Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Pavarësia e Kosovës është zgjidhje minimale dhe bazë e platformës për bisedimet e mundshme rreth statusit .

    Kështu ka thënë të enjten presidenti Ibrahim Rugova, pas takimit të parë të ekipit negociator. Ai përsëriti qëndrimin se njohja e drejtpërdrejtë e pavarësisë do të ishte më e mirë, “por ne po përgatitemi edhe për rrugën ndërkombëtare, megjithëse jemi të gatshëm e të aftë për ta udhëhequr Kosovën”, theksoi Rugova.

    Kurse, lideri i partisë më të madhe opozitare, Hashim Thaçi, tha se Kuvendi do ta miratojë Rezolutën për pavarësinë e cila do të jetë bazë e platformës politike për bisedimet.

    Në takim ishin edhe kryeparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, lideri i partisë ORA, Veton Surroi dhe koordinatori i Grupeve Punuese, Blerim Shala.

    Ekipi negociator i Kosovës sot u takua për herë të parë në rezidencën e Presidentit, në Velani. Ibrahim Rugova, Nexhat Daci, Bajram Kosumi, Hashim Thaçi, Veton Surroi, dhe Blerim Shala, biseduan për më shumë se një orë mbi Planin operativ të funksionimit të delegacionit.
    Pas takimit, presidenti Rugova theksoi se pavarësia është platforma politike për bisedimet eventuale mbi statusin.

    “Platformën e kemi, ajo është pavarësia. Tani duhet operacionalizimi i punës së këtij grupi apo delegacioni të Kosovës nëse do të ketë biseda. Ne insistojmë në njohjen e drejtpërdrejtë, dhe ajo pakoja përcjellëse për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Rugova.

    Ai e përjashtoi çdo mundësi të kompromisit me përcaktimin e vullnetit të popullit.

    “Kompromis për Kosovën është pavarësia e Kosovës. Kompromis dhe optimum i të gjithë shqiptarëve në rajon. Ne nuk kemi kërkuar një bashkim me Shqipërinë që do të krijonte probleme, prandaj një Kosovë e pavarur do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës, një Kosovë në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka theksuar Rugova.

    Ndërkaq, lideri i partisë më të madhe opozitare, Hashim Thaçi, tha se duhet të ndodhin plotësime të mëtutjeshme, dhe se delegacioni duhet të prezantojë fuqinë e partive politike.

    “Besoj se javën e ardhshme, siç jemi sot bashkë, do të jemi edhe në Parlamentin e Kosovës, ashtu siç jemi zotuar, do ta ruajmë atë unitet të qëndrueshëm për rikonfirmimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Rezoluta për shtet të pavarur dhe sovran do të duhej të ishte bazë e mirë për platformën politike”, ka thënë Thaçi.

    Këtë e konfirmoi edhe kryeparlamentari Nexhat Daci, duke thënë se çdo gjë do të shkojë nëpërmjet Kuvendit. Ai tha se suksesi më i madh i takimit është uniteti i plotë, fakti se të gjithë janë në një frekuencë.

    “Çdo gjë do të shkojë nëpërmjet Parlamentit, ajo që është e nevojshme, deputetët do të informohen për punën e delegacionit, dhe, delegacioni në takimet e shpeshta do t’i japë mendimet e veta, udhëzimet e veta koordinatorit, i cili pastaj i sjellë mendimet profesionale dhe prapë, pasi t’i aprovojë delegacioni do të behën publike për Kuvendin edhe për opinionin”, ka thënë Daci.

    Kurse, lideri i partisë ORA, Veton Surroi, duke e zbërthyer idenë e platformës, tha se përcaktimi për pavarësinë do të elaborohet nga ekipi dhe grupet punuese.

    “Është një elaborim më i gjatë që duhet të bëhet. Ai elaborim e ka konsensusin tonë të plotë dhe duhet të paraqitet në Kuvendin e Kosovës. Si i tillë bëhet obligues për çfarëdo procesi negociator në të ardhmen”, ka sqaruar Surroi.

    Ky ishte takimi i parë i ekipit negociator të Kosovës. Pesëshja politike dhe koordinatori i grupeve punuese për negociatat, janë pajtuar që të takohen më shpesh gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që nga bashkësia ndërkombëtare pritet që brenda pak javësh të hapet çështja e definimit të statusit politik të Kosovës.


    Radio-Kosova
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #32
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC Shqip

    Anan rekomandon fillimin e bisedimeve

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, u ka thënë gazetarëve se do t'i rekomandojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bisedimet për statusin e Kosovës të fillojnë së shpejti.

    Disa orë më parë, këtë e paralajmëroi edhe kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen-Petersen në një konferencë për gazetarë në Beograd.

    "Natyrisht që më kanë konsultuar për raportin dhe kam ndarë vëzhgimet e mia me Sekretarin e Përgjithshëm dhe e kam thënë më parë dhe po e them edhe këtu se kam shumë besim se Sekretari i Përgjisthsëm gjatë ditës së sotme do të rekomandojë që bisedimet për statusin e Kosovës të fillojnë. Në këtë moment është shumë me rëndësi që të kemi edhe dialog këtu në Beograd. Bisedimet për statusin, kjo tashmë është e qartë, do të fillojnë para fundit të këtij viti," tha zoti Petersen.

    Më shumë se gjashtë vjet pasi Kombet e Bashkuara morën nën kontroll administrimin e Kosovës nga Serbia pas luftës në Kosovë, përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për statusin e Kosovës po marrin hov.

    Diplomati norvegjez, Kai Eide, ka kaluar gati katër muaj për të parë nëse kushtet në Kosovë janë pjekur për fillimin e bisedimeve.

    Zoti Eide e paraqiti raportin e tij tek sekretari i përgjithëm i OKB-së Kofi Annan të martën.

    Diplomatët perëndimorë thonë se, raporti që mbetet konfidencial tani për tani, vë në dukje disa të meta në standardet e Kosovës për demokraci, në punën e institucioneve të saj ligjore dhe në mbrojtjen e pakicës serbe.

    Por ai argumenton se përmirësime të mëtejshme në këto fusha mund të bëhen një parakusht për përparimin që do të bëhet gjatë bisedimeve.

    Lidhur me çështjen se kush do të ndërmjetësojë midis autoriteteve kryesisht shqiptare të Kosovës - që duan pavarësinë - dhe administratës në Beograd, që nuk duan ta lëshojnë Kosovën, spekulimet përqëndrohen në ish-presidentin finlandez Martti Antisaari.

    Ishte zoti Ahtisaari që ndërmjetësoi armëpushimin midis Jugosllavisë dhe NATO-s në vitin 1999.

    Zyrtarë të OKB-së thonë se Këshilli i Sigurimit pritet të debatojë mbi raportin e zotit Eide më 24 tetor, dhe bisedimet për të ardhmen e Kosovës mund të fillojnë disa javë më pas.

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ndërkombëtarët: Pavarësi e kushtëzuar për Kosovën (Shekulli)

    E.Kushova

    Pavarësi e kushtëzuar. Ky është varianti që mbështesin fuqitë e mëdha në lidhje me statusin e ardhshëm të Kosovës. Pikërisht dje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, rekomandoi fillimin e bisedimeve shumë të shpejta për statusin e Kosovës, duke theksuar se pavarësia nga Serbia është njëri prej opsioneve të mundshme. Megjithatë, burime diplomatike të cituara nga “Rojteri” thonë se kjo alternativë, pra pavarësia e mbikqyrur (nga BE) dhe e kushtëzuar, është më e preferuari për ndërkombëtarët përballë opsioneve të tjera që janë hedhur poshtë tashmë, si ai i rikthimit të Kosovës nën Serbi, dhe copëtimit të mundshëm të krahinës në territore serbe e shqiptare. Rekomandimi i Kofi Annanit për fillimin e bisedimeve mbi statusin, erdhi pak pasi ai studioi raportin e vlerësimit të standarteve të përgatitura nga i dërguari i OKB-së në Kosovë, Kai Eide. “Sot unë do të informoj Këshillin e Sigurimit se unë dëshiroj të hapen bisedimet për statusin e Kosovës”,- tha Annan për gazetarët, gjatë një vizite në kryeqytetin zviceran. “Natyrisht, nuk mund të them se cili do të jetë rezultati. Është ngritur çështja e pavarësisë; po kështu edhe çështja e autonomisë. Do ta diskutojmë këtë me Beogradin dhe Prishtinën”,- tha Anani. Ndërkohë në Beograd, kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, tha se bisedimet do të nisin para fundit të vitit. Bëhet fjalë për muajin nëntor, ndoshta në Vjenë. Bisedimet do të nisin pasi Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi rekomandimet e Annanit, ndoshta më 25 tetor.
    E ndërsa OKB dha miratimin për plotësimin e “kushtit para statusit”, pra për “përmbushjen e standarteve”, Beogradi këmbëngul që kjo fazë nuk është arritur. Sipas Beogradit, nuk janë përmbushur standartet e demokracisë dhe të drejtat e minoritetit serb në Kosovë. Sipas politikanit serb të Kosovës, Oliver Icanoviç, copëtimi i Kosovës do të ishte katastrofë, ndërsa pavarësia, shumë e rrezikshme, për shkak se serbët sipas tij, do të vuajnë në një Kosovë të pavarur. Ndërkohë është caktuar edhe kandidati kryesor që do të kryesojë bisedimet e statusit të Kosovës. Ai do të jetë ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari. Gjatë një deklarate, kryeadministratori i Kosovës, Petersen, ka theksuar se do të vijë një ditë që UNMIK-u do të largohet nga Kosova. Ndërkohë, shefi i sigurisë dhe politikës së jashtme në BE, Havier Solana ka thënë në fillim të këtij muaji, se BE duhet të marrë nga OKB, detyrat dhe kompetencat në Kosovë, përfshi dhe policimin apo forcën e zbatimit të ligjit. Megjithatë NATO ka bërë të ditur se, do të vazhdojë të qëndrojë për një kohë të gjatë në Kosovë me trupat paqeruajtëse të KFOR-it.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •