SOVËS
Pavarësia nuk është çështje për të cilën duhet të bisedohet me askënd, aq më pak me ish okupatorët serbë.
Vërtetë, institucionet e Kosovës janë gjysëinstitucione, pasi ato nuk kontrollojnë as veten, e lëre më të gjithë territorin e Kosovës. Më shumë ingerenca e pavarësi kanë serbët në enklavat gangrena serbe të Kosovës, të cilat më shumë janë të lidhura dhe respektojnë Beogradin, e aspak kukullat e UNMIK-ut dhe bashibozukët UNMIK-as në Prishtinë. Kosovës si askujt i kërkojnë shumë kushte, ndersa Serbisë okupatore, vetëm të dorëzojë një kriminel lufte - Mlladiqin!!!
Sikur ta kishin parësore Pavarësinë e Kosovës, e jo mbijetimin politik të tyre nëse pavarësohet Kosova, ata e kishin përfunduar sa më parë kukullllëkun e servilizmin e tyre, dhe e kishin shpallë pavarësinë në Parlamentin e mvarun të Kosovës.
Për çka të bisedohet???!!! Dihet vullneti i më se 94% i popullsisë së Kosovës. Që më se një shekull derdhin shqiptarët gjak për Kosovën. A të luten pushtetarët e sotëm serbë /që janë vetëm emra të tjerë por me filozofi të njëjtë /si në kohën e kryekriminelit Millosheviq/ ekspansioniste - kriminale - shoviniste, të cilët as që janë penduar për krime mbi shqiptarët, as që kanë ndërmend të pendohen e lëre të kërkojnë falje/ amani bre na e jepni pavarësinë! Apo të lutet Solana me kompani, apo ata të UNMIK-ut, që si kolonialistë e luajnë mirë detyrën duke e lënë në mjerim ekonomik e pa perspektivë Kosovën, duke mjelur për vete rroga të majme. Askund UNMIK-u nuk ka sjellë liri, demokraci e përparim. As në Kosovë. Mirëpo në Kosovë nuk ka kush që tu thotë UNMIK-asve, shkoni në shtëpi = jashtë nga Kosova, dhe këtu pranojmë vetëm SH B A me aleatët e tyre.
Kurrë, as në të kaluarën, as në të tashmen, as në të ardhmen me servilizem nuk janë arritur as liria, as pavarësia as përparimi, as respekti i miqëve as i anmiqëve.
Zoti na ruajt nga UNMIK-u, Solana, servilët kukulla gjysëpushtetarë, politikanët tanë shterpë!!!
nikë palkola
Krijoni Kontakt