Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Jordani, deputeti qëllon me kallash në parlament

    Ndasitë e mëdha me një koleg lidhur me buxhetin kanë bërë që një deputet jordanez, pas debatit të ashpër me fjalë dhe përleshjes fizike më të, të nxitojë për tek makina e parkuar në oborrin e godinës për të marrë një kallashnikov.

    Deputeti Talal al-Sharif qëlloi tre plumba që në shënjestër kishin kolegun e tij Qusay Dmisa. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur as shënjestrën dhe as ndonjë person tjetër, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë duke neutralizuar rrezikun.

    Incidenti ka ndodhur gjatë transmetimit direkt nga ana e televizioneve të mbledhjes parlamentare e cila kishte një rëndësi të vecantë për shkak të diskutimit të buxhetit. E ndërsa një deputet po mbante fjalën në podium, në transmetim dëgjohet zhurma e kallashnikovit.

    Fatmirësisht nga sulmi nuk u regjistruan viktima, ndërsa kreu i Kuvendit e quajti ngjarjen “ofenduese për të gjithë qytetarët dhe një turp për kombin në sytë e të huajve”.

    Ndërkohë, hetuesit një Aman njoftuan arrestimin e Sharif dhe vendosjen e tij nën arrest me burg për 14 ditë. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.


    Top - Channel
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Jordani, deputeti qëllon me kallash në parlament

    Shife kur ta kopjoj ndonje nga ne lol. Eshte bere e pranushme dhuna gjithandej, po perdoren armet si loder!
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •