Flasin kolegėt Zhani Ciko, Alqi Lepuri, Jetmir Barbullushi dhe Suzana Turku
"Pse na mungon Ferdi?"
Yllka Parllaku
Ai nuk ėshtė mė nė korridoret e Radio Televizionit, as nė kafen ku ulej aq shpesh me miqtė. Mė 24 gusht bėhen dy vjet qė ai ėshtė larguar prej tė gjithėve, por ka lėnė mbrapa partiturat, tek tė cilat ka hedhur gjithė pasionin e tij. Ferdinand Deda, apo Ferdi, siē e thėrrisnin miqtė, mendonte ēdo sekondė pėr muzikėn dhe mėnyrėn pėr tė qėndruar gjithnjė pranė publikut. Deri nė ēastet e fundit tė jetės ai punoi mbi piano dhe partitura. Miqve tė tij u kujtohen telefonatat dhe takimet e fundit me tė, teksa i rrėfente kompozimet mė tė reja, disa prej tė cilave mbetėn vetėm nė kujtesėn e tyre dhe nuk arritėn tė shkruheshin. Katėr kolegėt e tij mė tė afėrt gjatė viteve tė fundit i kujtojnė me nostalgji bisedat me tė. Pėshpėrimat e vazhdueshme, tek kėndonte nėn zė ndonjė melodi, qė e kishte impresionuar. Zhani Ciko, miku i tij mė i ngushtė nė kėto 15 vitet e fundit, e quan njė muzikant tė natyrės boheme, impulsive. "I gatshėm qė nė ēdo moment tė hapte shishen e frymėzimit dhe tė prodhonte diēka emocionuese", thotė ai. Po ashtu, kolegu dhe miku i tij, dirigjenti Alqi Lepuri, kujton me nostalgji qė ditėn e parė qė e ka takuar dhe ka pasur nderin tė dirigjojė njė nga veprat e Ferdinand Dedės. "Sa herė do tė flitet pėr muzikė tė bukur aq herė do tė zihet nė gojė Ferdinand Deda". Ndėrsa pasardhėsit tė tij, Jetmir Barbullushit, i duket e pabesueshme qė kanė kaluar plot dy vjet nga humbja e njė kolegu, miku dhe poliartisti. Midis kolegėve dirigjentė tė Ferdinand Dedės ėshtė edhe Suzana Turku, njė mike e fėmijėrisė, pėr tė cilėn ai ishte njė njeri dhe artist me zemėr dhe shpirt tė madh.
Jeta dhe krijimtaria
Kompozitor dhe dirigjent, Ferdinand Deda u lind nė Peqin mė 5 shkurt tė vitit 1941. Interesi i tij pėr muzikėn ka nisur qė nė moshėn 6-vjeēare, kur fillon tė aktivizohet nė jetėn amatore tė qytetit, por studimet e mirėfillta pėr muzikė i nisi nė vitin 1955, pranė Liceut Artistik "Jordan Misja", nė Tiranė. Pas mbarimit tė Liceut, nė vitin 1959 emėrohet mėsues muzike nė Gjirokastėr, deri nė vitin 1960 kur fillon studimet pėr dirigjim pranė Konservatorit Nacional tė Pragės, nė Ēekosllovaki. Me ndėrprerjen e detyruar tė tyre, nė vitin 1962, Ferdinand Deda kthehet nė Shqipėri dhe vazhdon pranė Konservatorit Shtetėror tė Tiranės (sot Akademia e Arteve), ku dhe mbron diplomėn nė vitin 1966. Qė prej kėtij viti ishte dirigjenti kryesor i orkestrės sė Radiotelevizionit Shqiptar dhe ka realizuar qindra koncerte tė tė gjitha gjinive, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Paralelisht ka drejtuar edhe orkestra tė tjera shqiptare, si orkestra e TOB, AA, Orkestra Simfonike e Prishtinės, etj. Deda ėshtė edhe kompozitor. Ndėr gjinitė, tė cilat kanė zėnė vend shumė herėt nė krijimtarinė e tij ėshtė kėnga, por Deda ka lėvruar me mjaft sukses edhe gjini tė muzikės simfonike dhe instrumentale, muzikė filmi, etj.
Zhani Ciko
Ėshtė njė jetė e tėrė qė kemi kaluar sė bashku. Pėr 15 vjet rresht ishte njė nga miqtė e mi mė tė mirė. Njė nga ata persona qė, kur i takon pėr herė tė parė, pavarėsisht se tė bashkojnė rrugėt e jetės dhe profesionit ose jo, gjithmonė tė lenė njė mbresė tė pashlyeshme. Kėshtu ka qenė edhe mbresa ime e parė me Ferdin, qė kur ishte nxėnės nė Liceun Artistik dhe erdhi nė shkollėn e mesme tė fillonte studimet muzikore. Ferdi ēdo gjė qė e bėnte, e bėnte nėpėrmjet frymėzimit. Pėr tė ishte vuajtje tė merrej me muzikė jashtė kėtij pasioni tė madh. Asnjėherė nuk mund tė mirėkuptoheshim me Ferdin nėse ai nuk do tė gjente burimin e frymėzimit tė tij. Veprat e tij nuk i adresohen kėrkimeve tė mirėfillta muzikore ose tė krijimtarisė, por i adresohen mė shumė publikut tė gjerė. Ai kishte dėshirė tė shkruante, tė ndiente tė ishte gjithmonė i ri. Kjo ishte edhe njė arsye pse ai nuk u pajtua kurrė me gjendjen e tij shėndetėsore, gjithmonė kujtonte se me muzikė dhe me humorin e tij do ta kapėrcente. Vetėm njė herė kam parė trishtimin nė sytė e tij, nė momentet e fundit tė jetės, kur ai e kishte kuptuar qė ishte vėrtetė rėndė e, nė atė moment, edhe ai edhe unė lėshuam nga njė pikė loti.
Suzana Turku
Ferdinand Dedėn do ta kujtoj gjithmonė si njė njeri shumė tė afėrt, shok tė sinqertė dhe gjithmonė tė buzėqeshur. E njihja qė fėmijė, kur punoja nė Pallatin e Pionierėve dhe kur isha nxėnėse nė Lice. Kontaktet e para me tė i pata kur nisa tė aktivizohesha dhe tė kėndoja nė radio dhe ishte pikėrisht Ferdi qė mė drejtonte. Gjithmonė energjik, impulsiv, punėtor dhe me marrėdhėnie shumė tė mira me personat qė ai drejtonte, orkestrantėt dhe me artistėt, me tė cilėt bashkėpunonte. Mė pas, me mbarimin e shkollės, duke qenė se unė studiova pėr dirigjim para viteve '80, kemi punuar gjithmonė bashkė pėr komplekset me Radiotelevizionin Shqiptar. Pėrveē festivaleve kemi bashkėpunuar nė mjaft kore, siē ishin mė parė koret e bashkuara dhe koncertet e mėdha. Ai ishte shumė korrekt dhe i saktė. Mund tė them qė Ferdi ishte njė artist i plotėsuar nga tė gjitha anėt, me shumė kulturė, me njė vesh absolut. I njihte shumė mirė tė gjitha veprat qė drejtonte. Ka interpretuar shumė vepra tė kompozitorėve shqiptarė nė orkestrėn e Radiotelevizionit, apo nė orkestrėn e majit, ku tė gjithė kompozitorėt shqiptarė shkruanin vepra tė reja, tė cilat interpretoheshin nga orkestrat dhe koret tona. Ferdi ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė interpretimin me nivel tė muzikės sė shkruar tė kompozitorėve shqiptarė.
Alqi Lepuri
Ferdinand Deda mbetet gjithmonė njė figurė e paharruar nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės. Kėshtu qė kujtimet e mia janė tė shumta. Kėshtu, sa e kujtoj me mall aq edhe me nostalgji. Nganjėherė, edhe kur mblidhemi me shokėt, sa herė flitet pėr miqėsi, sa herė flitet pėr shoqėri, sa herė flitet pėr muzikė tė bukur, aq herė do tė zihet nė gojė Ferdinand Deda. Nė kujtimet e mia, qė nė moshė tė re, Ferdinand Deda ishte gjithmonė ai supertalenti, njeriu i pėrkushtuar shumė pas muzikės, njeriu qė ka punuar mė shumė nga gjithė tė tjerėt me Orkestrėn Simfonike tė Televizionit, qė ka punuar me muzikėn simfonike, qė ka punuar me muzikėn e lehtė, qė ka punuar me muzikėn popullore, qė ka punuar si krijues me vepra shumė tė bukura, vepra tė thjeshta me njė gjuhė shumė tė kuptueshme, me njė punė jashtėzakonisht tė theksuar popullore kombėtare. Kėshtu qė ai gjithmonė mbetet njė profil i pėrcaktuar shumė saktė, edhe nė fushėn e krijimtarisė, edhe tė ekzekutimit e tė interpretimit. Ferdinand Dedėn e dallonte mbi tė gjitha pasioni shumė i madh i tij. Ai ishte njeriu mė i afėrt pėr tė gjithė. Sa merrte vesh qė dikush merrej me muzikė, ishte njė talent i ri, njė shok, koleg apo mik ai nuk njihte as ambicien, as xhelozinė. Unė e ndiqja shumė herė nė prova dhe aq herė vinte ndiqte dhe ai provat e mia, se kishte ēfarė tė mė thoshte.
Jetmir Barbullushi
Mua mė duket shumė e pabesueshme qė u bėnė dy vjet nga ikja e Ferdinand Dedės. Ai mė duket sikur jeton akoma, sepse unė kam pasur njė periudhė tė gjatė jete, prej dhjetė vjetėve tė fundit unė kam qenė pranė tij. Kam qenė shumė i lidhur qoftė nga ana shoqėrore, qoftė nga ana muzikore, pavarėsisht se ishte koleg mė me eksperiencė dhe mė me reputacion se unė. Ikja e Ferdit mua mė ka dėmtuar pa masė, e ndjej shumė mungesėn e tij dhe gjithmonė emocionohem kur flas pėr Ferdin. E kam quajtur njė artist i pazėvendėsueshėm, njė poliartist i tė gjitha sferave. Ai ishte njė njeri shumė i thjeshtė, ishte me njė zemėr flori dhe njė muzikant i paarritshėm. Me temperamentin qė kishte ai, kur drejtonte koncertet, ishte e habitshme forca, energjia e tij, qė e mbėshtillte gjatė drejtimit formacionin orkestral. Nuk kishte krijimtari qė kishte Ferdi, qė nuk mė thėrriste pėr t'i dhėnė mendim. Ishte shumė i thjeshtė, pranonte ndonjėherė edhe vėrejtje, ishte tepėr modest. Mė mirė qė nuk asistova nė momentet kritike tė jetės sė tij, sepse ruaj vetėm kujtimet e bukura. Ndoshta, ajo shkėputja nga orkestra e dėmtoi shpirtėrisht. Kohėve tė fundit dėshironte tė bėnte edhe njė simfoni, qė kishte lidhje me Kosovėn dhe filloi diēka, kishte gjetur motivet, por nuk arriti, me sa duket, ta pėrfundojė pėr arsye shėndetėsore.
Tirana-Observer.
Krijoni Kontakt