Annan kërkon reforma të thella të OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka propozuar reforma të thella në organizatë, përfshirë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit dhe vendosjen e rregullave të qarta lidhur me autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake.
Në një raport që i është paraqitur OKB-së, zoti Annan thotë se kërcënimet e tanishme globale si krimi i organizuar, varfëria e terrorizmi janë të ndërlidhura dhe përbëjnë një kërcënim universal.
Zoti Annan tha se siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut ishin të gjitha të ndërlidhura.
Ai nënvizoi veçanërisht rëndësinë e vazhdueshme të multi-lateralizmit përballë kërcënimeve globale si terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë.
Ai bëri thirrje për një gjetjen e një përcaktimi të përbashkët për terrorizmin si dhe që vendet të mbajnë nën kontroll armët bërthamore, kimike e biologjike.
Raporti i tij vjen dy vjet pas pushtimit të Irakut që ngriti pikëpyetje lidhur me rolin e ardhshëm të OKB-së në çështjet ndërkombëtare. (BBC)
Reformat (CNN):
Annan propozon zgjerimin e Keshillit te Sigurimit nga 15 ne 24 anetare.
Ka 2 model ndryshimi:
I pari: 6 vende te rinj te perhershem, 2 nga Afrika, 2 nga Azia q nga Europa dhe nje nga Amerika te cilat nuk do te kene te drejten e vetos. Siç dihet aktualisht SHBA, Anglia, Franca dhe Kina jane anetare te perhershmem me te drejten e vetos.
Modeli i dyte:
Nuk do te kete vende te perhershme por nje kategori e re me 8 vende qe do te sherbeje per 4 vjet. Azia, Afrika, Europa dhe Amerika do te gene nga 2 dhe nje vend jo i perhershem i ndare mes kontinenteve.
Pabarazia dhe mos-funksionimi si duhet i OKB-se eshte diskutuar shpesh.
Krijoni Kontakt