Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Teuta Durrës - Besa e Pejës, Superkupa mbarëshqiptare

    Neser 21 Gusht luhet superkupa e Shqiperise ndermjet kampiones Tirana dhe kampiones kupes Tueta.
    Heren e kalum ne finalen e Kupes se Shqiperise keto ekipe paten probleme dhe nervozisen si mendoni do te arrij Teuta tja mari Tiranes dhe nje trofe tjeter apo Tirana do mari hakmarrjen dhe do ta fitoj kupen?
    Ndeshja luhet ne Tirane ne oren 18.00.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Tirana fiton Superkupen 2005

    Tirana 0-0 Teuta
    (5-4)
    Muka Mancaku
    Sina Qerimi
    Salihi Kapllani
    Pisha Hodo
    Rraklli
    Hasani


    Sot ndeshja per Superkupen e Shqiperise u fitua nga ekipi i Tiranes me penallti.
    Loja ishte e dobet nga te dyja anet dhe pak raste u krijuan ishte e njejta ndeshje qe u pa ne finalen e kupes qe u luajt ne Elbasan.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Sikur eshte Asllani ajo mer plak jo Hasani

    Loja ishte shume e dobet ! Une vete isha ne stadium dhe mbas pjeses se pare brakstisa ndeshjen per shkak te Kualitetit SHUME ( PO SHUME AMO ) te dobet te lojes te te dyja Skuadrava ! Rastet nuk munguan nga te dy kampet ! me shume reste shperdoroi Tirana me ane te Salihit Rakllit dhe Mukes ! Loje e mire nga Portieri bardheblu Isli Hidi ! Ne Fund ka Rendesi Rezultati ! Urime Tirona !

    P.S. Loj e tille nuk eshte bindese per ne skuader qe kerkone te Fitoje te Dy Trofete Shqiptare !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Ja Dhe 1 Foto

    Fituesit e Superkupes ne Foto !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    E njëjta ndeshje si në finalen e Kupës së Shqipërisë, por mbrëmë fati u buzëqeshi kampionëve

    Një Superkupë, por jo një super Tiranë


    Tirana-Teuta 0-0

    Tirana: Hidi, Sina, Dabulla, Pisha, Tafaj (Merkoçi 88'), Bulku (A. Muça 46'), Hajdari (Okunovo 46'), Bakalli, Salihi, Muka, Rraklli. Trajner: Sh. Muça

    Teuta: Kapllani, Pashaj, Zëre, Jakupi, Hodo, Qerimi, Kote (Hasani 116'), Buna, Kovaç (Shaqiri 64'), Xhihani (Muça 91'), Mancaku. Trajner H. Lika

    Gjyqtarë: A. Janku, S. Avdo, (Tiranë) A. Mali (Patos)
    Kartonë të verdhë: Tafaj, Zëre, Buna
    11 Metërshat (5-4)
    Tirana: Muka +, Sina +, Salihi +, Pisha +, Rraklli +
    Teuta: Mancaku +, Qerimi +, Kapllani +, Hodo +, Hasani -

    Minutat e lojës...
    5'- Kroson Kovaç në zonë dhe Kote godet me kokë, por topi përfundon në duart e Hidit.
    14'- Pisha ndërhyn para Xhihanit pas një kundërsulmi të shpejtë të Teutës.
    16'- Muka nis një top të rrezikshëm në zonë.
    21'- Muka nxjerr të lirë Salihin që godet brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.
    28'- Sina nga e djathta kroson në zonë dhe Rraklli me një gjysëmkthesë vë në rrezik Kapllanin e Teutës.
    38'- Dabulla në zhytje ndërhyn saktë, duke i hequr mundësi Xhihanit të depërtojë në zonë.
    41'- Hodo jep një top të saktë për Xhihanin që godet fluturimthi, jashtë kuadratit.
    43'- Salihi nga jashtë zonës gjuan në portë, por Kapllani zotëron topin në dy kohë.
    45'- Mancaku provon nga jashtë zonës, duke vënë seriozisht në rrezik portën e Tiranës.
    50'- Xhihani godet papritmas, pret në dy kohë Hidi.
    59'- Muka kroson në zonë, Tafaj e kthen pas me kokë për Salihin, por ky i fundit nuk e arrin dot topin.
    66'- Salihi i afrohet zonës, godet, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule.
    69'- Muka jep një top të saktë në zonë për Rrakllin, që nuk e arrin dot në momentin e fundit.
    76'- Goditje këndi për Tiranën. Tafaj pasn te Muka, ky i fundit te Salihi, por shkodrani nuk shënjestron dot portën.
    78'- Tafaj merr një top dhe futet në zonë, godet, por mbi kuadrat.
    81'- Tafaj i ndodhur në zonë tenton dy herë në portë, por nuk arrin dot të mposhtë Kapllanin.
    84'- Sina kroson saktë në zonë, por topin nuk e arrin as Tafaj e as Salihi.
    93'- Salihi kthen pas topin për Rrakllin, që kërkon të godasë fluturimthi, por në fund nuk e arrin dot.
    95'- Një goditje pa shumë pretendime e Mancakut, rrezikon seriozisht portën e Hidit.
    101'- Gabon Kapllani, kërkon të përfitojë aty Merkoçi.
    102'- Salihi godet fort, jashtë.
    108'- Salihi godet brenda zonës, grushton Kapllani.
    110'- Tenton Bakalli, jashtë kuadratit.
    112'- Muka vepron bukur me topin, kroson saktë për Rrakllin që godet pa u menduar dhe topi kthehet nga shtylla dhe zotërohet nga ana e Kapllanit.

    Komenti...
    Pas 120 minutave lojë dhe pas ekezekutimit të 11-metërshave, Tirana seleksionon trofeun e parë të këtij edicioni. Pra, e nis me këmbë të mbarë, duke drejtuar sytë tani nga dy trofetë e tjerë, titullin kampion dhe trofeun e kupës. Përballë Teutës kampionët e vendit në fakt nuk ishin aty ku duhej, e as shkëlqyen në fushë, megjithatë fakt është se Superkupa ndodhen në vitrinën e klubit bardheblu. Mbrëmë në "Qemal Stafa" u pa një ndeshje pak a shumë e ngjashme me atë që u luajt në "Ryzhdi Bizhuta" pak kohë më parë, e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë. Vetëm se në finale të kupës triumfoi Teuta me anë të 11-metërshave, kurse te finalja e djeshme me të njëjtën ecuri dolën fitues 22 herë kampionët e vendit.

    Sidoqoftë, dje ishte një ndeshje jo në lartësinë e duhur, pa dhuruar shumë emocione dhe kjo ndoshta zemëroi gjatë shtesës ca tifozë që kishin ardhur për të ndjekur këtë takim. Tirana zbriti në fushë me formacionin e saj më të mirë dhe me një trajner emergjence, sepse prej disa ditësh shefi i klubit Muça ka marrë në dorë fatet e skuadrës, në pritje të trajnerit të ri. Në pjesën e parë Teuta dha shenja se kishte ardhur me ambicje për të fituar një trofe. Sulmoi e para portën e Tiranës dhe u rreshtua mirë në mbrojtje. Bardheblutë e rritën dalëngadalë presionin dhe mund të kishin shënuar në dia momente. Gjatë fraksionit të parë të ndeshjes, që dha shumë pak raste në portat respektive, si Tirana, ashtu edhe Teuta nuk krijuan shumë rrezik në portat respektive.

    Në pjesën e dytë u pa një Tiranë më ngulmuese. Nigeriani Samuel Okunovo, i ardhur nga Dinamo o Bukureshtit ishte supriza e formacionit bardheblu, madje mesfushori u dallua ,e paraqitjen e tij në fushë. Ndryshimet e kryeqytetasve e rritën presionin në portën e Teutës. Sulmuesit kryesorë, Rraklli e Salihi, me Mukën nga pas krijuan shumë raste për shënim, por u konstatua edhe një fenomen, sepse në zonë bardheblutë nuk tregoheshin fort të saktë. 90 minuëtshi mbyllet me rrjeta të paprekura, kurse në shtesë Tirana është përsëri ngulmuese në lojë dhe e rrezikshme. Deri diku me të nuk ishte edhe fati, sepse në momente të caktuara shumë pranë portës, lojtarët bardheblu e kishin për habi "të vështirë" ta dërgonin topin në rrjetë. Mbyllet 120 minutëshi sërish me rrjeta të paprekura dhe vjen radha e 11-metërshave. Pas 5 goditjeve të sakta, Teuta humbet të fundit, kështu që Tirana kurorëzohet me trofeun e parë, që ndoshta nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, por i vlen si një ogur i mirë për një sezon të mbarë. Bardheblutë festuan në fund të ndeshjes dhe tani ajnë në pritje të konsolidimit të grupit dhe ardhjes së stafit të ri drejtues (trajneri do të vijë të mërkurën bashkë me stafin), për të nisur edicionin e ri.

    Deklaruan
    Hasan Lika, trajner i Teutës:
    "Ishte një ndeshje e barabartë dhe që ne ishim përgatitur për fitore. Teuta deri diku luajti mirë, mund të kishte shënuar në disa raste dhe arriti gjithsesi të bllokonte kundërshtarin. Gjatë ecurisë së lojës ne mund të kishim shënuar, megjithatë takimi zgjati 120 minuta dhe u pa lodhje në fushë. Në momentin e 11-metërshave, Tirana u tregua më e saktë, duke fituar trofeun, megjithatë ne duhet të kënaqemi dhe të futemi në kampion me synime të forta, për një ecuri sa më të mbarë."

    Hamdi Salihi, sulmues i Tiranës
    "Mendoj se nuk dolën në lojën tonë, megjithë rastet e shumta që krijuam para portës së kundërshtarit. Gjatë 120 minutave mund të kishim shënuar një gol, por nuk e arritëm dot, për vetë faktin se kundërshtari u mbrojt mirë dhe në disa raste fati nuk ishte me Tiranën. Megjithatë, në fund arritëm të siguronim trofeun e parë, që besoj se për më tej do të na japë mundësi të sigurojmë ato të radhës. Mendoj se ky grup, bashkë me ndonjë përforcim do të sigurojë objektivat e edicioni të ardhshëm, pa asnjë diskutim."

    Të veçanta...- Në tribunën "Vip" binte në sy kryebashkiaku Rama, donatorët bardheblu dhe presidenti i Teutës, ndërsa në pjesën e dytë erdhën presidenti i FSHF-së, Duka, zv.presidenti Nuri dhe presidenti i Partizanit, Xhani.
    - Negeriani, Samuel Okunovo ishte i vetmi lojtar i federuar në radhët e Tiranës, pas eliminimit nga "champions" -i. Ai luajti vetëm një pjesë loje, duke treguar se është një lojtar cilësor.
    - Për të parë finalen e Superkupës ishin një numër i paktë tifozësh bardheblu, që në kohën shtesë u pa qartë edhe një mërzitje e një pjesë me skuadrën e tyre.

    "Libri i Artë" i Superkupës
    1989 DINAMO 17 Nëntori 2 0
    1990 FLAMURTARI Dinamo 3 3
    1991 FLAMURTARI Partizani 1 0
    1992 ELBASANI Vllaznia 3 2
    1993 PARTIZANI-Fitues i të dy trofeve
    1994 TIRANA Teuta 1 0
    1995 Tiranë Teuta (nuk u zhvillua)
    1996 TIRANA (fituese e të dy trofeve)
    1997 Tirana Partizani (nuk u zhvillua)
    1998 VLLAZNIA Apolonia 1 1
    1999 TIRANA (fituese e të dy trofeve)
    2000 TIRANA Teuta 1 0
    2001 VLLAZNIA Tiranë 2 1
    2002 TIRANA-Dinamo 6-0
    2003 TIRANA-Dinamo 3-0
    2004 PARTIZANI-Tirana 2-0
    2005 TIRANA - Teuta 0-0 (5-4p)
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Teuta-Besa e Pejës, Superkupa mbarëshqiptare

    Fituesit e Kupës së Kosovës dhe të Shqipërisë do të ndeshen në dy ndeshje, në shtator dhe teto

    Fituesi i Kupës së Kosovës, KF Besa, dhe ai i Kupës së Shqipërisë, Teuta, do t'i matin forcat e tyre në ndeshjen që do ta përcaktojë ekipin fitues të Kupës Mbarëkombëtare Shqiptare. Data e ndeshjes u arrit të hënën, pas takimit të dy presidentëve të klubeve, Agim Elshanit të Besës së Pejës dhe Edmond Hasanbelliut të Teutës, në qytetin e njohur bregdetar shqiptar, Durrës. "Takimi ishte i shkurtër dhe mjaft konstruktiv. Me dy fjalë u morëm vesh për të gjitha" detajet e kësaj ndeshjeje," - tha nëpërmjet telefonit nga Durrësi, Elshani, presidenti i Besës së Pejës.

    Presidenti i ekipit pejan u shpreh i kënaqur me zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe njëherësh edhe krenar që ekipi që drejton do të jetë i pari që do të luftojë për një trofe të tillë. "Më vjen mirë që kjo ndeshje, që do të quhet tani e tutje Superkupa Mbarëkombëtare Shqiptare, më në fund do të zhvillohet, por edhe më shumë që do të luftojë Besa e Pejës. Vërtet jemi krenar si klub, që do të jemi pjesë e një ndeshjeje të pritur prej një kohë të gjatë," - shtoi presidenti i kampionit aktual të Kosovës, si dhe fituesit të Kupës së Kosovës. Sipas Elshanit, është rëndë dakord që ndeshja e parë të luhet në Pejë, ndërsa ajo e kthimit në Durrës.

    Ndeshja ndërmjet ekipeve fituese të Kupës së Kosovës dhe Shqipërisë është pjesë e marrëveshjes së arritur para disa kohësh mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në nëntor të vitit 2003. Edhe vitin e shkuar ishte planifikuar që të zhvillohet një ndeshje për Superkupën Mbarëkombëtare, mirëpo ajo nuk ishte realizuar për shkak të obligimeve që kishte fituesi i Kupës së Shqipërisë, Partizani i Tiranës. Ndeshja e parë pritet të zhvillohet më 1 shtator, në stadiumin e Pejës, "Shahin Haxhislami", me fillim në orën 16.30, ndërsa ajo e kthimit në Durrës, në muajin tetor, ndërkohë që pritet të caktohet data e saktë e ndeshjues së kthimit në Durrës
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SuperKupa Kombëtare: Besa - Teuta 1-1

    02.09.2005 -

    Dje me fillim në ora 16.30 është zhvilluar ndeshja e parë e Superkupës Kombëtare ndërmjet Besës së Pejës dhe Teutës së Durrësit. Në shkallët e stadiumit 'Shani Haxhiislami' ishin tubuar rreth 1800 shikues për ta ndjekur këtë ndeshje që besohet se do të mbetet traditë kombëtare e sportit.
    Ndeshja mbarroi me rezultat të barabartë 1-1. Te parët pejanët ishin ata që kaluan në epërsi në minutën e 19' me golin e Jasiqit kurse pas 7 minutave lojë, përkatësisht në minutën e 26' u akordua penalltia për ekipin durrsak. Manqaku arriti që të shënojë nga pika e bardhë dhe kështu që rezultati u barazua në 1-1.

    Në pjesën e dytë pejanët ishin ata që vërsulën portën e Kapllanit dhe mbronin iniciativën në fushë mirëpo portieri durrsak Kapllani ishte i palëkundshëm për sulmin pejan.
    Ndeshje është zhvilluar nën një frymë sportive dhe vëllazërore ku në fund nuk munguan edhe duartrokitjet e publikut pejan drejtuar futbollistëve të të dyja palëve.

    Ndeshja e dytë, ajo kthyese do të zhvillohet më 16 Nëntor në stadiumin e qytetit të Durrësit 'Niko Dovana'.

    Nuhi K. - Tifozat.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    fantastike.jam shume i lumtur per keto lloj evenimentesh.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    fantastike.jam shume i lumtur per keto lloj evenimentesh.
    Edhe une do isha i lumtur sikurse edh Bashkimi te merrte pjese sepse edhe Bashkimi eshte fitues i Kupes dhe ekip shqiptar! Padrejtsi me nje fjale!
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    SuperKupa Kombetare

    Teuta luan baraz me Besën por fiton adhuruesit Pejan

    Në një atmosfer vërtet vëllazrore me program të larmishëm të Asamblit Autokton Rugova nga Peja, u zhvillua takimi i parë i super kupës mbarkombëtare në mes të Besës dhe Teutes nga Durrësi që përfundoj me rezultat 1:1.

    Në ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare Besa i kënaqi mbi 3 mijë shikuesit e vetë të mbledhur në stadium por edhe shumë të tjerë që përcjellën këtë ndeshje drejtpërdrejtë përmes ekraneve televizive. Besa ishte dominante në fushë dhe prej minutës së parë e deri në të fundit ishte ekip që sulmonte dhe diktonte ritëm.

    Me këtë lojë të bukur ekipi ynë arriti të krijoj edhe mbi 10 raste të mira shënimi duke goditur edhe shtyllat por portieri mysafirëve Kapllani nuk lejoj që të arrihet ndonjë rezultat më i favorshëm për Besën se barazimi para ndeshjen e dytë që do të zhvillohet më 16 nëntor në Durrës.
    Golshënues për Besën ishte Naser Jasiqi në minutën e 19 të takimit, i cili pas një harkimi nga ana e majtë me kokë bukur gjeti hapësiren për ta future topin në rrjetë.

    Mysafirët barazuan rezultatin pas akordimit të penalltise dhe atë në minutën e 28 të takimit.

    Besa luajti me formacion: Bytyqi, Gashi, Papuqi(Haliti), Krasniqi, Zefi, Duraku, Nallbani, Kasapi, Jasiqi, Zeka dhe Vokshi (Muzlija).

    Kryesia e klubit gjatë qëndrimit të ekipit durrësak në Pejë u përpoq me të gjitha mundësit e veta që të bëjë një mikpritje vëllazrore për ,,Djemët e Detit” dhe gjatë këtij qëndrimi zyrtarët dhe lojtarët e të dyja ekipeve kanë krijuar miqësi të vërtet mes vehtes.

    Artani një shikues i flakët i Besës tha pas takimit se me këtë nder që na ka bërë ekipi i Teutës të cilët pa hezitim pranuan të zhvillojnë këtë ndeshje me karakter mbarkombëtar kanë krijuar simpati të madhe tek tifozeria pejane.

    "Nëse asgjë nuk ka përfituar tjetër Teuta ka përfituar simpatin tonë dhe ne vazhdimidht do të përcjellim dhe ti përkrahim bdrenda mundësive që kemi. Ne dëshirojmë që Teuta edhe këtë vit të jetë ndër ekipet që do të marrin pjes në gara europiane dhe qysh tani kemi vendosur që nëse ndodh kjo ne do të jemi në Durrës për ta përkrahur ekipin e Tuetës në ndeshjet ndërkombëtare” tha ky tifoz Pejan.

    Sipas marrëveshjes së arritur ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datë 16 nëntor në Durrës.

    www.KFBesa.com
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •