Close
Faqja 2 prej 51 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 506
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Irak: Miratohet Kushtetuta e re e vendit

    25-10-2005

    Komisioni elektoral i Irakut njoftoi sot se irakianët e miratuan kushtetutën e re me 78 për qind të votave në referendumin e 15 tetorit. Rezultatet nga të 18 provincat tregojnë se projekt-kushtetuta është hedhur poshtë vetëm në dy provinca, kryesisht të banuara nga arabë suni, nga tre që kërkoheshin për mosmiratimin e saj. Vëzhguesit e OKB-së thanë se rezultatet janë të sakta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Presidenti Bush i përshëndeti rezultatet duke thënë se irakianët po bëjnë përparim frymëzues drejt ndërtimit të një demokracie. Ratifikimi i Kushtetutës i hap rrugën zgjedhjeve për një qeveri të përhershme në muajin dhjetor.

    Në zhvillime të tjera, nga sulmet e kryengritësve u vranë të paktën 17 vetë në Bagdad dhe në qytetin verior Sulejmania. Gjithashtu, al-Qaida në Irak përmes një deklarate të paverifikuar të publikuar në Internet mori përgjegjësinë për tre shpërthimet e së hënës pranë një hoteli në Bagdat, nga të cilat u vranë 17 vetë. Po sot, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e dy marinsave të premten, që e çon numrin e amerikanëve të vrarë në luftime në rreth 2 mijë, që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në mars 2003.

  2. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Lewis Libby jep dorėheqjen pas akuzave

    Shefi i kabinetit tė zėvendėspresidentit amerikan, Dick Cheney, ka dhėnė dorėheqjen pasi prokurori ka ngritur padi kundėr tij pėr pengim tė drejtėsisė dhe dėshmi tė rreme.

    Lewis Libby akuzohet se ka penguar hetimin dyvjeēar lidhur me nxjerrjen e identitetit tė njė agjenteje tė fshehtė tė CIA-s, bashkėshorti i sė cilės kishte kritikuar luftėn nė Irak.

    Nėse gjendet fajtor ai mund tė dėnohet deri nė 30 vjet burgim.

    Prokurori i ēėshtjes, Patrick Fitzgerald, tha se akuzat ishin pėr krime shumė tė rėnda.

    "Ēdo njeri qė del para jurisė sė posaēme dhe gėnjen, pengon apo zvarrit hetimin, ka kryer njė krim tė rėndė. Nėse akuzat qė ne kemi ngritur vėrtetohen, ato janė pėr njė krim shumė, shumė tė rėndė", tha
    prokurori Patrick Fizgerald.

    Pati spekulime se ai mund tė ngrinte akuza edhe ndaj kėshilltarit kryesor tė presidentit Bush, Karl Rove, por kjo nuk ndodhi.

    Megjithatė avokati i tij tha se zoti Rove ėshtė ende nėn hetim, dhe ka spekulime se ai mund tė thirret si dėshmitar nė procesin e ngritur kundėr Lewis Libby-t.

    ------------------------------------------------------------------------

    Ne zhvillime te tjera, ne nje bombe qe shpertheu sot ne zone sheite, ne nje treg, 20 persona jane vrare dhe 30 te plagosur.

    ------------------------------------------------------------------------

    Ne zhvillime te tjera, kompanite e naftes dhe me saktesisht Exxon- Mobil, raportuan perfitime (net) rekord ne kater muaj: 78% perfitime net, 10 miliarde dollare.

    -----------------------------------------------------------------------

    Perse e vendosa lajmin e Scooter Libit ne kete teme? Situata ne te cilen ndodhet sot Shtepia e Bardhe, administrata e Bushit, nen presionin e hetimeve kriminale ndaj Libit (shef i stafit te v-presidentit Dick Cheney) dhe me vone ndoshta te Karl Rove, apo dhe te vete v-presidentit, ka te beje direkt apo indirekt me luften ne Irak, apo menyren se si iu shit kjo lufte popullit amerikan dhe arenes nderkombetare.

    Nje permbledhje ne lidhje me hetimet: Ne periudhen 2002-2003, administrata po mundohej te mblidhte materiale per te jystifikuar luften ne Irak. Arsyhet humanitare, kunder diktatures etj, ishte veshtire t'i sillje para publikut amerikan apo te huaj, sepse ka vende te tjera ku popujt vuajne nga qeveri te korruptuara dhe nen diktature. Per me teper, krimet ne Irak kunder kurdeve, si psh perdorimi i armeve biologjike filluan ne 1989, ne nje periudhe kohe kur qeveria e Sadamit akoma mbeshtetej ne menyre financiare dhe me mjete ushtarake nga administrat Regan dhe me vone Bush Sen.
    Sipas ligjeve nderkombetare do te ishte shume veshtire te jystifikohej nje lufte nen keto pretekse pa futur elementin e nje rreziku eminent, nga ku vjen dhe ideja e rrezikut te "mushroom cloud" apo e armeve berthamore dhe biologjike qe "kishte" regjimi i Sadamit.

    Valeri Plame Wilson, gruaja e Joe Wilson, ishte agjen i CIA, e cila kishte vite qe punonte undercover ne kompani te ndryshme, dhe eksperience e njohuri mbi prodhimin e armeve te shkaterrimit ne mase. Kur u hodh ideja se Sadami po blinte tuba alumini nga Niger ne Afrike per lende berthamore, ajo rekomandoi burrin e saj Joe Wilson, ish-ambasador ta shikoj kete ceshtje. Kur Wilson u kthye nga Niger, pas shume hetimesh raportoi se ajo teori ishte pa baza, asnje veprim i tille nuk ka ndodhur midis qeverise se Niger dhe regjimit te Sadamit. Wilson shkroi nje artikull ne New York Times (gazete e cila me pare kishte publikuar nje artikull nga Judith Miller per armet e shkaterrimit ne Irak, dhe sic dihet tani Judith Miller kishte lidhje me Libin, Rove & Cheney.) New York Times eshte pak a shume si Bibel ne fushen e gazetarise dhe lajmeve ne US. Shume njerez qe kishin dyshimet e tyre ndaj luftes ne Irak, pas artikullit ne NYT, ndryshuan mendje sepse nqs shkruhet ne ate gazete dmth qe eshte e vertete.

    Pasi shkruajti ne NYT artikullin qe demaskonte teorine e administrates per armet berthamore ne Irak, Wilson u sulmua personalisht nga Cheney, Wolfowitz (te cilet sic e dime tani e kishin hartuar idene e luftes qe ne 1992) dhe nga anetare te tjere te administrates se Bushit ..... me te njejtat taktika sic u sulmua Scott Ritter, ish-inspector i UN ne Irak ne vitet 90. Por kesaj rradhe si rrjedhoje e ketij sulmi, u shkelen ligje, sepse emri i gruas se tij u shfaq ne nje artikull. Ne US eshte kunder ligjit, eshte krim te identifikosh ne publik nje agjent te CIA-s. Kur filluan hetimet ne fillim, sic eshte e qarte tani, Scooter Libby, (ndoshta Karl Rove, Dick Cheney etj) genjyen per rolin qe paten ne identifikimin e Valerit.

    Dhe nje fakt tjeter i vogel, gjate ketyre dy viteve te hetimeve jane harxhuar rreth 800 mije dollare, ne krahasim me 60 milion dollare qe u harxhuan gjate hetimeve ne lidhje me "jeten seksuale" apo preferencat per seks oral te ish-presidentit Clinton. (3 milione dollare harxhime ne hetimet per 9/11)

    Situata ne Irak te jep pak te shpresosh. Mbi 2000 ushtare amerikane jane vrare, dhjetra mijera irakiane jane vrare, shume prej tyre si rrjedhoje e sulmeve sektare, intro-ethnike. Sic jam shprehur ne fillim te kesaj teme isha kunder luftes ne fillim, per shume arsye, qe besoj jane debatuar ne kete forum me qindra here.

    Por nderkohe dihet shume mire, se nqs trupat amerikane terhiqen, Iraku do te ndodhet ne nje situate shume me kaotike, ne lufte civile. Per me teper, per Al Qaida, apo organizata te tjera terroriste qe kane gjetur "parajse" ne Irak, do ta shohin kete terheqje si fitore, dhe do t'u jap me shume mjete, force legjitimitet rekrutimi ne lufte kunder perendimit.

    Presidenti dhe administrata duhet te mendojne mire per hapat qe do te marrin ne te ardhmen. Pak a shume, zgjidhja praktike eshte shume kollaj. Shumica e ushtarakeve ne rangjet e larta te ushtrise vazhdojne te ankohen per mungese trupash ne Irak. E vetmja menyre per te siguruar kufijte, per te izoluar zonat me "te nxehta" per te bere te mundur stervitjen e trupave irakiane ne rritme me te shpejta eshte rritja e trupave. Kjo zgjidhje eshte e veshtire nga ana politike sidomos me zgjedhjet e kongresit ne 2006. Por ashtu sic thone ketu "DID THOSE 2000 AMERICAN SOLDIERS DIE IN VAIN?!" .... 300 miliarde dollare dhe per me teper legjitimiteti ne ulje i rolit te US ne arenen nderkombetare a nuk jane keto mjaft arsye per te bere te pamunduren per te permiresuar situtaten ne Irak?!
    Te shohim.

  3. #13
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ne zhvillime te tjera, kompanite e naftes dhe me saktesisht Exxon- Mobil, raportuan perfitime (net) rekord ne kater muaj: 78% perfitime net, 10 miliarde dollare.
    Une nje exxon kam afer. atje e ble benzinen zakonisht. Ah ne ato 10miliarde extra te tyret gjenden dhe dollaret e mi.

    Damn Bush! Megjithate Bravo ne Irak!

  4. #14
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Vellai i njerit prej zv. presidenteve te Irakut eshte vrare sot ne Bagdad duke ikur per ne pune. Njeri prej atentatoreve i plagosur rende duke dhene shpirt ka thene se neser e ka rradhen Al Jafari.
    Me pas ai eshte ekzekutuar ne vend nga forcat irakene qe shoqeronin vellain e zv. presidentit iraken.


    ne foto jane ushtare shiite ose kurde. si po duket Iraku sipas jush? Gati eshte lufta civile apo une po e ekzagjeroj?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Bagdadi qyteti qe vjen ere nga te vdekurit. Nje histori

    http://www.robert-fisk.com/articles423.htm

  6. #16
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ky vend sot perjeton kaos total, Cdo dite shperthime bombash dhe dhjetera te vdekur qe per fat te keq shumica civile. Nje komb qe u perca ne fise dhe krahina, e pra kjo eshte situata sot ne irak.

    Nje komb nuk nenshtrohet apo pushtohet perjetsisht. Pikerisht keshtu do te ndodhe edhe ne irak, sepse nuk ishte nje lufte e drejte dhe qe ne fillimet e saj terroristi Bush mashtroi mbare boten mbi armet qe posedonte ky vend, rezultati mijera e mijera te vrare, nje ekonomi e shkaterruar totalisht qe do dekada te rimekembet.

    Dito.

  7. #17
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Dito
    Ky vend sot perjeton kaos total, Cdo dite shperthime bombash dhe dhjetera te vdekur qe per fat te keq shumica civile. Nje komb qe u perca ne fise dhe krahina, e pra kjo eshte situata sot ne irak.

    Nje komb nuk nenshtrohet apo pushtohet perjetsisht. Pikerisht keshtu do te ndodhe edhe ne irak, sepse nuk ishte nje lufte e drejte dhe qe ne fillimet e saj terroristi Bush mashtroi mbare boten mbi armet qe posedonte ky vend, rezultati mijera e mijera te vrare, nje ekonomi e shkaterruar totalisht qe do dekada te rimekembet.

    Dito.
    Shkrim me vend. Po ec e kujt ja shpjegon kete.

  8. #18

    Question Iraki...

    Duke lexuar gjithe keto qe jane shkruar me larte, duke e pare situaten ne Irak nepermjet mediave, te shkruara apo ato elektronike, a s'iu duket qe ai eshte shnderuar ne nje Vietnam te dyte?!

    Sot pas kaq vitesh lufte ne Irak, a pyeteni valle ndonjehere se c'u desht qe Iraku te merret si nje cak per gjithe kete lufte te pakuptimte? E them te pakuptimte sepse arsyeja ishte "gjetja e armeve berthamore" ne kete vend, nderkaq edhe pasi u vertetu qe s'kishte arme berthamore,atehere kjo edhe eshte nje lufte e pakuptimte apo jo?

    Cili ishte qellimi i Amerikes per bombardimin, shkaterrimin e ketij vendi?
    Arme berthamore s'u gjeten, Sadam Huesini u arestu...cili ishte shkaku i vazhdimesise se luftes ne kete vend..?!

    Ma merr mendja qe pergjigje te arsyeshme te themelte e me arrgumente te logjikshme s'do marrim as ketu dhe as qe historia e kohet me pas do na tregojne pergjigjen e kesaj pyetjeje...., por nje gje ( do te ) dihet, se do te jete shume e arsyshme qe muslimanet te mendojne dhe perfundojne se kjo lufte ka pasur qellim fetar me shume sesa qellime te tjera si: zbulimin e armeve berthamore (qe s'u gjeten kurre), zenien e Sadam Huseinit, per qellime perfitimi (nafta)...etj.

    Te pakten ky eshte mendimi im per luften dhe situaten ne Irak!

    ZeM

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #19
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Jo triumviratit terrorist planetar (Usa, Angli Izrael) nuk u behet aspak vone as per Islamizmin, Kristianizmin apo Hebraizmin (Sionizmi sipas Rabineve Ortodokse te vertete eshte armiku me i eger i hebraizmit dhe ne opozicion diametral me mesimet e fese se tyre). Ketu kemi thjesht nje loje ne shume plane te karakterit Gjeopolitik dhe Gjeoekonomik!
    Sot nafta eshte arme me te cilen kontrollohen "aleatet" -Japoni, Europe etj nese nje dite u shkon mendja qe te tregohen pak me te pavarur. Bile nuk eshte as marrja e rezervave te Irakut po kontrolli se kush do blere dhe me cfare sasie, monedhe dhe cmimi kete nafte.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  10. #20
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Lioness
    Shkruajtur më 29-10-2005, 17:22
    ...
    " Perse e vendosa lajmin e Scooter Libit ne kete teme? Situata ne te cilen ndodhet sot Shtepia e Bardhe, administrata e Bushit, nen presionin e hetimeve kriminale ndaj Libit (shef i stafit te v-presidentit Dick Cheney) dhe me vone ndoshta te Karl Rove, apo dhe te vete v-presidentit, ka te beje direkt apo indirekt me luften ne Irak, apo menyren se si iu shit kjo lufte popullit amerikan dhe arenes nderkombetare."
    ...
    ... ???


    PrInCiPiEl
    Shkruajtur më 06-08-2003, 02:25

    Albo
    Shkruajtur më 05-08-2003

    ...
    "Arsyeja kryesore perse SHBA nderhyri ne Irak ishte pikerisht eleminimi i rrezikut nuklear ne Irak, rrezik ky qe kercenonte indirekt SHBA dhe direkt popullin e Izraelit."
    ...
    Pa dashur te hyje ne detale politiko-pragmatike,
    ne te shumten e rasteve interesa te ngushta personale :

    Do te ishte mire t'ia benim nje pyetje Sekretarit z.Powell ne lidhje me z.Rowe( gjeneral dhe keshilltar presidenti !).
    Do te kishim nje pergjegje qe do te ishte e nevojshme dhe e mjaftueshme per te kuptuar esencen e gjerave ....!!!
    Kjo(pergjegje) mbase nuk do te jepet(merret) publikisht(vesh) asnjehere !


    Këtë shkrim e kam publikuar më 24 Mars 2003 !
    Deri më tani kam mbetur pa përgjegje...

    Më gjerësisht:

    Cheers!
    PrInCiPiEl

Faqja 2 prej 51 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Iran
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 560
    Postimi i Fundit: 14-07-2015, 12:10
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •