Eagle: michigan, postin tend se marr vesh ku rreh, ti i jep te drejte fakteve por e ke inatin me ypin pse i permend, apo e kunderta...harroje pra ypin si emer, dhe thuaj a qendrojne faktet qe ai i sjell ketu apo jo...kto ia vlejne me u diskutu, se po qe per shprehje te bukra popullore te gjithe fjaloret me vete i kemi ..
Shqipe, po ju kthej pergjigje sepse me pelqen menyra se si replikoni (jo te gjithe e kane aftesine te pergjigjen pa ofenduar por njekohesisht duke kritikuar), neqoftese me bind se ka fakte ketu per tiu dhene te drejte, atehere une do e ule koken dhe do largohem nga kjo teme duke te falenderuar per korigjimin e keqinterpretimit te shkrimit te Ypi-t. Te pakten ne kete menyre edhe nese gaboj, do te perfitoj nga gabimi.
Ti kthehemi se cilet fakte jane te drejta. Une do pres per nje analize nga ju te shkrimit perpara se tjua permend shembujt e mi brenda ne shkrim, por le ta fillojm me kete:
Cilet jane faktet, qe vellai qe jeton ne Amerike vine dhe vret vellain qe jeton ne Shqiperi? Apo qe vellai qe jeton ne Amerike e mban gjalle vellain qe jeton ne Shqiperi?
Ne c'kontekst duhet kuptuar marredhenia vellazerore midis njerit ne Shqiperi dhe tjetrit ne Amerike? Perse ai qe eshte ne Amerike duhet te kete kallashnikovin? Sepse eshte me e zhvilluar Amerika dhe me e poshter? Apo harrojm se Shqiptari ne Shqiperi ka arritur nivele kriminalistike me te larta se shume vende te tjera ne bote, pikerisht per hire te varferise ku ndodhet?
Shume gjera jane te hapura per interpretim. Mua sme interson Ypi por ato qe eshte duke shkruar per popullin tone brenda dhe jashte Shqiperise.
Krijoni Kontakt