Përleshja e cilivizimeve në “Pranverën Arabe”
Shkruan: Savash Veliu
Kur në vitin 1993, Samuel P. Hungtington (shef i institutit për studime strategjike “John Olin” në Harvard dhe këshilltar i parë i Ministrisë së Jashtme Amerikane) me artikullin “Përleshja e Civilizimeve” shkruan për konfliktin e paevitueshëm në mes të Islamit dhe Perëndimit, gjë që filloi me përfundimin e viteve të ’80-ta dhe fillimin e viteve të ’90-ta, me Luftën Ballkanike dhe atë të Lindjes së Mesme, lexuesit u mahnitën me aftësinë e tij për të parashikuar të ardhmen.
Fatkeqësisht, pak nga ne atëherë e kuptuam se nuk ishte një parashikim i së ardhmes, por një projekt i saj i cili do të inicojë edhe fillimin e “Luftës së Tretë Botërore”, me sulmet e 11 shtatorit 2001. Pikërisht kur komunizmi-ortodoks si ideologji pushoi së ekzistuari si forcë ballë sekularizmit dhe mënyrës së të jetuarit të tyre, politikanët u ngutën të gjejnë një zëvendësim për të. Dhe pikërisht si zëvendësim për komunizmin e rrëzuar gjetën Islamin dhe u sajua kërcënimi potencial nga “terrori i gjelbër”. Edhe pse komunizmi dhe Islami janë antiteza të njëra-tjetrës, por janë katër faktorë kyç që e bëjnë Islamin që të futet në skenën botërore.
E para : janë mbi 56 shtete me shumicë muslimane dhe shtetet jomuslimane kanë numër të konsiderueshëm muslimanë.
E dyta : numri total i muslimanëve në botë tejkalon një miliardë e gjysmë.
E treta : ringjallja dhe ngritja e vetëdijes religjioze tek muslimanët tashmë është një realitet që nuk mund të mohohet dhe të ndalohet.
E katërta : ishte përhapja e Islamit me shpejtësi të madhe në botë që çoi në përgaditjen e sulmeve të 11 shtatorit, si komplot ndaj muslimanëve, për të cilën gjë shkruajti Samuel Hungtington, që atëherë në vitin 1993.
Mendimtari, Isaja Boman, thotë: “Botën perëndimore duhet ta shqetësojë një pjesë frike nga Islami, ngase për këtë frikë ka shkaqe… Një nga këto është se qysh prej kohës kur u shpall Islami në Mekë, numri i muslimanëve s’është pakësuar, por, ithtarët e tij vazhdimisht shtohen. Nga shkaqet e frikës është edhe ajo se në këtë fe ka Xhihad (Luftë për Zotin, në çdo segment të jetës së muslimanit). Perëndimi dhe Izraeli e shohin Islamin si të vetmin rrezik që i kanoset stabilizimit sionist dhe Izraelit. Ish-kryeministri izraelit, Ben Gurion, thotë : “Frikën më të madhe ia kam paraqitjes së ndonjë Muhammedi të ri në botën arabe”.
Sot kjo që ndodh në botën islame me “Pranverën Arabe” është një fenomen dhe ciklus i natyrshëm që është i pashmangshëm, gjë të cilën e kishin paraparë shumë më herët analistë dhe politikan botërorë duke marr parasysh atë se: “Bota po ndryshon shumë shpejt dhe atë në favor të Islamit, i cili me përhapjen e tij të vrullshme po merr para vetes të gjitha ‘Izmat’ ateisto-sekulariste.” Tani fotografia reale e botës është shumë e qartë. Në skenën botërore tani kanë mbetur dy aktorë kryesorë “Perëndimi antagonist dhe Islami protagonist!
Kjo do të thotë se “Bota Perëndimore” po i numëron ditët dhe minutat e fundit të saj përballë Islamit i cili po paraqitet si forcë e vetme e cila do të bartë “Civilizimin e Drejtësisë” si një model dhe si stil global të një jetese për gjithë njerëzimin. Sidoqoftë, protestat e popujve të shtypur që erdhën me “Pranverën Arabe” të cilët rezultuan me fitore në disa shtete diktatoriale, ende nuk ka marr fund, sepse ende ekzistojnë elementet destruktiv të mbeturinave të ish-diktaturave të cilët bëjnë maksimumin e tyre që të vijnë në pushtet duke kërkuar aleat të brendshëm dhe të jashtëm për të vazhduar jetëgjatësinë e laicizmit në mënyrë ilegale në vend. Është e qartë se për “Botën Islame” kthim prapa nuk ka! Ky është urdhër i Zotit.
Për zbatimin e një urdhëri të Zotit duhet të kihet parasysh se “Bota Islame” deri më tani ishte në gaflet-gjumë (TË MOS JETOSH SI BESON, ATËHERË DO TË BESOSH SI JETON) dhe ajo gjendje duhet mire e thellë të lëvrohet dhe të blenohet, pastaj të mbillet e më pas të korret ai sukses. Kështu është gjithandej fotografia e sotme e muslimanëve ku janë duke dhënë viktima të mëdhaja për këtë arritje të përgëzuar që më parë. Këto trazira tregojnë zanafillën e këtij parashikimi të “përleshjeve mes dy civilizimeve”, që janë një parapërgaditje për finalizimin e qëllimit të Zotit duke u kurorëzuar muslimanët me fitoren e shumë pritur.
Kurse, Murad Hofmann thotë : “Islami është i vetmi religjion që po shtohet më shumë në botë dhe po rritet në çdo minutë. Në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Suedi dhe Danimarkë, Islami është bërë religjioni i dytë pas Katolicizmit ose Protestantizmit. Po ashtu, edhe në Amerikë, pavarësisht nga ngjarjet tragjike të 11 shtatorit, Islami vazhdon të rritet në mënyrë dramatike. Dmth. Islami është fe botërore, “Dielli lind në Perëndim”! Në çdo paraqitje Perëndimi propagandon domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave humane dhe lirinë fetare, kurse muslimanët nuk lejohen të plotësojnë as obligimet fundamentale fetare, e nëse përpiqen të bëjnë, atëherë cilësohen si fundamentalistë dhe ekstremistë. Por, e vërteta është se Islami ndalon dhunën dhe terrorin, thirret në paqe dhe mëshirë. Si zgjedhje më të mirë në konflikt rekomandon faljen, por edhe luftën, atëherë kur është e paevitueshme dhe e lejon atë.
Me siguri është i mundur dialogu mes Islamit dhe Krishterimit, por jemi dëshmitarë të vetëdijes se Sionizmi atë e pengon. Vështirë është të vendoset dialog me sionizmin, athua është i mundur dialogu mes – gjakpirësit dhe viktimës së tij. Prandaj themi: “Vatani i muslimanit është vendi ku me liri e jeton Imanin!”
BreziiRi/com
Krijoni Kontakt