Dhiata e Re na jep pothuajse tėrėsinė e tė dhėnave tė tij biografike.
“Duke qenė grek” i parrethprerė (Gal 2.3) d.m.th. idhujtar, e kishte prejardhjen ndoshta nga Antiokia. U konvertua nga predikimi i apostull Pavlit (29 qershor). Kėshtu pėr tė ardhmen u bė pasues i ēmuar dhe bashkėpunėtor i tij, meqė shquhej edhe pėr karakterin e tij tė fuqishėm dhe tė pathyeshėm ndaj vėshtirėsive.
Shfaqet pėr herė tė parė tė shoqėrojė apostullin protokorife pėr nė Jerusalem, pėr Sinodin Apostolik nė vitin 49 (Gal 2.1) si shembull e ngjall njė i krishterė i flaktė megjithėse nuk ishte hebre, pra qė nuk zbatonte ligjin e Moisiut - nė Sinod Pavli arriti qė tė krishterėt me origjinė pagane tė mos detyrohen tė mbajnė urdhrat e Dhiatės sė Vjetėr (Vepra 15.6-29).
Sė bashku me Pavlin ungjillėzon Ēlirimtarin nė Efes (54-58). Mė vonė arrin dhe pėrfundon me sukses (rreth vitit 57) njė mision tė vėshtirė nė Kishėn e Korinthit (II Kor. 7.6,13;12.17-18). Apostulli i madh e lė pėrkohėsisht nė Kretė, qė tė organizojė Kishėn atje, prej andej, rreth vitit 66 e thėrret nė Letrėn e drejtuar Titos nė Nikopol tė Epirit (3.12). Nė vazhdim gjendet nė Romė ku Pavli ėshtė i burgosur.
Nga kėtu shkon nė Dalmaci (II Tim. 4.10) dhe nė fund bariton si episkop nė Kretė, me seli qytetin e lashtė tė Gortinės deri nė fjetjen e tij nė pleqėri tė thyer. Nė Letrėn e tij Pavli porosit “Titos, birit tė vėrtetė” (1.4) “qė tė korrigjojė mungesat” duke vendosur episkopė tė denjė (1.5-9) dhe duke u mbėshtetur nė reputacionin e tij tė kėshillojė dhe tė shenjtėrojė kategoritė e ndryshme tė besimtarėve, duke i meshuar dhe duke punuar pa pushim (2.1-3.11).
Kur vdiq, lipsani i tij i shenjtė u varros nė Gortina. Pas shumė shekujve u transferua nė kishėn e Shėn Markut, nė Venecia, por nė maj 1966 u kthye nė ishullin e tij.