ēka mendoni eshte njeriu i mire shpirterisht i shoqeruar qe ia do te miren njerezve ,apo njeriu per njeriun eshte ujk i cili ne ndergjegje deshiron ta shtype tjetrin, kenaqet kur e sheh se eshte me i larte se ai etj .
ēka mendoni eshte njeriu i mire shpirterisht i shoqeruar qe ia do te miren njerezve ,apo njeriu per njeriun eshte ujk i cili ne ndergjegje deshiron ta shtype tjetrin, kenaqet kur e sheh se eshte me i larte se ai etj .
mendoj prandaj jam egoist
"Homo homini lupus est " ose "njeriu per njeriun eshte ujk" qendron, eshte e vertete.
.
Si mendon ti , yt ate dhe jot eme te linden ty se donin qe te ushqenin dashurine e tyre apo te linden sepse donin te ushqenin urrejtjen e tyre.
boabab
ky qe po tua ti eshte vetem instinkt ,tamam ashtu si e kane edhe kafshet psh pula kujdeset per te vegjelit e saj.
ndryshe eshte me nje njeri te nje vendi tjeter te cilin nuk ke deshire ta shohesh qe ishte me i mire ose me i menqur deh kjo e determinon mendjen qe te te keshe zili per te .ti me te vertete do ta urreje ate .
vetem per kete shkak se njeriu per njeriun eshte ujk behen te gjitha keto luftera po te kishin qene njerezit aq te mire sa thua ti bota do te ishte ndryshe psh nuk do te vdisnin aq njerez ne luften e dyte ose edhe ne ndonje tjeter
mendoj prandaj jam egoist
Tė vetpėrmbajturit ėshtė nje fare rregulli dhe sundimi mbi qejfet dhe pasionet, nėse duam ti zeme bese fja1ės sė urtė tė popullit mjaft tė cuditshem, per besė: te jemi zot tė vetvetes...
Zot i vetvetes a nuk ėshtė kjo nje shprehje qesharake? Mbasi ai qė eshte zot i vetvetes eshtė nė tė njejtėn kohė, apo jo.. edhe skllav i vetvetes, dhe ai qė eshtė skllav i vetvetes ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe zot i vetvetes, mbasi te gjitha kėto atribute, nė tė gjitha rastet, i mvishen perhere tė njėjtit njeri.
Nuk ka dyshim. Por, mua mė duket se kuptimi i kėsaj shprehjeje na meson se ne shpirtin e njeriut ka dy pjesė, njera qe ėshtė e mirė e tjetra mė pak e mire. Kur pjesa qė natyrisht ėshtė me e mirė mban nėn sundimin e saj pjesėn qe ėshtė mė pak e mire, kjo shprehet me fja1ėt ta jesh zot i vetvetes dhe kjo ėshte nje levdate. Kur pėrkundrazi, per shkak tė njė edukimi tė keq apo tė disa rrethanave te krijuara nga shoqėrime tė ndryshme, pjesa me e mire, duke e ndjere se ėshte mė e dobėt, mposhtet nga forcat e se keqes, atėhere pėr nje njeri qe eshtė nė tė tille gjendje thuhet, dhe ky ėshtė nje qortim dhe nje vėrejtje e rende Se ai eshtė skllav i vetvetes dhe nje njeri i papėrmbajtur...
Tani, kthe sytė e shih vetveten: ti do tė vėresh tė realizuar tek ty njė nga rastet e mėsipem: ti do tė pranosh nė tė vėrtetė se ke tė drejte tė quhesh zot i vetvetes mbasi ai tek i cili pjesa mė e mire urdhėron pjesėn e keqe meriton tė quhet i vetpėrmbajtur dhe zot i vetvetes. Kjo nuk do tė thote ama qe kėtu nuk haset nje numėr i madh pasionesh, qeifesh dhe vuajtjesh te cdo lloji. Shume lehte mundet qe pasionet e nje turme te mbytur nga pasionet te dominohen nga pasionet dhe mencuria e nje pakice te virtytshme.
Por deshirat e thjeshta dhe tė pėrkora, tė cilat, duke iu bindur arsyes, drejtohen nga mencuria dhe nga mendimi i drejtė, ti nuk ke per ti gjetur vecse te nje numer i vogėl njerėzish, ata tė ci1ėt cilėsitė e natyrshme mė tė bukura bashkohen ne qellim te bukur.
miqesisht,
huggos
detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller
Pershendetje,
"Edhe engjelli, edhe djalli, rrine bashke tek i gjalli" - Keshtu eshte shprehur nje nga rilindasit tane per te dhene ne kete menyre natyren e dyzuar te njeriut, ku e keqja dhe e mira bashkejetojne se bashku.
Njeri te persosur nuk ka pavaresisht nese ekziston njeriu ideal i cili me teper ekziston ne sub apo nen koshiencat tona.
Une nuk dua ta besoj se njeriu per njeriun eshte ujk, ose nje e keqe e madhe e cila nga casti ne cast rrezikon te behet nje gangrene e pasherueshme per ty. Ashtu sikunder nuk mund te mohoj se bota, fillesat e saj i ka te nisura me nje vrasje, ku vellai vret vellane (bijte e Adamit/Eves).
Natyra e njeriut eshte e tille qe ne momente te caktuara, ne baze te zhvillimit vetjak apo dhe te shoqerise ne te cilen ben pjese ky njeri, te shfaqe figura te ndryshme te karakterit apo temperamentit te tij. Fakt eshte qe egoizmi eshte nje nga shtysat kryesore qe pengojne zhvillimin normal te marrdhenieve mes njerezve. Ka dhe shume faktore te tjere negative ne permbajtjen e njeriut si qenie qe e poshterojne shume dinjitetin qe i takon vertet.
Njeriu mund te cenoje apo ti beje keq tjetrit, qofte duke i marre edhe jeten. Ky eshte fakt dhe nuk mund te mohohet. Por, sjellje te tilla i perkasin vetem nje kategorie te caktuar njerezish te cilet asesi nuk mund te perfaqesojne nje njerezi te tere. Dhe, sjellje te tilla ndodhin ne rrethana te caktuara qe i kapercejne kufijte e lejuar te njerezores.
Te thuash qe njeriu per njeriun eshte ujk, do te thote te dyshosh per vete qenien tende....dhe do te thote te humbasesh nocionin e te jetuarit si njerez.
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
Krijoni Kontakt