeverise aktuale thuhet se, Shqiperia do te vazhdoje permes politikes se saj te jashtme moderne te kontribuoje ne menyre substanciale per forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal nepermjet pershpejtimit te proceseve integruese. "Qeveria, ne bashkepunim me institucionet e tjera te shtetit, perfshire edhe opoziten, do te vazhdoje te zbatoje nje politike te jashtme qe i sherben realisht realizimit te interesave evropiane te Shqiperise dhe shqiptareve kudo ku ndodhen", thuhet ne program.
Megjithate, do t'i takoje ekzekutivit te ri te Partise Demokratike dhe aleateve te saj te percaktoje prioritetet e diplomacise, mbi bazen e te cilave do te veprojne ne te ardhmen edhe diplomatet shqiptare. Nderkohe, mbetja pa mandat e pjeses me te madhe te diplomateve shqiptare pritet te krijoje mundesine e ndryshimeve te thella ne ambasadat shqiptare ne bote.
eltonmetaj@korrieri.com
Ambasadoret dhe konsujt:
1 - Edmond TRAKO (Argjentine)
2 - Shpresa KURETA (Austri)
3 - Zef MAZI (OSBE)
4 - Artur KUKO (Belgjike)
5 - Shpetim CAUSHI (Keshilli i Europes)
6 - Ilir BOCKA (NATO)
7 - Fatmir KUMBARO (Bullgari)
8 - Shaqir VUKAJ (Republika Ceke)
9 - Viktor KALEMI (Egjypt)
10 - Ferit HOXHA (France)
11 - Tatjana GJONAJ (UNESKO)
12 - Bashkim ZENELI (Greqi)
13 - Daut GUMENI (Greqi, Janine)
14 - Ilirian ZHUPA (Greqi, Selanik)
15 - Gazmend TURDIU (Gjermani)
16 - Saimir BALA (Arabia Saudite)
17 - Kastriot ROBO (Mbreteria e Bashkuar)
18 - Bardhyl AGASI (Danimarke)
19 - Qirjako QIRKO (Hollande)
20 - Eduard SULO (Hungari)
21 - Adhurim RESULI (Kanada)
22 - Kujtim XHANI (Kine)
23 - Bashkim RAMA (Kosove)
24 - Arben CICI (Kroaci)
25 - Pavli ZERI (Itali)
26 - Eduard SEVI (Itali, Bari)
27 - Hasan MUCOSTEPA (Itali, Milano)
28 - Tonin BECI (Izrael)
29 - Vladimir PRELA (Maqedoni)
30 - Hajdar MUNEKA (Malajzi)
31 - Sokol GJOKA (Poloni)
32 - Leonidha MERTIRI (Rumani)
33 - Avni XHELILI (Rusi)
34 - Petrit BUSHATI (Serbi-Mali i Zi)
35 - Anila BITRI (Spanje)
36 - Shaban MURATI (Suedi)
37 - Agim NESHO (SHBA)
38 - Agim NESHO (OKB)
39 - Jonuz BEGAJ (Turqi)
40 - Kastriot MUCO (Turqi, Stamboll)
41 - Leontiev CUCI (Zvicer)
42 - Vladimir THANATI (Misioni Gjeneve)
43 - Zef BUSHATI (Vatikan)
Korrieri.
Krijoni Kontakt