Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    PËrfaqËsuesit Kukulla TË KosovËs Nuk Duhet TË BisedojnË Me AskËnd PËr PavarËsinË E Ko

    SOVËS
    Pavarësia nuk është çështje për të cilën duhet të bisedohet me askënd, aq më pak me ish okupatorët serbë.
    Vërtetë, institucionet e Kosovës janë gjysëinstitucione, pasi ato nuk kontrollojnë as veten, e lëre më të gjithë territorin e Kosovës. Më shumë ingerenca e pavarësi kanë serbët në enklavat gangrena serbe të Kosovës, të cilat më shumë janë të lidhura dhe respektojnë Beogradin, e aspak kukullat e UNMIK-ut dhe bashibozukët UNMIK-as në Prishtinë. Kosovës si askujt i kërkojnë shumë kushte, ndersa Serbisë okupatore, vetëm të dorëzojë një kriminel lufte - Mlladiqin!!!
    Sikur ta kishin parësore Pavarësinë e Kosovës, e jo mbijetimin politik të tyre nëse pavarësohet Kosova, ata e kishin përfunduar sa më parë kukullllëkun e servilizmin e tyre, dhe e kishin shpallë pavarësinë në Parlamentin e mvarun të Kosovës.
    Për çka të bisedohet???!!! Dihet vullneti i më se 94% i popullsisë së Kosovës. Që më se një shekull derdhin shqiptarët gjak për Kosovën. A të luten pushtetarët e sotëm serbë /që janë vetëm emra të tjerë por me filozofi të njëjtë /si në kohën e kryekriminelit Millosheviq/ ekspansioniste - kriminale - shoviniste, të cilët as që janë penduar për krime mbi shqiptarët, as që kanë ndërmend të pendohen e lëre të kërkojnë falje/ amani bre na e jepni pavarësinë! Apo të lutet Solana me kompani, apo ata të UNMIK-ut, që si kolonialistë e luajnë mirë detyrën duke e lënë në mjerim ekonomik e pa perspektivë Kosovën, duke mjelur për vete rroga të majme. Askund UNMIK-u nuk ka sjellë liri, demokraci e përparim. As në Kosovë. Mirëpo në Kosovë nuk ka kush që tu thotë UNMIK-asve, shkoni në shtëpi = jashtë nga Kosova, dhe këtu pranojmë vetëm SH B A me aleatët e tyre.
    Kurrë, as në të kaluarën, as në të tashmen, as në të ardhmen me servilizem nuk janë arritur as liria, as pavarësia as përparimi, as respekti i miqëve as i anmiqëve.
    Zoti na ruajt nga UNMIK-u, Solana, servilët kukulla gjysëpushtetarë, politikanët tanë shterpë!!!

    nikë palkola
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Pse gjithe kete vrer kunder popullit tat dhe ata qe ju kane ndihmu ! Kutohet per Serbet kane te gjithe ! Po popullina tat ? Thu ti se sdun ata qe ti i qun servil e gjyspushtetar e te shterpe qe Kosova te jete e lire. Mendon se UNMIK-u ka qejf te rrije ne Kosove ! Srrine dot rot ne shpite e tyre me familjet ? Jo vlla i dashur e ke shume Gabim ! Pavaresia do arrihet po me pak mund ! Mos harro sado qe e urrejme ( VET JAM SHQIPTAR PO NJE KOMB JEMI ) kete fakt , Kosova eshte akoma e Serbise prandaj me ata qe e kane duhet bisedu ! Eshte vendi jot une e kuptoj ! Po pavarsia do arrihet ti mos u merzit fare er kete gje ! Tani per tani jane ne bisedime ! Do te mbyllen brenda ketij viti ! Ki pak besim tek populli jot sepse me sa shof ti qenke Larg Shqiperise !

    Me Respekt Enea !

  3. #3
    Popullin dhe trojet tona i dua, por jo pseudopolitikanët tanë. Jo zotëri, nuk do ai i Unmikut nga Banglladeshi të shkojë në shtëpi sepse e ka rrogën rreth 5000 euro, e në shtëpi ndoshta as 50. Kosova kurrë nuk ka qenë as nuk është e Serbisë. Ajo vetëm ka qenë e okupuar nga Serbia. Kur politikanët e bëjnë çështje negociatash lirinë e pavarësinë, ajo dmth. se e pranon si padrone Serbinë. Çka kanë bërë politikanët e Kosovës për kthimin e kufomave që po na i kthejnë serbët, si doza helmi, për të na mbajtur në pikëllim e në zi? Po për të zhdukurit? A janë ato çështje bisedimesh e teknike? Jo! As Unmiku nuk e kontrollon tërë Kosovën, e lëre më institucionet /pushteti/ e Kosovës. I kam pa në tv. policët e Kosovës duke dhunuar djemtë tanë që kanë gjuajtur me vo kryetarin e Serbisë Tadiq. Taman ashtu siç kanë vepruar policët serbë gjithmonë kundër shqiptarëve. Ata djemë kanë bërë vepër patriotike, e jo si politikanët tanë që pranojnë të takojnë politikanët shovinistë serbë që duan të na mbajnë të robëruar. Jam fizikisht larg Shqipërisë, por nuk jam si shumica e banorëve të Shqipërisë që votojnë për komunistët shqiptarë me emrin socialistë. Unë i dua atdhetarët, jo të gjithë shqipfolësit...
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngo Nik..

    Populli i Kosoves ka votuar disa burra e kjo don te thote se populli i Kosoves i ka caktu ata burra per ta drejtue politiken e diplomacin per aq sa e lejon Bota e madhe.. e kta burra te caktum prej popullit.. kan te drejten me vendos ne se do i gjujm ose jo me Vo (veze) Tadicit a Mladicit a milosh vicit..

    ata djemt qe nuk i ka votue kush nuk e kan ate te drejten me gjujt me vo.. askerkujt vec vehtes ne se kan qejf.. perderisa kte nder e heroizem as populli nuk ja ka kerkue e as ata Burrat e zgedhun me vot te popullit..

    Kshu jan regulli nr 1 dhe 100001 i shtet formimit e i Pamvaresimit..
    Pra dhe atdhedashuria i do rregullat e veta qe duhen zbatue.. e ai qe nuk zbaton rregullat e vendosura prej Njerzve te zgedhun nga populli asht ARMIK i POPULLIT..

    Pra Popullin e udhheq ai qe asht i zgedhun po prej popullit..

    Cdo kush tjeter qe nuk e ka voten (mandatin) e Popullit duhet vec te flas e veproj me porosi te burrave te caktum prej popullit..

    perndryshe cdo kush qe shpik "lufta" ne krye te vet ndac me voe a me kallasha nuk asht tjeter vec nji m.utsihane qe i sherben Beogradit..

    mbaje mend kte qe po te tham e thuj qatyne "trimave" trusni b.yth ..
    Apo nuk jan ngop ata me ata mijra e mijra e mijra shqiptar te sakatum e te hupun e te masakrum prej Serbise..

    Armikun duhet me e vra jo me te vra..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-08-2005 më 16:48

  5. #5
    Brari
    Populli i ka votuar ata burra që nuk më duken të gjithë burra të vërtetë. Ata duhet ta udhëheqin popullin, por populli ka votuar edhe Fatos Nanon me kompani... Rugoven e respektoj, por çka kanë bërë që të kthehen përnjëherë kufomat tona. Politikanët tonë në Kosovë nuk e udhëheqin popullin, por e sundojnë sipas urdhërave të Unmikut, ashtu si pashallarët tanë që i ka vu Turqia dikur... Shkruani se armikun duhet me e vra, e Ty të pengon që ata djemë e kanë gjuajt me vo kriminelin që ka ardhë në vendin e krimit??!!! Izraeli në vitin !966 ka vënë marrëdhënie diplomatike me Gjermaninë pas luftës së Dytë botërore. E respektoj mendimn Tuaj, por ata djemë që e kanë gjuajt Tadiqin me vo kanë bërë vepër të mirë. Sipas jush nuk duhet as me vo me i gjuajt kriminelët serbë, por duhet me ua puthë ****ën dhe me mbetë krahinë autonome e tyre për të mos na vra më... Kur e bën çështje të bisedimeve lirinë e pavarësinë, atëherë duhet edhe të bësh kompromise, dhe për këtë EVropa kurvë /që nuk është me SH B A/ po na futë në bisedime.
    Të votuar në Kosovë ke edhe servilë serbë, shqipfolës si Haliti, Surroi etj.
    Atyre policëve shqipfolës që kanë rrahur djemtë që shkruajnë parolla për vetëvendosje e që kanë gjuajt me vo Tadiqin dëshiroj që shkopinjtë e tyre të gomave tu kthehen në shkopinjë lypsarë!!!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Nika
    Popullin dhe trojet tona i dua, por jo pseudopolitikanët tanë. Jo zotëri, nuk do ai i Unmikut nga Banglladeshi të shkojë në shtëpi sepse e ka rrogën rreth 5000 euro, e në shtëpi ndoshta as 50. Kosova kurrë nuk ka qenë as nuk është e Serbisë. Ajo vetëm ka qenë e okupuar nga Serbia. Kur politikanët e bëjnë çështje negociatash lirinë e pavarësinë, ajo dmth. se e pranon si padrone Serbinë. Çka kanë bërë politikanët e Kosovës për kthimin e kufomave që po na i kthejnë serbët, si doza helmi, për të na mbajtur në pikëllim e në zi? Po për të zhdukurit? A janë ato çështje bisedimesh e teknike? Jo! As Unmiku nuk e kontrollon tërë Kosovën, e lëre më institucionet /pushteti/ e Kosovës. I kam pa në tv. policët e Kosovës duke dhunuar djemtë tanë që kanë gjuajtur me vo kryetarin e Serbisë Tadiq. Taman ashtu siç kanë vepruar policët serbë gjithmonë kundër shqiptarëve. Ata djemë kanë bërë vepër patriotike, e jo si politikanët tanë që pranojnë të takojnë politikanët shovinistë serbë që duan të na mbajnë të robëruar. Jam fizikisht larg Shqipërisë, por nuk jam si shumica e banorëve të Shqipërisë që votojnë për komunistët shqiptarë me emrin socialistë. Unë i dua atdhetarët, jo të gjithë shqipfolësit...
    NGJO Nik ! Ata qe jane me UNMIK aq e kane rogen si te jene ne shtepi e te jene ne Kosove se bejne pjese ne UNMIK ! Policet Kosovare qe thua ti nuk mund te bashkohen me ata qe prishin rendin dhe qetesine sepse do te sillte perseri Kaosin ! Kufomat e atyre qe jane vrare po rikthehen dita dites ata qe jane gjetur ! Spese varrezat me masive sjane gjet akoma per shkak se ata qe i kane kryer keto akte jane ne arrati dhe sjane kapur ende shumica ! Kosova ka qene e okupuar nga Serbia dhe ka qene nen qeverisjen e saj dhe do te kerkohet qe ti japi ploteshisht Pavarsine e saj e cila pritet te arrihet shume shpejt ! Ti duhet te duash te gjithe shqipfolesit sepse sado qe mos jene atdhetare jane shqipetare ! E fundit Nik ! Sado qe nuk duam ta pranojme Serbia ende ka nje ndikm mbi Kosove e cila do te neutralizohet se shpejti dhe Politikanet qe ti i quan Kukullasjane aspak te tille perderisa punojne cdo dite per Pavarsine e Kosoves madje kane qene te njejtet ata qe vinin Koken ne rrezik per te sigurar kete pavarsi qe ne kohen kur Kosova ka qene plotesisht e okupuar nga Serbia ! Mos harro shume Antare apo Drejtues te UCK jane tashme ne poste te rendesishme te qeverise se Kosoves !

    Me Respekt Enea !

  7. #7
    I /e/ respektuar/a Enea
    Jo, të Unmikut nuk i kanë rrogat sa në shtetet e tyre. Nuk prishet rendi as qetësia me protesta paqësore, me gjuajtje me vezë të kriminelëve dhe me shkruarje të parollave. Kufomat janë të gjetura, por me qëllim i kthen Serbia pak nga pak. Tjetër është me të zhdukurit që i kanë djegur nëpër furrat e shkritoreve apo të termocentraleve. Pse duhet të hyhet në bisedime për liri e pavarësi? Serbia pa bisedime duhet të detyrohet të pranojë pavarësinë e Kosovës. Po, sipas Krishtit duhet të dua edhe kriminelët, por nuk jam aq i përsosur që të dua tradhëtarët tanë, maskarenjtë, kriminelët, marionetat serbe, greke e të Unmikut. Nuk i urrej, por as nuk i dua. Jam diku në mes të përbuzjes e injorimit për ta. Punojnë shumë pak për pavarësinë. Tolerojnë ende okupimin e enklavave nga serbët. Ata të UÇK-ës nuk shkuan në kufirin verior kur hynë nëpër qytete të Kosovës së bashku me forcat e NATO-s, dhe e lanë gati një të treten e territorit të Kosovës nën Serbi. Ishin mjaft prej tyre të angazhuar në uzurpimin e pronave të Kosovës. Janë në poste, por më shumë janë edhe si opozitë destruktive se konstruktive...
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nike ! Se pari une jam cun 19 vjec ! Nuk e di po sot jane rikthyer 40 Kufoma te gjetura ne nje Varr masiv nga Serbet ! UNMIKU i ka rrogat njesoj kudo qe te jete kete ta dish ! Ndosht amrrin dieta pak me shume po nejse gje e vogel ndryshon ! UCK nuk mund ta shash sa e sa ushtare dhane jeten e tyre duke luftuar kunder Serbeve kur NATO akoma skish marre vendimin te nderhynte ! Opozita ne Kosove eshte konstruktive dhe bashkepunuese me qeverine ne pushtet ! Une perdite i degjoj lajme dhe perdiet flitet per Kosoven e opoziten ! keshtu qe mos fol kot vella ! Nejse ti ke te drejte ne njefare menyre por mos vill kaq vrer kunder popullit tat ! FLM per Respektin ! Enea

  9. #9
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Ore Lerni mer rrogat.
    UNMIK per sot e 500 Vite nuk hiqet nga Kosova..

    Dhe Brari mire paska thon qe Armiket Duhet me i vra e jo me te vra..

    Nika ti be daj qenke me kete qe kan tek maska ime dmth qe i fort je vetem fol

    E sa per Bisedimet po vazhdojn se shpejti pritet qe te vendoset gjithcka..

  10. #10
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Do Zoti Kosova Behet E Pavarur Kjo Ka Rendesi Te Tjerat Nuk Kane Rendesi Fare Kosova E Pavaruar Kjo Gjeja Me E Bukur Ose lajmi Me I Bukur Qe Duan Te Degjojne Shqipetaret Ane Mbane Botes <<<<KOSOVA PAVARESI>>>>.
    _____________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •