Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E mërkurë, 7. Shtator, 2005

    EIDE: FUNDI I PUNËS SIME BRENDA DY JAVËVE



    Zijadin Gashi, Prishtinë


    Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e përmbushjes së standardeve në Kosovë, ambasadori Kai Eide, ka paralajmëruar se fundi i punës së tij në hartimin e raportit, nga i cili varet më pas dhe fillimi i bisedimeve për statusin e Kosovës, do të jetë brenda dy javëve të ardhshme. Ambasadori norvegjez është shprehur më optimist se në të kaluarën rreth të arriturave në Kosovë, por nuk ka dashur të paragjykojë ndonjë rezultat të raportit të tij, duke ia lënë këtë mundësi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Në përmbyllje të vizitës, Kai Eide ka vazhduar bisedimet edhe sot me kryeministrin Bajram Kosumi, ka vizituar presidentin Ibrahim Rugova, si dhe ka zhvilluar një takim dhe me komandantin e TMK-së, Agim Çeku. Duke mos dashur të paragjykojë raportin e tij, ai tha se ky raport, si edhe vendimi për fillimin e bisedimeve për statusin, janë çështje ekskluzive për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan:
    ”Mendoj se kemi bërë përparime, dhe kjo është treguar në takimet e hapura dhe gadishmërinë e shprehur këtu që të ecet përpara, por unë nuk mund të jap vlerësime se sa përqind jam i kënaqur me këtë”, tha ambasadori Eide, duke shtuar se ai nuk dëshiron t’i komentojë çështjet e statusit, sepse kjo nuk ishte në mandatin e tij.
    Ndërkohë që përmes një komunikate njoftohet se presidenti Ibrahim Rugova, i cili vazhdon të ushtrojë postin e kryetarit nën përkujdesje mjekësore, në takimin që zhvilloi sot me përfaqësuesin e OKB-së, ka shprehur besimin e tij se vlerësimi i përparimit në standarde do të pozitiv, sikurse edhe vlerësimi i gjendjes së përgjithshme në Kosovë.
    Kurse kryeministri Bajram Kosumi, tha se nuk dëshiron të imponojë asgjë, përveç se pret nga Eide një raport që do të paraqesë gjendjen reale në Kosovë me të mirat dhe dobësitë e saj:
    “Unë e kam lutur që raporti i ambasadorit të jetë realist, objektiv dhe i pavarur. Nuk dëshirojmë të krijojmë një fotografi joreale, të bukur për Kosovën, dëshirojmë të krijojmë një fotografi reale dhe duke qenë reale, ne mendojmë se është një fotografi e mirë. Ne besojmë në këtë proces, populli i Kosovës beson në këtë proces, ne punojmë shumë ta shtyjmë përpara këtë proces dhe kjo është fotografia reale dhe e mirë, e cila besoj se do të reflektohet edhe në raportin e ambasadorit Eide”, tha Kosumi.
    Ambasadori Eide në anën tjetër kërkoi më shumë angazhime të qeverisë në çështjen e decentralizimit, kthimit të personave të zhvendosur, çështjet pronësore dhe ato të trashëgimisë kulturore.
    Pas Prishtinës, Eide tha se do të udhëtojë për në Beograd, ku gjatë dy ditëve në vijim do të bisedojë me zyrtarët e atjeshëm. Më pas ai tha se do të vazhdojë për në Bruksel, ku do të takojë zyrtarët e BE-së, më pas përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit dhe krejt në fund do të bisedojë dhe me Kofi Ananin, kur do ta hartojë raportin përfundimtar lidhur me standardet në Kosovë.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BE për pavarësi të kushtëzuar të Kosovës: Ahtisari udhëheq bisedimet - standardet blof?

    8 shtator - Bashkimi Evropian po kërkon një zgjidhje për statusin e Kosovës e cila do të jetë një lloj pavarësie e kushtëzuar. Kjo zgjidhje do të jetë e imponuar edhe Beogradit edhe Prishtinës, por Kosova megjithatë nuk do të jetë shtet i vërtetë, madje dhe nëse e fiton pavarësinë në raport me Beogradin, sepse sovranitetin e saj do ta kufizojë bashkësia ndërkombëtare, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit, e cila citon burimet e afërta me përfaqësuesin e lartë të BE-së Havier Solana.
    "Në BE po shqyrtojnë dy çështje kyçe lidhur me statusin e Kosovës, e këto janë pavarësia nga Beogradi dhe çështja e sovranitetit, përkatësisht shtetësia e kufizuar e Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare", pohon burimi i kësaj gazete.

    Gazeta më tutje citon bashkëbiseduesin e saj i cili thotë se bisedimet "do të nisin me shatëll-diplomacinë", edhe pse BE do të donte që në një moment të zhvillohen bisedime direkte të Beogradit dhe Prishtinës. Por zgjidhja e imponuar megjithatë do të ishte me kompromis.
    Bisedimet do t'i udhëheqë diplomati finlandez Marti Ahtisari i cili do të ketë edhe tre ndihmës dhe me gjasë do të jenë Mark Grosman, si përfaqësues i SHBA-së, Shtefan Lene në emër të BE-së dhe Vladimir Çizhov nga Rusia, citon gazeta burimin e saj, i cili historinë e standardeve për Kosovën që nga fillimi e quan blof të bashkësisë ndërkombëtare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Server: Bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë edhe nëse Aide vlerëson se standardet nuk janë përmbushur deri në fund

    Londër, 8 shtator - Eksperti amerikan për çështjen e Kosovës Daniel Server beson se bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë edhe nëse Kai Aide vlerëson se standardet nuk janë përmbushur deri në fund.
    Server në një intervistë për BBC-në vëren se Beogradi synon ndarjen terriortiale të serbëve në Kosovë.

    "Kujtoj se pas insistimit për decentralizim në të vërtetë fshehet dëshira për ndarjen territoriale të serbëve në Kosovë. Në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare nuk ka treguar vullnet që të pengojë ndarjen ekzistuese në të cilën UNMIK-u kontrollon territorin në jug nga lumi Ibër, ndërkaq Beogradi territorin në veri të lumit që ndan Mitrovicën".
    Server paralajmëron se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk eshtë e gatshme që të zgjidhë atë ndarje tani, nuk sheh asnjë arsye se do të ishte e gatshme ta bëjë këtë në të ardhmen.

    Po ashtu ky analist amerikan ka hedhur poshtë spekulimet për destabilizimin politik të Kosovës dhe luftën për pushtet para fillimit të bisedimeve, pasi President Ibrahim Rugova bëri të ditur se vuan nga kanceri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Raporti i Eides do të jetë në dobi të fillimit të bisedimeve mbi satusin

    Lubjanë, 17:40

    Raporti për Kosovën i ambasadorit norvegjez Kai Eide do të anojë për fillimin e bisedimeve rreth statusit përfundimtar të Kosovës, vlerëson kryesuesi i OSBE-së dhe njëherit shef i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel.

    "Kam parandjenjë se raporti edhe për kundër të gjitha rezervave, do të anojë në dobi të fillimit të bisedimeve mbi statusin e ardhshëm të Kosovës", deklaroi sot Rupeli gjatë pres-konferencës në Lubjanë.

    Ai shtoi se "Kosova do të mbledhë forca për ta mposhtur momentin e tensionuar", të shkaktuar pas lajmërimit të kryetarit Ibrahim Rugova se vuan nga kanceri në mushkëri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89

    Cool Pse po heshtin udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ?-Shkruan Ismajl Kurteshi

    [undefinedFONT=Times New Roman]Në një takim me gazetarë, këto ditë, kryeadministratori Petersen i ftoi udhëheqësit dhe qytetarët e Kosovës të përgatiten për kompromis. Ai ndër të tjera tha:”…statusi i Kosovës do të jetë rezultat i kompromiseve.” Më tutje z. Petersen tha:”Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të shohë një përfundim, dhe se do të insistojë në një përfundim i cili do të normalizonte Kosovën, Serbinë dhe rajonin.”

    Z.Petersen me këtë rast kërkoi që populli shumicë I Kosovës ta bëjnë të pamundurën, sepse pavarësia e Kosovës, në të cilën u garantohen të drejtat qytetare të gjithë banorëve të saj, është kompromis i skajshëm, pranueshëm për Shqiptarët, i cili garanton stabilitet të Kosovës, Serbisë e rajonit. Por deklarata e z.Petersen u përcoll vetëm me reagimin e opozitës, lëvizjes “vetëvendosja” dhe shoqatat e dala nga lufta, kurse udhëheqësve të institucioneve nuk i’u ndie zëri.

    Këta të fundit heshtin edhe atëherë kur veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja”, keqtrajtohen nga policia, edhe pse arsye e vetme e arrestimeve dhe rrahjeve të veprimtarëve të kësaj lëvizjeje është shkruarja e parullës:”JO NEGOCIATA-VETËVENDOSJE”. Pra “faji” i vetëm i tyre është angazhimi seioz për realizimin e të drejtave elementare të shoqërive demokratike, të drejtën e shprehjes së lirë dhe të drejtën për vetëvendosje, të bazuar në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të popujve.

    Është interesant se si nuk nxit reagim të ngjashëm të policisë kërkesa për pavarësi, e stërpërsëritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës , e përcjllur përherë me një të qeshur,si dhe deklarata shpesh e dëgjuar nga goja e udhëheqësve të institucioneve : “pavarësia e Kosovës është e panegociueshme”,e cila përputhet plotësisht me pjesën e slloganit “JO NEGOCIATA”.

    Reagimet dallojn , edhe pse kërkesat e njerës dhe palës tjetër nuk dallojnë si formulim, por dallon qasja dhe seriozitetit.

    Sikur udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të angazhoheshin me të njëjtin seriozitet, për të njëjtat kërkesa , për të cilat angazhohen edhe veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja” ata do të reagonin sa herë që pjesëtarët e kësaj lëvizjeje keqtrajtohen nga policia.

    Udhëheqësit e institucioneve nuk dallohen vetëm me të qeshurat e tyre joserioze, që përcjellin secilën kërkesë të tyre për pavarësi. Por edhe me hyrjen në negociata pa i respektuar procedurat zyrtare jo vetëm në takimin e Vjenës por edhe në shumë takime të tjera para e pas Vjenës. Këta udhëheqës nuk i njoftojnë drejtë qytetarët me rrjedhat politike, por me vetëdije krijojnë iluzione të rrejshme dhe konfuzion . Kështu është rasti me projektin serb për decentralizimin të imponuar nga UNMIK-u, që nuk bëhet për shkak të interesave të qytetarëve por për realizimin e interesave të Serbisë. Këto karakteristika dëshmojnë për mungesën e sinqeritetit dhe transparencës së udhëheqësve të institucioneve. Ata nuk po e pranojnë se nuk bëjnë politikë, por janë zbatues besnikë të politikave të imponuara nga të tjerët.

    Prandaj nuk ndodhë rastësisht që e njëjta polici që i siguron udhëheqësit e institucioneve deri sa ata i shtrojnë kërkesat për pavarsi, t`i ndjekin veprimtarët e lëvizjes në momentin kur ata i shtrojnë të njëjtat kërkesa.

    Se policia padrejtësisht po i ndjek veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja” dëshmon edhe kërkesa e Ombudspersonit të Kosovës për fillimin e hetimeve në lidhje me dhunën e ushtruar nga ana e policisë kundër këtyre veprimtareve, të cilët po ndiqen vetëm pse po I shprehin bindjet e tyre politike të lejueshme në shoqëritë demokratike.

    Udhëheqësit e institucioneve asnjëherë nuk reaguan edhe pse sulmet mbi veprimtarët e lëvizjes “vetëvendosja “ nuk paraqesin sulm vetëm mbi kërkesën e drejtë për vetëvendosje por edhe sulm mbi njërën nga të drejtat fundamentale të shoqrisë demokratike, të drejtën e shprehjes së lirë. Ata nuk reaguan as ndaj kërkesës së papranueshme të z. Petersen për kompromis.

    Udhëheqësit e institucioneve jo vetëm nuk reagojnë kur grupime të caktuara pengohen e keqtrajtohen, por ndonjëherë edhe vetë i pengojnë ata që seriozisht angazhohen për një zgjidhje të drejtë politike për Kosovën.

    Pasojat e heshtjes së tyre do të ndihen në të ardhmen./Prishtinë, 27 gusht 2005[/FONT][/COLOR][/SIZE]/

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Harudi

    ...Në anën tjetër Qeveria e Kosovës insiston që vetë të formojë grupet punuese dhe vetë të caktojë koordinatorin për bisedimet që do të zhvillohen rreth statusit politik të Kosovës,ndërkaq për koordinator të të gjitha grupeve punuese,sipas mediave të shkruara në Kosovë,si kandidat i mundshëm përmendet Blerim Shala,botues i gazetës "Zëri".Blerimi ishte edhe njëri nga anëtarët e delegacionit kosovar në Rambuje dhe Paris në vitin 1999...

    Presidenti Rugova: "Kosova është e gatshme të zërë vendin e vet në bashkësinë e shteteve të lira e të pavarura"

    Prishtinë, 13 shtator - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka bërë sot një deklaratë rreth përgatitjeve për bisedat eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës.
    Në këtë deklaratë Presidenti Rugova tha se do të përshpejtojë punën që e ka filluar Forumi për të krijuar një ndjenjë uniteti dhe pikësynimi kombëtar në kohën kur Kosova po hyn në këtë periudhë me rëndësi vendimtare. Po ashtu Presidenti kërkon nga opozita që t'i lërë mënjanë divergjencat partiake dhe të bashkohet në përgatitjet për statusin përfundimtar.
    Më poshtë po e japim tekstin e plotë të deklaratës së Presidentit Rugova.
    "Forumi Politik ka diskutuar gjatë muajve të fundit për formimin e grupeve të punës për bisedimet eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas takimit që pata të mërkurën e kaluar me ambasadorin Kai Eide, jam i bindur se rruga për përcaktim të statusit të vendit tonë mund të hapet së shpejti. Prandaj, unë kam vendosur sot që ta përshpejtoj punën që e kishte filluar Forumi dhe të krijojmë një ndjenjë uniteti dhe pikësynimi kombëtar në kohën kur Kosova po hyn në këtë periudhë me rëndësi vendimtare.
    Kosova u takon të gjithë njerëzve që jetojnë këtu. Edhe procesi që duhet të çojë te statusi ynë politik u takon të gjithëve. Unë, si President, do t'i prij këtij procesi. Në ekipin tonë do të jenë edhe Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dhe udhëheqësit e dy partive më të mëdha të opozitës, Hashim Thaçi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA). Që të gjithë duhet të jemi të pranishëm në delegacionin e Kosovës, në rast të bisedave për statusin përfundimtar. Prandaj, kërkoj nga opozita që t'i lërë mënjanë divergjencat partiake dhe të na bashkohet në përgatitjet për statusin përfundimtar.
    Për organizim, përshpejtim të punës dhe mobilizim të ekspertëve nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile, dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, kam emëruar Blerim Shalën, një figurë e respektuar jopartiake, që t'i bashkërendojë përpjekjet e grupeve të punës. I kam kërkuar atij që të bëjë konsultime të gjera dhe t'u raportojë udhëheqësve politikë pas dy javësh me një plan për të çuar punën përpara. Z. Shala do të na raportojë në mënyrë periodike për ecurinë e punës së grupeve të punës dhe do të kërkojë miratim politik prej nesh për qëndrimet tona madhore.
    Mbasi që kam emëruar këtë ekip uniteti që të punojë për të ardhmen tonë, unë i kërkoj Kuvendit të Kosovës që të miratojë këtë përcaktim timin. Unë poashtu i kërkoj Qeverisë që t'i sigurojë fondet e nevojshme për punën e grupeve punuese".
    Ky është moment historik për Kosovën. Me angazhimet tona serioze dhe unitetin në përgatitjet për bisedat eventuale për statusin përfundimtar do t'i tregojmë botës se Kosova është e gatshme të zërë vendin e vet në bashkësinë e shteteve të lira e të pavarura", thuhet në fund të deklaratës së Presidentit Rugova.

    QIK
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #17
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Thirrje Qytetare

    Demonstrat Paqesore

    "VETEVENDOSJA"

    Me daten 16 SHTATOR 2005, nga ora 11:00am deri me 02:00pm, perpara Kombeve
    te Bashkuara, tek
    "Daghammarsjold Plaza" , avenuja e pare, dhe rruga 47, ne New York, (First
    ave. /47st.), do te zhvillohet nje demonstrate paqesore ne perkrahje te
    fillimit te bisedimeve sa me shpejta per statusin e Kosoves, si dhe ne
    perkrahje per Pamvaresin e pakufizuar te saj.
    Te gjitha organizat shqipetare ne Amerike qe punojne dhe perkrahin
    pamvaresine e Kosoves,
    lusin te gjithe shqiptaret e te gjitha krahinave te marrin pjese ne kete
    ngjarje te rendesishme, e cila eshte e lidhur me realizimin e endrrave
    shumevjecare te Popullit te Kosoves per te jetur te lire dhe te pamvarur.
    Kjo eshte nje ngjarje e rendesishme ku te gjithe shqiptaret duhet ti
    tregojne botes bashkimin e tyre te padiskutueshem ne lidhje me pamvaresine e
    Kosoves.
    Koha eshte kunder nesh, le ta kthejme ne favorin tone.

    Zoti qofte me te gjithe shqiptaret!

    Per kontakte te metejshme mund te kontaktoni ne numrin e tel: 718 309 9890
    (USA)
    ose: info@newalbaniangeneration.com

  8. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti Rugova: Eshtë shenjë e mirë se të gjithë do të jemi së bashku për pavarësi

    Prishtinë, 14 shtator -

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova falënderoi të gjitha subjektet politike që e mbështetën vendimin e tij të djeshëm për caktmin e ekipit negiciator dhe koordinatorin e grupeve punuese për bisedimet rreth statusit.

    "Është një shenjë e mirë që tregon se të gjithë do të jemi së bashku për pavarësinë e vendit dhe do të vazhdojmë të punojmë", deklaroi Presidenti Rugova pas takimit të sotëm me kryeadministratorin Soren Jesen Petersen.
    Me këtë rast Presidenti Rugova gjendjen e sigurisë në vend e vlerësoi stabile dhe falënderoi kreun e UNMIK ut për angazhimin e tij të shtuar gjatë ditëve të fundit.

    Po ashtu Presidenti tha se pret një vlerësim pozitiv të gjendjes nga ambasadori Kai Aide që të nisin përgatitjet për bisedimet eventuale për pavarësinë e Kosovës.
    "Gjithsesi ne tash presim një vlerësim pozitiv të gjendjes në Kosovë nga ambasadori Aide, që të fillojmë përgatitjet nëse do të ketë bisedime për të ardhmen e vendit tonë - pavarësinë. Unë përsëri insistoj për një njohje direkte të pavarësisë që do të ishte më e mirë por ne do të përgatitemi për këtë rrugë ndërkombëtare e në këtë frymë ishte edhe deklarata ime e djeshme".

    Petersen pasi edhe një herë përshëndeti vendimin e djeshëm të Presidentit, tha se zoti Rugova disa herë ka përsëritur se Kosova vetëm se bashku do të lëvizë drejt statusit dhe vendimi i djeshëm tregon qartë se përgatitjet për statusin duhet të fillojnë menjëherë.
    "Duhet të punojmë së bashku dhe unë do të vazhdoj të ndihmojë Presidentin dhe partitë politike. Do të bëjmë çfarë mundemi si UNMIK për t'u siguruar se jemi duke lëvizur përpara pa kurrfarë pengesash, drejt vendimit për statusin", tha Petersen.

    Petersen gjithashtu tha se përshëndet "përgjegjësinë pozitive" të të gjithë subjekteve politike dhe se tani nevojitet një fokusim në ruajtjen e unitetit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Të premten (nesër) sipas paralajmërimeve të mëhershme fillon një " mini bisedë" ndërmjet ministrit për Pushtet Lokal,Lutfi Haziri (Kosovë) dhe përfaqësuesit nga Serbija (Zoran Lonçar poashtu ministër),kurse biseda do të zhvillohet rreth reformave të pushtetit lokal në Kosovë.
    Serbija (kuptohet edhe serbet e Kosovës)kanë refuzuar planin e reformave për shkak se serbet insistojnë që të krijohen komuna të pastërta etnike serbe,për çka plani i qeverisë së Kosovës e i përkrahur nga UNMIK-u,BE,SHBA dhe Grupi i Kontaktit, nuk parasheh një gjë të tillë por përkundrazi propozon komuna të përziera por me një shumicë serbe.Mospajtimi më i madh qëndron tek komuna e Graçanicës tek e cila sërbët nuk pranojnë që ti bashkangjitet Ajvalia me shumicë shqiptare e që kufizohet me këtë lokalitet por kërkojnë që Graçanicës t'i bashkangjitet Çagllavica (ky lokalitet Çagllavica,sipas planit duhet t'i bashkangjitet njërës nga komunat e ardhshme të Prishtinës për shkak të afërsisë me Prishtinën).
    Plani B parasheh këto lokalitete të formojnë komunën e Graçanicës:
    Graçanica,Ajvalia,Lapllo selo,Preoce dhe Sushica.(vetëm Ajvalia është me shumicë absolute shqiptare dhe një pakicë serbe)
    Serbet dëshirojnë që në vend të Ajvalisë të marrin Çagllavicën,me çka Graçanica do të bëhej komunë e pastër serbe.Njëra nga arsyet e sërbëve për mospranim të Ajvalisë është siç shprehen nga frika e natalitetit të shqiptarëve dhe frika se pas disa viteve shqiptarët do të bëheshin përsëri shumicë!!!
    Në rend dite të këtij takimi është paraparë të arrihet edhe marrëveshja për kthimin e librave katastar nga Serbija,Kosovës,libra të cilat Serbija i "vodhi" pas kapitullimit të saj në Kosovë (marrëveshja e Kumanovës)dhe largimi i ushtrisë serbe dhe institucioneve të saja të dhunshme që ishin të instaluara në Kosovë.
    Kurse do të bisedohet edhe për njohjen e tabelave të automjeteve të regjistruara në Kosovë,me çka shqiptarët e Kosovës do të kenë të drejtë dhe liri qarkullimi nëpër teritorin e Serbisë.



    E enjte, 15. Shtator, 2005

    NESËR NË VJENË DO TË DISKUTOHET DECENTRALIZIMI



    Rrahman Paçarizi, Prishtinë


    Takimi i Vjenës ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për decentralizimin, nuk mund të ketë ndikim mbi planin për pilot-komunat, por qeveria e Kosovës është e gatshme që me qytetarët dhe udhëheqësit serbë ta diskutojë planin dhe ta modifikojë, ka thënë sot kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, duke u shprehur i vendosur se nuk do të ketë komuna njëetnike, apo të tilla me 90 përqind serbë, siç kanë kërkuar zyrtarët e Listës Serbe. Këto komente, kryeministri i Kosovës i ka bërë pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, i cili ka mbështetur qëndrimin e qeverisë për ta mbajtur dialogun e vazhdueshëm me serbët. Kur themi do të mbetet dera e hapur kemi parasysh faktin se plani B është mirëpritur nga liderët serbë dhe kjo na jep vullnet që t’i afrojmë më shumë qytetarët dhe liderët serbë, për të marrë pjesë në këtë proces, tha kryeministri Kosumi:
    "Disa modifikime mund të bëhen dhe ne jemi të gatshëm t’i bisedojmë. Nuk do të ketë përjashtime të fshatrave shqiptare. Dua ta them shumë qartë se nuk është qëllimi ynë të formojmë komuna njëetnike. Mund ta kenë serbët shumicën aty, mund të jetë kryetar i njësisë një pjesëtar i nacionalitetit serb, por nuk de të ketë komuna njëetnike dhe nuk do të ketë madje as komuna me 90 përqind serbë e dhjetë për qind shqiptarë", tha kryeministri Kosumi, duke komentuar edhe qëndrimin e Listës Serbe në një letër dërguar së fundi kryeministrit Kosumi, Ministrit të Pushtetit Lokal Lutfi Haziri dhe shefit të UNMIK-ut Petersen, ku kërkohej që fshatrat shqiptare të hiqeshin nga komunat provuese që janë menduar të kenë shumicë serbe, si Graçanica dhe Parteshi.
    Vetë shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen tha se plani B është baza për pilot-komunat:
    "Unë e mirëpres qëndrimin e qeverisë për gadishmërinë që të shqyrtohet plani B dhe nëse ka ide të mira të bëhen edhe modifikime," tha Petersen, duke rikujtuar se Grupi i Kontaktit dhe UNMIK-u e kanë mbështetur fuqishëm planin B.
    Ndërkohë, nesër në Vjenë fillon një takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre Serbisë, ku do të flitet për decentralizimin, që është inicuar i dërguari i posaçëm i Sekretarit Anan për situatën në Kosovë, Kai Eide. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë shprehur pesimistë lidhur me takimin, pasi sipas tyre në delegacionin e Kosovës nuk ka pasur vend për serbët e Kosovës, të cilët kanë shkuar si pjesë e delegacionit të Serbisë, tha Rangjel Nojkiq, përfaqësues i Listës serbe, të cilin megjithatë e mban shpresa se gjërat do të lëvizin:
    "Nismat që janë ndërmarrë ndodhen tani në një qorrsokak dhe ndoshta ky është një rast që ato të marrin një drejtim pozitiv," tha Rangjel Nojkiq, duke potencuar sidomos kërkesat për pilot-komunat. Mirëpo, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, tha se takimi i Vjenës nuk mund ta ndryshojë agjendën e jetësimit të pilot-komunave:
    "T’ju them fillimisht se takimi i Vjenës nuk do të ndikojë fare në këtë, pasi në Vjenë nuk diskutohet fare për pilot-projektet".
    Sidoqoftë, përfaqësuesit e UNMIK-ut, por edhe përfaqësuesit e shqiptarëve dhe të serbëve e kanë vlerësuar si të rëndësishëm këtë takim, qoftë edhe vetëm për faktin se dialogu po mbahet i gjallë dhe nuk mungon vullneti për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve.
    RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    16.09.2005

    VJENË
    I dërguari i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e situatës në Kosovë, Kai Aide sot ka shprehur kënaqësi që është organizuar takimi i parë në Vjenë me zyrtarët e lartë nga Prishtina dhe Beogradi për çështjen e decentralizimit. Gjatë një pauze në takimin ndërmjet delergacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, që kryesohen nga ministrat e pushtetit lokal, përkatësisht Lutfi Haziri dhe Zoran Llonçar, zoti Aide, që e kryeson këtë takim, ka thënë se "fakti se politikanët e Kosovës dhe të Serbisë ulen në një tavolinë dhe bisedojnë për probleme konkrete është zhvillim pozitiv". Ai ka thënë se po bisedohet për një çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, e kjo është "si të shtohet siguria dhe ndërtimi i shoqërisë multietnike". Zoti Aide ka thënë se diskutimet janë konkrete dhe të detajizuara, që sipas tij është gjë e mirë. "Po përparojmë dhe po bisedojmë për detajet dhe kompetencat rreth procesit të decentralizimit", është shprehur diplomati Aide. Ai ka vlerësuar se "kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme dhe rezultatet nuk duhet të priten vetëm nga një takim". Zoti Aide nuk pranoj të paraqesë detaje të raportit të tij për Kosovën, por ka paralajmëruar se nesër udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan dhe me Grupin e Kontaktit. Zoti Aide, sot në Vjenë, gjatë një pushimi në bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, tha se "si Prishtina, ashtu edhe Beogradi dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ballafaqohen me sfida të rëndësishme dhe se duhet ti zgjidhin".
    RFE
    Në delegacionin kosovar përveç ministrit L.Haziri gjindet edhe këshilltari i kryetarit të kuvendit të Kosovës Ramush Tahiri i cili njëherit njihet edhe si politikologu më i njohur në Kosovë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •