Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.

    Mithi i Allendes.
    Tentativa tragjike dhe e deshtuar e Salvador Allendes dhe e Bashkimit Popullor ne vendosjen e socializmit ne Kili ne 1970-1973 eshte nje mith per te gjithe majtistet ne bote. Ky mith paraqitet si mundesia e nje tranzisioni paqesor e demokratik ne socializem dhe u shkaterrua nga CIA e fuqishme qe perdori reaksionin kilian per qellimet e saja. Sidoqofte, mithi perforcon veten, sepse konteksti i Luftes se Ftohte nuk merret asnjehere parasysh nga historianet e gazetaret majtiste, gjithashtu as fakti se veprimtaria e CIA-s eshte e dokumentuar me se miru, ndersa nderhyrjet kubaneze dhe sovjetike jane te panjohura ( dhe do te ngelen ndoshta gjithmone te tilla). Mithi i Allendes eshte ndoshta nje ilac per te mbajtur shpresat e socialisteve boterore te gjalla, por faktikisht ai kontradiktohet nga faktet dhe evidencat historike.

    Nderkohe qe dhuna , represioni dhe terrorizmi i Augusto Pinochetit pas grushtit te shtetit jane nje cike te veshtira per tu justifikuar, eshte esenciale te shpjegojme perse dhe cfare shtyne forcat e armatosura kiliane ne kete grusht shteti fatal , te para keto jashte fantazise majtiste qe thote se kjo nderhyrje u shty nga CIA per te ndalur endrren e bukur e paqesore socialiste te Allendes. Sic mund te deshmojne te gjithe vezhguesit e kohes , padyshim, eksperimenti marksist i Kilit do te perfundonte ne lufte civile me permasa akoma me tragjike, ose do te perfundonte ne nje regjim totalitar te tipit kubanezo-sovjetik me viktima e vuajtje me te medha sesa diktatura e perkohshme e Pinochetit.

    Kane ndodhur shume episode e ngjarje, te cilat perfunduan ne grushtin e shtetit, por me poshte do te shihni disa te cilat paraqesin mithin e Allendes ne te gjithe falsitetin e tij. Bibliografia dhe fragmentet e shkeputura jane marre nga kater libra te ndryshem: nje nga autor i te djathtes ( Moss), nje tjeter nga nje treshe autoresh marksiste (Roxborough)dhe 2 prej profesoreve te njohur simpatizante pak a shume te Allendes, por te drejte dhe objektive ne gjykimin e tyre ( Sigmund dhe Alexander). Te gjithe e njihnin mjaft mire Kilin dhe kane pasur eksperienca personale gjate epokes se Allendes.

    Eshte e qarte se Allende dhe Bashkimi Popullor ( koalicioni i partive te majta qe perfaqesonte) u rrezuan per arsye te nje kombinimi te fuqishem ekonomiko-politik dhe faktoresh shoqerore te krijuar prej tyre dhe per te cilet Salvador Allende personalisht ka pergjegjesine me te madhe, megjithese mithi e paraqet ate si demokrat te bindur dhe si udheheqes madheshtor:

    1. Nje qeveri koalicioni marksiste ( ne realitet vetem pushteti ekzekutiv i saj) me ide te shperndara ne si e qysh dhe sa shpejt duhet te perfundonte transzicioni ne socializem, strategjia politike e te ciles varej nga nje referendum popullor per te kryer ndryshime politike rrenjesore te paraqitura ne programin e saj elektoral, por qe kurre nuk begenisi te fitonte shumicen e elektoratit .

    2. Nje kaos ekonomik ne shtypjen e pakufishme te parave, rritje rrogash dhe kontroll cmimesh, ulje prodhimi dhe rritje te importit te ushqimeve,ngritje inflacioni ne nje rekord boteror, ndalim te prodhimit dhe greva te panumerta, keqperdorim te pasurise e industrive shteterore dhe me se fundi racione e tollona per lende te konsumit te perditshme qe paralizuan vendin.

    3. Nje polarizim te forcave politike qe coi ne nje qorrsokak institutional midis deges ekzekutive te qeverise ( te perfaqesuara nga Allende dhe partite e Bashkimit Popullor dhe midis dy degeve te tjera te qeverise ( legjislative-parlamentit,Kongresit kilian dhe asaj gjyqesore -Gjykates se Larte te Shtetit) te perfaqsuara nga opozita e bashkuar e te djathtes dhe qendres, praktikisht ftuan ushtrine dhe forcat e armatosura te veprojne.

    4.Nje konfuzion i thelle dhe ne rritje social, qe gradualisht rezultoi ne sabotim dhe rrenim te institucioneve demokratike, ne nje "pushtet paralel" qe krijoi situata serioze per lufte civile beri qe Komanda e Larte e forcave te armatosura kiliane ta shihte veten si arbiter final i nje gjendjeje qe nuk mund te vazhdonte me.

    Nga Frei tek Allende

    Kili kishte nje histori te ngjashme me vende te tjera te Amerikes Latine. Nje histori te nje gjendjeje statike qe conte vendin mbrapsht, me nje ekonomi te ndjeshme te bazuar ne latifondet dhe eksportet e mineraleve dhe me nje inflacion kronik te vazhdueshme.
    Sidoqofte, institucionet politike te Kilit ishin akoma te forta, forcat e armatosura ne pergjithesi te pa perziera ne politike ( pervec nje rasti te vetem ne shekullin e XX). Kili kishte gjithashtu dhe qeverine me jeteshkurter socialiste ne 1932 dhe disa koalicione te deshtuara te tipit Front Popullor. Allende kishte ardhur mjaft afer fitores ne zgjedhjet presidenciale te 1964 duke marre 38.6% te votave kur koalicioni qendro-majtist zgjodhi president kristiano-demokratin Eduardo Frei.

    "Megjithese ishte i ndryshem ne frymezim ideologjik, politika e Freit ishte e ngjashme me ato te shume qeverive ne historine e afert te Kilit, bazuar ne aleance te shtresave te mesme e te uleta, sigurim te pavaresise kombetare,pjesemarrje popullore dhe drejtesi shoqerore." (Sigmund, faqja 126)

    Meqe reformat e Freit dukeshin se nuk shkonin me teper sesa duhej, vendi ishte i gatshem per reforma akoma me te thella dhe radikale, te cilat premtonte Bashkimi Popullor . Per nje vend qe gjendja "ne vend numero" kishte ndryshuar pas reformave te cilat Frei i kishte quajtur kilianizim dhe qe shtrydhte te pasurit aq sa e lejonte ekonomia e ndjeshme e vendit, motoja kryesore qe ishte pas Bashkimit Popullor ishte shkeputja nga varesia e huaj dhe e vendit, nga monopolet imperialiste dhe borgjeze qe krijonin probleme. Sipas Bashkimit popullor, zgjidhja qendronte ne nje ekonomi shteterore te centralizuar te tipit stalinist, zgjidhje e cila ishte nje absurditet qe nuk donte shume kohe te shperthente me rezultate te papelqyera per te gjithe kilianet.

    Ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1970, Salvador Allende i Bashkimit Popullor( e majta) mori 36,2 % te votes, Jorge Alessandri i Partise Kombetare ( te djathtet) mori 34,9% te votes dhe Radomiro Tomic i Partise Kristiane Demokrate ( qendra)mori 27,8% te votes.
    Sipas Kushtetutes kiliane, kongresi ( parlamenti) duhet te zgjidhte president midis vendit te pare dhe te dyte. E vetmja gje qe do ti bente kristiano-demokratet te votonin per Allenden si president ishte qe ata te garantoheshin per vazhdimesine e sistemit demokratik dhe per kete ata i kerkuan Allendes qe ai te nenshkruante nje dokument, Statutin e Garancive Demokratike, dokument kyc qe te kuptojme se si perfundoi drama kiliane. Ky dokument vuri 2 kufij te cilet Allende nuk mund ti kapercente per te qendruar ne pushtet. I pari ishte vazhdimesia e institucioneve demokratike qe ne fakt do te thoshte se cdo ndryshim i thelle duhet te aprovohej nga Kongresi. Kufiri i dyte ishte te garantohej se ushtria do te ngelej e paprekur, apolitike dhe do te ishte garantuesi final i institucioneve demokratike ne vend.( Sigmund ,faqja 120)
    "Pasardhesi i Freit, Salvador Allende, erdhi ne pushtet me te njejtat pengesa ekonomike dhe politike per veprimet e tij, por ai nuk kishte deshire qe ti merrte ato parasysh. Kur u be e qarte se tranzsioni ekonomik ne socializem nuk do te ishte aq i lehte , mbajtja e ligjshmerise politike u be gje kryesore. Sic duket pas nje fare kohe, Allende ishte i detyruar te zgjidhte midis nje politike te nje legalizmi kombetar ....ose te nje politike te frymezuar nga marksizmi te polarizimit te klasave, e cila do te conte heret a vone ne nje konfrontim te dhunshem. Sic doli me vone, ai u perpoq te ndiqte te dy llojet e politikave ne te njejten kohe- me konsekuenca tragjike per veten e tij dhe per Kilin." (Sigmund, faqja 127)

    Dilema politike
    "Strategjia politike e Bashkimit Popullor buronte nga nje supozim qendror, se transzicioni ne socializem do te kryehej ne nje sere shkallesh, shkalla e pare e te cilit ishte fitorja e shumices se votave te elektoratit". Shkalla e dyte ishte perseritja e nje fitoreje elektorale ne nje plebishit , i cili do te ishte kyci per transformimin rrenjesor te ballancave te tre pushteteve qeveritare: do te aprovonte nje Kongres me nje parti te vetme dhe Gjykate te Larte te stilit Gjermano-Lindor, i cili do te aprovonte symbyllur vendimet e deges ekzekutive te qeverise, plus vendosja e gjyqeve popullore te lagjeve sipas modelit te Kubes. Plebishti sidoqofte, nuk u kerkua te behej nga Allende sepse ai ishte koshient qe Bashkimi Popullor nuk kishte per ta fituar kurre.

    Pra Bashkimi Popullor ishte kapur ne dilemen te cilen e kishte krijuar vete:

    Nga njera ane nuk mund te vononte transzicionin socialist ne nje te aferme te pakufizuar sepse do te largonte mbeshtetesit e vete, por transzicioni paqesor dhe kushtetues drejt socializmit ( i shtyre nga komunistet dhe partite radikale)nuk ishte i mundur meqe Bashkimi Popullor nuk kishte vota te mjaftueshme.
    Nga ana tjeter , ekstremistet, e majta revolucionare brenda dhe jashte Bashkimit Pupollor, minoritet brenda nje minoriteti te elektoratit, nuk mund te impononte nje transzicion te shpejte ne socializem, por me nje menyre apo tjeter krijoi nje pushtet paralel dhe nje situate te nje "pushteti te dyfishte" te ngjashme me epoken e hershme te Revolucionit Rus te 1917. Ne kete situate parqet industriale ( qendrat industriale) , lagjet e varfra, dhe getot e shtepive me llamarina ne qytetet kryesore do te krijonin Sovjetet dhe do te beheshin baza e ushtrise punetore-fshatare qe e "koordinuar me nje lufte te shpallur guerile do te mudn te mundte forcat e armatosura kiliane"(Roxborough, faqet 71-73, Moss faqet 101, 103 dhe 107)
    Bashkimi Popullor u gjend keshtu ne mes te nje stuhie qe keqesohej vazhdimisht, stuhi e krijuar nga vete ai. Minoriteti vepronte si mazhoritet, flisnin per ligjshmerine por ishin te paret qe shkelnin ligjet, benin negociata me Kristiano-Demokratet nderkohe qe perpiqeshin ne te njejten kohe ti percanin, terhoqen rreth tyre shtresen e mesme, por edhe e tremben ate. Vorbulla e forcave politike ne kundershtim me njera tjetren , brenda per brenda Bashkimit Popullor dhe veprimtarise se tij si dhe kunderveniet personale dhe politike te Allendes, u rriten gjate tre vjeteve te qeverisjes se Bashkimit Popullor nderkohe qe dy krahet e tij ekstrem e terhoqen shtetin dhe shoqerine ne drejtime te ndryshme, duke ftuar ne reaksion te dhunshem te djathten ekstreme, kjo e fundit duke bashkuar rreth saj te djathten demokratike, qendren dhe te majten e moderuar kundra te majtes ekstreme.


    Po te shikosh ne zgjedhjet kongresionale dhe bashkiake , Kristiano-Demokratet dhe Partia Kombetare ( te djathtet) filluan te bashkohen ne mes te 1971 ne zgjedhje. Ne Valparaiso KristianoDemokratet fituan 50%, nderkohe qe Bashkimi Popullor mori 48,5% dhe ne zgjedhjet bashkiake ne prill 1971 opozita e djathte fitoi me 49,9 % ndersa Bashkimi Popullor mori 48,2%. Kili i ishte futur nje qorrsokaku politik total dhe qeveria e Allendes po humbte territor ne elektorat, sipas te dhenave te votimeve.
    Komisioni politik i Partise Komunsite Kiliane raportonte se zgjedhjet po konfirmojne nje renie te perkrahjes se qeverise." " Keshtu pra,qe nderkohe zgjedhjet kishin bashkuar partite e djathta ne perpjekjen e tyre kunder Bashkimit Popullor , ato thjesht kishin krijuar percarje brenda te Majtes midis reformisteve dhe revolucionareve." ( Roxborough faqe 206). Me se fundi zgjedhjet parlamentare te marsit 1973, ne te cilat Allende shpresonte se do te merrte nje shumice derrmuese votash qe ai kerkonte me teper thelluan gjendjen kunder qeverise se tij. Opozita fitoi 55 % te votave, ndersa Bashkimi Popullor 44%. Megjithate kjo humbje u trumbetua si fitore nga qeveria e Allendes, sepse Bashkimi Popullor kishte rritur perqindjen e votave.

    Politika e Bashkimit Popullor ishte e perpiluar specifikisht te largonte shtresat e mesame nga Kristiano_Demokratet, por njekohesisht ishte nje naivitet te supozoje se kilianet e gjendur ne mes te kesaj situate te nderlikur do te pranonin ndryshime rrenjesore pa asnje rezistence nderkohe qe standarti i tyre i jeteses ishte vazhdimisht ne renie. Ashtu sic ishte naivitet te besoje se institucione si Kisha Katolike dhe forcat e armatosura ,kongresi dhe gjykatat do te rrinin duarkryq dhe neutrale duke veshtruar shkaterrimin e shtetit demokratik.Sidomos kur kjo ishte vecse nje taktike e perkohshme e diktuar nga rrethanat politke. Dhe vete Allende ishte ai qe i kishte thene ne konfidence Regis Debray-t se " diferencat e tij me apostujt e dhunes si Che Guevara ishin vetem 'taktike' , shto ketu qe ai "po e vezhgonte ligjshmerine tani per tani", por marreveshja e tij per te nenshkruar Statutin e Garancive Demokratike ishte thjesht nje"nevojshmeri taktike" ( Sigmund, faqja 140). Dhe Partia e tij Socialiste ne Kongresin e saj ne janar 1971 kishte deklaruar se "kushtet speciale nen te cilat Bashkimi Popullor kishte ardhur ne pushtet e detyronin tu bindej ligjeve te shteti borgjez per momentin" dhe i kishte paralajmeruar antaret e saj te pergatiteshin per "konfrontimin me borgjezine dhe imperializmin"( Sigmund, shenim 7/12)

    Debatet ekonomike

    Perderisa Kongresi ishte i dominuar nga opozita, Bashkimi Popullor nxorri nga sirtaret e vjetra te Republikes Socialiste jeteshkurter te 1932- nje ligj i cili nuk ishte anulluar kurre, por lejonte nje shtetezim te perkohshem te firmave private qe kishin falimentuar. Duke perdorur kete ligj jo dhe aq te ligjshmerisht, Allende "fitoi pothuajse kontroll te plote te prodhimit te nitrateve,jodit,bakrit,qymyrit,hekurit, celikur; rreth 90% te sektorit financiar dhe bankar; pothuajse 80% te eksporteve dhe 55% te importeve; si dhe nje pjese te rendesishme te tekstileve, cimentos,metalurgjise,peshkimit,pijeve, pajisjeve elektrike dhe industrise se transportit" ( Roxborough,faqet 89-90). Ne 1969 shteti kilian zoteronte 33 kompani te medha ne total.Ne 1972 Allende kishte shtetezuar nje total prej 264, me teper pra se 91 qe Bashkimi Popullor kishte premtuar ne programin e tij elektoral. Me se fundi, Konfederata Qendrore e Punetoreve, e komanduar nga Partia Komuniste Kiliane, shfrytezoi grushtin e deshtuar te shtetit ne 29 qershor 1973, per te shtetezuar te gjitha kompanite private.
    "Ne nje dite te vetme, numri i firmave qe u moren nga qeveria pothuajse u dyfishua duke shkuar nga 282 ne 526. Allende , jo vetem qe nuk e ndaloi kete gje, por ai u beri thirrje punetoreve te krijonin "El poder popular"( pushtetin e popullit). ( Sigmund, faqja 215)

    Kompanite merreshin ne cfaredolloj menyre: shtetezim, nderhyrje shteterore,falimentim i detyruar,blerje,blerje aksionesh dhe pushtime nga punetoret pas nje greve. Nje menyre tipike per sigurimin e kontrollit te shtetit ndaj nje kompanie ishte dhe deklarimi i saj si e rendesishme per te ardhmen e planeve qeveritare. Me pas aksionet e kompanise bleheshin nga aksioneret private dhe kompania detyrohej te falimentonte duke iu shitur lende te para me cmime te shtrenjta, duke rritur rrogat dhe duke kufizuar cmimin qe ajo do te shiste prodhimin. Bankat private u shtetezuan duke "ulur cmimin e aksioneve te tyre nen kercenimin e shtetezimit dhe me pas duke ofruar per ta blere me nje cmim qesharak"
    (Sigmund faqja 157)

    Politika e rritjes se rrogave dhe e kontrollit te cmimeve goditi bizneset e mesme dhe te vogla rende. Lendet e para filluan te mungonin, tregu i zi u rrit se tepermi dhe Komiteti i Ushqimit te Popullit i perkrahur nga qeveria filloi te zevendesonte dyqanet si zgjidhje e mungesave te ushqimit. Politika e Allendes perkundrejt shtreses se mesme kishte deshtuar dhe gjate vitit te dyte te pushteti te Bashkimit Popullor ai u izolua dhe nje minoritet i vogel kilianesh i mbeshtesnin.
    "Politika ekonomike e qeverise se Allendes ishte nje katastrofe. Me perjashtim te nje eksperimenti interesant dhe pozitiv gjate vitit te pare te administrates kjo politike ishte negative dhe e solli Kilin ne krizen ekonomike me te rende ne historine e tij si shtet i pavarur. Shkaterrimi ekonomik ishte shumedimensional. Para renies se regjimit Allende prodhimi po binte vazhdimisht, investimet u prene dhe kursimet ishin zero. Niveli i jeteses se masave te varfra ishte po aq i ulet, ne mos me i ulet sesa para se te merrte pushtetin Allende,mungesa e ushqimeve ishte universale. Dhe me keq akoma, inflacioni ishte bere komplet i pakontrollueshem duke pasur nje rritje prej 300% ne vit dhe me cmime qe rriteshin dita dites." (Alexander faqja 173)
    "Marksistet premtuan ne 1970se do ta zhduknin inflacionin. Por inflacioni ne 1972 ishte me teper se 163%, rekord boteror. Ne 12 muajt e mepasshem deri ne gusht te 1973 inflacioni ishte 323%. Keto te dhena mund te krahasohen vetem me cfare ndodhi ne Republiken e Vajmarit ne Gjermani ose me gjendjen ne Brazil para grushtit te shtetit....Inflacioni nen regjimin e Allendes ishte rezultat i renies se prodhimit -si pasoje e shtetezimeve te parregullta dhe marrjes se firmave private nga shteti-dhe se qeveria ne perpjekje te balanconte deficitin buxhetor shtypte pa kufi para leter ."[/i] ( Moss faqja 54)"Deficiti i 1973....arriti 53% te buxhetit qeveritar.(Te dhenat e Bankes Qendrore te Kilit tregojne se sasia e parase qe u hodh ne treg nga qeveria u rrit ne 3400%(!!!!!!) ne 1973)"(Sigmund faqja 234)
    "Kriza nuk ishte rezultat i nje politike te shfrenuar. Por ishte rezultat i nje rruge kaotike dhe ilegale sipas te ciles ndermarrjet private ktheheshin ne shteterore,diskurajimi total i investimeve dhe mirembajtja e pasurise se shtetezuar.....Cfaredo te ishin shkaqet e krizes ekonomike, efektet politike provuan qe ishte katastrofike. Situata ekonomike dhe mungesa e ushqimeve ne treg si dhe inflacioni i pakontrolluar ndihmuan te krijohej atmosfera para-revolucionare ne ditet e fundit te qeverise se Bashkimit Popullor" (Alexander faqja 193)

    Kili nje kamp i armatosur
    Ne mars 1972, 13 arka te medha druri qe erdhen nga Kuba permbanin mbi nje ton armatime per Bashkimin Popullor ( ato u fshehen deri dhe brenda pallatit presidencial te Allendes) dhe pas kerkimeve per arme qe beri suhtria ne 1973 u zbuluan sasi armesh ne duart e opozites si dhe te partive qeveritare. Ky ishte faktori deciziv qe ushtria vendosi te organizoje grusht shteti me vone. Ne 23 maj 1973 tete gjenerale te Forcave Ajrore protestuan kunder nderhyrjes se Allendes ndaj tyre. Forcat e armatosura filluan te mendojne per nje nderhyje ushtarake aty rreth prillit te 1972 kur vete Pinocheti tha se "nje zgjidhje paqesore e rremujes politike ishte e pamundur"( Sigmund faqja 226)

    Ne korrik , Kristiano_demokrate deklaruan se "qeveria po perpiqet te armatosi nje lloj milicie duke shperndare arme neper qendra industriale dhe fabrika te shtetezuara." "Vendosja e ketij lloj 'pushteti popullor" de facto me pjesemarrje te autoriteteve shteterore eshte e papranueshme per mbijetesen e pushteteve te intitutioneve te ligjit sipas kushtetutes". Autori shton me pas:"Duke vizituar Kilin ne ate kohe u habita nga sasia e armeve ne duart e kilianeve pro dhe kundra qeverise."( Sigmund faqja 128)
    Nderhyrja e SHBA
    ShBA adoptuan nje politike te rrepte kundra qeverise kiliane ne fund te 1971 kur Fidel Kastroja vizitoi Kilin per 4 jave(!!!), duke nderhyre ne politiken kiliane duke folur ne favor te Allendes, duke quajtur opoziten kiliane "fashiste" dhe duke quajtur bastionet e demokracise si shtypi i lire dhe zgjedhjet e lira me perfaqesuesit e tyre si institucione "te denuara nga historia si dekadente dhe anakronike". Gjithashtu ne ate kohe, demshperblimet per kompanite amerikane te shpronesuara nga qeveria e Allendes i ngjante me teper konfiskimeve. Por nderhyrja e SHBA , nese ishte reale dhe e vazhdueshme, ishte ne fakt jo ne kohen e duhur dhe sidoqofte jo me rendesine qe i jep opinioni majtis boteror sot. Para se Allende te vinte ne pushtet, kontakti i CIA-s me ushtrine kiliane ishte zero, ndersa takimet zyrtare kryheshin nepermjet atasheut ushtarak ne ambasaden e SHBA ne Kili.
    Komploti per te cilin akuzohet SHBA ne Kili perfshinte oficere aktive ose ne pension, por perpjekjet deshtuan sepse ishin joproduktive. Pas ardhjes ne fuqi te Allendes , CIA vazhdoi perpjekjet duke financuar grupe te djathta por pa konsekuenca serioze. Gjithashtu CIA u ngaterrua dhe ne greven e vogel te parendesishme te pronareve te kamionave.

    Ja se cfare kane per te thene 3 autoret marksiste per rolin e supozuar te bllokades se SHBA te huave dhe borxheve te Kilit:"Kjo bllokade beri sic duket disa deme ne ekonomine e Kilit, por efektet e kesaj bllokade u shuajten shpejt sepse Bashkimi Popullor gjeti burime alternative ne lende te para dhe kredi e hua. Megjithese kjo blokade ishte formale luajti pjese ne krizen ekonomike, por arsyeja kryesore duhet pare gjetiu. Ne cdo rast bllokada, pritej te ndodhte dhe ishte marre parasysh kur ishin bere planet politike ekonomike....sepse nuk ka asgje te tille ne historine e marredhenieve te SHBA ne Ameriken Latine qe te sugjeroje se ndihma ekonomike e SHBA ndaj nje qeverie se Amerikes Latine do te vazhdoje pasi kjo qeveri shproneson kompani amerikane dhe i kundervihet politikes se SHBA"(Roxborough, faqet 155, 156)
    Persa i perket grushtit te shtetit te Pinochetit, nuk ka absolutisht asnje evidence qe SHBA ka pasur dore ne kete grusht shteti. Forcat e armatosura kiliane nuk donin as urdhera nga jashte, as ndihme per te rrezuar qeverine e Bashkimit Popullor. "Aktivitetet e CIA-s , cilatdo qe ishin kishin nje rendesi te vogel ose te parendesishme ne percaktimin e fatit te regjimit te Allendes. Ato deshtuan ne ndalimin e zgjedhjes se Allendes si president dhe bene vetem kontribute financiare ne fushatat elektorale kunder qeverise se Bashkimit Popullor dhe nuk kishin asnje lidhje me vendimin final te udheheqsve ushtarake per te rrezuar Allenden"( Alexander faqet 231)
    Ja se cfare na thone dhe autoret marksiste per ceshtjen e nderhyrjes se SHBA ne Kili:
    Imperializmi amerikan veproi vazhdimisht per te mbrojtur interesat e tij, ashtu sic ka vepruar dhe do te veproje dhe ne vende te tjera te botes.Por duhet te themi se ndersa SHBA luajti nje rol te rendesishem ne krijimin e kushteve per nje grusht shteti ushtarak dhe ndihmoi direkt borgjezine kiliane ne perpjekjet e saj per te rrezuar Allenden, nuk veproi e vetme. Qeveria e Bashkimit Popullor u rrezua nga vete borgjezia kiliane( dhe agjentet e saj politike, forcat e armatosura) kur u be e qarte se qeveria ishte nje kercenim i vertete per shoqerine borgjeze.Nen kendveshtrimin e konspiracionit te nderhyrjes imperialiste ne vendet e pazhvilluara, duhet te themi se arsyeja kryesore perse u rrezua qeveria e Allendes nga borgjezia kiliane ishte se ekzistonte kercenimi qe klasa punetore do te bente nje revolucion socialist, megjithe kundershtimet e reformisteve brenda per brenda Bashkimit Popullor"(Roxborough faqja 114).

    "Qe nje marksist i vendosur si Allende do te vihej ne presidence te atij qe ishte ne parim nje shtet shume "borgjez" dhe se do te rrezohej mbas nje renies fatale ekonomike dhe bindja e pergjithshme se qeveria e tij po shkelte sistematikisht kushtetuten ,shpjegohet se si durimi i institucioneve politike te Kilit arriti kulmin ne shtator te vitit 1973, kulm durimi qe asnje qeveri demokratike, asnje lloj sistemi tjeter demokratik nuk do ta kishte arritur per nje periudhe kaq te gjate kohe....Edhe po te llogarisim rolin e CIA-s dhe te politikes amerikane, nuk besoj se ka bere ndonji diference decizive. Jam i bindur tashme -duke pare me syte e mi- se edhe nese CIA nuk jepte asnje lloj ndihme financiare tek opozita, Allende nuk do te kishte arritur te mbaronte 6 vjecarin e tij si president, vetem nese do te kishte ndryshuar ne menyre drastike politiken e tij dhe perderisa forcat e armatosura do te mbanin autonomine dhe pavaresine te cilat i ishin garantuar nga deklarata e garancive te leshuara nga vete administrata e Allendes.''(Sigmund , faqja XII)

    dhe Robert Alexander:

    “Eshte thene shpesh se gjate viteve te Allendes, qeveria amerikane imponoi nje bllokade ndaj Kilit, e cila perndaloi efektivisht qeverine e BP nga marrja e ndihmes ekonomike dhe financiare nga jashte. Por kjo nenvlereson seriozisht situaten ekonomike dhe financiare qe administrata e Allendes krijoi dhe ishte pergjegjese per problemet e balance pagesave....Faktet nuk mbeshtesin ato qe thuhen. Agjensite nderkombetare huadhenese nuk refuzuan te gjitha qe ti japin ndihme ekonomike Kilit gjate administrates se Allendes. Sigurisht Banka e Eksport Importeve e qeverise se SHBA nuk i dha hua Kilit gjate regjimit te Allendes-por nuk i kishte dhene as administrates se Freit ne 2 vjetet e fundit te saj gjithashtu. Bankat private amerikane ulen limitet e kreditit te Kilit dhe shkurtuan datat e pagesave te borxheve gjate kesaj kohe-por kjo ishte per arsye biznesi dhe nuk kishte lidhje me bllokaden e organizuar. Dhe me se fundi, megjithe perpjekjet e bera qeveria e SHBA ishte e pafuqishme ndalonte ndihmen ekonomike te ofruar nga qeveri te tjera;ne fakt regjimi i Allendes mori me teper ndihme sesa cdo qeveri e meparshme kiliane kishte marre ne nje periudhe 3 vjecare"(Alexander, faqja. 219)

    Beteja Finale
    Ja se si e pa vitin e fundit te qeverise se Allendes Robert Aleksander:
    [i]"Ne retrospekt ,ngjarjet nga tetori i 1972 deri ne shtator 1973 duken pothuajse te parashikuara. Cdo levizje e Allendes dukej se dobesonte pozicionin e tij dhe vuloste fatin e tij. Cdo perpjekje e bere nga ata qe donin ta evitonin katastrofen, dukej sikur deshtonte pa filluar akoma.
    "Miqte" e Allendes, ishin ne fakt armiqte e tij me te medhenj, por ai ishte ose i pamundur ose nuk deshironte te komunikonte me ata qe mund ta shpetonin situaten.(Alexannder,faqja 301)

    Sheshi final i betejes midis Bashkimit Popullor dhe opozites ishte Kongresi. Kristiano-demokratet propozuan nje nen per ligjin e shtetezimeve dhe ligji u aprovua nga Kongresi por Allende e bllokoi duke vendosur veton. Beteja politike filloi per ceshtjen nese kongresi duhet te kishte thjesht nje shumice votash apo 2 te tretat per te hedhur poshte veton e presidentit. "Konfrontimi kushtetues ishte si ai i vitit 1891 midis presidentit Balmaceda dhe Kongresit qe kishte cuar vendin drejt luftes se pergjakshme civile"(Sigmund,faqja 168) Perplasja arriti momentin e krizes kur Gjykata e Larte dhe Kontrollori i Pergjithshem i shtetiit vendosen se "Vetoja ishte kunder normave te Kushtetutes...."(Alexander,faqja 317)
    Ne qershor te 1973, Ministria e Brendshme urdheroi Karabinieret (policine) qe te mos zbatonte urdhrat e gjyqeve dhe Gjykata e Larte shkruajti 2 "letra te hapura presidentit Allende duke protestuar per kampanjen e shtypit dhe mospermbushjen e urdherave gjyqesore dhe abuzimin e ligjit, te cilat po conin drejt shkaterrimit te paevietueshem te rregullit ligjor. " Sidoqofte fushata kunder gjykates do te vazhdonte dhe akoma me teper do te zgjerohej duke perfshire dhe Kontrollorin Qendror te Shtetit. (Sigmund,faqja 210). Perplasja do te vazhdonte deri ne ditet e fundit te qeverise se Bashkimit Popullor dhe do te vuloste fatin e administrates e cila ishte kapur ne krizen e vazhdueshme qe kishte krijuar.
    Ne fund te korrikut, dialogu ishte i pamundur pasi nje marreveshje midis Allendes dhe Partise Kristiano-Demokrate deshtoi. Keshilltari i Allendes, Joan Garces kujton se Allenden kur ai nuk pranoi kerkesat e Partise Kristiano-Demokrate:"Kurre! Kjo do te ishte nje percarje per Bashkimin Popullor dhe si pasoje fundi i levizjes revolucionare."(Sigmund , shenime dore 10/31)

    "Qeveria e Allendes po izolohej vazhdimisht. Urat e fundit midis saj dhe opozites u nderprene; u fut ne nje konflikt te hapur kushtetues me deget e tjera te qeverise;marredheniet e saj me ushtrine u nderprene"(Alexander,faqja 316)

    Ne 6 gusht ,Allende per here te pare nxorri ne pension te detyruar 2 gjenerale te aviacionit per te ngritur ne detyre haptazi nje gjeneral simpantizant te qeverise. (Sigmund,faqja 225). Kjo ishte nje shkelje haptazi dhe e paster e Statutit te Garancive Demokratike. Te nesermen, Marina zbuloi nje komplot majtis te rekruteve. 43 marinare u arrestuan dhe Marina akuzoi senatorin socialist Karlos Altamirano, zevendesin e MAPU Oscar Gareton dhe liderin ekstremist majtis Migel Enriquez se ishin autore intelektuale te komplotit. Karlos Altamirano ( i cili ishte dhe Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste) e pranoi akuzen me krenari. Gjithashtu ne korrik 1973, Kongresi hodhi poshte kerkesen e Allendes per vendosjen e shtetrrethimit ne fuqi me shumice votash 82 kunder dhe 51 pro, dhe presidentet e dy partive opozitare te Kongresit kane bere nje "deklarate te perbashket ku denoncojne krijimin e 'pushteti popullor', i cili eshte de facto krijim i nje ushtrie paralele ne te cilen jane aktivizuar dhe shume te huaj."(Sigmund faqja 216). "Kercenimi ndaj monopolit te ushtrise si instrument i forces, tani i kombinuar me tentativa te zevendesoje hierakine e larte nga poshte me dhune(infiltrimi ne marine) dhe nga lart ( zevendesimi i gjeneraleve te larte te aviacionit) ofruan nje skenar klasik per grusht shteti." (Sigmund, faqja 227)

    Kristiano -Demokratet e rreptesuan qendrimin e tyre dhe deklaruan se "ne Kili ekzistojne grupe te armatosura dhe se ligjet dhe Kushtetuta jane shkelur. Qe ketej e tutje denoncimet do te shtoheshin. Ne 22 gusht dhoma e deputeteve u beri thirrje hapur forcave te armatosura te largohen nga qeveria dhe te marrin masa per te garantuar bazat esenciale per harmoni demokratike midis kilianeve". (Roxborough,faqja 120)

    Parlamenti kilian, ne nje vote 81 pro dhe 45 kunder vendosi :
    "ti paraqesi Presidentit te Republikes dhe Ministrave te Shtetit,antareve te Forcave te Armatosura dhe Trupit te Karabinierve, shkeljet serioze te Kushtetutes dhe te Ligjeve te Republikes....dhe tu kujtoje atyre , funksionet e tyre, betimi per besnikeri ndaj Kushtetutes dhe ligjeve, ne rastin e Ministrave, natyra e institucioneve te te cilat jane antare dhe ne emer te te ciles ata u betuan diten qe u bene Ministra, i detyron ata qe te japin fund menjehere te gjithe situatave de facto te shkeljes se Kushtetutes dhe te ligjeve te shtetit dhe te marrin masa qeveritare te garantojne rregullin kushtetues te atdheut tone dhe bazat esenciale te bashkeekzistences demokratike midis kilianeve."(Alexander,faqja 318)

    "U diskutua me vone qe nese kjo ishte ne ndonji sens nje baze legale per nderhyrje ushtarake. Nuk kishte forcen e nje ligji...Por gjeja me e rendesishme per rezoluten e 22 gushtit 1973 ishte se mund te interpretohej si nje baze morale per nderhyrje ushtarake, derisa te ishte e nevojshme te rivendosej rregulli kushtetues dhe ai ligjor. Kjo shenoi nje pike kthimi ne marredheniet midis Kongresit dhe Forcave te Armtosura." (Moss, faqet 197-198)

    Allende e kaloi te djelen ,19 gusht 1973 duke diskutuar me Regis Debray:
    "Ata diskutuan manovrimet e Allendes me ushtrine dhe Debray pati pershtypjen se Allende po argetohej me lojen e shahut qe po luante me ta. Gjithashtu Debray shenon se "cdo kush e dinte se siguroje kohe dhe organizoje ,te armatosje dhe te koordinoje aparatin ushtarak te partive te Bashkimit Popullor -nje gare kohe e cila vazhdonte me jave te tera. Allende ishte udhehequr ne kete loje nga 2 principe,shkruan Debray. Ne nje ane, ai e ndiente se lufta civile duhet te evitohej, duke marre parasysh se ne baze te ballances se forcave ishte e humbur. Ai nuk ishte i eksituar nga fjala "pushtet i popullit". Kur ata ne te Majte deklaronin se "vetem aksioni direkt i masave do ta ndaloje grushtin e shtetit" ai do tu pergjigjej :" Sa prej masave do te duhen te ndalojne nje tank?"....Nga ana tjeter ai ishte i vendosur qe te mos e prishte imazhin qe donte te linte ne histori duke i dhene ushtrise bazat esenciale te programit te tij. Por keto ishin principe ne konflikt me njera tjetren dhe Allende refuzonte te zgjidhte midis tyre, sepse ai mendonte ose pretendonte se keto qellime kryesore nuk ishin kontradiktore. Refuzimi i tij te njohi se keto dy principe ishin kontradiktore kontribuoi ne rrezimin e tij tre jave me vone."(Sigmund,faqet 229-230)

    Epilogu: Demokracia dhe Ekonomia e Lire


    Vetem disa kritike te mithit, por praktikisht asnje prej atyre qe e besojne ate, nuk jane te interesuar per prosperitetin e Kilit sot dhe eshte e lehte ta dish persene. Demokracia kiliane shkelqen sot megjithese ka nje histori percarjesh te cilat ishin perpara se Allende te vinte ne pushtet dhe sepse ndofta eshte i vetmi fund i lumtur i nje tragjesie te tere:Kili me se fundi ka marre nje hap te sigurte drejt zhvillimit kapitalist dhe si koleget e tij, tigrat aziatike. Ndryshueshmeria e eksporteve , te cilat nuk bazohen me vetem ne mineralin e bakrit, inflacioni qe kap midis 2% dhe 4% , varferia e ulet ne vetem 20% te popullsise ( nje enderr e pamundur per shtete te tjera te Amerikes Latine dhe per shume vende te botes se trete), marreveshjet e tregetise se lire me SHBA dhe Bashkimin Evropian nuk jane dhe kaq interesante si objekte diskutimesh midis gazetareve te majte dhe profesoreve te universiteteve, sepse jane kunder fantazise se semure te revolucioneve te dhunshme e krijimit te socializmit. Prosperiteti i Kilit eshte subjekt i merzitshem diskutimi per kanalet televizive.
    Por rrota e historise ben kthesa te cuditshme dhe sic duket Pinochetet e urryer te kesaj bote jane shpetimtaret finale te statusit quo te demokracise. Ka dhe nje arsye te thjeshte se perse Rikardo Lagos, presidenti socialist aktual i Kilit, i cili e vazhdoi politiken ekonomike te tregut te lire te filluar nga diktatori Pinochet. Sepse funksionojne ,nderkohe qe cdo alternative tjeter e provuar ne Kili deshtoi, Kur u pyet per ndryshimet ekonomike te bera nga Pinocheti, Alejandro Foxley, ministri i pare i financave i post diktatures tha:
    "Une isha pergjegjes per ekonomine ne ate kohe. Isha minister i financave nga 1990 deri ne 1994. Ne gjithmone thonim se gjeja kryesore ishte te siguroheshim se kishte nje ekuiliber midis ndryshimit dhe vazhdimesise. Vendet e pjekura jane ato qe nuk fillojne nga zero. Duhet ta njihnim kete arritje te qeverise se kaluar ( asaj te Pinochetit) se themelet per vendosjen e nje ekonomie moderne te tregut ishin vendosur nga ajo dhe ne do te fillonim prej ketu, duke vendosur balancen midis zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit shoqeror. Dhe kete beme. Ne 4 vitet e para te transzicionit ekonomik ne Kili cdokush thoshte:"Keta qe erdhen ne pushtet me demokracine do ta prishin ekonomine". Por pas kater vjetesh ekonomia eshte rritur me ritem 8.2% ne vit dhe varferia u zvogelua pergjysem. Keshtu qe kam shume konfidence ne demokracine per shkak te ketyre rezultateve. Ne kushtet e nje transformimit te ekonomise, ata ishin sigurisht te zote te parashikonin ate qe me pas u be e qarte globalisht. Ata filluan nje proces te clirimit te tregut nga rregullat shteterore, duke hapur ekonomine dhe duke lejuar cdoke te kete nje pjese te tregut boteror, duke qene te afte te konkurrojne dhe te rrisin rendimentin. Te gjitha keto gjera me vone u bene nje rregull global. Ky ishte kontributi i tyre. Ata e parashikuan kete fenomen global dhe Kili perfitoi nga ata."



    In terms of the deeper transformation of the economy, they certainly were able to anticipate what became a global trend afterwards. They were able to start a process of deregulating the markets, opening up the economy, and allowing everybody to have a share in world markets, to be able to compete, and the need to increase productivity. All of those things later became a global trend. That was their contribution. They were able to anticipate a global trend, and Chile has benefited from them.”
    __________
    Ian Roxborough, Phil O’Brien & Jackie Roddick, Chile, The State & Revolution, Holmes & Meier, New York, 1977.
    Robert Moss, Chile’s Marxist Experiment, David & Charles Newton Abbot, London, 1973.
    Robert J. Alexander, The Tragedy of Chile, Greenwood Publishing Group, Westport, 1978.
    Paul E. Sigmund, The Overthrow of Allende and the Politics of Chile, 1964-1976, University of Pittsburgh Press, Pittsburgh, 1977.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-05-2008 mė 14:14

Tema tė Ngjashme

  1. Arvanitėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 13-03-2018, 05:15
  2. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •