Sot ishin planifikuar te fillonin negociatat per kandidaturen e Kroacise ne BE. Megjithate ato u pezulluan sepse Kroacia deshtoi te permbushtet nje nga kushtet paraprake qe kishte vene BE: dorezimi i Godovines ne gjyqin nderkombetar te Hages.
Gjeneral Godovina konsiderohet kriminel i luftes.
Ne moshen 18 ai vajti ne France dhe u be ligjioner; pas 5 vjetesh mori nen-shtetesine franceze. Ne France u arrestua dhe beri nje vit burg per rrembim, vjedhje me arme etj. Ne 1990 u kthye ne Kroaci. Godovina luajti nje rol kryesor ne luften e 1995, gjate se ciles 16,000 shtepi serbe u dogjen, 100,000-200,000 serbe u shperngulen me force. Per me teper, trupat e ushtrise kroate nuk lejuan forcat e OKB te asistonin civilet serbe te plagosur. Godovina konsiderohet si hero kombetar per kroatet, dhe mendohet se eshte fshehur dhe mbrohet nga qeveria kroate.
BE beri te qarte qe asnje leshim nuk do te behet per cdo vend qe kerkon kandidature per ne BE, sidomos kur flitet per shkeljen e te drejtave te njeriut. Kroacia duhet te permbushi te gjitha kushtet, per me teper, per hir te stabilitetit ne Ballkan, dhe konsolidimit te marredhenieve midis vendeve. (Ne nje prizem me te gjere, shtojne analistet, nje nga vendet qe duhet te "shqetesohet" me shume nga ky pezullim, eshte Turqia, qe nqs deshiron te filloje bisedimet ne 3 Tetor, duhet te eci me hapa me te shpejta drejt ketij drejtimi.)
Krijoni Kontakt