Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Mjaftcrossoft---EDISON YPI

    Nė kryqėzimin mė tė tė trafikuar tė Tiranės u vodh nė mes tė ditės njė bankė amerikane! Po atė ditė, po nė Tiranė, diku nė pėriferi, ndoshta nė tė njėjtėn orė, njė vėlla vrau vėllanė! E para s'duket fort keq. I jemi larguar aq shum' Komunizmit, i jemi fut' aq thellė aq seriozisht kapitalizmit. Tė kujton Ēikagon e fillimit e shekullitt ė kaluar. Jo atij qė lamė ne pas. Sepse ne nuk kemi lėnė pas asnjė shekull. Atij tė 900-ave, atij qė na la ne pas mė tepėr se tė gjithė shekujt bashkė.

    E dyta, ajo e vėllait qė sharroi vėllanė me kalashnikov, mes kaq e aq krimeve tė tjera tė kėtij gushti vrastar, nuk bie nė sy dhe aq pėr makabritet se sa pėr pataksjen qė tė shkakton, ēuditshmėrinė nė vetvete si fakt. Qė tė ndihmojė a t'i dėrgojė para' vėllai nė Amerikė vėllait nė Shqipėri, ėshtė mė se normale nė Shqipėri dhe nė krejt Botėn. Por qė tė vijė vėllai nga Amerika dhe tė vrasė vėllanė nė Tiranė sepse nuk i paska paguar qeranė e njė furrik apartamenti nė periferi tė qytetit, kėtė s'e mban asnjė kandar, s'e rrok asnjė imagjinatė.
    Epo, tė dėgjosh tė tilla e tė mos lush vėndit, s'vete fare.
    Duhet me ik ! Njė ēast e mė parė !
    Ku ?!
    Mundėsisht diku nė Shqipėri ku ndodh ndonjė diēka e kundėrt. Mundėsisht diku ku nga cikrat e baltrave dhe bajgave tė Tiranės, nga ato tė cilat do s'do tė kapin vetvetiu, tė mos mund tė tė kapė asnjė. Ka nė Shqipėri ndonjė vėnd tė tillė ?!
    Po, ka. Diku nė Jug pranė detit, MJAFT po bėn njė festė tė rinjsh qė s'e kanė hiē ndėrmėnt as tė vjedhin ndonjė Bankė, as tė vrasin veten as kėrrkend.
    Shkohet nė atė festė me krytin plot tmerre ?!
    Jo ?!
    Athere ?
    Athere, para se me u nis, duhet krytin me e boshatis, me e zbraz, me e formatu.

    Kush pėrdor kompjuter e di ē'domethėnė formatim. Ata qė nuk e dinė, s'ėshtė e vėshtirė ta marrin me mėnt. Njė herė nė kaq e aq muaj, kur Kryti i Kompjuterit, nis e punon ngadalė dhe hera - herė bllokohet fare sepse ėshtė mbushur jo pėr fajin tėnd me turlifarlloj plehrash, dhe nuk ėshtė mė Kryt por kazon plehrash, dhe vet je kthyer nė njė "Moc' Kazonash", nė kėto raste ėshtė i domosdoshėm njė formatim.
    Ta formatojmė pra Kryt-in !
    KRYTORMAT
    WARNING ! THIS WILL ERASE ALL DATA ON YOUR KRYT !
    Jepi ! Flase ! Plase ! Krise ! Fshije ! Sheshoje ! Gjė prej gjėje mos ler ! Enter !
    Duhet me prit pak. S'ka problem. Ka kohė. Duhen disa ore me mrrit Atje.
    Dėri Tek ura e Dajlanit pesė qėn tė shqyer nga makinat mbi autostradė. Formatimi ende s'ka mbaruar. Pak mė tutje, afėr Kavajės, ndal pyes kot njė tip.
    - Lexon libra ti ?
    - Jo.
    - Pse ?

    - Sepse m'kanė ardh' nė fyt. Sepse u ka shkrepur t'gjith shqiptarvė t'bėhen t'gjith' shkrimtarė. La pa le, por edhe t'i falin librat qė nuk u a blen askush. Me sa duket letra kushton lirė. Jam betuar nuk do lexoj libra deri sa librat tė shkruhen mbi letėr.
    - Mbi ēfarė tė shkruhen, nėse jo mbi letėr ?
    - Si nė mesjetė, mbi Pergamenė, mbi lėkurė deleje. Njė faqe libri, nje dele. Njė libėr, njė kope delesh tė therura. Ay ėshtė libėr ! Atij i them libėr un'. Athere tė shohim a do t'i falin kopetė e shkrimtarėve kopetė e deleve. Apo jo ?! Do pres derisa tė sharrohen krejt pyjet e planetit. Aty afėr jemi. Duket pak e vėshtirė sepse pa pyje nuk mund tė ketė as dele ku tė kullosin. Por zgjidhet-zgjidhet. Do ti prodhojnė delet brenda qelqerave. Po prodhojnė Rob' brėnda qelqerave, s'prodhokan dot dele. Deri ather' jam betuar nuk do lexoj asnjė libėr.
    FORMAT COMPLETE
    Faleminderit Bios !

    WOULD YOU LIKE TO SAVE THE OLD SYSTEM FILES ?
    Joooooooooooooo ! Asnjė ! Fshiji tė gjitha ! Gjurmė mos u lėr ! Prandaj u nisa !
    Enter !
    Fushat e Myzeqesė janė mbjellė tė gjitha. Sa duket bujqit myzeqarė e kuptuan mė sė fundi atė qė bujqėve kosovarė as nė mėnt u vete; Tė presėsh "ndihmė nga shteti" pėr tė mbjellė tokėn tėnde, ėshtė njėlloj sikur tė presėsh qė koka e tjetrit tė mendojė pėr hallet e tua.
    Gjithandej postera dhe sllogane elektorale humbėsash kandidatė pėr deputetė ! WOULD YOU LIKE TO CONSERVE OLD HARDWARE DRIVERS ?
    Jo ! Hardrivers, rrugėt, fshatrat, fushat, kodrat, aty janė. Ato nuk i erase dot asnjė Bios. Banorėve, po t'jua lypsė nevoja, kujdesen vetė pėr ta erase njėri - tjetrin hera - herė me sėpatė pas qafe a me kalashnikov. Driverat e hardriverave, mėnyrėn, inteligjencėn si me i pėrdor hardriverat, ata po, ata pa m'i rrafsho pakėz se nuk mė vyjnė fare.

    Nėpėr fshatrat e Myzeqesė ka vila mė tepėr se nėpėr fshatrat e Puglis ! Ēuditu, shkėrdhitu, ēmendu, ēahu po deshe, kjo ėshtė e vėrtetė. Biznese ?! Sa s'ta merr mėndja. Shitet e blihet gjithēka. Traktora, betoniera, makina bujqėsore nga mė modernet. Ēimento, tulla, llaē, hekura, rrjeta hekuri, kazana, kazma, lopata, plugje, turlifarlloj vegla, gjithēka - gjithēka qė duhet pėr bujqėsi dhe ndėrtim. Dikush diku prodhon blloqe betoni. Ka vėnė njė tabelė; "Shiten Blloqe". Njė hokatar myzeqar ka fshirė "Bl-nė" e Blloqeve e lėnė tabelėn; "Shiten ****".
    IF YOU WOULD LIKE TO INSTALL WINDOWS PRESS ENTER !
    Hileqar kompjuter. Pse mė pyet kot ?! Pse mė provokon ?! Do tė mė mbash kėtu n'gjys' t'rrugės ?! Nuk ta thash' se jam nisur diku tjetėr ?! Kėtu nė njė katund ku njė Morena pesėmbėdhjetė vjeēare dhe njė dymbėdhjetė vjeēar kishin shkuar me vet dashje tek tė shumtėt isha para nja dhjetė ditėsh. Vetėm dy ditė mė pas, po nė atė katund, njė bir vrau babanė. Nuk vetė mė atje ! Kurrė !
    Enter !

    WHAT COLOURS ?
    Ah, prit pak !. T'i kallxoj unė ngjyrat ! Ja ku janė ngjyrat !
    Tabelė e madhe nė anė tė rrugės;
    SHĖROJ TĖ SĖMURĖ
    SĖMUNDJEN E GJEJ VETĖ
    NUK DUA ASGJĖ NGA SHTĖPIA
    ZGJIDH PROBLEME FAMILIARE
    SHĖRONJĖSJA
    (emri mbiemri)
    Uau ! Kėtu jo vetėm u vritkan por edhe u shėrokan ! Shėronjėsja, njė meso grua jo fort elegante, me pamje tejet serioze, del mbi avlli bri tabelės tejet pretenduese.
    - Ku i ke bėrė ti gjith' kėto shkolla qė shėroke gjith' kėto sėmundje ?! Nė Angli, nė Amerikė, ku ?!
    - S'kam bėrė asnjė shkollė unė.
    - E po si athere ?!
    - Po ja, kam vuajtur vet' nga gjithato sėmundje. Ta dish ē'kam hequr ?
    - Hiē nuk dua ta di ē'ke hequr ti. Tė lutem mė ēliro pak nga ē'po heq unė pėr tė kuptuar ty. Si i zbulon ti sėmundjet ?!
    - Nga ngjyra.
    - Si - si ?!
    - Nga ngjyra e fytyrės pra. Po ta kesh tė zezė, je mė "Me Zemėr". Po ta kesh' tė verdhė je "Me mėlēi". Hundėn po ta kesh' me lesh....
    - Aman se nuk duroj dot. Lere hundėn ! Po ta kem ngjyrėn tė kuqe ose blu, cila ėshtė sėmundja ?!

    Njė myzeqarkė shet sharqinj anės rrugės. Sa duket, mezi i shiten. Nė sy i lexohet njė Melondrama.
    - Ka budallenj qė venė tek ajo Shėronjėsja moj ?!
    - Nuk janė budallenj, janė hallexhinj fukarenj.
    - Po ajo, ēfarė u shėron, hallin, apo budallallėkun ?!
    - Ku di unė nga kėto.
    - Di ti di, pėrderisa di tė shesėsh sharqi.
    - Jo pėr Zotin nuk di.
    - Edhe njė pyetje dhe mbarova. Kjo Shėronjėsja qė shėroka ata qė nuk janė budallenj por hallexhinj, a vallė mund tė shėrojė nga ata qė nuk janė hallexhinj por budallenj dhe "nuk tė sjellin asgjė nga shtėpia", politikanėt po due me t'thanun, ė ?! Por pėrgjigju me kujdes ama, se ma ngatėrron formatimin, instalimin, ma ēmėnd Bios-in.
    - Ore, qėnke i shkarė ti. Ik shėrohu tek Shėronjėsja. Por, po deshe, para se tė shėrohesh, aman ma bli njė sharqi.
    Iki. Por Enter nuk e shkel. Nuk ėshtė vendi. Kryti ka pritur dhjetra vite. Tė presi edhe pak Kryti se s'bėhet qameti.
    Karvane tė pafundme makinash dasmorėsh shkojnė drejt Jugut. Deri nė tė dalė tė Fierit plot njėzeteshtatė. Pastaj u dėndėsuan aq shumė sa ishte e pamundur tė numuroheshin. Drejt Veriut nja katėr a pes' gjithsej. Qerratenj veriorėt mashkullorėt mėrdhiftorėt. I duan nuset jugore, tė shkrifta, solare, tė nxehta. Ēka bie nė sy brėnda makinave, ėshtė dhėndėrri tejet serioz, gati i ngrysur. Vlon pėrbrėnda qerratai. Mezi pret. Nuseve tė mbuluara me tė bardha nuk u shquhet pothuajse kurgjė. Pas tė bardhave, kujtimi, mallėngjimi, sigurisht aty janė, por nuk duken. Sa seriozisht qė martohen shqiptarėt o burr' i dheut !
    Urė. Shtatė a tetė policė me antiplumb gishtin nė gishtėz.
    - Zoti polic, pse kaq shumė polica ?! Ka ndodhur diēka ?
    - Jo-jo, nuk ka ndodhur kurgjė. Ėshtė normale.
    - "Normale" tė ruhet njė urė me gjith' kėta policė ?! Kaq e rrezikuar normalisht qėnka kjo urė dhe ky vend ?!
    Llogora !

    Po, kėtu ja vlen, kėtu ėshtė vėndi !
    INSTALL WINDOWS ?
    YES
    Enter
    Kėtu bukuria dhe freskia nuk rrėfehen dot.
    Nė majė ke kapur Qiellin. Gjith Bota nėn kėmbėt e tua ! Djem dhe vajza, kryesisht emigrantė ose studentė ardhur kahmos bėjnė fotografi me nė sfond qiellin, detin, malin, fshatrat, bregun, pyllin, shkėmbinjtė.
    WINDOWS INSTALLED SUCCESSFULLY
    TAKE A TOUR BEFORE USING WINDOWS FOR THE FIRST TIME ?
    Patjetėr !
    Enter.
    Tur, shėtitje historike. Ja Palasa. Kėtu mbi kėtė breg tė sheshtė tė zhavorrtė zbarkoi pėr sė pari Ēezari. Pastaj, pėr tu therur me Pompeun nė Golem tė Durrėsit, u nis pėr nė veri, andej nga vinin dhėndurrėt. Hodhi qielloren madhėshtoren Llogoranė. Ndejti pak pėr tė marrė veten nė prehėr tė saj diku afėr Dukatit. Dukat ! Ē'emėr i hatashėm shqiptar ! Dukė kanė qėnė dikur dukaqotėt e sotėm ?! Sigurisht ! Kot janė aq kapadainj ?! S'desh Konsulli romak tė nakatosej me Dukėt shqiptarė a s'deshėn Dukėt, kjo ende nuk ėshtė qartėsuar. Pėr tė mos ja ngrėnė hakun, pėr t'i dhėnė Ēezarit atė qė i pėrket Ēezarit, ēfarė dihet, ėshtė se diku afėr Dukatit tė shqiptarėve ndodhet njė Qesarat i Ēezarit.
    Muzg. Pak mė tutje, as dy kilometra, nė njė Desktop tė errėt, nisin tė ndrisin ikonat e para tė Windows-it tė porsa instaluar, gati pėr tu pėrdorur.
    Dhėrmi. Kėtu, tani, s'ke ku hedh, jo kokrrėn e mollės, por as kokrrėn e rėrės. Aq plot ėshtė ky Babel i Paqes. Krejt Bota duket se ka ardhur aty. Nja tre mijė po. Ndoshta mė shumė. Kush i numuroi ! Njė grumbullim i tillė kaq i madh, kaq i qetė, kaq i bukur, nuk ėshtė parė kurrė kėtu. Studentė dhe studente shqiptare qė shkollohen e ndriten nėpėr Botė. Tė rinj qė shkollat i kanė mbaruar e qė memzi kanė pritur pėr tu kthyer pėr tė punuar nė vendin e tyre nė Shqipėri. Turistė tė rinj gjithfar kombėsish, italianė, grekė, francezė, gjermanė. Gjuhėt e tyre nuk pengojnė kurgjė kėtu. Kėtu flitet vetėm njė gjuhė; Gjuha e Paqes. Kanė ardhur nė Festėn e MJAFT-it nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia. Ėshtė viti i tretė qė MJAFT organizon kėtė Festė.

    Muzikė, vallzim, muhabete, qindra celularė si xixėllonja, SMS-ra, celefonata, pėrqafime, puthje, dashuri, Paqe. Zjarre dhe grumbullime tė rinjsh gjithandej. Zjarret si galaktika spirale, dritat si Diej, ndriēimet e celularave si yj. Tė gjitha bashkė duken si sipėrfaqa e qetė e njė liqeri ku ėshtė pasqyruar Qielli.
    Pėr ē'ka bindesh pėrfundimisht ėshtė se "Sindroma Shqipėri", pra ethet qė e zėnė e nuk e lėshojnė deri sa tė vdesi gjithkėnd qė e ka prekur edhe pėr njė ditė tė vetme truallin shqiptar, ėshtė absolutisht e vėrtetė.
    Cilėt janė tėrė kėta Yj shqiptarie ?!
    Fola me t'a. Pata frikė mos digjem, por bėra si bėra, fola me Yjtė. Tė mė falin qė Shqipes i mungon Yll-i femėror. Jo pėr tu justifikuar, por fajin e kanė astronomėt. Le tė mos e kenė gjuhėt e tjera kėtė fjalė. Hajt ta gjejmė, hajt ta sajojmė Shqip ! Shqiptarkat e meritojnė !
    Tetėdhjetė pėrqind e tyre janė tė rinj e tė reja shqiptarė qė ose e kanė mbaruar ose po e vazhdojnė shkollimin universitar nė Perėndim.
    Kėtyre o shpirt' i vllait, nuk u a nin' fare pėr ekzistencėn e atyre cikrave tė baltrave dhe bajgave tė Tiranės.
    Kėta janė tė eduakuar. Janė tė qetė. Janė edhe tė revoltuar, por nuk janė sherrxhinj. I marrin punėt ngadalė, n'at' stilin qė pėrdor krejt Bota e qytetėruar; Ngadalė por pa u ndalur !
    Kėta dinė tė punojnė. Pėr kėta, puna ėshtė punė, qefi ėshtė qef ! Nuk ėshtė shpikur ende asnjė lloj vinēi t'i shkuli kėta, njėlloj, nga ndonjė punė e nisur, apo nga ndonjė qef i ēakėrdisur si ky kėtu.
    Dishepujt e diturisė, rendimentit, efikasitetit, energjisė, vallzojnė nėn tingujt e njė muzike tė panjohur pėr mua. Njė lloj kėmbane bosh qė bie ritmikisht. E po mirė, bosh - bosh. Qef ėshtė ky. Ata po tunden e shkunden qė ē'ke me tė. Bosh Qefi, plot Puna ! Ku ėshtė problemi ?! Kurrkund s'ėshtė problemi. Problem s'ka. Ka vetėm pritje qė Ikonat pėr tu aktivizuar presin double click-at ose enter-at pėr tu aktivizuar. Nuk mundet Ikona t'i bėjė double click vetvetes ! Kaq ! Tė tjerat janė cikra, baltra, bajga bolshevike Tirane.

    Dreqkat dhe dreqėrit MJAFT-istė nuk janė pėr tu lėvduar edhe aq shumė jo. Kanė njė tė metė tė madhe fare; Janė tė majtė ! Pa marrė parasysh se disa prej tyre janė mėngjėrashė, disa i krehin flokėt majtas, tė tjerė kanė huqin tė pėshtyjnė majtas, hidhi njė sy Globit, shih se ku i kanė bėrė e ku po i bėjnė universitetet ! Tė gjithė nė tė majtė tė Globit ! Po s'tu mbush mėndja shko shihe ku e ka selinė MJAFT-i nė Tiranė. Pikėrisht nė krahun e majtė tė Rrugės sė Elbasanit dhe pikėrisht mė tė majtė kanė Ambasadėn Amerikane.
    Por edhe s'kanė faj. Ėshtė e metė qė falet sot. E majta, vet' sė djathtės po i rrjedh nga sytė, po i kullon nga veshėt, po i del nga hundėt.

    Edison Ypi
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga dikeafajtore
    Pak mė tutje, afėr Kavajės, ndal pyes kot njė tip.
    - Lexon libra ti ?
    - Jo.
    - Pse ?

    - Sepse m'kanė ardh' nė fyt. Sepse u ka shkrepur t'gjith shqiptarvė t'bėhen t'gjith' shkrimtarė. La pa le, por edhe t'i falin librat qė nuk u a blen askush. Me sa duket letra kushton lirė. Jam betuar nuk do lexoj libra deri sa librat tė shkruhen mbi letėr.
    - Mbi ēfarė tė shkruhen, nėse jo mbi letėr ?

    Edison Ypi
    Shikoni skenen : nje burre i veshur mire, i parfumosur me Calvin Klein, me kollare Armani, ne ndonje bar-kafe ne qender te Tiranes, me nje gote whisky perpara duke qare hallet e kombit !

    Po mire, ketu tek citimi, a ka ndonje qe i bie ne te ē'do te thote kjo ? Sepse ose mungon ndonje fjale qe e ka harruar ky, kjo dikeafajtore, ose ai Ypi nuk di ē'flet !
    Qaramane te tille, Shqiperia ka plot. Dhe nuk vuajme fare qe ato te na permenden ngado. Pamfletaxhinj, skicaxhinj, shkrimtarucaxhinj, plot, plot na shohin syte. Paska vrare nje vella vellane e vet dhe Ypi menjehere dashka te ike nga ai vend i felliqur ! Mos mor mik se po ia nise keshtu nuk te ka mbetur vend ne toke ku te jesh rehat. Ngado ka historina banale te ketij lloji. Dhe ajo qe mi shkaterron nervat asht se ky autori nuk pushon duke perdorur peremrin vetor "ne". Po mire, zoteri, sa veta jeni ti ? A nuk eshte me mire te flasesh ne numrin njejes, dhe mos ta fusesh menjehere jeten ne lloj-lloj kategorish : ne shqiptaret, ne jugoret, ne shkodranet, ne polikumsat, ne kombinatsat, ne skraparllinjte...

    Keshtu, e lexova kete gjene ma lart, por nuk e mora vesh pse futet tek letersia. Letersi asht kjo ? Dakort, qe ai ka shkruar neper letra, por kjo s'do te thote qe ajo eshte letersi. Ka fjale te tjera per kete : letrina, letrushka, letraqe, letrica, e ndonje qe e kam harruar...

    Ehhhhhh... thuaj dite e diele te shkreten dhe ēoē hedhim syte kendej...

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    eh te shkreten, eh,,,sa shume ke renkuar! e lexova ket postin tend, dhe thashe se do kem ngaterruar vertet ndonje rrjesht, ne fakt ai paragraf qe ti ke cituar s'ka asnje lapsus logjik, thjesht injoro ate hapesiren.
    por ti ke te drejte ne nje pike... qaramanet s'i duhen askujt. as keta si puna e Ypit qe s'i thone dot derrit daje. "ne " na duhen optimistitet qe jetojne ne usa apo europe, qe kur lexojne cfare ndodh ne token e tyre, mbledhin turinjte me percmim duke thene: ah dhe keta derra shqiptare si s'u gdhenden njehere, mbeten duke vrare njeri tjetrin si barbare..na felliqen ne sy te bosit dhe te botes... dhe qe kujtohen per shqiperine kur vine pushimet e veres....por te ftoj ti hedhesh syte dhe nje here tek ato pjese ku autori vertet ka shprese i gjori tek ata te rinjte e usa-s.
    seriozisht nuk e shoh cfare s'shkon me kete shkrim. une e shoh shume te realizuar, dhe eshte mirefilli letersi, do apo s'do ti. ka te gjitha elementet e struktures se nje proze , natyrisht qe formen e ka ne dore ai qe e shkruan dhe s'ka pse te na marre doren ne te tjereve. ironi, satire, cinizem, humor, art, seriozitet etjetj ne fund te fundit te gjitha keto nuk e bejne ypin me pak shqiptar dhe atdhedashes se ti, ( me fal se sta them dot nick-un, shkruje shqip te pakten)

    pershendetje anyways.
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Dikeafajtore, pershendetje !

    Problemi ne ate pasazh qe kam cituar (perveē hapesires qe propozoni ju) eshte qe zoteriu i pyetur nese lexon apo jo, eshte pergjigjur qe ai do te lexoje vetem kur librat te shkruhen mbi letra (qe sipas atij t'i japin falas). Logjika nuk ta do keshtu : mungon pjeseza mohore "nuk". Sepse zoteriu i ures se Dajlanit e ka hallin qe kur te shkruhen librat ne lekure, atehere ndoshta ne do te biem rehat nga tam-tamet e shkrimtarucave. Kaq per logjiken e citimit.

    Kurse per atdhedashurine, une nuk kam thene asnje fjale qe ai nuk eshte i tille. Dhe mund te jete ndoshta me shume sesa une. Por, menyra sesi e tregon ai duke futur aty lloj-lloj faktesh te rendomta, ky vrau kete e ai ate (e pastaj ? mos duhet te kalojme nga njejesi ne shumes ?!), tregon qe ai kalon huq perqafimit te nenes Shqiperi. Ky lloj pamfleti me kujton keto shkrimet qe i lexojme neper Europe ku botohen "mbresa udhetimesh" dhe ku permenden vetem episode koti (nje lope na ndali ne mes te rruges, pashe dike qe hidhte plehrat nga ballkoni, nje tjeter qe vershellente ne rruge, etj etj etj), edhe pastaj te del ne ndonje emision dhe te thote qe e njoh ne maje te gishtave Shqiperine...

    Dhe diēka tek puna e librave : fakti qe paska shume botime nuk ka asgje te keqe ne vetvete. Eshte lexuesi qe do beje perzgjedhjen. Por problemi eshte kur lexuesit i lihet te zgjedhe ndermjet lloj-lloj qarjesh e ankimesh te tipit me oiiiiiiiiii, e me auuuuuuuuuuu, dhe ketu te vete mendja qe je ne ndonje varrim e jo ne jeten e perditshme ku lind edhe dielli, ku dashurohen edhe njerez, ku ka edhe njerez qe nuk e ēajne koken per para, qe lumturine e kerkojne tek nje peme ne lule e jo tek nje xhiro me Ferrari, e keshtu e keshtu...

    Emri im eshte ne gjuhe te huaj, ska ndonje gje sepse e kam shkruar siē eshte ne origjinal, dhe per me teper eshte veēse nje pseudonim per te hyre ne forum.

    Gjithe te mirat.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    dikea,

    realizim i perkryer i formatimit!

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS
    dikea,

    realizim i perkryer i formatimit!
    exodus,

    vertet, eshte nje gjetje shume e forte. nuk rri dot pa vene buzen ne gaz sa here qe ka kapercime nga formatimi i nje kompjuteri tek ..formati i dickaje tjeter. edhe vete titulli eshte shume i forte. mjaft-cross-softe. nje kompozite qe te fut ne mendime. madje te shtyn te mendosh mes te tjerash( ndoshta Ypit as ne mendje si ka shkuar) nje lloj mllefi qe ekziston sot ndaj Microsoft - it vete.


    dear, oiseau en vol

    shpjegimi qe ke dhene te ben me te qarte. e kuptoj cfare do te thuash.
    por nuk eshte e thene qe ky shkrim te zgjoje te njetat reaksione te njerezit. por dicka eshte e vertete, kur je larg e koncepton shqiperine si nje trup te vetem, te mire ose te keq, te dashur ose te urryer, te bukur ose te shemtuar etjet, mund te vazhdojme gjate me vargje te tilla antonimike. ceshtja ndryshon kur jeton atje, atje e sheh qe ajo nuk eshte kaq e thjeshte, por eshte e zakonshme, i dalin pucrra dhe i sherohen, e kapin viruse dhe epidemira krejt si nje trup tjeter i zakonshem. dhe per me teper, kur jeton gjithe kohes atje, i ve re me mire semundjet, difektet dhe s'e mban dot gojen mbyllur..si Ypi psh. behesh dhe merzitshem dhe qaraman, i padurueshem, cinik etjetj. ky eshte nami i femijeve qe pranojne te kujdesen per nenen ne pleqeri. te tjeret qe jane larg, jane me te miret, me fjaleembelit, te dashurit, edhe nqs kujtohen njehere ne hene per nenen e tyre.
    ne pika te tjera si psh aty ku ti flet per namin qe i hapet shqiperise nga shkrime ku permenden plehra te hedhrua nga dritarja apo nje gomar qe ecen ne bulevardin e tiranes etjetj, mendoj se kane per te vazhduar per aq kohe sa te hidhen plehra nga dritaja e ballkonet. dhe vazhdojne te hidhen apo jo?
    por jam 100% dakort me ty qe thua se ne jeten e perditshme lind edhe dielli, dashurohen edhe njerez, ku ka edhe njerez qe nuk e ēajne koken per para, qe lumturine e kerkojne tek nje peme ne lule e jo tek nje xhiro me Ferrari, e keshtu e keshtu...
    gjithe te mirat
    dikea
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    exodus,

    vertet, eshte nje gjetje shume e forte. nuk rri dot pa vene buzen ne gaz sa here qe ka kapercime nga formatimi i nje kompjuteri tek ..formati i dickaje tjeter. edhe vete titulli eshte shume i forte. mjaft-cross-softe. nje kompozite qe te fut ne mendime. madje te shtyn te mendosh mes te tjerash( ndoshta Ypit as ne mendje si ka shkuar) nje lloj mllefi qe ekziston sot ndaj Microsoft - it vete.

    pata nje reagim pothuajse te ngjashem! Gjeniale, vertet!

  8. #8
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Do te ishte shume nese do t'ju pyesja se ku e shikoni kete gjenialitetin ju? Me bete kurioze me keto replikat. Duke qene se eshte shkrim kaq gjenial, duhet patjeter te kini nje pergjigje (per te mos thene me shume!)
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Maj mend, para nja 8 vitesh, shkova poshte te kati pare, te hapja tubin pasi uji ne katet e siperme nuk vinte. Kshu qe merrsha kovat poshte, dhe i hipja siper avash avash. Nje dite te lumtur, kur uji kishte ardhur me nje bollek te pazakonte, me del nga kati pare komshiu i dashur Edison Ypi, i cili me sapun ne dore fillon duke bertitur e kercenuar me te madhe para te gjitheve qe po prisnin ne rralle si mua, se nese nuk do ta mbyllja tubin do thirrte policine e do beheshe njera(pasi sipas tij meqe tubi kryesor kalonte nga krahu i apartamentit te tij, ateher i takonte zotit Edison qe te vendoste nese do na ndriconte rrugen per te mbushur kovat apo do na i priste ate). Kaq shume u be hataja saqe disa here u detyrua pallati i tere te merrte rruget per te mbushur uji. Kjo nuk zgjati shume duke qene se dera perballe filloi te nxirrte uji per te tere. Pak mendonte ky njeri kritik, altruist, aspak xheloz qe i zot e di kush ja ka fajin qe i dhemb kaq shume ekzistenca se nga kati i 3 e siper edhe kur viheshe kafeja ne zjarr, mendoheshe mire mileti per ujin qe harxhonte. S'ka faj ky jo.

    Shqiperia eshte vend relativisht me emigracion te ri, ne krahasim me Greket apo Italianet qe kane vite jasht shtetit, kryesisht ne Amerike dhe jane organizuar e kane formuar organizata per te dhene ndihmesen kombit te tyre(sidomos ne rastin e Grekeve). Fajin qe shqiperia, kryesisht tirana dhe bregdeti i shkrete qe mezi pret te vije vera dhe turistet(pasi shteti i ka harruar keta njerez) eshte kthyer ne nje vend hareje dhe nuk mendon njeri per te ardhmen nuk e kane fajin emigrantet apo studentat qe vijne me pushime(per te mos thene qe jane ata qe e mbajne gjalle ate vend ekonomikisht me fluksin e parave qe sjellin), por politika e qelbur shqiptare, po kujt i thua. Rob grindavec, nuk la gje pa sha e pa ironizuar, ne piken qe edhe ironia eshte bere e pakuptimte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 23-08-2005 mė 12:55
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Duke u bashkuar me mendimet qe kane shprehur oiseau en vol dhe Cyclotomic, po shtoj "vetem pak" me shume komente mbi shkrimin e E. Ypi-t.

    Ypi thot: "atij qė na la ne pas mė tepėr se tė gjithė shekujt bashkė."

    Ky eshte mentaliteti qe po na le "ne" pas sot! Fakti qe duam tja hedhim fajin dikujt tjeter ne vend qe ti bejme nje analize me pare vetvetes tone po na le akoma ne te kaluaren.

    Ypi: "ajo e vėllait qė sharroi vėllanė me kalashnikov, mes kaq e aq krimeve tė tjera tė kėtij gushti vrastar, nuk bie nė sy dhe aq pėr makabritet se sa pėr pataksjen qė tė shkakton, ēuditshmėrinė nė vetvete si fakt. Qė tė ndihmojė a t'i dėrgojė para' vėllai nė Amerikė vėllait nė Shqipėri, ėshtė mė se normale nė Shqipėri dhe nė krejt Botėn. Por qė tė vijė vėllai nga Amerika dhe tė vrasė vėllanė nė Tiranė sepse nuk i paska paguar qeranė e njė furrik apartamenti nė periferi tė qytetit, kėtė s'e mban asnjė kandar, s'e rrok asnjė imagjinatė.
    Epo, tė dėgjosh tė tilla e tė mos lush vėndit, s'vete fare."

    Per kete pjese oiseau en vol sebashku me Cyclotomic jane pergjigjur bukur (bukuria qendron te vertetesia brenda replikave te tyre). 1. Nje shembull ekstrem si ky me siper nuk mund te qendroj per te perfaqesuar realitetin e pergjithshem ne vendin tone. 2. Flm motrave dhe vellezerve qe jane jashte kane buke te hane dhe te jetojn shumica e shqiptareve sot qe ndodhen ne shqiperi. Bile bile, jo vetem qe kane buke te hane dhe te jetojn, por kane dhe kohe te lire qe te vene neper kafenera apo neper diskoteka (apo pube) dhe te shajne dhe kritikojn motrat dhe vellezerit e tyre qe ndodhen jashte . . . interesant hm?

    Ypi: "Athere, para se me u nis, duhet krytin me e boshatis, me e zbraz, me e formatu."

    Formatu? C'fare do te thoshte Ypi kur te merrte vesh se shkrimi i tij mund te lexohet ne Forumin Shqiptar? Mund te DOWNLOAD-ohet dhe mund te behet SAVE ne PC-rat e perdoruesve te Forumit dhe Kompiuterit. Dhe me pas, mund te behet DELETE fare nga MEMORJA?! Uau! Por a mund te FSHIHET nje shkrim kaq lehte?

    Ypi: "- Lexon libra ti ?
    - Jo.
    - Pse ?

    - Sepse m'kanė ardh' nė fyt. Sepse u ka shkrepur t'gjith shqiptarvė t'bėhen t'gjith' shkrimtarė. La pa le, por edhe t'i falin librat qė nuk u a blen askush. Me sa duket letra kushton lirė. Jam betuar nuk do lexoj libra deri sa librat tė shkruhen mbi letėr."

    O burra, i hidhni poshte librat! Sidomos ata qe ju a kane dhuruar! Hajde filozofi hajde!

    Ypi:"Si nė mesjetė, mbi Pergamenė, mbi lėkurė deleje. Njė faqe libri, nje dele. Njė libėr, njė kope delesh tė therura. Ay ėshtė libėr ! Atij i them libėr un'. Athere tė shohim a do t'i falin kopetė e shkrimtarėve kopetė e deleve. Apo jo ?! Do pres derisa tė sharrohen krejt pyjet e planetit. Aty afėr jemi. Duket pak e vėshtirė sepse pa pyje nuk mund tė ketė as dele ku tė kullosin. Por zgjidhet-zgjidhet. Do ti prodhojnė delet brenda qelqerave. Po prodhojnė Rob' brėnda qelqerave, s'prodhokan dot dele. Deri ather' jam betuar nuk do lexoj asnjė libėr.
    FORMAT COMPLETE
    Faleminderit Bios !"

    "Ska faj ky jo"oooo! Mund te lozi me leht me mendjen e atyre qe jane ne shqiperi se sa me ata qe jane jashte shqiperise. Perse te doje Ypi ta lexonin vepren e tij Shqipetar ne mbare boten faleminderit kompiuterit dhe teknologjise? Ne duam te jemi Shqiptar! ops, jo, me fal : Ne duam te jemi Shqiptar me dollaret e Amerikes por pa mendjen e atyre qe shkollohen ne Amerike! ahaaaaaaaaaaaaa "Money, money, its sweet like honey honey"! Por kompiuterat nuk i duam jo sepse ndryshe nuk bejme dot para ne qe shkruajm neper kafenera! Merrni vesh ju o popull? Dele duam ne dele!

    Ypi: "WOULD YOU LIKE TO CONSERVE OLD HARDWARE DRIVERS ?
    Jo ! Hardrivers, rrugėt, fshatrat, fushat, kodrat, aty janė. Ato nuk i erase dot asnjė Bios."

    Ka humor dreqi ka, por sic thoshte Kadarje te nje shkrim qe postova tani shpejt ne forum: "me cdo gje mund te behet humor...". Jo jo, ne nuk duam te konservojm, te ruajm OLD HARDWARE, duam te konservojm lekuren e deles !

    Domosdo qe njeriu i shkret do SEMURET, sidomos kur lexon shkrime te tilla dhe pret diagnozen nga Ypi!

    Ypi: "Drejt Veriut nja katėr a pes' gjithsej. Qerratenj veriorėt mashkullorėt mėrdhiftorėt. I duan nuset jugore, tė shkrifta, solare, tė nxehta. Ēka bie nė sy brėnda makinave, ėshtė dhėndėrri tejet serioz, gati i ngrysur. Vlon pėrbrėnda qerratai. Mezi pret. Nuseve tė mbuluara me tė bardha nuk u shquhet pothuajse kurgjė. Pas tė bardhave, kujtimi, mallėngjimi, sigurisht aty janė, por nuk duken. Sa seriozisht qė martohen shqiptarėt o burr' i dheut !

    Nje sekond nashti, pse a martohen njerezit ne Shqiperi? Avash more derebardhe sepse po na ben me me shume tradita sec kemi! Ku vesh te bardha nusja sot? Nusja do te behet rebele bashke me dhendrin! Duan pavaresine e tyre! Spyesin as per njerez e as per familje! A e di ku shkojn per muajin e mjaltit? LAS VEGAS!!!!! Por si do thoni ju? Po ja, i ben nje garanci motra e nuses, shkojn per nje muaj dhe ksehaset cifti ne LAS VEGAS e pastaj kthehet ne Shqiperi dhe shan Ameriken! Nuk do te jetoja kurre ne ate vend! Ata (Amerikanet bashke me Shqiptaret) skane kohe te marrin fryme! Punojn tere dite e tere naten! Ku dine te jetojn ata! Dhe neve sna ndihmojn fare por kur vine ketu me pushime (sepse nuk i ka marre malli per ne jo) na vine e na shesin mend per gjendjen e Shqiperise! Kane fituar dhe shkolle ata atje pa le! Mos mendojn se jane me te mire? Ikni ore nga ktej se skemi nevoj per formatimet ne, ne duam vetem kredit kartat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 23-08-2005 mė 13:51

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata Antikorrupsion nė administratėn shtetėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 21-09-2012, 10:05
  2. Shpikjet e Tesla-s
    Nga Alket123 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 13-02-2010, 11:56
  3. Shqiptaret E Kretes
    Nga krutani79 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:12
  4. Masakruan me 17 thika shqiptarin, pranga 5 grekėve
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 14-01-2006, 12:42
  5. "GALLUP" ngre padi penale nė gjykatėn e Tiranės ndaj "MJAFT"
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 11:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •