Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Ministrat e pushtetit vendor fillojnë bisedimet në Vjenë

    Të premten në Vjenë fillon takimi ndërmjet dy ministrave të pushtetit vendor, atij të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Zoran Llonçar të Serbisë.

    Takimi do të përqëndrohet në çështjen e decentralizimit, megjithëse mendohet se në të do të diskutohen edhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.

    Ky është takimi i parë i një niveli ministror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai mendohet se është ndërmjetësuar nga ambasadori norvegjez Kai Eide, pas takimeve të tij në Prishtinë dhe Beograd.

    Kjo, siç thuhet për faktin e vlerësimit më pozitiv të standardeve, ku dialogu është pjesë pothuaj kryesore e tij.

    Dy ministrat e pushtetit vendor pritet që në Vjenë të diskutojnë çështje që thuhet të jenë të interesit të përbashkët, në mesin e të cilave pritet që të hapin për diskutim edhe çështjen e decentralizimit.

    Së bashku me zotin Llonçar, ka udhëtuar edhe Sllobodan Samarxhiq, këshilltari i parë i kryeministrit serb, i cili thuhet të ketë hartuar planin serb për një autonomi më të zgjeruar për serbët e Kosovës.

    Por në takimin e Vjenës do të duhej të diskutohej edhe çështja e dokumentacionit të qytetarëve dhe atij kadastral, që është marrë nga forcat serbe pas largimit nga Kosova në vitin 1999.

    Në Vjenë, ndërkaq, ka udhëtuar edhe delegacioni i serbëve të Kosovës, por jo si pjesë e delegacionit të zotit Haziri.

    Ajo që duhet theksuar është se plani i decentralizimit të qeverisë së Kosovës është ofruar dhe ai mund të pësojë ndryshime, ndonëse kryeministri, Bajram Kosumi, dhe kryeadminstratori i OKB-së, Soren Jessen-Petersen, kanë pohuar se nuk do të ketë ndryshime në pilot-projekte.

    Zoti Jessen-Petersen ka nënshkruar edhe vendimet ekzekutive për zbatimin e tri pilot-projekteve, që ndërlidhen me vendbanimet me shumicë shqiptare dhe turke dhe tash për tash kanë mbetur dy vendbanime serbe që ende nuk e kanë pranuar procesin e decentralizimit.

    Ministri i Pushtetit Vendor në Kosovë, Lutfi Haziri, ndërkaq, ka thënë para nisjes për në Vjenë se nuk do të nënshkruhet asnjë lloj marrëveshjeje me homologun e tij dhe se procesi i decentralizimit është plotësisht kosovar dhe ai nuk mund të pësojë ndryshime.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E premte, 16. Shtator, 2005


    HAZIRI: TAKIMI I VJENËS KALOI NË FRYMËN E TOLERANCËS






    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Haziri, cilat ishin rezultatet e takimit të sotëm në Vjenë?

    LUTFI HAZIRI
    Ishte takimi i parë në nivel ministror mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të diskutuar çështje që kanë qenë pjesë e rekomandimeve të zotit Eide. Në përgjithësi takimi ka kaluar në atmosferë pozitive, kemi diskutuar çështje me interes të dyanshëm dhe vazhdojmë më tutje për të koordinuar aktivitetet që mund të identifikohen si pjesë punës së përbashkët në interes të qytetarëve.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Haziri a do ndryshojë diçka në planin e Qeverisë së Kosovës për decentralizimin pas këtij takimi?

    LUTFI HAZIRI
    Nuk ka qenë takim i dizajnuar për të ndryshuar kurrfarë plani. Ka qenë për të identifikuar angazhimet e përbashkëta dhe për të treguar vullnet të mirë politik për zgjidhjen e problemeve. Procesi i reformave të pushtetit lokal është diskutuar në kuptim substancional, si proces i nevojshëm për të përfshirë interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Haziri a do ketë takim pasues dhe a ka pasur ndonjë kërkesë nga pala serbe për Qeverinë e Kosovës?

    LUTFI HAZIRI
    Po, takimi pasues do jetë mes ministrave të kulturës së Kosovës dhe Serbisë. Ne nga ana jonë do jemi të angazhuar për të identifikuar dhe realizuar nevojat e domosdoshme të qytetarëve.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Cili ishte mendimi i zotit Eide për takimin, a i arriti synimet për të cilat ai dhe e kërkoi takimin në fjalë?

    LUTFI HAZIRI
    Po, besoj se po. Takimi ka qenë i rekomanduar nga zoti Eide dhe shpresoj se ka sjellë rezultatin e pritur, që ka të bëjë më mënyrën e dialogimit.
    Atmosfera e tolerancës që ka ekzistuar mes nesh ka bërë të vetën që impresioni dhe arritjet nga ky takim të jenë pozitive.

    Intervistoi: Ilirjana Bajo
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    19 shtator 2005
    Të martën në Nju Jork takohet Grupi i Kontaktit Plus për Kosovën

    Prishtinë, 19 shtator - Të martën në selinë e OKB-së në Nju Jork mblidhet Grupi i Kontaktit Plus për Kosovën në nivel të drejtorëve politikë. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen dhe ambasadori Kai Aide, i dërguar i veçantë për vlerësimin e standardave në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Petersen dhe Aide tashmë ndodhen në Nju Jork ku po zhvillojnë takime bilatarale.



    Nju-Jork, 19 shtator - Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, i cili po qëndron për vizitë në Nju-Jork, sot do të fillojë takimet me zyrtarë të lartë të OKB-së dhe të Grupit të Kontaktit me të cilët do të bisedojë për zhvillimet e fundit në Kosovë. Vizita parashihet të zgjasë rreth një javë dhe në fokus të këtyre takimeve do të jenë diskutimet për përmbushjen e standardeve në Kosovë.

    QIK-u
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Raporti për standardet në Kosovë muajin e ardhshëm

    Nju-Jork, 09:30

    Kai Eide, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi se raportin rreth përmbushjes së standardeve në Kosovë do ta dorëzojë në gjysmën e parë të muajit tetorit, e jo, siç pritej, në fund të shtatorit.

    Eide në Nju-Jork, siç lajmëroi mbrëmë televizioni shtetëror serb, së pari do ta informojë sekretarin e përgjithshëm të KB-ve Kofi Anan për gjendjen në Kosovë.

    Burimi i njëjtë transmetoi edhe qëndrimin e nënkryetarit të institutit "Kejto" nga Uashingtoni Ted Karpenter, i cili mendon se, "kjo do të ndikojë mbi caktimin e datës lidhur me fillimin e bisedimeve mbi statusin e ardhshëm të Kosovës".
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E hënë, 26. Shtator, 2005

    PETERSEN : BISEDIMET PËR STATUSIN FILLOJNË BRENDA VITIT



    Rrahman Paçarizi nga aeroporti në Sllatinë


    Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovës, Soren Jessen Petersen, tha sot se deri në fund të këtij viti do të fillojnë diskutimet për statusin përfundimtar të Kosovës, të cilat sipas të gjitha gjasave do të udhëhiqen nga diplomati finlandez Marti Ahtisari, emri i të cilit po përmendet gjithnjë e më shumë. Këto komente zoti Petersen i ka bërë sot pasdite në aeroportin e Prishtinës, me t’u kthyer nga Nju Jorku, me ç’rast tha se shpresonte shumë që statusi i Kosovës do të përcaktohej gjatë vitit 2006.
    Zoti Petersen tha se çështja kryesore që kishte diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan dhe me ministra të jashtëm dhe ambasadorë në Këshillin e Sigurimit, si dhe me përfaqësues të Grupit të Kontaktit ishte rruga e Kosovës përpara dhe në këto diskutime kishte një konsensus të qartë se procesi duhet dhe do të vazhdojë:
    "Unë kam thënë se status-quo-ja është e paqëndrueshme dhe bazuar në të gjitha që dëgjova dhe që diskutuam, mund të them se tani jam shumë i bindur se deri në fund të vitit, që do të thotë brenda disa muajsh, diskutimet për statusin do të jenë në rrugë të mbarë," tha Jessen Petersen. Ai tha se fillimi i diskutimeve për statusin nuk do të thotë se e gjithë puna në Kosovë është kryer, pasi këtu ka shumë gjëra për të bërë, sidomos në disa standarde shumë të rëndësishme. Shefi i UNMIK-ut tha se raporti i zotit Eide do të shpallet shumë shpejt:
    "Raporti i ambasadorit Eide është meritor, vendimtar dhe unë pres që Këshilli i Sigurimit të takohet sipas rekomandimit të Sekretarit të Përgjithshëm kah mesi i tetorit," tha Jessen Petersen, i cili nuk ka dashur të komentojë nëse bashkësia ndërkombëtare është e disponuar pro pavarësisë së Kosovës. Para fundit të vitit do të hyjmë në diskutimet për statusin dhe kur të fillojnë këto bisedime ne mund t’i përgjigjemi pyetjes nëse ka një ndjenjë për pavarësinë, tha Petersen, sipas të cilit statusi mund të përcaktohet gjatë vitit të ardhshëm:
    "Unë shpresoj shumë se gjatë vitit 2006 statusi i Kosovës do të jetë i përcaktuar," tha Jessen Petersen, për të shtuar se megjithatë për kohëzgjatjen e bisedimeve dhe për orarin e tërësishëm të tyre do të vendosë i dërguari për statusin, emri i të cilit ende nuk është krejt i sigurt:
    "Nuk ka ndonjë vendim ende, mirëpo është e qartë se fokusi gjithnjë e më shumë bie mbi Marti Ahtisarin," tha Jessen Petersen, duke shpjeguar se fillimisht nevojitet rekomandimi i Sekretarit të Përgjithshëm për Këshillin e Sigurimit që të fillojnë diskutimet për statusin dhe vetëm kur Këshilli i Sigurimit ta miratojë propozimin e zotit Anan, atëherë mund të emërohet i dërguari për statusin.
    Petersen tha sot se nuk e dinte nëse ai do të jetë kryeadministratori i fundit ndërkombëtar i Kosovës, por tha se puna e tij është udhëheqja e një misioni të përkohshëm, puna e të cilit merr fund me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Zoti Jessen Petersen ka thënë se aktualisht nuk mund të flitet për një strategji të qartë të Kosovës për bisedimet lidhur me statusin, por shfaqi shpresën se të mërkurën Kuvendi i Kosovës do të miratojë ekipin negociator të unitetit, siç e quajti ai, ekipin e shpallur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe vetëm pastaj mund të flitet për një strategji. RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #26
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Topalli pret deputetë nga Kuvendi i Kosovës


    "Jemi afër njëri-tjetrit dhe rrugën drejt Komunitetit Europian do ta bëjmë më shpejt së bashku"


    Dje paradite, kryetarja Topalli u takua me një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës, të cilët i përcollën asaj përshëndetjet më të ngrohta të Presidentit Rugova dhe kryeparlamentarit Nexhat Daci, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të legjislativit shqiptar.

    Ata e vlerësuan një nder të veçantë takimin me zonjën Topalli dhe shprehën bindjen se ajo do të jetë një mbështetëse e fortë e procesit të nënshkrimit të dokumentit përfundimtar të pavarësisë së Kosovës si dhe artikuluan dëshirën ta shohin atë sa më shpejt në Prishtinë. Gjithashtu ata u shprehën për më shumë shkëmbime të përvojave parlamentare.

    Kryetarja Topalli, duke u uruar mirëseardhjen i siguroi deputetët e Kuvendit të Kosovës për prioritetin që Kuvendi i Shqipërisë ka për çështjen e Kosovës dhe të pavarësisë së saj.

    "Jemi afër njëri-tjetrit dhe rrugën drejt Komunitetit Europian do ta bëjmë më shpejt së bashku", tha ndër të tjera kryetarja Topalli. (RD)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    28/09/2005-RTK
    Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës Kosovë

    Sot mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës në të cilën në rend dite është miratimi i nominimit të ekipit negociator. Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Alush Gashi, shprehu përkrahjen e kësaj partie për deklaratën kryetarit Rugova përmes të cilës ai emëroi grupin negociues për "biseda eventuale" për statusin e Kosovës...


    Përkrahje për nismën e Rugovës po ashtu shprehu edhe kryetari i partisë Ora, Veton Surroi, me vërejtjen se detajet e funksionimit dhe të themelimit të grupeve përkatëse duhet lënë grupit negociator.
    Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Jakup Krasniqi, duke u shprehur në favor të unitetit rreth statusit, shprehu sërish rezervat për mënyrën e emërimit të grupit negociator, pa "konsultime paraprake" . Sipas kryesuesit të seancës, Nexhat Dacit, deklarata kaloi në “aklamacion” me shumicë absolute, ndërsa nuk kishte asnjë votë kundër.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    KOMBET E BASHKUARA
    Pas marrjes së raportit vlerësues të ambasadorit Kai Eide, për gjendjen në Kosovë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara po përgatit rekomandimet e tij të cilat së bashku me raportin do t'i paraqiten Këshillit të Sigurimit...

    E mërkurë, 5. Tetor, 2005
    ANAN THA SE DO KËRKOJË HAPJEN E BISEDIMEVE PËR STATUSIN




    Intervistë me zëdhënësin e KB-ve Farhan Haq


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zot Haq, a mund të na thuash se cili ka qenë reagimi i parë i Sekretarit të Përgjithshëm pas marrjes së raportit të zotit Eide?

    FARHAN HAQ
    Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan e morri raportin nga zoti Eide të martën dhe tha se raporti i bën një vështrim përparimit të shënuar në terren në përmbushjen e standardeve. Gjithashtu raporti diskuton çështjen se kur mund të hapen bisedimet për statusin. Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan, po e studion raportin dhe do t'i bëjë shumë shpejt rekomandimet e tij Këshillit të Sigurimit. Ai ka thënë sot në Nju Jork se sipas të gjitha gjasave do të kërkojë që të proçedohet më tej me bisedimet për statusin.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Çfarë mund të na thoni për kandidaturat e mundshme rreth atij që do jetë ndërmjetësuesi në bisedimet për statusin e Kosovës?

    FARHAN HAQ
    Së pari në këtë moment nuk mund të konfirmojë se do ketë një ndërmjetësues special. Kjo do varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit kur të vijë koha që të fillojnë bisedinmet. Këshilli i Sigurimit ka caktuar një takim më 24 tetor ku do diskutohet Kosova, më saktësisht raporti i zotit Eide dhe rekomandimet e Kofi Ananit. Mendoj se atëherë ata do të marrin dhe një sërë vendimesh. Por deri në atë moment duket të jetë e parakohshme të flasim për emra.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Çfarë mund të na thoni lidhur me reformat e mundshme në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë?

    FARHAN HAQ
    Le të presim së pari rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe reagimet e Këshillit të Sigurimit. Më pas le të shohim se cili do jetë fati i misionit. Misioni ka në terren prej vitit 1999 dhe duhet parë se çfarë ndryshimesh janë të nevosjshme. Por këto janë çështje me të cilat KS do merret në harkun kohor të një muaji.

    Intervistoi Ilirjana A. BAJO
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    . Këshilli i Sigurimit ka caktuar një takim më 24 tetor ku do diskutohet Kosova, më saktësisht raporti i zotit Eide dhe rekomandimet e Kofi Ananit. Mendoj se atëherë ata do të marrin dhe një sërë vendimesh. Por deri në atë moment duket të jetë e parakohshme të flasim për emra.
    Pra,po afrohet dita,kur do t'i ipet edhe kahja e zgjidhjes së statusit politk të Kosovës nga KS i OKB,përkatësisht nga Grupi i Kontaktit.Le të përkujtojmë edhe një herë qëndrimin e (KS të OKB-së)GK se nuk do të ketë biseda për:

    Kthim para vitit 1999

    Ndarje të Kosovës dhe

    Bashkim me ndonjë shtet fqinj

    Në tavolinë do të bisedohet për Pamvarsinë dhe Sovranitetin e Kosovës!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Presidenti Rugova thërret për nesër takimin e Grupit Negociator

    Prishtinë, 5 tetor – Në Rezidencën e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova mbahet takimi i Grupit Negociator për statusin e Kosovës, njofton zyra e Presidentit. Takimi do të mbahet në orën 12.00, ndërsa në takimin e anëtarëve të Grupit Negociator për statusin e Kosovës janë ftuar: kryeparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë ORA Veton Surroi. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth përgatitjeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ky është takimi i parë i këtij grupi, i cili mblidhet pas një sërë konsultimesh që janë bërë ditëve të fundit.


    QIK
    shtesë:
    Në këtë takim do të jetë prezent edhe koordinatori Blerim Shala.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •