FINANCAT, MINISTRAT E ENVERIT ISH-PARTIZANE NGA JUGU E TE PASHKOLLUAR

Eglantina Nasi

Mjafton te kishe qene pjesemarres i Luftes Antifashiste-NacionalClirimtare dhe te ishe nga jugu i vendit, per te marre pelqimin e diktatorit si minister i Financave. Kjo ka ndodhur pas Luftes se Dyte Boterore me drejtimin e njerit prej dikastereve me te rendesishme te vendit. Ne ndryshim nga vitet para Luftes, te cilat kishin ne krye te ministrise se Financave emra mjaft te degjuar per aftesite intelektuale jo vetem brenda vendit, por edhe ne qarqet nderkombetare te asaj kohe. Emra si Luigj Gurakuqi apo

Kol Thaci e Myfit Libohova, njiheshin per idete e tyre perparimtare dhe perendimore. Gjithsesi, kur i rendit keta emra qe kane drejtuar ministrine e Financave gjate gjithe kesaj dedake, nuk mund te mos thuash se perkrah njeri-tjetrit nuk qendrojne gjithe ata njerez te cilet dhane kontributin e tyre ne ngritjen e institucioneve shqiptare. Ne kete menyre, ata krijuan fizionomine kombetare te shtetit shqiptar, hodhen themelet e para te menaxhimit te financave. Dhe qe tashme, po konsolidojne dhe po sjellin standardet e ketyre institucioneve ne nivelet evropiane. Ata i sherbyen ketij institucioni me ndjenjen me te larte te qyterarise, dhe me kurajon per te perballuar sfidat e medha te ministrise se Financave. Tani, per te gjithe eshte e lehte te shohin se cfare nuk ka funksionuar ne te kaluaren dhe te percaktojme se cfare duhet ne te tashmen, por eshte shume me e veshtire te ngresh nje sistem qe do t'i pergjigjet me efektivitet nevojave ne te ardhmen. Te besh pjese te kujteses historike te financave publike personalitetet te cilet e kane shkruar kete histori, eshte nje mision shume fisnik. Eshte e rendesishme te shihet me shume kujdes historia e financave shqiptare, per t'u mbeshtetur ne pikat e saj me te forta, per te influencuar reformat ekonomike dhe perafrimin institucional me Bashkimin Evroppian. Por cilat jane "emrat ne vite" te cilet i dhane nje histori financave publike shqiptare dhe e ngriten institucionin e Ministrise se Financave duke cituar ate qe ne historikun e integrimit eshte mit: Jean Monnet: "... pa njerezit e duhur, nuk mund te arrihet asgje, pa institucionet nuk mund te ruhet asgje".

Ja ministrat kryesore te Financave para Luftes se Dyte Boterore:

- Abdi Toptani, minister i Financave gjate viteve 1912-1914.

Abdi Toptani lindi ne vitin 1864 ne nje familje te pasur ne Tirane. Nepermjet patriotit Murat Toptani, ra shpejt ne kontakt me rrethet atdhetare. Punoi dhe luftoi per perhapjen dhe mesimin e gjuhes shqipe me alfabetin laitin. Ne vitin 1902 organizoi forcat kryengritese kunder turqve te Shengjergjit dhe Shupalit. Ai priti ne nentor 1912 patriotin e madh Ismail Qemali ne Durres dhe e shoqeroi ate te Vlore, ku ngriten flamurin e pavaresise kombetare. U zgjodh minister i Financave ne qeverine e pare te Shqiperise dhe me ardhjen e princ Vidit 1914, caktohet minister i Bujqesise. Eshte ministri i pare i Financave te vendit tone. Kjo ministri e sapo krijuar prej tij, menjehere hodhi poshte sistemin e kapitulacioneve dhe vendosi sovranitetin e vet juridik dhe fiskal. "Ai ishte patriot, i ndershem, i matur, i rezervuar, por i bute dhe pa guzim, gje qe ka qene nje e mete e madhe per ate kohe, kur lypej energji, guxim dhe vullnet i fore per nje drejtues shteti. Ai gezonte besimin e te gjithe shtresave te Tiranes. Ka qene kunder Esad Pashe Toptanit dhe ka bere sherbime te medha ne kohen e Kongresit te Lushnjes" shkruan per te, Sejfi Vllamasi ne librin e vet "Ballafaqime politike ne Shqiperi 1987-1942". Ne Kongresin e Lushnjes, ishte nje nga me aktivet dhe per kete u zgjodh anetar i Leshillit te Larte, por perkrahu edhe kryengritjen e marsit 1922 udhehequr nga Bajram Curri. Ne kohen e tij, pershembull eshte marre vendimi drejtuar drejtorise se Financave te Vlores, 6 janar 1914 per 807 grosh, Hysen Shares te cilat i prishi per udhetim per te varfrin Xhelal nga Greshica i cili vajti ne Itali per t'u sheruar.

- Filip Noga, minister i Financave gjate 28 maj-17 shtator 1914.

Ai merr postin e ministrit te Financave ne qeverine e Turhan Pashes dhe vazhdon deri ne shtator ne qeverine e Esad Pashe Toptanit. Vlen te permendet ne kohen e tij cilesia e Drejtorit te Thesarit dhe Borxhit Publik. Por gjithsesi, duhet theksuar se qeveria e Turhan Pashes, nuk u karakterizua nga ndonje program politiko-ekonomik, qe te kete lene gjurme ne histori, per faktin se ishte qeveri e imponuar nga qarqe te caktuara evropiane.

- Fejzi Bej Alizoti, 1918-1920; 1927-1939; 1939-1940

Studimet e larta i kreu ne Stamboll. Qeveria e princ Vidit e emeroi guvernator te Shkodres, por malazezet kur e pushtuan Shkodren, e izoluan. Ne vitin 1918, u emerua minister i Financave ne qeverine e kryesuar nga Turhan Pashe Permeti. U kthye serish si minister i Financave ne vitin 1927, ne qeverine e Ahmet Zogut, si dhe ne vitin 1939 ne qeverine e Shefqet Verlacit, pro italiane. Ndersa ne vitin 1040-42, ka qene guvernatori i Kosoves se bashkuar me Shqiperine, dhe ne 1945 pushkatohet si mbrojtes i fashizmit. Gjate koheas se tij, perdoreshin monedha italiane dhe te shkruara ne italisht edhe per popullsine shqiptare.

- Ndoc Coba, minister Financash ne shkurt-nentor 1920.

Eshte ministri i pare i Financave dale nga Kongresi i Lushnjes. Studimet e larta i ka kryer ne Venedik. Ka kryer detyra te ndryshme, njera nga keto edhe si kreu i Bashkise se Shkodres. u be edhe nje nga organizatoret e Konferences se Pezes, por meqe u bashkua me pas me levizjen e Legalitetit, vdiq ne burg ne vitin 1953. Ne kohen e tij, monedha ishte shqiptare me shkronja shqip.

- Tef Curani, minister i Financave ne periudhen 1920-1921.

Ka kontributin se gjate periudhes se tij, qeveria shqiptare me iniciativen e tij personale, pati caktuar si unitet monetar ne Shqiperi, frangun ar "te ish-unionit monetar latin). Ka qene nje njeri teper diplomatik me kontakte te medha ne boten nderkombetare. Studimet e larta i kryen ne Vjene per Ekonomi dhe Drejtesi. Vdiq ne 1941 dhe kur vdiq, kisha katolike nuk pranoi ta varroste ne varrezat e saj, Keshtu, ai u varros ne varrezat e muslimaneve.

- Ahmet Dakli, gjate periudhes se viteve 1921-1924.

Ka qene ne nje kabinet me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin edhe pas qeverise se krijuar nga Pandeli Vagjlei. Por pas permbysjes me dhuen te qeverise se Fan nolit, u perball me tortura dhe persekutime nga me te ndryshmet.

- Suljeman Starova, minister i Financave ne vitet 1921, 1925, 1927 I vetmi minister i cili vdiq ne varferi te plote. Ne ceremonine e varrimit te tij, vete shtypi i Korces do te shkruante: "Vdiq ne varferi te plote ministri i Financave Sulejman Starova, duke lene ne pikellim gruan dhe tre femijet e tij. Bashkia do kujdeset per shpenzimet e varrimit te tij dhe qeveria te kujdeset per clitrimin e tij". Vete mbreti Ahmet zogu e emeroi per disa here me radhe. Studimet e larta i kreu ne Stamboll.

- Kol Thaci, minister i Financave gjate viteve 1924-1939.

Per kulturen e larte, Kol Thaci zgjidhej edhe nga populli i Shkodres si senator per ta perfaqesuar ne Mbledhjet e Larta. Ka qene disa here minister i Financave gjate viteve 20 dhe 30, dhe kryetar keshillit kontrrollues. Ishte kompetent dhe dallohej ne zgjidhjen e problemeve financiare. Nee vitin 1932, ai u caktua si delegat i dyte i Komisonit per Shpenzimin e Huadhenieve te dhena nga Italia sipas marreveshjes se vitit 1931. Ai ka qene i graduar me titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Barit, dhe ka marre diplomen "Oficer i Larte". Gjithashtu, eshte nderuar ne Parsi, me urdhrin e me te mirit "The order of the Best". Njihte tre gjuhe te huaja.

- Myfit Libohova, minister gjate periudhes 1924-1925.

U diplomua ne Lozane te Zvicres. Ne vitin 1903, ai ka botuar ne Kajro nje liber historik mbi jeten dhe vepren e ali Pashe Tepelenes. Ne qeverine e Ismail Qemalit ka qene minister i Jashtem, ndersa ne ate te Princ Vidit, minister i Kulteve dhe i Drejtesise. Ne qeverine e Turhan Pashe Permetit u caktua si minister i Brendshem. Ne qeverine e Iliaz Vrionit, u caktua si minister i Financave.

- Luigj Gurakuqi, minister i Financave ne vitet 1923-1924

Lindi ne shkoder ne nje familje intelektualesh. Shkollen e mesme e kreu ne kolegjin arberesh ne Shen-Miter Korones, me mesues Jeronim De Raden. Ndersa studimet e larta i mbarpi ne Napoli. Ne vitin 1912, ai ishte krahu i fjashte i Ismail Qemalit dhe ne qeverine e tij te pavarur mbajti postin e ministrit te Arsimit. Ndersa ne vituin 1923, ne kabinetin e Shefqet Verlacit, u caktua ne postin e ministrit te Financave. Ka kundershtuar me force dhenien me koncesion te puseve te vajgurit shoqerise anglo-persiane. Mesa thame me siper, del parashimi i gazetes: "Shqiptari i Amerikes" qe thoshte ne 24 prill 1924: "Kabineti u plotesua me hyrjen e Luigj Gurakuqit ne postin e ministrit te Financave. Ai eshte i njohur prej te gjitheve dhe nuk ka nevoje per rekomandim. Zotnia eshte nje njeri me njohuri mjaft te gjera, enciklopedik, punetor i palodhur dhe ka deshire te madhe perparimtare per vendin. Kete radhe, Gurakuqi hyri ne punen me te veshtire, ne labirinth duke qene se financat e shtetit jane krejtesisht te shkaterruara dhe arka krej e zbrazet. ... Gurakuqi di se c'duhet bere". Por edhe perseri ne vitin 1924 u caktua ne qeverine e Fan Nolit ne postin e ministrit te Financave. Pas kunderevolucionit te Zogut, emigroi ne Bari te Italise. Ne 2 mars te vitit 1925, ndersa dilte nga hotel Kavur, u vra nga djali i tezes te tij, i mirepaguar, nga kundershtaret politike te Luigj Gurakuqit, por vrasesi i vertete ishte konsulli i Shqiperise ne Bari.

- Milto Tutunali, minister gjate periudhes 1928-193

Ai ishte i ati i heronjve te Luftes Nacional-Clirimtare Margarita dhe Kristaq Tutulani. Ai rrjedh nga nje familje fisnike beratase e cila kishte miqesira dhe krushqira me familjet patriotike te arhondeve beratas si Haxhistaset dhe Sallabandet. Ka qene edhe ne te njejten kohe minister i Drejtesise.

- Ramadan Citaku, minister i Financave gjate viteve 1944-1948

Nga nje familje nme tradita patriotike nga Mitrovica. Ka marre pjese ne Luften antifashiste dhe ne delegacionet e derguara ne konferencen e Pezes, ate te Labinotit me pseudonimin "Baca". Zgjidhet edhe anetar i Shtabit te Pergjithshem te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Dikasteret e krijuara gjate luftes, Kongresi i Permetit i ktheu ne ministri dhe Ramadan Citakut iu caktua ajo e Financave. Studimet e larta i kreu pas luftes. Pas viteve 1948, per nje kohe te gjate ka punuar si drejtor i Pergjithshem i Institutit te arka-Kursimeve dhe Sigurimeve Shteterore.

- Abdyl Kellezi, minister gjate viteve 1948-1953, 1954-1956

- Ka marre pjkese ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare. Ka kryer shkolle ushtarake per xhenjo. Pas clirimit te vendit, emerohet si drejtor personeli ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe ne vitet 47-48 emerohet zv/minister i Financave. Me pas edhe minister Financash. Ndersa ne vitet 1956-1961 ka qene zv/kryeminister per problemet ekonomike dhe te bujqesise. Ai ka dhene kontribut me vlere ne sugjerimet e mendimet e tij racionale ne fushen e financave publike dhe sidoos ne fushen e buxhetit te tatim-taksave. Ne vitet 1956-1966 ka qene zv/kryeminister per problemet ekonomike dhe te bujqesise. Me pas ne vitet 1969-1975 ka qene edhe kryetar i komisionit te Planit te shtetit. Ai ka kryer mjaft detyra me rendesi ne sistemin socialist, dhe ka qene deputet ne te gjitha legjislaturat. Eshte diplomuar me pas per ekonomi.

- Aleks Verli, minister ne vitet 1956-1974

Liceun e Korces e la ne mes per shkak te luftes, anetar i Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, ka qene intendet i Divizionit te pare Sulmues Partizan. Pas clirimit te vendit, 1945-1949, ka kryer detyra te rendesishme ne ushtrine kombetare si kryetar ne Drejtorine Ekonomike dhe zv/minister ne ministrine e Financave.

Shkon dhe studion ne Bashkimin Sovjetik per Komandant shtabi ne prapavije. Kur kthehet, merr edhe titullin gjeneral. Ne 1946 emerohjet minister i Financave ne kabitein e Mehmet Shehut, eshte ministri me jetegjate i Financave qe nga viti 1912. Per pune te mire, ai ka marre nje numer shume te madh dekoratash nga ana e Ptresidiumit te Kuvendit Popullor.

- Lefter Goga, minister Financash ne periudhen 1974-1976

Lind ne Durres dhe ndjek Liceun e Shkodres. Arrestohet per bindje komuniste. Pasi del nga burgu futet ne radhet e Partise Komuniste Shqoptare dhe me pas behet anetar i Luftes Antifashidte Nacional Clirimtare. Pas clirimit ne vitin 1945, ka punuar si zv/kryetar i Kontrrollit te Shtetit. Me pas, kryen studimet e larta per ekonomi. Atij iu ngarkuan shume detyra te rendesishme, madje edhe ajo e Prokurorit te Pergjithshem. Gjate kohes qe ka punuar si minister i Financave, ne nje leter drejtuar kryeministrit, ne vitin 1976, ai prononcohet per largimin e Bankes se shtetit me aksione prane BIS Bazel. Banka e Shtetiut Shqiptar, e krijuar pas shtetezimit te Bankes Kombetare te shqiperise, kishte trasheguar prej saj edhe aksionet qe Banka Kombetare e Shqiperise kishte prane Bankes se Rregullimeve Nderkombetare ne Bazel te Zvicres. Kerkesa e ministrit te Financave, Lefter Goga per largimin e Bankes se shtetit nga pjesemarrja me aksione prane BIS Bazel, miratohet nga zv/kryeministri i pare Adil Carcani duke e argumentuar kete me Kushtetuten e vitit 1976. Ndersa ne 26 maj 1976, do te behej nje konsulte me pjesemarrjen e Ksenofon Nushit nga ministria e Jashtme, te Aranit Celes nga Gjykata e Larte, Hasan Banja nga Instituti i studimeve ekonomike, Luan Omari nga Akademia e Shkencave dhe Arben Puto nga Fakulteti i shkencve Politiko-Juridike. Aty u vendos qe Banka e shtetit Shqiptar te mos largohet nga BIS Bazel.

- Haki Toska, minister i Financave gjate viteve 1976-1982

- Rrjedh nga nje familje e varfer. Qe ne rini, perqafoi idete komuniste dhe i la ne mes studimet per Finance ne Itali per shkak te luftes. Ne kujtimet e veta shkruan me respekt per punen ne ministri te shokeve Andrea Nako, Gjergj Raka etj. "Ishte deshira e Enver Hoxhes qe Hakiu te punonte ne ministrine e Financave si keshilltar" kujton nje nga punonjeset Haxhire Shehu. Ai e njihte mire matematiken financiare e cila merret me llogaritjen e shpenzimeve, te interesave te depozitave dhe te kredive.

- Andrea Nako, minister gjate viteve 1985-1990

Ne tetor 1978 emerohet zv/minister i Financave. Ne vitin 1982, emerohet kryetar i Komitetit te Cmimeve dhe Standardeve prane Keshillit te Ministrave, ndersa ne vitin 1984, emerohet drejtor i Bankes se Shtetit deri ne vitin 1985, kohe kur u emerua ministeri i Financave. Studimet e larta pas luftes per ekonomi. Ne kohen kur ishte Andrea Nako ne krye te kesaj ministrie, u arrit ndarja e Bankes se Shtetit nga varesia e kesaj ministrie.

- Genc Ruli, minister i Financave ne 1992-1994

Eshte diplomuar per shkencat ekonomike dhe jurisprudence, eshte profesor doktor ne shkencat ekonomike. Ne vitet 1994-1998 ka qene kryetar i komisionit parlamentar per ekonomine dhe financen. Qe nga viti 1992, eshte kryetar i Bordit Drejtues te Institutit te Sigurimeve. Ka mjaft kualfikime ne fushat e financave, analizave ekonomike dhe ne legjislacionin ekonomik. Aktualisht eshte ne Insitutin e Studimeve bashkekohore, njeh gjuhen angleze, franceze dhe italiane.

- Robert Ceku, minister Financash ne vitet 1991-1992

Eshte diplomuar ne fakultetin Ekonomik, dega Finance. U caktua minister i Financave ne qeverine teknike te Vilson Ahmetit. Gjate periudhes qe ka qene ne kete detyre, u hartua legjislacioni i pare fiskal dhe u bene kontaktet e para me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore. Ai ka qene edhe sekretar shteti per Turizmin, apo sekretar per marrdheniet me Jashte ne Partine Republikane, aktualisht eshte kryetar i kontrrollit te Larte te Shtetit.

- Pirro Dishnica, minister i Financave ne vitet 1993-1994

Ka mbaruar studimet e larta ne Fakultetin Ekonomik. Ka kryer kualifikime dhe specializim pasuniversitar ne informatike. Gjate periudhes qe ai u emerua minister i Financave kishte si prioritet mbeshtetjen e fillimit te procesit te tranzicionit, mbeshtetja e fillimit te procesit te modernizmimit funksional dhe organizativ te administrates tatimore, doganore dhe asaj te thesarit. Ka punuar ne drejtim te permiresimit te taksimit indirekt "ligji i tatimit mbi Vleren e shtuar) dhe hedhjen ne qarkullim per here te pare te letrave me vlere.

- Dylber Vrioni, minister i Financave ne vitet 1994-1996

Eshte diplomuar per inxhinieri mekanike. Ne shkurt 1993 iu ngarkua detyra per krijimin e Bankes se perbashket Italo-Shqiptare dhe te caktohet president i kesaj banke. Po ne kete vit, emerohet si kryetar i Komitetit te Negocimit te Borxhit te Jashtem. Gjate kohes qe ai ishte Minister i Financave filloi plani masiv i privatizimit per te gjithe vendin. Ne qershor te vitit 1004, me ndihmen e FMN-se krijohet Policia Financare ne polici doganore dhe tatimore. Ka qene edhe guvernator i Bankes se Shqiperise,

- Ridvan Bode, minister ne vitet 1996-1997

Eshte diplomuar per Finance. Ka marre edhe diplome pas universitare ne France. Ne vitin 1995-1006 ka qene drejtor i pergjithshem i doganave. Gjate kohes se tij ne krye te ministrise se Financave, u aplikua per here te pare Tatimin mbi Vleren e Shtuar qe zevendesoi tatimin mbi qarkullimin deri atehere ne fuqi.

- Anastas Angjeli, minister i Financave ne vitet 1998-2002

Ka perfunduar studimet per Finance ne universitetin e Tiranes dhe ne vitin 1993 ka marre titullin "docent". Ndersa ne vitin 1987 kishte fituar titullin "doktor i Shkencave ekonomike". Ai eshte kryetar i grupit te punes per hartimin e strategjise kombetare te zhvillimit ekonomik dhe social. Ka nje sere botimesh shkencore mbi ekonomine si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ka dhene ndihmese te vecante per reformen fiskale ne dobi te biznesit dhe te investimeve vendase dhe te huaja ne Shqiperi gjate periudhes se tranzicionit.