Vëzhgim nga një turist kanadez, që vizitoi për herë të parë Shqipërinë
Shqipëria e prapambetur, plot me bukuri dhe ngrohtësi
Robin Esrock, Vancouver Sun
Kur Robert de Niro krijoi një luftë imagjinare me Shqipërinë për të hequr vëmendjen nga një skandal seksual i presidentit amerikan në filmin “Wag dhe Dog”, aktori Dustin Hoffman e pyeti: Përse Shqipërinë? Sepse nuk e njeh kush. Një vend i dyshimtë, i pasigurt”, - i përgjigjet De Niro. Askush nuk e di dhe as nuk e vret mendjen për Shqipërinë. Kur unë u thashë udhëtarëve se do të doja ta vizitoja këtë vend, ata më thanë se kisha lojtur tërësisht nga mendtë. Madje edhe kroatët qeshën dhe shfaqën shqetësim serioz. Edhe guida e “Lonely Planet”, paralajmëronte se Shqipëria është për ‘udhëtarët me përvojë”. Shqipëria ka një reputacion të tmerrshëm në Evropë; për krime, për dhunë etnike, për të qenët… i dyshimtë. Por nga ana tjetër, është një nga vendet më të paeksploruara në Evropë, një vend madje ku edhe McDonalds-ët kanë frikë të shkojnë. Ndërsa autobusi bërri rrugën e tij përmes Malit të Zi drejt kufirit verior me Shqipërinë, ishte lehtësuese të lije pas broshurat e shkëlqyeshme të sezonit të verës në Evropë. Qyteti kufitar serb i Ulqinit dukej tërësisht si një stacion në anë të civilizimit. Një shqiptar me fytyrë të frikshme mendoi se unë isha i çmendur që doja të vizitoja Shqipërinë e ‘çmendur’. Ai e thoshte shpesh fjalën ‘i çmendur’, kështu që unë e shpërfillja, duke mbajtur nga ana tjetër kontaktin e syve. Furgoni ynë ishte i mbushur plot me njerëz kur kaluam kufirin e rrezikshëm dhe të armatosur, por nuk vumë re asnjë lloj sistemi të tillë. Të huajt duhej të paguanin një taksë hyrjeje prej 10 eurosh, dhe unë siç duket pagova ditën e punës së një roje kufitare. Rruga ishte e palëmuar, me të ngritura betoni dhe nga pamjet e shtëpive të pambaruara dhe ndërtesave dukej tamam si një zonë lufte. Lopët dukej se mbllaçisnin zhavorrin e shumtë në autostradën nacionale, por ato nuk e ndalën aspak shoferin tonë… Shumë gërmadha e mbeturina ndodheshin përgjatë autostradës dhe unë në çast po mendoja për ndonjë aksident të mundshëm. Zbrita në autostradë dhe mora një tjetër furgon për në Tiranë. Furgoni u përpoq të devijonte gropat e mëdha, por dy orë më vonë ai thirri para një ndalese në një kryqëzim të pluhurosur. Mirë se erdhët në kryeqytetin metropol të vendit. Nga jashtë dukej si një kantier ndërtimi, pavarësisht se punëtorët e vetëm ishin qentë me brinjët e dala. Unë shkarkova valixhet e mia dhe nisa të ecja. Njerëzit më ngulnin sytë. Shih! Një trurist, në Shqipëri!. Pasi kisha vizituar 12 vende në pesë muajt e fundit, me ngazëllim ndjeva se më në fund po shkëlqeja në rrugën time- një akt heroik për çdo udhëtar në këto ditë dhe këtë periudhë.
Pa asnjë rezervim apo kontakt lokal, gjeta një kioskë interneti dhe zbulova se akomodimi nuk ishte i lirë në Tiranë. Në fakt nuk kishte aq shumë trafik turistësh për luftë çmimesh… Një gjysmë ore kërkim dhe më në fund i dha frytet. Hoteli i parë për turistët ishte hapur në vend vetëm pak javë më parë. Bëra një telefonatë dhe pak më më vonë u gjenda duke pirë birrë me Edvinin, prezantues i të vetmit kanal vetëm për lajme në Shqipëri (dhe pronar i të vetmit hotel në Tiranë), duke diskutuar se si venin punët.
Shqipëria, një vend i vogël malor që rrethohet me Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë, ka qenë dikur vendi më i izoluar politik në botë. I drejtuar nga Hoxha, diktatori komunist me grusht të hekurt, për 40 vjet, ky vend pre lidhjet me Ruisinë në vitet ’60, pasi sovjetikët po devijonin nga rruga e drejtë e komunizmit dhe bënë të njëjtën gjë me Kinën 10 vjet më vonë. Edhe Kuba ishte më përparimtare se Shqipëria. Elita partiake punonte duke rrufitur çdo copë pasurie, duke e drejtuar vendin në të ardhmen e varfërisë, prapambetjes, tensionit fetar dhe paranojës.
Me vdekjen e Hoxhës dhe rënien e komunizmit, Shqipëria kishte përqafuar Perëndimin përsëri, pavarësisht se trazirat politike kishin sjellë rënie të vazhdueshme të ekonomisë. Konflikti i dhunshëm me Kosovën dhe Serbinë bëri që disa qindra- mijëra shqiptarë etnikë të fluturonin në vendet fqinje si refugjatë.
Sot ky vend është pjesë e koalicionit të vullnetit të presidentit Bush- vullnetit për të bërë gjithçka që të arrijë deri në pjesën tjetër të botës. Gjatë vizitës sime, Kombet e Bashkuara drejtuan shfaqjen e zgjedhjeve të kontestuara së fundi. Ndërsa njerëzit prisnin për rezultatin, gjithçka në këtë shtet ishte në kolaps apo në kaos. Paga mesatare ishte thjesht 200 euro në muaj, por njerëzit mblidhnin supet dhe vazhdonin me këtë gjendje. Çuditërisht shqiptarët janë njerëzit më miqësore që kam takuar ndonjëherë. Seriozisht. Gjithkush të ofron ndihmë, pa të këkruar para në këmbim. Baret, restorantet këmbëngulnin për gotat me raki të mirë që të digjnin stomakun…Jeta është e vështirë, por kur nuk ka se ku të shkojë ndryshe, veçse gjithçka për mirë, njerëzit kanë shpresa.
Duke rrezikuar drejt jugut, pashë plazhet e mrekullueshme të Dhërmiut, një qytet buzë detit Jon blu. Përveç bunkerëve dhe disa kampeve, shtrihej një bregdet praktikisht i shkretuar. Ushqime të mrekullueshme kushtonin poshtë 10 dollarëve. Kafetë ekspres ishin vetëm 40 centë, akulloret 20 centë për kaush. Rrugicat shpesh ishin plot me njerëz, rrugët plot me mercedesë (të vjedhur nga kryeqytetet e Evropës, të paktën kështu më thanë). Qyteti malor i Gjirokastrës kishte një kështjellë mesjetare të mrekullueshme, e cila kishte shërbyer si burg për turqit, shqiptarët, nazistët dhe komunistët. Nuk kishte asnjë turist gjithandej dhe shumë pak shqiptarë mund ta përballonin të shkonin me pushime.
Tirana sidoqoftë, kishte bare dhe kafene të projektuara me shumë fantazi, të zhurmshme nga bisedat dhe muzika e keqe tekno. Pikturat e mëdha në mure të kohës së komunizmit, bulevardet dhe statujat më bënë të ndihesha sikur po përjetoja kohën e Luftës së Ftohtë. Përgjatë dy javëve të mia në këtë vend, sytë i mbaja shqyer pasi pusetat pa kapakë shtriheshin në trotuare.“E ku tjetër mund t’i gjeni këto në Evropë?”, me pyeti Edvini. Kamionë të mëdhenj gumëzhinin jashtë në rrugë, duke tronditur muret e hotelit prej 13 shtretërish. Disa gazetarë holandezë mbërritën, po kështu dhe një suedez dhe ca amerikanë. Pas disa javësh, hoteli i turistëve në Tiranë më në fund po mblidhte klientë. Së bashku në u ulëm në oborr duke diskutuar për këtë vend miqësor, por të pakuptueshëm. Njerëz interesant, peisazh malor i bukur, që ndodhen vetëm një orë me traget nga ishulli i mbipopulluar dhe i shtrenjtë i Greqisë, Korfuzi. Sigurisht këtu ende nuk ka asnjë infrastrukturë turistike, as kioska, as harta, autobuse apo udhëtime të lira. Më shumë se një herë, unë ju rrëfej se ky vend më bëri edhe më shumë konfuz. Por duke iu referuar historisë së luftës dhe izolimit, do të ishte një mrekulli nëse Shqipëria nuk do të ishte vendi i fundit i botës së tretë në Evropë. Me këtë peizazh të pabesueshëm, me ngrohtësinë e njerëzve, çmimet jo të shtrenjta dhe mungesën e invazionit turistik, më në fund të vizitoje Shqipërinë nuk ishte një ide aq e çmendur.
The Vancouver Sun (Kanada)
22/08/2005
KATEGORIA: Ballkani
Krijoni Kontakt