Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Stërvitje e përbashkët Rusi-Kinë

    Rusia dhe Kina i tregojnë muskujt SHBA-së (Shekulli)

    Sipas skenarit, dy vendet do të pushtojnë një shtet për dhjetë ditë, në bazë të një mandati të OKB-së
    E.K

    Një stërvitje e pazakontë ka mbledhur bashkë ushtrinë kineze dhe atë ruse. Dy ish-superfuqitë e Lindjes duan, në radhë të parë, t’i tregojnë Perëndimit se ato kanë mbetur ende të tilla. Po kështu, sipas analistëve, Pekini dhe Moska në këtë bashkim të ri duan t’i thonë kryesisht SHBA-së se dominancës së tyre në Lindje po i vjen fundi. Stërvitja e përbashkët që ka nisur dje, ka përfshirë jo vetëm trupat, por edhe anijet dhe avionët luftarakë rusë e kinezë. Ky mision i paprecedentë do të zgjasë gjatë të gjithë javës së ardhshme.
    “Qëllimi kryesor është SHBA-ja. Të dyja palët duan të përmirësojnë pozicionin e tyre në çështjen e sigurisë, politikës dhe ekonomisë”, - thotë Jin Canrong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Popullor të Kinës. Ndërsa fuqinë e tyre ekonomike, që sa vjen e forcohet vitet e fundit, po e tregon tregu. Pekini dhe Moska zgjodhën rrugën e stërvitjes së përbashkët për të treguar edhe fuqinë e tyre ushtarake. Edhe mediat i kanë kushtuar një rëndësi shumë të madhe kësaj iniciative, më tepër për simbolikën e saj. Kështu, në një titull të së përditshmes britanike “Guardian”, shkruhej: “Rusia dhe Kina fillojnë lojërat e para të luftës”. Diku tjetër shkruhej: “Rusia dhe Kina bashkohen që t’i dërgojnë një mesazh SHBA-së”, ose “Dy ish-gjigantët e komunizmit nisin stërvitjen” etj.
    Skenari
    Në ditët në vazhdim dhjetë mijë trupa kineze dhe ruse do të kryejnë pushtimin imagjinar të një shteti. Stërvitja fillon në Lindjen e Largët të Rusisë dhe përfundon në gadishullin Shandong të Kinës. Marinarët do të pushtojnë plazhet, kurse paratrupat do të zbresin nga qielli. Misioni i Paqes 2005, siç është pagëzuar stërvitja, është një provë e përpjekjeve të përbashkëta për të ndërhyrë, në rast të një situate të paqëndrueshme, të shkaktuar nga terrorizmi apo ndonjë konflikt civil. Zyrtarisht në stërvitje nuk është ndonjë vend në shenjestër, por një gjë është e qartë, se në përfundim të Luftës së Ftohtë, Rusia dhe Kina janë të zëna me forcimin e partneritetit mes tyre. Ato janë të përgatitura të bashkëpunojnë për të ulur dominimin amerikan në Lindjen e Largët dhe Azinë Qendrore. Sipas skenari të gjithë kësaj stërvitjeje, dy vendeve, Kinës dhe Rusisë, u është dhënë mandati nga organizata e Kombeve të Bashkuara që të rivendosin rendin në një shtet ku kërkohet ndërhyrja ushtarake. E gjithë stërvitja bëhet në përputhje me rregullat dhe standardet e OKB-së. Dy palët kanë thënë se ky mision është pjesë e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, separatizmit dhe esktremizmit.
    Synimet e fshehta
    Stërvitja shihet edhe si një mundësi e mirë për Rusinë që të reklamojë armët moderne që kërkon t'ia shesë Kinës. Në këto armë bëjnë pjesë edhe bombarduesit strategjikë që kanë kapacitetin të transportojnë armë bërthamore. Përdorimi i bombarduesve stratgegjike rusë Tu-95 dhe Tu- 22M, aeroplanëve ushtarakë që mbajnë raketa konvencionale dhe bërthamore, nuk janë aspak të nevojshme dhe as të zakonshme për një operacion paqeruajtës. Por dy shtetet e fuqishme tashmë edhe ekonomikisht duan të tregojnë se i kanë edhe këto pajisje. Kështu, Kina, duke treguar këto armë, kërkon të japë një imazh të fortë përtej kufijve dhe që të shmangë një ndërhyrje amerikane, në rast se Kina ndërmerr një aksion ushtarak ndaj Tajvanit. E ndërsa Kina ka problem Tajvanin, Rusia ka problem Çeçeninë. Rusët vazhdimisht janë munduar ta etiketojnë luftën kundër çeçenëve që kërkojnë pavarësi, si një pjesë të luftës kundër terrorizmit. Kina dhe Rusia kanë së bashku një vijë kufitare prej 4 300 km. Ato janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin në Shangai, një grup që përfgshin edhe ish-republikat sovjetike të Kazakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Kirgistanit. SHBA-ja ka bazat e saj në Kirgistan dhe Uzbekistan. Ky grup së fundi i ka kërkuar Uashingtonit të caktojë një datë që të tërheqë forcat e veta nga ky rajon. Deri tani e vetmja deklaratë e lëshuar nga amerikanët për stërvitjen e përbashkët ruso-kineze, është që Uashingtoni ka thënë se do ta monitorojë këtë stërvitje.

    Nje pjese e mire e shkrimit te mesiperm mund te gjendet ne Anglisht ne faqen e International Relations and Security Network:

    http://www.isn.ethz.ch/news/sw/details.cfm?ID=12550


    Pytjet qe risjell kjo stervitje:

    A po pergatitet Kina per nje pushtim te mundshem te Tajvanit?
    (per Tajvanin ekziston nje teme tjeter: Tajvani i Pavarur...? )
    A mund te flasim per nje sistem shumepolar ne bote?
    Sa rendesi zene pole te ndryshme ose superfuqi te se ardhmes si BE, India, Kina?
    Ç'ndikim do kete loja e superfuqive ne fushat ku behet kjo loje per momentin pra vende si EuroAzia ose Lindja e Mesme?
    ...


    Jane te mirepritura te gjitha pikepamjet (neo) Realiste, Idealiste, Marksiste...se desh harrova feministe

    Ju ftoj te diskutojme keto dhe pyetje te tjera, pa harruar moton naive por shume te bukur te miseve, Paqe ne Bote!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kjo manover ushtarake ka kohe qe pergatitej dhe Kinezet e kishin idene ne fillim qe ta zhvillonin ne afersi te Tajvanit (Ruset refuzuan).
    Ka pak te ngjare sigurisht qe Kina te rivendose integritetin territorial tani shpejt meqenese ajo ka tjeter taktike per kete. Disa analiste mendojne se egziston nje mundesi e vogel qe Kina te rimarre Tajvanin me force ne rast te nje aventure amerikane ne Iran kur e gjithe bota do jete e perqendruar ne sulmin atomik kunder nje shteti pa arme atomike (bunkeret Iraniane nuk penetrohen nga bombat konvencionale).
    Para nje viti Presidenti Putin mbylli nje kapitull te hidhur te marrdhenieve Ruso-Kineze duke i dhene zgjidhje (ne favor te Kines) disa ceshtjeve territoriale per te cilat dy fuqite kane pasur dhe perplasje te kufizuara ushtarake en vitet 50.
    Fakti qe vete Presidenti Putin (per kuriozitet kjo) hipi dhe (nuk jam i sigurte per kete) pilotoi perkohesisht nje nga gjuajtes-bombarduesit elite te Forcave Ajrore Ruse, e cila leshoi me vone edhe raketa balistike (ne rast lufte me mbushje berthamore) tregon se ai e ka shume per zemer rigjallerimin e fuqise ushtarake Ruse.
    Ne keto manovra ajne ftuar dhe vezhgues nga India, Pakistani, Uzbekistani, kirgistani etj poj Amerikanet qe ne menyre demostrative jane lene jashte.
    Reagimet e Amerikaneve jane komiko-arrogante: nje zedhenes shtypi (Sean McCormack) tha "Ne presim (e theksoj ....presim) qe ato (manovrat) do te zhvillohen ne nje menyre te tille qe te mbeshtesin qellimin e perbashket te stabilitetit rajonal i aprovuar nga Amerika, Kina dhe Rusia"

    Ky bukurosh kujton se po flet me Karzain e Afganistanit apo me lakejte e Europes dhe te Republikave te Bananeve (tip Shqiperie) kur u thote dy fuqive te medha --Ne presim!
    Pergjigjja e Ministrit te Jashtem Rus Ivanov ishte e menjehershme - Nese dikush "shqetsohet" (fjala kyc qe perdorin amerikanet kur duan te shprehin mosaprovim) ky eshte problemi i tyre......vec te tjerash ne fund te fjales ai tha qe ne 2006 ne, (Ruse e Kineze) do te bejme manovra ushtarake edhe me te medha!
    Bota multipolare sigurisht qe eshte nje organizem shume me stabel se ajo e hegjemonise se pakufizuar dhe te pakontrolluar te nje fuqie te vetme, qofte kjo USA, Rusia apo Kina!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kine - Rusi - hahahhahah

    "Moj kasolle, ku na mblodhe", le te bashkohet edhe ajatollahu i Iranit dhe Kim Ir Seni i Korese dhe bejne nje "katçe" e tja shtrojne me vodka, sake, buke thate e shurup (ose boze)...

    Per te tjera skane b'ythe.

    Rusia le te njoftoje Britanine ose USA-n perpara ndonje manovre detare, qe te rrine ne dispozicion me mjete zhytese, per ti nxjerre nga fundi i detit...

    Kinezet le te shpikin raketa qe Amerika i ka stok qe ne 10-vjecarin e kaluar,

    Me kujtohet nje emision per ushtrine ruse, ku ushtaret e reparteve kishin ekonomi ndihmese, pra mbanin disa derra e mbillnin lakra se nuk u delte ushqimi...
    Dhe ruanin depot e ish BRSS...

    Ndersa kinezet i kane sekret se hane nje tas oriz ne tre dite, edhe kjo fale dollareve amerikane qe u vijne nga tregtia e cikerrimave...

    Fatkeqesisht keto shtete diktatura jane ende ne KS te OKB dhe duhet te vendosin per lirite e popujve te cilet kane sisteme e liri me te zhvilluara se keto...

    Bie fjala Kina qe mban Tibetin, Rusia Cecenine, si mund te perkrahin Kosoven, apo Irakun demokratik kur Sadami blinte miliarda dollare hekurishte (me fal tanke) ruse?

    Hajde u shkofte mbare bixneci i ushtrise Kino-Rusise. Sa per buke te mbushin barkun... shkojne e lypin tek USA, .... zorraxhijte...

  4. #4
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Rusi-Kine eshte per me te qesh se dhe vetem Amerika i shkaterron. Rusia akoma kujton se eshte superfuqi kur nuk arrin dot te mundi as Cecenin dhe po vriten me mijera ushtar Ruse edhe pse kan tanke, helikopter, dhe avjona prap nuk arrijn dot kurse Kina eshte me e mbarum edhe sikur te kesh 10 milion ushtar, Kina ska fare forca ajrore, mbase kan harruar qe lufta sot behet me teknollogji dhe satelite dhe jo si ne luften e Kores qe ishte hera e fundit kur Amerikanet dhe Kinezet ishin ne luft.

    Rusia cdo vit po rrezoet kur vendet si Letonia, Lituania, Ukraina kan shkuar me NATON'n dhe brenda 10 vjet do hyj dhe Biellorusia dhe Rusia mbetet vetem. Rusia as nuk di si te shpetoj nje nendece, kurse Kina mund te ket miliona ushtar por ske ci do miliona ushtar kur tjetri ta sjell bomben mu ne koke aty ku se pret.

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Jane vetem dy 'gjera' per te cilat Rusia do mbaje gjithnje rrekord ne bote per prodhimin dhe cilesine e tyre...ata jane...Vodka dhe Arme! (e keni parasysh se c'nenkuptoj me fjalen 'arme')

    Persa i perket Kines nuk kam shume njohuri, pervec fakteve qe po fuqizon ekonomine me hapa gjigande, kane nje shtet te forte komunist (packa se te moderuar kohet e fundit), numer popullsie rrekord, pozite gjeografike mjaft te mire, arsenal te mjaftueshem dhe ne zhvillim e siper te teknollogjise moderne etj!

    Me aq sa kam lexuar e degjuar, di qe Kina dhe Rusia nuk kane patur kurre marredhenie te mira mes tyre. Ndoshta halli i ka bashkuar, por nuk eshte fort e veshtire per ti percare (alla-amerrikonshe).

    Kam lexuar nje artikull te fotokopjuar nga nje person qe njof, te cilin se kam idene nga e kishte gjetur. Mund te jete edhe sajese. Artikulli fliste per nje numer te madh ushtaresh kineze, te cilet ishin futur ne territorin rus. Qellimi i tyre mund te ishte edhe nje tentative e mundshme e Kines per te pushtuar Rusine. Perfundimi...te gjithe ushtaret te shfarrosur me nje arme lazer-leshuese! Kina nuk kishte goje te pyeste se ku shkuan ushtaret e mi...se pergjigja ruse kuptohej qe do ishte: Cilet ushtare mer daj? Ushtare tuaj ne token time?! lol
    Ne me ka genjyer...po ju genjej! Desha thjeshte te ve ne dukje marredheniet dy-paleshe!

    USA...nuk do e pelqente fort kete kualicion...kete e kam te sigurte!
    Megjithate, mos kujtoni se nuk e kane menduar me kohe dicka te tille...
    Politika eshte si shahu...nuk mund te fitosh nese nuk ke llogaritur 15 levizje te mundshme...

  6. #6
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kualicioni me i fort eshte USA-UK-NATO. Sot kush dominon oqeanet, ekonomin, dhe teknollogjin dominon dhe boten. Britania e dominoi boten gjate historise me det, Amerika me forca dhe teknollogji, NATO me kombet e bashkuara, ke ka Rusia aleate Biellorusine? Kina? Ke ka Koren e Veriut oh apo Vietnamin?
    Kina mund te ket miliona por numri sot nuk ka renci as dhe baruti se ka ikur koha e Napoleonit. Kina ska forca detare, ska anije luftarake sic ka Amerika, dhe avionet luftarak i ble nga Franca ato qe jan bo nga viti 1980 qe F-15 i ka si loder.
    Rusia akoma sdi si te shpetoj nendecet ne portin e tyre kurse nendecet akoma po shkaterroen ne uje vet as pa i prekur dikush se skan lek te bejn te reja. Nuk mundin dot as Cecenin leje qe ne Afganistan lan turp qe i vrau dhe njerzit nga shpellat.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Stervitja e perbashket ruso-kineze nuk i drejtohet plotesisht Amerikes, pasi Amerika e deshmoi forcen e saj ne dy luftrat e fundit, por i drejtohet rajonit te Lindjes se Larget, pra Azise Qendrore. Ky rajon ka qene dhe vazhdon te mbetet nje nga zonat me te nxehta te globit. Arsyet kryesore te stervitjes jane si me poshte:


    1. Ti dëshmojnë vetvetes se kane ende një prezencë ushtarake

    Arsyeja e pare kryesore eshte qe ti deshmone popujve te tyre respektive se ushtrite e tyre, pavaresisht nga problemet dhe veshtiresite e shumta qe hasin, pavaresisht se nuk kane me nje prezence rajonale apo boterore, kane ende nje fuqi psikologjike. Pra mbi te gjitha, stervitja ka per qellim qe te rizgjoje tek ruset dhe kinezet ndjenjen e krenarise komuniste te ngritur mbi forcen ushtarake. Cdo perpjekje per te treguar muskujt ne bote eshte e kote per aq kohe sa vete popujt e tyre nuk kane besim tek forca e tyre ushtarake.


    2. Përplasja e interesave për supremaci në rajonin e Lindjes së Largët

    Prezenca e interesave amerikane ne rajon eshte ne vetvete nje justifikim, pasi perplasja e vertete e interesave ne rajon nuk vjen nga prania amerikane, por nga perplasja e interesave te vendeve te rajonit. Shume ndryshime kane ndodhur ne rajon ne keto 2 dekadat e fundit ku ato me kryesoret jane armatimi nuklear i Indise dhe Pakistanit, duke rrezuar keshtu supremacione ushtarake te Rusise dhe Kines qe deri pak vite me pare ishin vendet e vetme te rajonit me arme nukleare ne arsenalin e tyre. Ndryshimi tjeter i madh eshte lufta kunder terrorizmit qe e implikon direkt kete rajon ne kete lufte duke e kthyer ate ne fushebeteje.

    Rusia dhe Kina me stervitjen e tyre ushtarake duan tu tregojne Indise dhe Pakistanit, se kush jane fuqite kryesore rajonale, ashtu sic duan ti tregojne Japonise forcen e tyre ushtarake. Gjithashtu, nje stervitje e tille ushtarake eshte nje reklame e mire per teknologjine e tyre te luftes ne menyre qe vendet e pasura te rajonit qe ndihen te kercenuara nga SHBA te beljne kete teknologji nga keto vende. Ne kete menyre, Kina dhe ne menyre te vecante Rusia, sigurojne nje burim te mire te ardhurash nga shitja e armeve.


    3. Te shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj shtrirjes së interesave amerikane në rajon

    Vala e ndryshimeve qe ka perfshire ate pjese te botes ka ardhur si pasoje direkte e nderhyrjeve ushtarake, ekonomike dhe politike te SHBA. Nderhyrja e SHBA ne Afganistan dhe Irak, negocimi i paqes Indi-Pakistan, prezenca ushtarake amerikane ne ish-republikat sovjetike, problemi i Korese se Veriut, etj si keto, shihen nga keto vende si nje shtrirje e metejshme e interesave amerikane ne rajonin qe dikur keto vende kontrollonin. Eshte e pamundur per keto vende qe te konkurrojne me SHBA dhe menyra e vetme per keto vende qe te ruajne imazhin e tyre ne rajon eshte duke larguar ose minimizuar prezencen e interesave amerikane.

    As Kina dhe as Rusia nuk jane kunder SHBA pasi secila nga keto shtete eshte partnere e SHBA nga e cila marrin nje ndihme jetike ekonomike. Ajo qe keto vende duan eshte ruajtja e nje prezence apo imazhi ne arenen nderkombetare si lojtare strategjike ne nje realitet te ri boteror me nje superfuqi.


    4. Te zbrapsin vendet evropiane nga kerkesa per prezence permanente ne Keshillin e Sigurise ne BE

    Stervitja ka edhe nje mesazh te forte per Gjermanine, Italine dhe Japonine, vendet e mundura te luftes se II boterore qe sot kerkojne reformimin e OKB-se dhe zgjerimin e grupit te 5 vendeve me prezence permanente ne Keshillin e Sigurise ne OKB. Pra me pak fjale, Italia, Gjermani, Italia e disa vende te tjera po perpiqen qe te fitojne te drejten e vetos duke prishur balancen e pushtetit ne OKB. Shtete si Rusia dhe Kina jane kategorikisht kunder zgjerimit te ketij grupi, pasi do te thote ndarje pushteti, dhe per keto vendi, pushteti i vetos ne OKB eshte pushteti i vetem qe u ka mbetur ne arenen nderkombetare. Nese grupi do te zgjerohej me vende te tjera, atehere pushteti i tyre do te venitej pasi nuk do te ndahej me ne 5 copa, por ne 8 ose 10 copa.

    Stervitja ushtarake ruso-kineze eshte vetem nje vetetime ne qiell te kthjellet.

    Albo

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    ======================
    As Kina dhe as Rusia nuk jane kunder SHBA pasi secila nga keto shtete eshte partnere e SHBA nga e cila marrin nje ndihme jetike ekonomike. Ajo qe keto vende duan eshte ruajtja e nje prezence apo imazhi ne arenen nderkombetare si lojtare strategjike ne nje realitet te ri boteror me nje superfuqi.
    ==========================
    Qe kur debitori me i madh i botes dhe i historise po mban me buke 200 000 000 ruse + 1 300 000 000 = 1 500 000 000 njerez?
    Kur nje tip i kalbur ne borxhe (se i pelqen te jetoje si jevgu pertej fuqise se vet ekonomike) po i mirearmatosur mburret per fuqine e tij "ekonomike" kjo shkakton vetem ilaritet!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Stervitja e fundit Kine-Rusi ka mesazhet e veta dhe per ShBA-ne dhe per BE-ne dhe per popujt dhe per vendet e Rajonit.

    Titujt e shkrimit te Albo-s me siper jane shume te verteta, shtjellimi jo plotesisht si e mendoj une. Pika e 4. e drejte, por per kete çeshtje Kina bashkepunon edhe me ShBA-ne. Umoren vesh qe te bllokojne se bashku reformimin e OKB-se.

    Kina dhe Rusia kane marredhenie ekonomike me ShBA-ne, do te thote qe dhe SHBA ka me keto dy shtete (really?).
    Mbetet te diskutohet se kush humbet me teper nga prishja e marredhenieve.

    Kina nuk eshte me nje shtet qe mbahet me buke nga ShBA dhe as nga ndonje shtet tjeter. Ekonomia e saj vitet e fundit eshte rritur vazhdimisht me mbi 10%, dhe nga shume analiste se bashku me Indine shihen si superfuqi ne 2050. Ekonomia Kineze u permiresua nga investimet kryesisht Amerikane dhe Japoneze dhe prishja e marredhenieve me keto dy shtete do ta demtojne shume ekonomine Kineze.
    Megjithese ka nje boom te madh ne ekonomi, Kina nuk ka arritur ende ne nje faze Superfuqie sepse nuk ka ende pavaresine e duhur ekonomike dhe nuk ka arme moderne.
    Levizjet e fundit jane pikerisht per keto qellime. Bashkepunimi me Rusine behet per te ndertuar nje ushtri te fuqishme moderne, veç blerjes se naftes. Rusia nga ana e saj perfiton ekonomikisht per te rinovuar arsenalin e saj dhe mbi te gjitha ekonimine ende shume delikate. Mbeshtetja e Kines per Iranin gjithashtu ka kryesisht si qellim, veç strategjik, sigurimin e burimeve te naftes qe i duhet aq shume nje ekonomie gjigande ne rritje.
    Megjithese Kina dhe Rusia po bashkepunojne ne ekonmi dhe ushtri nje aleance e tyre eshte shume e veshtire po te shihet historia. Qendrimet e shteteve ndryshojne, dhe Rusia me Kinen kane zgjidhur mjaft konflikte mes tyre, por dhe realiteti i sotem veshtireson nje aleance Kine-Rusi. Kina eshte e vetedijshme se armet Ruse jane shume te vjetra, dhe se ekonimia e saj eshte e dobet, pra nje aleat jo shume i preferuar.
    Nga ana tjeter Rusia e di qe ne nje aleance me Kinen, peshen me te madhe ne vendime do ta kishte Kina.
    Veshtiresive u shtohet dhe opinioni publik ne Rusi, ku nje pjese e mire e popullit mendon se duhet qe shteti i tyre te bashkepunoje edhe me teper me Perendimin (ShBA-BE) nese do te permiresoje ekonomine.
    Revolucionet e fundit ne ish republikat Ruse, zhvillimet ne rajon (Afganistan, Irak, Iran, dy Korete, Japoni dhe Indi...) kerkojne qe Rusia dhe Kina te marrin masa per te siguruar interesat e tyre ne rajon. Por vetem kaq. Nuk mund te mendohet sot per sot per nje konflikt te hapur, qe do te thote Lufta e Trete Boterore (megjithese luftrat jane surprize deri pak para shperthimit, lere ç'thuhet pas tyre, se ndodhen keto dhe ato ngjarje qe paralajmeruan luften).

    T'a shkruaj apo mos t'a shkruaj PAQE ne fund?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht qe de-facto keto dy shtete nuk e shohin me entuziazem rritjen e Keshillit te Sigurimit me anetare te tjere (pervec nje lekundjeje te Putinit qe publikisht gjate nje Konference Shtypi te perbashket me Shrederin deklaroi se Rusia do mbeshtese kandidaturen Gjermane ne KS, por Rusia po rimendohet para se te mbeshtese nje shtet ku akoma jane forcar e pushtimit Janki kembekryq dhe ku pritet te vije nje lake e USA (Angela Mercel)).
    Po ashtu dhe Japonia nuk ka akoma traktat paqeje me Rusine per arsye te disa ishujve te diskutueshem qe i pertendojne te dyja palet.
    Kina nga ana e saj eshte kategorike ndaj vendit te Japonise ne KS dhe nuk do shume mend qe do vendose veton pa hezitim kunder kesaj, nderkohe flirtet naive dhe antikombetare (shiti lopen e qumshit per te blere/vene nje unaze ne hunde) te administrates se sotme te Indise me USA nuk kalojne pa u vene re ne Pekin dhe Moske!
    Pra manovrat Rusi-Kineze jane me shume nje paralajmerim per fuqite ekstra-aziatike qe te mos fusin hundet ku ju teket dhe nje rikujtim qe bota eshte multipolare dhe jo monopolare!
    Askush nuk ka iluzionin se Rusia dhe Kina kane edhe probleme pezull jo te vogla (eksplozioni/presioni demografik Kinez ne Siberine Jug-Lindore etj) por kjo eshte nje fejese interesi sigurisht dhe nuk mbahet nga ndonje afinitet reciprok.
    Per sa i perket "deshires" majmunore hipotetike Ruse per te pasur marrdhenie apo per tu bere si Europianet (njesi gjeostrategjike e tredhur/sterilizuar ne 1945) apo Amerikanet (kalbesire moralo-materiale dhe gjenerator tensionesh, krimesh dhe hipokrizie) kam frike se 10 vjet banditizem (sipas recetave te FMN e Wall-Streetit) ekonomiko-financiar u kane mjaftuar Ivaneve te kuptojne se qellimi i perendimit nuk ishte "demokratizimi" dhe largimi i "rrezikut sovietik" po grabitja masive dhe kthimi i nje kombi krenar ne republike bananesh apo bordell-politik si Italia!
    Bonaparti dhe Hitleri te pakten nuk justifikonin fushatat e tyre fatkeqe me dashurine dhe deshiren per ngritjen dhe permiresimin e Rusise.
    Pra Ruset po e kuptojne qe per te mbijetuar mund te mbeshteten vetem tek vetja, tek manovrat e sterholluara te real-politikes ku nje rol te rendesishem luan dhe Kina!
    Per sa i perket Luftes se trete pakkush beson se USA, Kina apo Rusia e desherojne kete kataklizem!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •