Fier

Krimi godet perseri familjet shqiptare. Kete here tragjedia ka ndodhur ne qytetin myzeqar te Fierit, kur burri u ka vene thonjte ne fyt gruas, duke e mbytur ne vend. Krimi ka ndodhur ne oret e para te dites se djeshme. Fatmir Myftari mbyti bashkeshorten e tij, Lefteri Myftari. Ngjarja eshte shenuar ne fshatin Vlosh, te komunes se Kurjanit. Megjithese banoret e tjere dhe te afermit i erdhen ne ndihme te demtuares, perseri nuk u be e mundur te mbahej ne jete nga mjeket.

Per ngjarjen eshte lajmeruar policia, e cila ka shkuar ne vendin e krimit dhe filluar menjehere hetimet. Blute e Fierit arrestuan menjehere bashkeshortin Fatmir Myftari, si i dyshuari kryesor. Nderkohe sipas policise, ende nuk dihen shkaqet e ketij krimi te rende. Ne vendngjarje jane mbledhur deshmi te shumta dhe pervec pjestareve te familjes dhe te afermeve, ne pyetje jane marre edhe komshij te viktimes, e autorit. Ne lidhje me autorin policia ka hedhur edhe nje piste tjeter, se vrasesi i 38-vjecares mund te jete nje i aferm i saj. Kjo pritet te zbardhet ne ditet e ardheshme, ndersa per momentin i dyshuari kryesor mbetet ish-bashkeshorti Fatmir Myftari, qe gjendet i paraburgosur ne qeli.

D.Sejdini, Koha Jone.