Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Papa u predikon të rinjve kundër shekullarizmit

    Marre nga BBC.

    Papa Benedikt, në një meshë të mbajtur para qindra mijëra të rinjve katolikë në vednlindjen e tij, Gjermani, ka bërë thirrje për t'iu larguar shekullarizmit dhe për rikthim në parimet themelore të katolicizmit.

    Ai paralajmëroi për rreziqet e një feje sipas ideve individuale.

    Papa tha se kristianizmi nuk ishte një produkt konsumi nga i cili besimtarët mund të të merrnin vetëm ato pjesë që u pëlqenin.

    Papa Benedikt, që e mbajti meshën në një altar të ndërtuar posaçërisht për këtë rast, bëri thirrje për falje dhe për t'u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

    Vizita e parë

    Vizita në Këln ishte e para që Papa bëri jashtë Vatikanit që nga koha e zgjedhjes në krye të Kishës Katolike në muajin prill.

    Gjatë qëndrimit në Gjermani, Papa vizitoi një sinagogë dhe dënoi krimet e kryera gjatë periudhës së nazizmit.

    Papa Benedikt u takua dhe me udhëheqësit politikë gjermanë, me kancelarin Schroder dhe udhëheqësen e opozitës, Merkel.

    Mesha e së dielës ku morrën pjesë qindra mijëra të rinj katolikë, u mbajt jashtë qytetit të Këlnit.

    Ajo shënoi kulmin e festimeve të ditës ndërkombëtare të rinisë katolike.

    Të shtunën në mbrëmje, një turmë e madhe e mirëpriti Papën plot duartrokitje dhe brohoritje në një moment lutjeje me qirinj.

    Ai i kërkoi atyre të jetonin jetën e tyre duke ndjekur shembullin e shenjtëve.

    Ndërsa më parë, në takim me drejtuesit myslimanë gjermanë, Papa i bëri thirrje atyre të luftonin terrorizmin që ai e dënoi si barbar dhe mizor.

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E ndoqa ne TV diten e rinise katolike dhe me pelqeu. Por nuk me pelqen fort shprehja e zgjedhur nga Papa : "t'i largohemi shekullarizmit". Shekullarizmi eshte tjeter gje sesa ateizmi. T'i largohemi ateizmit, po, por jo shekullarizmit. Kete bile duhet ta nxisim. Ne jeten politike, ne shkolle, ne pune, nuk ka nevoje qe te jemi besimtare per te gezuar nje te drejte me teper. Shekullarizmi eshte nje shoqeri civile e perbere nga individe te pergjegjshem te cilet mund te jene besimtaret me te thekur brenda shtepise se tyre dhe ne jeten e tyre private, por sapo dalin ne shoqeri, ato zhvishen nga keto veçorizma dhe keshtu krijojne hapesiren e nje jete ne bashkesi.

    Te pakten keshtu mendoj une

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Sekularizmi, oiseau en vol, per te cilin flet Papa, nuk do te thote kthimi ne mesjete, ku shteti dhe feja ishin nje. Cfare eshte me shqetesuese eshte nr ne ulje i pjesemarrjes ne kishe sidomos ne Europe. Sekularizmi eshte legalizimi i marteses se homoseksualeve, rasti me i fundit, ne Spanje, nje vend historikisht katolik. (Shume prej gjykatesve refuzojne akoma te kryejne martesat edhe pse rezikojne vendin e punes.)
    Sekularizmi ne US shfaqet ne forma te ndryshme. Sipas statistikave, 80% e amerikaneve e karakterizojne veten si besimtare, nr. shume me i larte se ne Europe. Megjithate, psh, ne shume vende pune nuk thuhet dot me "Gezuar Krishtlindjen" por "Gezuar Festat." (!)

    Ju thate "Hapesiren e nje jete ne bashkesi" --- Titulli i meshes e dhene nga Papa ishte "ONE WORLD."

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Lioness, nuk e di pse por ia vlen te diskutosh (dhe jo debatosh se nganjehere keto te fundit perfundojne ne sherre e grindje) me ju.

    Ulja e frekuentimit te kishave ne Europe nuk tregon uljen e numrit te besimtareve por te praktikuesve dhe keto jane gjera krejt te ndryshme. Si do te preferonte Papa : te gjithe praktikues dhe jo-besimtare apo te gjithe besimtare dhe jo-praktikues. Nje mendje ma do qe ai do preferoje te dyten (nqs misioni i tij eshte shtimi i numrit te te krishtereve dhe jo i praktikuesve qe fundja mund te jete i shtirur).

    Nqs udheheqesit e tri feve (krishtere, islam, judaizem) mendojne se shtimi i numrit te deleve ka perparesi ndaj lendines ku keto dele çohen per te kullotur, atehere them se beteja eshte e humbur. Problemi eshte se ka gjithnje e me shume qe besojne ne Zot dhe gjithnje e me pak qe shkojne ne kishe apo xhami (duke lene menjane genjeshtrat e ketyre te fundit mbi numrin e praktikuesve). Atehere ku fle lepuri ? Diku fle ai. Barrikadosja prapa dogmave te para shume shekujve ka çuar qe njeriu te gjeje Zota te tjere. Njeri e sheh Zotin tek patroni i tij qe e mban ne pune, tjetri e sheh tek Bill Gates, ai tjetri e sheh tek sonda qe u ul ne Mars, e keshtu me rradhe, sepse keto te fundit, megjithese larg te qenurit vlera shpirterore japin pershtypjen e mos-lodhjes se kokes. Spektakli preferohet me shume sesa nje bisede letrare apo filozofike prane nje oxhaku.

    E kam fjalen qe kur Kisha dhe Xhamia te kuptojne qe po luftojne ne nje bote tokesore dhe ku kane shume konkurrente (te ndershem dhe hileqare), vetem atehere njerezit do fillojne te shtrojne pikepyetje, dhe jo akoma te futen ne rresht sepse rreshti ose kuadrati, e nderuara Lioness, nuk eshte gje tjeter veçse zhveshja nga çdo vetjake per tu shkrire ne nje mase qe eshte gjithçka dhe njekohesisht asgje.

    Megjithese ka akoma e akoma shume per te thene...

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Oiseau en vol, per mua pjesemarrja nenkupton praktikimin e fese. Vajtja ne kishe eshte veprimtari praktike, sic vete ne dyqan. Praktikimi shpirteror eshte ai qe ben nje te krishter, besimtar "te krishtere." Dhe eshte ai vakuum shpirteror per te cilen shqetesohet Papa.

    Nuk dua te futem ne detaje apo debate teologjike, ne fund te fundit, besimi eshte dicka teper personale. Ka besimtare qe nuk e ndjejne te nevojshme te shkojne ne kishe, personalisht ndihem shume mire kur shkoj.

    Mbi te gjitha, ashtu sic u predikua sot ne meshe, "te duash njeri-tjetrin" eshte te duash Zotin. Per te rinje qe ishin aty, eshte ai mesazh dashurie qe duhet te kumboje, qe duhet te mbush vakuumin shpirteror qe con detyrimisht ne urrejtje, pesimizem, ksenofobizem etj.

    PS: Ku jane katoliket ne forum? Une anashkalova dhe rregullat, si jo-katolike per te postuar ketu...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 21-08-2005 më 16:18

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •