12.07.2004
Ekspertët dhe QFMT detyrohen të zbatojnë vendimin e
APP-së për heqjen e kritereve për kualifikimin e
firmave. Ekspertët bëjnë një raport të plotë për këtë
çështje.
12.07.2004
Firma ‘2E’ e bandës së Gjolek Malajt bën sërish ankesë
për heqjen e kriterit që një firmë për t’u kualifikuar
duhet të ishte prodhuese konfeksionesh.
12.07.2004
Bajram Ibraj me anë të një shkrese u kërkon
autoriteteve përkatëse të vazhdojnë procedurat e
tenderimit në përputhje me kriteret e hartuara nga
ekspertët.
13.07.2004
Firma e Gjolek Malajt dhe Emiljano Dushës bën sërish
një ankesë një ditë përpara hapjes së tenderit, me
qëllim që të shtynte tenderin, pasi ajo nuk plotësonte
kriteret e kualifikimit.
14.07.2004
APP e drejtuar nga Behar Zeneli dhe me rekomandim të
Igli Toskës i kërkon QFMT-së që të shtynte tenderin me
dhjetë ditë, në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi
një shtyrje e tenderit ishte bërë. Si përfundim
tenderi shtyhet me këmbënguljen e firmës së bandës së
Gjolek Malajt, Igli Toskës dhe Behar Zenelit.
26.07.2005
Hapen procedurat e tenderimit dhe në garë ishin tre
firma, “2E motorola service”, firmë telefonie e bandës
së Gjolek Malajt, firma e konfeksioneve të Korçës dhe
një tjetër firmë prodhimi konfeksionesh.
Firma ‘2E’ nuk kualifikohet në tender, pasi nuk
plotësonte asnjë kërkesë për të fituar tenderin prej
1.5 miliard lekësh për prodhimin e kostumeve të
policisë.
30.07.2004
Behar Zeneli i APP urdhëron QFMT që të japë
informacion në lidhje me tenderimin dhe arsyet e
moskualifikimit të firmës ‘2E’.
04.08.2005
Firma e bandës së Gjolek Malajt bën ankesë tek
Ministri i Rendit Igli Toska dhe tek APP-ja e drejtuar
nga Behar Zeneli, pasi i quan procedurat e tenderit si
diskriminuese.
12.08.2004
Igli Toska dhe Behar Zeneli, në bashkëpunim me bandën
e Gjolek Malajt anullojnë tenderin duke djegur 1,5
miliard lekë të akorduara nga buxheti i shtetit për
kostumin e policisë, dhe duke e lënë policinë
përfundimisht pa kostume.
Konkluzioni
1.5 miliard lekë digjen qëllimisht dhe më pas fitohen
në forma të tjera nga ana e bandës së Gjolek Malajt.
440 milion lekë kjo firmë i merr menjëherë pas
anullimit të tenderit, duke fituar tre tendera të
ndarë me 11 dhe 12 Gusht 2004. Një pjesë tjetër u
përdorën nga Igli Toska për t’ia dhënë një tjetër miku
të tij, firmës Xheta. Kjo u bë gjoja për likuijdimin e
12 mijë palë këpucëve jashtë standardeve që qëndronin
stok që nga viti 2000 dhe askush nuk guxonte të
paguante për to. Igli Toska dhe banda e Gjolekës si
ndëshkim për mosmarrjen e tenderit të madh nga ana e
“2E”, pushojnë nga puna dhe përjashtojnë nga policia,
ekspertët që hartuan kriteret për kualifikimin e
firmave për prodhimin e kostumeve të policisë.
tema
Krijoni Kontakt