Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jo me kot te permenda Letren e Galatasve ku ka tone te renda, deri ne mallkime per ata qe futnin ne Kisha ungjij te rreme. Kishat paralajmerohen qe te mos e heqin kendveshtrimin nga Krishti dhe te fillojne te udhehiqen nga mendja e tyre, duke dashur te luftojne natyren e rene.
    Legalizmi eshte gjeja e pare qe tundohesh te aplikosh kur perballesh me natyren e rene, por pikerisht ketu Kisha duhet te triumfoje, duke e bere Krishtin Fitoren e Saj.

    Eshte e vertete se natyra e rene ngelet tek i krishteri, por menyra se si ai mund t'i shpetoje gjurmeve te vjetra te kesaj natyre, nuk eshte Legalizmi, por Krishti. Prandaj eshte puna e kryqit qe Ai jep tek ne, qe te shkaterroje elementet e rene.

    Pra, i krishteri mund te bjere vetem atehere kur ai, pasi e ka marre Shpetimin me ane te Krishtit, perpiqet ta ruaje kete shpetim me forcat e veta, duke e larguar vemendjen nga Krishti.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Por , megjithate une jam i bindur nga eksperienca ime dhe e shume vellezerve dhe motrave qe njoh, se ai qe e ka Krishtin dhe nje dite ai heq dore nga Krishti dhe fokusohet tek vetja, Krishti do te beje qe ai te rikthehet serisht tek Ai. Ai eshte gati te beje c'eshte e mundur, vetem e vetem qe asnje prej deleve te Tij te mos humbase. Ai eshte gati te zbrese dhe ne Ferr, vetem e vetem qe te nxjerre prej andej ata qe jane te Tijte.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja fut kot, sepse ti as qe e di, mesa duket, se per cfare flitet tek Galatasit konkretisht.

    A nuk eshte tek Galatasit qe Pali ballafaqohet me Pjetrin? Per cfare ballafaqohen ata? Cfare u vu ne diskutim ne Keshillin apostolik qe shohim tek Vep 16?


    E pra, ne diskutim nuk ishin Ungjij te rreme, por ishte ceshtja e relates qe te krishteret duhet te kishin me ritualet e Dhiates se Vjeter.

    Pali, Apostolli i kombeve, mendote se Dh.V, dmth Ligji (JUDAIK), vere mire, ligji judaik, nuk kishte me vlere literale per Zbulesen e Krishtere. Krishti nuk erdhi thjeshte si mesues apo profet i Dh.V, per te themeluar nje sekt judaik ne vazhdimesi te ligjit hebre, por, shume me teper, si PERMBUSHESI i saj, RIGJALLERUESI, RINOVUESI. Keshtu qe mesimi i Tij nuk ka se si te jete thjesht nje vazhdim judaik. Sepse nqs Ligji judaik do te kishte te plote Zbulesen ne vetvete, atehere nuk do te kishte nevoje per Dh.R, Ungjillin. Edhe i bie pra qe Dh.V te ishte Ungjill.


    Kete pra kritikon Pali. POR as Pali, as Apostojt e as Kisha e gjitha, nuk jane kundra Legalizmit Kristian, nje legalizem shpirteror.


    Eshte injoranca tipike dualiste protestante ajo qe ka mbjellur nje armiqesi dualiste midis ligjit e frymes, mishit edhe shpirtit, duke interpretuar sipas qejfit e jashte konteksteve pjese te ndryshme Biblike.


    Ashtu sikurse aktivizimi i Frymes se Shenjte su perjashtua kur Izraeli ishte nen Ligjin, po keshtu Ligji (jo ai judaik) nuk perjashtohet kur Izraeli i Ri vjen nen Frymen. Ne fakt ligji na con tek Fryma, ndersa Fryma ploteson Ligjin. Ato nuk i kundervihen njera-tjetres.



    Prandaj Matrix, hidhi tutje ato TRU lavazhimet qe te ka bere Majkelli i Korces edhe ec ne vete.

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Problemi yt eshte ne llogjika qe ndjek:

    Dmth meqenese Ligji ka nevoje per Frymen qe te persoset, dhe Fryma ka nevoje per Ligjin qe te persoset

    Te flasesh ne kete menyre e ben beselidhjen frymore te papersosur, perderisa ajo ka nevoje per Ligjin qe te persoset.

    Pali e thote qarte se beselidhja e vjeter i ngjan Agarit dhe e reja Sares. E para ngjiz skllaverine, e dyta lirine.

    Dhe qe mishi ka deshira te kunderta me te frymes nuk e thote
    dualizmi protestant por vete apotulli i kombeve. Lexoi me mire shkrimet e tij.

    Eshte e vertete se dhe ne Fryme ka Ligj.Por ky Ligj nuk eshte i shkruar ne pllaka guri
    (Kanone, nene, dekrete)por ne pllaka mishi. Ne rast se ti flet per kete lloj ligji te frymes,une jam dakord me ty
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe dicka tjeter:

    Une nuk kam pune as me Majkellat e Korces, as me Vonat e Tiranes.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo je ti qe s'kupton!

    Une nuk thashe se Fryma ka nevoje per ligjin qe te persoset. Une thashe se Fryma e gjen veten ne veprim ne plotesimin e Ligjit. Kjo nuk eshte ceshtje persosje, por ceshtje shprehie. Ato nuk mund te kundershtojne dot njera tjetren.


    Vete natyra e njeriut ka nevoje per ligje, dekrete. Njeriu frymor nuk ka pse te kete frike prej tyre. Ligji nuk erdhi nga djalli, edhe renia erdhi si pasoje e shkeljes se dekretit "Mos ha nga ky frut".


    Apostoll Pali nuk flet per nje mish te rene, tek njeriu, e per nje fryme te pa rene, sikur te thosh se trupi eshte i keq, ndersa fryma e mire. Kjo do te ish idiotesi heretike, ta konkludosh. Njeriu kur ra, ra i gjithi, me trup e fryme, edhe po ashtu u restaurua. Pra, Pali, me mish, e ka fjalen per natyren e rene (truporo-shpirterore), ndersa me fryme, per natyren e re, po truporo-shpirterore.
    Ndryshe, po te ishte vetem trupi i keq, njeriu nuk do te vdiste shpirterisht, por vetem materialisht.




    C'rendesi ka me ke ke pune ti. Rendesi ka qe ke te besh ende me idiote. Ti e ke pranuar vete kete gje...

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,302
    Postimet në Bllog
    22
    Kush eshte i krishteri i vertete, ai qe e ha sapunin per djathte apo ai i krishteri tjeter qe e njeh dallimin midis sapunit dhe djathit dhe mundohet t'ia mesoja me fjale dallimin edhe te tjereve? A nuk do te ishte me e lehte qe ti jepej nje cope djathe ta provonte me gojen e tij qe te kuptonte se ai qe ai kish quajtur djathe deri me sot ishte vetem nje cope sapun qe e bente te nxirrte shume fllucka nga goja?

    Apostujt qe ju zini ne goje apo citoni, nuk shkruajten ungjijte vetem, bile ne disa raste nuk u shkruan as nga vete ata por nga dishepujt e tyre, por e fokusuan mbi te gjitha vemendjen e tyre duke bere nje jete te shenjte, pra te jetonin besimin e tyre. Me fjale te gjithe behen te krishtere, eshte shume kollaj bile. Eshte shume kollaj edhe te mesosh mbi krishterimin, mjafton te dish te lexosh pasi literature ka plot, dhe ja tek mesove dhe di edhe tu japesh mend te tjereve qe nuk dine si ty. Por ka nje dallim te madh midis TE KUPTUARIT dhe TE BESUARIT, ashtu sic ka nje dallim te madh midis FJALEVE dhe VEPRAVE ne kete jete.

    Te jetuarit e krishterimit nuk eshte nje "stil jete", as nje "menyre te sjelluri", as nje "mirekuptim i perbashket", as nje "doktrine", as nje "perpjekje me forcat tona". Te jetuarit e Krishterimit eshte imitimi i jetes se Jisu Krishtit, dishepujve te tij, dishepujve te dishepujve te tij, shenjtoreve te Kishes, qe jane edhe shtyllat e Kishes. Prandaj eterit e shkretetires shkonin ne shkretetire te vecuar nga kjo bote dhe ne lufte te vazhdueshme me pasionet e trupit te tyre dhe ne lutje te vazhdueshme me Perendine.

    Ne vargjet e Bibles njerezit kuptojne se ku fillon besimi ne Zot. Ne jeten e shenjtoreve mesojne se si ta kerkojne Perendine, si ta nderojne dhe adhurojne ate, si te ndryshojne natyren e tyre njerezore duke iu afruar natyres hyjnore me sakrificat vetemohuese, me lutjet e Kishes dhe me hirin e Perendise.

    Ata qe hapin faqet e Bibles dhe kujtojne se kane gjetur Perendine, ne fakt, ata vetem sa kane kuptuar mesazhin/thirrjen e Perendise. Kjo thirrje nuk te ben aspak te krishtere. I krishtere behesh atehere kur rilind ne Kishen e Jisu Krishtit, kur hedh hapat e tua drejt Perendise, kur heq dore nga vullneti yt njerezor per te pushtuar vullnetin hyjnor, kur e shikon Perendine e gjalle kudo dhe kur je ne komunikim te vazhdueshem me te me ane te lutjeve te panderprera.

    Dhe me shume se kurre, bota qe jetojme nuk ka nevoje per theologe, predikues karizmatike, apo shkolla Biblike. Me shume se kurre, bota qe jetojme ka nevoje per shenjtore.

    Albo

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe me shume se kurre, bota qe jetojme nuk ka nevoje per theologe, predikues karizmatike, apo shkolla Biblike. Me shume se kurre, bota qe jetojme ka nevoje per shenjtore.
    Jam plotesisht dakord!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Faltore gjigante e ndërtuar nga gjuetarët-mbledhësit e frutave
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 17:18
  2. Sa të rrezikshëm janë lëngjet e frutave?
    Nga YaSmiN në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •