Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Dhunohen dy gazetarë në Gjirokastër, Baze dhe Patozi

    Gazeta TemA


    Lazarat, komisioneri socialist, grushta me Ruçin

    Shkak u bë vendimi i Gramoz Ruçit dhe Makbule Çeços
    për të mos çuar komisionerë në Lazarat, me qëllim që
    të dëmtohej procesi

    Kryetari i qendrës së votimit në Lazarat, Petrit
    Braho, i cili u ndalua të ishte komisioner nga Partia
    Socialiste në zgjedhjet e sotme, ka fyer dhe sulmuar
    me grushta Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Gramoz
    Ruçi, pasi ky i fundit dhe kandidatja socialiste,
    Makbule Çeço, nuk lejuan futjen e tij në komisionet e
    zgjedhjeve më 21 gusht. Braho i cili është dhe anëtar
    i kryesisë së PS në Gjirokastër, ishte komisioneri më
    i vendosur socialist në 3 Korrik në Lazarat, i
    vlerësuar publikisht dhe nga kandidatja socialiste
    Makbule Çeço. Por pas vendimit për përsëritje të
    zgjedhjeve, ajo vendosi të dëmtojë procesin në Lazarat
    dhe tërhoqi prej andej gjithë komisionerët. Edhe pse
    situata në Lazarat është e qetë dhe pa asnjë incident,
    edhe pse shumë socialistë të Lazaratit janë gati të
    shkojnë në komisione, urdhri i Ruçit për t’i braktisur
    ata, ka ngritur tensionin mes socialistëve dhe ka
    shkaktuar grindjen e djeshme.
    Komisioneri socialist dhe Ruçi janë grindur fillimisht
    në selinë e PS në Gjirokastër dhe kanë përfunduar në
    sherr fizik në shtabin elektoral të kandidates
    socialiste Makbule Çeço.
    Deri dje në mbrëmje, PS nuk dërgoi ende komisionerë në
    KQV, çka detyroi KQZ-në e Gjirokastrës të ftonte parti
    të tjera të majta, të ofronin komisionerë për të
    vazhduar procesi.


    Grunet i kërkon PS-së të zhbllokojë situatën dhe të
    dërgojë komisionerët në tri qendrat e votimit në
    Lazarat


    Gjirokastër, Çeço nxit bojkotin

    Partia Socialiste nuk ka paraqitur komisionerët e saj
    në tri Qendra Votimi në Lazarat. Sipas Kodit Zgjedhor,
    e drejta për të caktuar komisionerët i takon Partisë
    Agrare.

    Partia Socialiste ka bojkotuar procesin zgjedhor në
    tri qendrat e votimit në Lazarat, duke mos dërguar
    komisionerët në KQV. Kandidatja socialiste, Makbule
    Çeço, ka refuzuar që të dërgojë komisionerë në këto
    tri qendra votimi, me pretekstin se mbi ta po
    ushtrohet presion dhe ata kanë frikë që të shkojnë.
    Deri në orët e vona të natës nuk është arritur në
    ndonjë qëndrim pozitiv të Partisë Socialiste për të
    dërguar komisionerët e Qendrave të Votimit. Pas një
    takimi të shefit të misionit të vëzhguesve të
    OSBE-ODIHR, Jorgen Grunet me drejtues të Partisë
    Socialiste në Gjirokastër mesditën e djeshme, u ra
    dakord që komisionerët të shkojnë në tri qendrat e
    votimit në Lazarat.
    Partia Socialiste e Gjirokastrës u shpreh se
    komisionerët e Partisë Socialiste do të shkonin në
    Qendrat e Votimit, por pas pak kohësh, qëndrimi ka
    ndryshuar sërish. Partia Socialiste justifikohet se
    komisionerët e saj kanë frikë që të shkojnë në qendrat
    e votimit, pasi mbi ta po ushtrohet presion dhe
    shantazh.
    Ky pretendim është hedhur poshtë nga vetë
    komisionerët, të cilët janë treguar të gatshëm që të
    shkojnë në qendrat e votimit. Ndërhyrja ka ardhur nga
    kandidatja socialiste Makbule Çeço, e cila ka
    urdhëruar komisionerët që të mos marrin pjesë në
    zgjedhjet e ditës së sotme.
    Pas presionit të ushtruar nga kandidatja socialiste,
    Çeço, u tërhoqën edhe komisionerët e Partisë
    Social-Demokrate. Ata u tërhoqën me pretendimin se ka
    gjasa që të ketë parregullsi në zgjedhje. Por pas
    ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Partia Social-demokrate
    i ka rikthyer komisionerët e saj në tri qendrat e
    votimit.
    Komisionerët e Partisë Demokratike dhe të partive të
    tjera, së bashku me Partinë Social-Demokrate, kanë
    tërhequr materialet e votimit nga KZZ-ja e
    Gjirokastrës, ndërkohë që pritej vendimi përfundimtar
    për komisionerët e PS-së. Deri në orët e vona të
    natës, situata ka qenë e bllokuar dhe komisionerët
    s’kanë mbërritur në qendrat e votimit.
    Kodi Zgjedhor parashikon edhe situata të tilla dhe
    sanksionon mënyrën e zëvendësimit të komisionerëve për
    të mos çuar në bllokimin e zgjedhjeve. Në nenin 34
    pika 6 të Kodit Zgjedhor sanksionohet mënyra e
    formimit të KZZ-së. Në këtë nen thuhet se nëse partitë
    nuk zbatojnë kërkesat për emërimin e komisionerëve të
    tyre, atëherë kjo e drejtë u kalon partive pasardhëse,
    sipas bllokut politik përkatës. Neni 45, pika 1, thotë
    se në situata të tilla, veprohet në të njëjtën mënyrë
    edhe me Komisionet e Qendrave të Votimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-08-2005 më 00:05

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga Koha Jone


    NIPI I RUCIT DHUNON MERO BAZEN

    Botuesi i gazetes "Tema" rrihet nga Gjoleke Malaj dhe djali i kandidates Makbule Ceco. Segmentet socialiste pergjakin zgjedhjet e 21 gushtit. Policia ne vendngjarje ben sehir

    Kryeredaktori i gazetes "Tema", Mero Baze dhe kryeredaktori i gazetes "Rilindja Demokratike", Astrit Patozi, u keqtrajtuan diten e djeshme gjate zhvillimit te procesit zgjedhor ne zonen elektorale 90 nga Gjoleke Malaj dhe nga njerezit qe e shoqeronin. Ky eshte dhe incidenti me i rende i ndodhur gjate zhvillimit te procesit zgjedhor me 21 gusht. Ngjarja e rende ndodhi dje, ne fshatin Cepo, ku Gjoleke Malaj, i shoqeruar nga disa persona, ka ushtruar dhune ndaj gazetarit Mero Baze dhe Astrit Patozi per shkak te detyres. Burime nga Gjirokastra bene te ditur per "KJ" se Malaj ka qene i shoqeruar nga disa persona, midis te cileve edhe djali i kandidates socialiste ne kete zone, Makbule Ceco. Te njejten gje e ka konfirmuar dhe Mero Baze, sipas te cilit ne grupin e njerezve qe e kishin sulmuar kishte dalluar djalin e kandidates per deputete Ceco. Baze sebashku me kryeredaktorin e RD-se, Patozi, po vezhgonin zhvillimin e votimeve ne zonen elektorale numer 90, ku kandidojne Genc Ruli per Partine Demokratike dhe Makbule Ceco per Partine Socialiste, kur ne fshatin Cepo jane ndalur nga Gjoleke Malaj dhe kater persona te tjere. Pasi eshte siguruar se personi ne drejtimin e mjetit ishte Mero baze, Malaj e ka goditur kete te fundit pa dhene asnje shpjegim. Ne keqtrajtimin e dy gazetareve kane marre pjese edhe personat e tjere, te cilet jane identifikuar si njerez te afert te Gjoleke Malajt. Ne vendngjarjen mesohet se kaneqene te pranishem dhe disa efektive te policise por qe kane qene inaktive per te parandaluar ngjarjen e rende. Nga goditjet mesohet se Mero Baze ka marre demtime serioze ne trup e fytyre, per te cilat i eshte dhene dhe ndihma e shpejte prane spitalit te Gjirokastres. Menjehere pas gjarjes, Baze ka bere kallezimin prane organeve te policise se Gjirokastres, e cila me pas ka bere ndalimin e Gjoleke Malajt per te cilin prokuroria e rrethit kishte nxjerre urdher-arrestin.

    Reagimi i socialisteve

    Menjehere pas incidentit te ndodhur ne fshatin Cepo, ku u keqtrajtua kryeredatori i gazetes "Tema", Mero Baze dhe ai i gazetes "RD", Astrit Patozi, ka reaguar kryetari i Partise Socialiste per Gjirokastren, Zylfo Cobani. Ne nje deklarate per mediat kreu i PS-se per qytetin jugor eshte shprehur se ka qene kryeredaktori i "Temes", Baze, ai qe ka provokuar incidentin e ndodhur. Sipas Cobanit, Baze ka qene i shoqeruar nga militante te Partise Demokratike dhe kane tentuar te nxjerrin nje nga komisioneret socialiste ne komisionin e votimit ne fshatin Cepo, veprim ky qe ka inicuar dhe konfliktin midis Malajt dhe Bazes. Por pavaresisht reagimit nga ana e kreut te PS-se se Gjirokastres, selia roze ne Tirane nuk eshte prononcuar lidhur me kete ngjarje. Burime prane kesaj selie bejne te ditur se menjehere pas ngjarjes sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, eshte nisur ne drejtim te Gjirokastres. Nuk dihet nese nisja e tij ka qene per monitorimin e zgjedhjeve apo per ngjarjen e ndodhur. Dihet se Gjoleke Malaj eshte nipi i sekretarit te pergjithshem te PS-se.


    DESHMIA E BAZES: SI ME RRAHEN BANDITET E GJOLEKES

    "Isha sebashku me kolegun tim e po vizitonim qendra te ndryshme votimi te zones elektorale. Rreth ores 12 ishim duke shkuar ne fshatin Cepo. Kur u futem te rruga 5 metra para qendres se votimit, pame nje grumbull makinash te parkuara, si dhe kater persona qe qedronin ne mes te rruges ne pritje te makines sone. Kur u afrova, e njoha qe njeriu kryesor ne mes te rruges ishte Gjoleke Malaj. Person tashme i njohur si nje nga njerezit e botes se krimit dhe nipi i sekretarit te pergjithshem te PS-se, Gramoz Ruci, me te cilin ai eshte lavderuar para TV Klan. Bashke me te ishte dhe djali i Makbule Cecos, e njoh pasi e kam komshi. Njeriu me agresiv ishte nje meso burre i shendoshe, te cilin, me sa mora vesh me pas, e quanin Eqerem. Ai eshte nga Levani dhe eshte djali i tezes se Gjoleke Malajt. Ne momentin qe e njoha qe ishte Gjoleke Malaj, edhe mund te mos ndaloja por fakti qe ai ishte i shoqeruar nga kater police natyrisht qe me jepte te drejten qytetare te ndaloja dhe nese kishte gje mund te sqarohesha. Sapo hapa xhamin, ai me pyeti nese isha Mero Baze. Hapi deren dhe qe te katert u futen brenda. Njeri prej tyre u tregua me profesionist. Hoqi celesin e makines qe te mos iknim. I pari me qelloi Gjoleke Malaj ne fytyre, pastaj personi nga Levani beri disa tentativa duke me shqyer dhe kemishen per te me njerre nga makina. I vetmi shans qe jam gjalle eshte se une arrita te mbrohem duke mos dale nga makina dhe te gjitha goditjet i kam ne krahun e majte, ne trup, shpatull dhe qafe deri sa humba ndjenjat. Ne keto momente kolegu im Patozi tentoi t'i qetesonte dhe t'i largonte. Gjoleke Malaj kaloi para makines, hapi deren tjeter dhe e qelloi edhe ate dy here. Nderkohe kater policet qe ishin aty benin gjeste te pakuptimta, duke thene qetesohuni, mos e humbni qetesine, nderkohe qe une kisha humbur ndjenjat".


    PATOZI: ME ERDHI NDERMEND DEKLARATA E GRAMOZ RUCIT

    Kryeredaktori dhe deputeti i Partise Demokratike Astrit Patozi, mbi te cilin u ushtrua dhune nga Gjoleke Malaj dhe disa persona te tjere e ka cilesuar kete ngjarje si nje akt te shemtuar kriminal. I kontaktuar nga "KJ" Patozi eshte shprehur se akti i djeshem vjen si pasoje e humbjes se pushtetit, i cili eshte i lidhur ngushte me boten e krimit dhe i ka rrenjet e veta qe nga viti 97. "Eshte nje akt i shemtuar kriminal, jane perpelitjet e fundit te krimit te gjeneruar qe nga '97 i cili po ndien humbjen e pushtetit", tha Patozi. Sipas deputetit te PD-se, kjo ngjarje tregon qarte lidhjet e krimit me pushtetin e djeshem qe duket se kane ndare midis tyre te gjitha parate e fituara ne menyre te paligjshme. Madje, Patozi shprehet se pas ngjarjes ka menduar shprehjen e sekretarit te Pergjithshem te PS-se, Ruci, ne "TV Klan" se eshte krenar per Gjoleke Malajn qe e ka nip. Sipas tij, kjo tregon me se miri lidhjet e pushtetit me boten e krimit te organizuar.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Ruli fiton bindshem ne Gjirokaster

    Sipas lajmeve te TV Klan te ores 10, KZZ e zones 90 te Gjirokastres shpall fitues Genc Rulin me mbi 4100 vota diference, ose 64% - 35%. Megjithe vleresimet pozitive te OSBE/ODHIR per procesin zgjedhor ne Lazarat, komisioneret e PS-se nuk kane pranuar numerimin e votave te tre qendrave te Lazaratit. Mgjth, ne rivotim Ruli ka fituar me 1300 vota dhe ne qytetin e Gjirokasters, sikurse dhe ne dy komunat e tjera, Cepani dhe Lazarati.

    Me pese kuti votimi akoma per tu hapur, Ilir Bano ka nje avantazh prej 1595 votash ne Krutje, pra praktikisht eshte fitues ne kete zone.

    Ne Malesine e Madhe, procesi i numerimit ka filluar rreth ores 9 dhe ende nuk ka ndonje rezultat domethenes. Nga numerimi i pese kutive te para ka nje avantazh te lehte te kandidatit te PD, Astrit Bushati, por eshte ende heret per te pas nje ide te qarte.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Incidenti me Bazen: Arrestohet Gjoleke Malaj, ne kerkim djali i Cecos

    marre nga Shekulli,

    Pas ngjarjes, policia ka arrestuar Gjolekë Malajn me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”

    Rrahu Bazen, pranga Gjolekë Malajt

    Shpallet në kërkim nga policia djali i kandidates së PS-së, Makbule Çeço, Artani

    Lindita Çela

    GJIROKASTËR- Gjolekë Malaj arrestohet nga policia me akuzën e goditjes për shkak të detyrës së kryeredaktorit të gazetës “TEMA”, Mero Baze. Pak minuta pas ngjarjes, policia e Gjirokastrës ka kryer arrestimin e Malajt ndërkohë që ka shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë si pjesëmarrës në dhunimin e Mero Bazes. Artan Çeço, djali i kandidates socialiste për deputete në zonën 90 Makbule Çeços; Eqerem Braçe një i afërm i Malajt nga qyteti i Fierit dhe Emiliano Dusha, janë shpallur në kërkim nga uniformat blu. Gjolekë Malaj kishte shkuar vetë i pari në policinë e qytetit jugor duke pretenduar se do të denonconte Mero Bazen për akuzat e fyerjes, shpifjes dhe kanosjes. Pas verifikimeve policia ka vendosur arrestimin e Malajt dhe ngritjen e akuzës ndaj tij. lajmi është pohuar dje nga burime të policisë dhe prokurorisë. Sipas tyre, shtetasi Gjolekë Islam Malaj dhe tre shokët e tij kanë dhunuar për shkak të detyrës kryeredaktorin e gazetës “TEMA”, Mero Baze.
    Arrestimi
    Menjëherë pas sulmit që i ka bërë kryeredaktorit të gazetës “TEMA”, Mero Baze, Gjolekë Malaj ka shkuar në policinë e Gjirokastrës duke u përpjekur që të bëjë i pari denoncim. Burimet zyrtare të policisë së këtij qyteti pohuan dje se pak pas orës 12.00, në komisariat është paraqitur vetë Gjolekë Malaj, i cili ka kërkuar të bëjë një denoncim për shpifje, fyerje dhe kanosje në drejtim të Mero Bazes. Ai ka pretenduar se Mero Baze e ka sulmuar duke e kanosur. Ndërkohë policia, e cila kishte marrë të dhënat e para nga ngjarja e ndodhur në fshatin Çepunë, i ka kërkuar Gjolekë Malajt që të qendrojë në komisariat. Gjatë kësaj kohe efektiva të policisë kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe kishin takuar vetë Mero Bazen, i cili u kishte treguar gjithçka në lidhje me atë që kishte ndodhur. “Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit të Gjirokastrës, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gjolekë Islam Malaj për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, e parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal”, thanë dje burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës. Sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje si dhe janë marrë dëshmitë e të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm.
    Të kërkuarit
    Burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës pohuan dje se ende është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë dhe të personave të implikuar në të. Nga marrja në pyetje e dy të dhunuarve, Mero Baze dhe Astrit Patozi, ka rezultuar se në momentin e sulmit Gjolekë malaj ka qenë së bashku me tre persona të tjerë. Ata kishin arritur që të identifikonin vetëm Malajn por njerëzit që i njihnin u kanë thënë se ndër tre personat e tjerë njëri ishte djali i Makbule Çeços. Burime të prokurorisë pohuan dje për “Shekullin” se nga verifikimet e kryera dhe dëshmitë e marra ka rezultuar se një ndër personat që kanë sulmuar Bazen është shtetasi Artan Çeço, djali i kandidates së Partisë Socialiste, Makbule Çeço. Ndërkohë dy personat e tjerë janë shtetasit Eqerem Braçe një i afërm i Malajt nga qyteti i Fierit dhe Emiliano Dusha. Të tre këta persona rezulton se janë të implikuar në ngjarje dhe kanë përgjegjësi direkte në të. Për këtë arsye prokuroria i ka kërkuar policisë së Gjirokastrës gjetjen dhe arrestimin e tyre. burime të prokurorisë pohuan dje se pozicioni i këtyre tre shtetasve ende nuk është sqaruar plotësisht dhe kjo gjë pritet që të bëhet më vonë.

    Ata janë pezulluar deri në sqarimin e shkallës së përgjegjësisë së tyre për ngjarjen e ndodhur
    Pezullohen katër policiët që nuk ndërhynë
    GJIROKASTËR- Në momentin e sulmit ndaj kryeredaktorit të gazetës “TEMA”, Mero Baze, në afërsi të qendrës së votimit nr. 4232, në fshatin Çepan, kanë qenë të pranishëm edhe katër efektiva policie. Ata kanë pasur si detyrë të kontrollojnë mbarëvajtjen e procesit të votimit por ndërkohë kanë qenë të pranishëm edhe në sulmin ndaj Bazes. Të katër efektivat e policisë kanë parë të gjithë skenën por nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment për të ndaluar Gjolekë Malajn dhe tre personat e tjerë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka marrë vendimin e pezullimit nga detyra të katër punonjësve të policisë. “Për katër punonjësit e policisë, të cilët kanë qenë të caktuar me shërbim në zonën ku ka ndodhur ngjarja, në fshatin Çepunë të komunës së Cepos, nga ana e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Gjirokastër është vendosur masa administrative e pezullimit nga detyra deri në sqarimin e shkallës së përgjegjësisë së tyre për ngjarjen e ndodhur”,- thanë dje burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës. Sipas tyre, katër policët do të qendrojnë të pezulluar deri sa të zbardhet e gjithë ngjarja. Pas kësaj do të merret edhe vendimi përfundimtar në lidhje me ta.

    PS: Baze provokoi incidentin
    Menjëherë pas incidentit të ndodhur në Çepunë ka reaguar edhe Partia Socialiste e Gjirokastrës. Kryetari i degës së PS-së në Gjirokastër, Zylyftar Çobani, gjatë një konference për shtyp ka akuzuar kryeredaktori e gazetës “TEMA” Mero Baze, për provokim të militantëve të Partisë Socialiste dhe përfaqësuesin e partisë në qëndrën e votimit në Çepunë. “Zotërinjtë Mero Baze dhe Astrit Patozi, të shoqëruar edhe nga shumë militantë të Partisë Demokratike, kanë provokuar simpatizantë të Partisë Socialiste dhe banorët e fshatit jashtë qendrës së votimit. Ky incident është shoqëruar me dëmtime të disa personave, ndërmjet të cilëve edhe Mero Baze, sjellja e të cilit nuk mund të justifikohet”,- tha dje gjatë konferencës për shtyp kryetari i Partisë Socialiste për degën e Gjirokastrës. Sipas Zylyftar Çobanit, Partia Socialiste dënon çdo rast dhunë të ushtruar nga çdo individ dhe konfirmon respektimin e ligjit dhe të drejtavetë njeriut, gjë që për këtë forcë politike, sipas tij, është kthyer në një standard të detyrueshëm.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne zonen 2, Bushati i PD-se kryeson me rreth 1400 vota diference ndaj Leres se PS-se. Jane ende per tu hapur 20 kuti votimi (rreth 3000 votues) nga 70 gjithsej dhe fitorja e PD-se edhe ne kete zone duket e sigurt.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po te isha lab do i beja nje kenge Mero Bazes..


    ne goje te ujqerve shkove
    mero bazeja 7 kile burre
    bmw-n te kembet u a ndalove
    gazetari qe su trembe kurre

    të rrahen tuf e cakejve
    o meroja qengji butë
    por trimeria smatet me dhembë
    e verteta ne pendën e urtë








    I uroj sherim te shpejte Mero Bazes..



    ..

  7. #7
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Gjoleke Malaj...nipi i Gramozit ...
    Nuk e dija qe kishte lidhje farefisnore . Ne kohen e ''lavdishme'' te Komiteteve te Shpetimit vetem zeri i tij degjohej ....Paska qene zedhenesi i ''Gramozit'' ne fushen e luftimeve ...ne kujtonim se ishte hallexhi ish-oficer qe kishte humbur leket ne fajde... Nejse...


    Nuk e prisja nje fitore kaq bindese ne 3 zonat e mbetura....

    Kur lexoj deklaratat e ''shoqes'' Makbule habitem ....Ku e gjen kurajon te deklaroje se ''une kam fituar moralisht ''....Po jane 5000 vota moj Ceco ...nuk jane 50 vota ...
    Hajde per te bere qefin , po heqim 2000 votat e Lazaratit , se e dinit qe nuk merrnit asnje vote aty , ndaj terhoqet komisioneret....
    Ngelen 3000 vota diference...

    ''POPULLI URTE DHE I MENCUR GJIROKASTRIT DO DIJE KUJT TIA JAPE VOTEN '' keshtu deklaronit para 21 gushtit ....
    Ndersa tani doli justifikimi ''Eshte ushtruar presion ne popull !!!!!!!
    Presion ?? Une di qe vota eshte e fshehte...Une votoj ke te me doje kokrra e qefit dhe askush nuk e merr vesh....
    Apo PD ka ushtruar presion psikologjik me ''policet'' e Igli Toskes ?.

    Genc Ruli e meritonte fitoren ,,,,Aq me mire qe arriti nje fitore derrmuse ...
    Berisha me zgjuarsi coi Rulin ne zonen qe njifet si ''bastion'' i PS ...Ruli triumfoi me 5000 vota diference ....Tani Berisha duhet ti gjeje nje vend ne
    grupin e tij te punes , se nje figure e tille popullore te jep garanci per nje qeverisje te besushme ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    LetËr E Hapur Kryeprokurorit Dhori Sollaku

    Përse hetimet ndaj Gjolek Malajt duhet të bëhen nga
    Tirana?

    Thirrja ime publike ndaj jush nuk është hakmarrje ndaj
    asaj që më ka ndodhur. Lërini të lirë, nëse faji i
    vetëm i tyre është agresioni ndaj meje. Por nëse i
    hetoni me ndershmëri dhe profesionalizëm, nëse doni të
    bëni diçka serioze në karrierën tuaj, ju siguroj se
    hetimi i atij grupi mund të ndryshojë historinë e
    errët të shtetit shqiptar në këto tetë vite.

    Nga Mero Baze

    Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur dje burg pa afat
    për Gjolek Malajn, një prej agresorëve kryesorë ndaj
    meje dhe kolegut tim Astrit Patozi më 21 gusht në
    fshatin Çepun, ndërsa ka shpallur në kërkim Eqerem
    Braçen, i cili ishte agresori më ‘profesionist’ dhe që
    rrezikoi seriozisht jetën tonë. Ndërkohë Gjykata për
    arsye që unë i kuptoj, nuk ka përmendur fare Dritan
    Çeçon, djalin e Makbule Çeços, të cilin unë e kam
    përshkruar si autor në vendngjarje dhe pjesëmarrës në
    sulm, në padinë time, si dhe personin e katërt,
    Emiljano Dusha, identitetin e të cilit e verifikova
    pas ngjarjes. Në të vërtetë jam i detyruar t’ju
    drejtohem publikisht, jo aq për të çuar në vend
    drejtësinë, por më tepër për t’iu dhënë një mesazh
    kurajoje atyre gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve në
    Gjirokastër, që e ndiej se e konsiderojnë si fatkeqësi
    faktin që u ka rënë në pjesë të merren me këtë dosje.
    Gjirokastra është një qytet që nuk është qeverisur për
    8 vite, por është sunduar. Përfytyro që në atë qytet,
    shefi i fundit i Komisariatit është vendosur nga
    Gjolek Malaj, sistemi i drejtësisë është infiltruar
    nga grupi i tij në pushtet, policia është thjesht
    zgjatim i grupit të tij të armatosur dhe administrata
    shtetërore e terrorizuar prej tij. Rasti i Gjolek
    Malajt nuk është një rast i thjeshtë në historinë e
    këtyre 8 viteve në Shqipëri. Në vitin 1997 në Shqipëri
    kishte shume banda të armatosura dhe shumë banditë,
    por shumica e tyre u vranë ose u burgosën. Nuk mund të
    mohojmë faktin se tashmë krerët e bandave të Vlorës
    janë në burgje ose të vrarë, për shkak se politikës, e
    cila i prodhoi, nuk u duheshin më. Po ashtu nuk mund
    të mohojmë faktin se shumë nga politikanët që i
    përdorën këto grupe, i braktisën ata pas vitit 1997
    dhe panë punën e tyre. I vetmi grup i armatosur i
    vitit 1997, që jo vetëm nuk u dënua, por u integrua në
    politikën shqiptare me pushtet të plotë në Jug të
    vendit, ishte grupi i Gjolek Malajt. Për shkak të
    lidhjeve të tij me kupolën e pushtetit dhe klanin e
    Tepelenës në pushtet, ai u transformua, nga bandë e
    armatosur, në polici private dhe iu besua pushteti në
    jug të Shqipërisë. Ai ka kontrolluar për 8 vite gjithë
    trafikun e drogës, hashashit, sigurinë e biznesmenëve,
    emërimet në administratë, tenderat e bashkive të
    Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe pikën kufitare
    të Kakavijës. Ai është i vetmi rast i kalimit nga
    bandë e armatosur, në sundimtare të një pjese të
    territorit të vendit tonë, me ndihmën e politikës. Më
    duhet të kujtoj se dy drejtuesit e lartë të Partisë
    Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Elmaz Sherifi, i kanë nipa
    të dy agresorët, dhe janë nga e njëjta lagje e
    Salarisë. Po ashtu mjafton të kujtojmë se dhe tre
    deputetë të tjerë socialistë dhe drejtues të lartë të
    PS-së, Valentina Leskaj, Et’hem Ruka dhe Luan Memushi,
    janë nga e njëjta zonë me këta agresorë dhe kanë
    përdorur pushtetin e tyre, për të mbajtur jugun e
    vendit nën terror. Për këtë shkak ata u transformuan
    pa asnjë problem, nga bandë e armatosur, në pushtet
    paralel në jug të vendit.
    Dy të penalizuarit e djeshëm, Gjolek Malaj dhe Eqerem
    Braçe, janë tashmë figura të krimit ekonomik, pa pasur
    asnjë të ardhur zyrtare për biznesin e tyre. Njëri ka
    qenë bari në Salari dhe tjetri bodigard i ‘Gjallicës’.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pas vitit 1997 ata u bënë papritur milionerë me pasuri
    të patundshme, nga Tirana në Gjirokastër. Brenda vitit
    1997, Gjolek Malaj ndërtoi një ndërtesë pesë-katëshe
    tek unaza e re e Tiranës, pa leje, dhe sot është
    Kolegj Iranian në Tiranë. Nuk di nëse kryebashkiaku i
    Tiranës ia ka legalizuar atë objekt, por shpresoj se
    ai mund të jetë i vetmi objekt i legalizuar në gjithë
    atë xhungël pa leje që është në unazë të re.
    Po ashtu djali i Makbule Çeços, Dritan Çeço, ka një
    ndërtesë 5-katëshe moderne në oborrin e redaksisë
    sime. Ka katër vite që e prish dhe e ndërton me
    lehtësi, duke shpenzuar për të jashtë gjithë normave
    të ndërtimit. Ky njeri nuk ka asnjë biznes të ligjshëm
    dhe asnjë NIPT në tatime, që të justifikojë këto
    miliona. Formalisht e ka ndarë pronësinë me një shofer
    të tij apo familjes së tij. Lidhjet e tij me grupin e
    Malajt janë konkrete, pasi gjatë katër viteve që nëna
    e tij ishte deputete në Gjirokastër, tenderat e atij
    qyteti i merrte grupi i Gjolekës dhe fitimet ndaheshin
    mes tyre.
    I katërti i agresorëve, Emiljano Dusha, është një
    personazh edhe më i hetueshëm. Ai është tregtar
    celularësh “Motorola” dhe fiton tendera tek Igli
    Toska, për t’i blerë kostume policisë shqiptare nga
    Kina. Ai është lidhje e ngushtë e grupit të Malajt dhe
    Çeços, pasi një nga drejtuesit e SHKB në Ministri të
    Rendit, vëllai i Flamur Bimes, kryetarit të Bashkisë
    së Gjirokastrës, që drejtoi spastrimet në Ministri të
    Rendit, i ka dhënë atij aksesin në tenderat e Toskës.
    Po ta bëj gjithë këtë përshkrim të historisë së kësaj
    bande, për të të kërkuar publikisht ngritjen e një
    grupi hetimor nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe
    tërheqjen e dosjes së hetimit të këtyre personave në
    Tiranë. Arsyeja pse ta kërkoj këtë është se në
    Gjirokastër, gjykata, prokuroria dhe policia kanë bërë
    një heroizëm të madh deri këtu. Më tej ata nuk
    veprojnë dot. Më tej ata janë nën presione fizike dhe
    ekzistence, nëse prekin në këto ditë ende pa shtet,
    pushtetin e këtij shteti paralel.
    Ligji antimafie që Kuvendi ynë ka miratuar në vitin
    2004 dhe që vetë Gramoz Ruçi e ka përshëndetur, është
    një ligj i mirë, i cili parashikon në mënyrë të qartë
    zgjerimin e hetimeve për çdo person me çeshtje penale
    në drejtim të pasurive të tij.
    Sipas këtij ligji në kreun e III-të ku flitet për
    “Gjykimi i kërkesës për sekuestrimin e pasurive” në
    Nenin 13 thuhet:
    1. Gjykata, me kërkesë të prokurorit ose kryesisht,
    duke parashtruar arsyet përkatëse, vendos sekuestron e
    pasurive, për të cilat ka të dhëna se mund të jenë,
    drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të personit
    ndaj të cilit zhvillohen hetimet sipas këtij ligji,
    kur:
    a) vlera e tyre rezulton të jetë në përmasa që nuk u
    përgjigjet të ardhurave të deklaruara ose veprimtarisë
    ekonomike të zhvilluar prej tij;
    b) në bazë të të dhënave të mjaftueshme, ka shkaqe të
    bazuara për të menduar se këto sende janë produkt i
    veprimtarive të paligjshme ose përbëjnë investim të
    tyre.
    2. Prokurori mund t’i kërkojë gjykatës ta detyrojë
    personin, ndaj të cilit zhvillohen hetimet, ose ata që
    kanë titullin e pronarit apo zotërojnë çfarëdo
    titulli, fonde apo pasuri të çdo lloji, me vlere që
    nuk përputhet me të ardhurat ose aftësitë e tyre
    ekonomike, që të justifikojnë ligjshmërinë e
    prejardhjes së tyre.
    Po ashtu meqenëse një prej personave është ende në
    kërkim dhe shpresoj për shkak të lidhjeve të tij me
    skafistët në Vlorë, mund të largohet jashtë, të
    zbatohet neni 15 i këtij ligji i cili thotë:
    Neni 15
    Procedimi në mungesë të personit të dyshuar
    Me kërkesë të prokurorit, gjykata mund të vendosë
    vazhdimin e procedimit dhe masën e sekuestros edhe në
    rastet kur personi i dyshuar, sipas nenit 3, nuk ka
    banim të njohur brenda vendit, është larguar jashtë
    vendit ose, me gjithë kërkimet e bëra, nuk gjendet.
    Ky ligj po ashtu parashikon masa të qarta dhe për
    pasuritë e hedhura në emër të të tretëve, siç është
    rasti i pallatit të djalit të Makbule Çeços, i cili e
    ka ndarë atë me shoferin e vet. Në nenin 16 “Pasuritë
    e sekuestruara që u përkasin të tretëve” thuhet se:
    1. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë e
    sekuestruara u përkasin personave të tretë, gjykata,
    edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata
    për të ndërhyrë në procesin që zhvillohet sipas këtij
    ligji.
    2. Personi i tretë, brenda afatit që i caktohet nga
    gjykata, ka të drejtë të paraqesë në seancë
    pretendimet e veta, si dhe të kërkojë marrjen e të
    dhënave të tjera të nevojshme për vendimin e
    sekuestros.

    Unë po ju drejtohem publikisht për këtë rast, jo pse
    ata më agresuan mua dhe vunë në pikëpyetje ekzistencën
    fizike timen dhe të kolegut tim për disa çaste. Do ta
    kisha bërë këtë, edhe po të mos isha unë subjekt i një
    krimi të tyre. Por që procesi i luftës ndaj krimit të
    organizuar të fillojë dhe vendi të çlirohet nga
    pushteti i paligjshëm i tyre, ky është një rast ku
    vullneti politik i pushtetit të ri, përputhet me të
    drejtën dhe misionin e prokurorisë.
    Unë ju kërkoj të gjeni hapësirën ligjore, për ngritjen
    e një grupi hetimor nga Tirana, për zgjerimin e
    hetimit ndaj këtij grupi të armatosur, të integruar në
    jetën politike dhe shoqërore të jugut, për të bërë
    shembullin e parë të ndarjes së politikës nga krimi.
    Ju duhet ta bëni atë dhe për një arsye më të fortë,
    për të parë konkretisht se si mund të punoni në
    kushtet e mungesës së presionit shtetëror për të
    hetuar krimin e lidhur me politikën. Kini për të parë
    se tek ai grup kriminal lidhen shumë fije të politikës
    shqiptare dhe shumë vepra penale të varrosura, për
    arsye shtetërore.
    Për t’ju siguruar për këtë, po të kërkoj publikisht
    që, nëse ju hetoni këtë grup kriminal me ndershmëri
    dhe profesionalizëm, dhe nuk gjeni asnjë krim, përveç
    agresionit ndaj meje dhe kolegut tim, nuk dua që t’i
    dënoni fare. Thirrja ime publike ndaj jush nuk është
    hakmarrje ndaj asaj që më ka ndodhur. Lërini të lirë,
    nëse faji i vetëm i tyre është agresioni ndaj meje.
    Por nëse i hetoni me ndershmëri dhe profesionalizëm,
    nëse doni të bëni diçka serioze në karrierën tuaj, ju
    siguroj se hetimi i atij grupi mund të ndryshojë
    historinë e errët të shtetit shqiptar në këto tetë
    vite.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    SPECIALE

    Igli Toska dhe banda e Gjolek Malajt, e përfaqësuar
    nga firma “2E”, dogjën 1.5 miliard të Ministrisë së
    Rendit

    Toska&Banda e Gjolekës zhdukën 1,5 miliard lekë

    Mentor Beqa

    Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, banda e Gjolek
    Malajt, e përfaqësuear nga Emiljano Dusha dhe drejtori
    i Agjensisë së Prokurimeve Publike, Behar Zeneli, janë
    përgjegjës për djegien e 1.5 miliard lekëve të
    Policisë së Shtetit në Gusht të vitit 2004. Firma “2E”
    e Emiljano Dushës, pjesëtar i bandës së Gjolek Malajt,
    ka arritur të djegë tenderin prej 1.5 miliard lekësh
    për prodhimin e kostumeve të policisë së shtetit. Këto
    para janë fituar më pas nga Emiljano Dusha jashtë të
    gjitha kritereve teknike dhe në kundërshtim të plotë
    më ligjin. Tenderi prej 1.5 miliard lekësh u dogj
    qëllimisht dhe më pas fitohen në forma të tjera nga
    ana e bandës së Gjolek Malajt. 440 milion lekë kjo
    firmë i merr menjëherë pas anullimit të tenderit, duke
    fituar tre tendera të ndare me 11 dhe 12 Gusht 2004.
    Një pjesë tjetër u përdorën nga Igli Toska për t’ia
    dhënë një tjetër miku të tij, firmës Xheta. Kjo u bë
    gjoja për likuidimin e 12 mijë palë këpucëve jashtë
    standardeve, që qëndronin stok që nga viti 2000 dhe
    askush nuk guxonte të paguante për ta. Igli Toska dhe
    banda e Gjolekës si ndëshkim për mosmarrjen e tenderit
    të madh nga ana e “2E” pushojnë nga puna dhe
    përjashtojnë nga policia ekspertët që hartuan kriteret
    për kualifikimin e firmave për prodhimin e kostumeve
    të policisë.
    Kronologjia

    25.06.2004
    Agjensia e Prokurimeve Publike e drejtuar nga Behar
    Zeneli pezullon procedurat për tenderin prej 1,5
    miliard lekësh për prodhimin e kostumeve të policisë,
    pas kërkesës së firmës 2E të drejtuar nga Emiljano
    Dusha.

    28.06.2004
    Qendra e Furnizmit Materialo Teknik i kthen përgjigje
    firmës ‘2E’ dhe thotë se procedurat nuk janë
    diskriminuese dhe se parametrat duhet të plotësohen.

    05.07.2004
    Qendra e Furnizimit materialo teknik i kthen përgjigje
    Agjensisë së Prokurimeve se procedurat dhe kriteret
    janë të rregullta.

    06.07.2004
    Agjensia e Prokurimeve i drejtohet me një shkresë 2E
    dhe QFMT-së që të hiqet kriteri i numrit të punonjësve
    dhe i “prodhues konfeksionesh”, që duhet të plotësonte
    një firmë për t’u kualifikuar për tender, duke
    favorizuar hapur firmën e bandës së Gjolek Malajt.
    Tenderi duhet të zhvillohej këtë ditë, me urdhër të
    APP-së së drejtuar nga Behar Zeneli, shtyhet tenderi
    për tetë ditë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 25-08-2005 më 02:18
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gazetare te huaj flasin për Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 21:51
  2. Dhunohen besimtarët e Zonjës Eleonorë
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 13:30
  3. Dhunohen murgeshat, policia në kërkim të autorëve
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 02:22
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36
  5. Politikane pa moral dhe gazetare te paskrupullt
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2002, 06:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •