Shqiptarėt me kartė greke shfaqen si shtetas me kombėsi shqiptare
Ministria greke shton dokumentet pėr fakultetet
Marko Caka/Athine
Aty ku u intereson ata e mohojnė Shqipėrinė dhe shfaqen si grekė, ndėrsa pėr tu regjistruar nė universitetet greke pranojnė se kanė kombėsi shqiptare.
Ēdo vit, Ministria e Arsimit tė Greqisė ėshtė ndeshur me kėtė fenomen, ku studentėt me shtetėsi shqiptare, por qė disponojnė dokumente me kombėsi greke, sjellin vėrtetime se janė tė kombėsisė shqiptare pėr tu futur nė shkollat e larta tė Greqisė. Edhe kėtė vit interesimi i studentėve shqiptarė pėr tu arsimuar nė universitetet greke ishte mė i madh, si asnjėherė tjetėr, dhe frika pėr tiu shmangur kėtij fenomeni nuk ka munguar edhe kėtė herė. Ministria greke e Arsimit kishte lajmėruar me muaj tė tėrė se data e regjistrimeve nė shkollat e larta greke pėr studentėt e huaj me kombėsi jo greke do tė nisė nga data 1-10 gusht, por duke parė fluksin e madh dhe mosgrumbullimin e tė gjitha dokumenteve pėr plotėsimin e procedurave, e ka shtyrė afatin edhe pėr 10 ditė tė tjera. Ēdo ditė, me dhjetėra shqiptarė zėnė radhėt tek dyert e Ministrisė sė Arsimit pėr tė mbaruar sa mė shpejt regjistrimin nė shkollat e larta greke ku ata preferojnė tė studiojnė. Sipas sistemit tė Ministrisė greke tė Arsimit, nė dallim nga studentėt vendas, tė huajt nuk kanė nevojė tė paraqiten nė konkurse pėr tu pranuar nė degėt e universiteteve. Sipas librit udhėzues tė lėshuar nga ky dikaster, njė student i huaj mjafton tė paraqesė dėftesėn e notave tė mbarimit tė shkollės sė mesme, certifikatėn personale tė lindjes sė tij dhe atė familjare, si dhe njė vėrtetim nga ambasadat pėrkatėse ku vėrteton se i huaji nuk ka kombėsi greke tė dy prindėrve. Nė kėtė pikė, drejtuesit e Ministrisė greke tė Arsimit i kanė vėnė mė shumė rėndėsi studentėve tė ardhur nga Shqipėria, tė cilėt shpeshherė pėr tu pranuar me sistemin e studentėve tė huaj pa konkurse, deklarojnė se janė tė kombėsisė shqiptare dhe mohojnė origjinėn e tyre greke. Nė kėtė rast, pėrveē vėrtetimit nga ana e ambasadės shqiptare, institucioni i arsimit grek ka kėrkuar pėr studentėt shqiptarė edhe njė dokument tjetėr, si letėrnjoftimet e vjetra tė prindėrve tė tyre nė qoftė se ata jetojnė nė Shqipėri, apo dhe njė leje qėndrimi qė disponojnė prindėrit nė qoftė se ata jetojnė nė Greqi. Sipas drejtorit tė sektorit tė regjistrimit nė Ministrinė greke tė Arsimit, Ilias Bukavalas, kjo masė ėshtė marrė pėr arsye se shumė studentė qė janė nga zonat e Himarės apo gjetkė qė disponojnė kartėn e grekut homogjen, pra pranojnė kombėsinė greke pėr tė pėrfituar leje qėndrimi afatgjatė, kur bėhet fjalė pėr regjistrimin e fėmijėve nė shkollat e larta greke pėrdorin lloj-lloj marifetesh qė tė mos kuptohet se kanė kombėsi greke. Kėto veprime janė shumė tė shėmtuara, -thotė drejtori Bukavalas pėr gazetėn Panorama. Pėr mua kėta njerėz janė shuma tė rrezikshėm, sepse kur arrijnė tė mohojnė identitetin e tyre, nuk janė mė tė vlefshėm pėr shoqėrinė. Burimet nga Ministria greke e Arsimit flasin se raste tė tilla janė zbuluar shumė herė nga specialistėt e veēantė tė kėtij dikasteri, tė cilėt mbas njė verifikimi tė hollėsishėm kanė konstatuar se shumica e emigrantėve himariotė apo dhe tė zonave minoritare nė njėrėn anė shprehen se janė vorio-epiriotė, por kur duan tė shkollojnė fėmijėt e tyre nė universitetet greke shfaqen si shqiptarė. Prandaj, duke qenė se ėshtė shumė e vėshtirė tė bėhet njė verifikim i hollėsishėm pėr ēdo kandidat-student shqiptar, Ministria greke e Arsimit ka vendosur tė kėrkojė edhe njė dokument plus, vetėm pėr tė shmangur fenomenet e falsifikimeve qė nuk kanė munguar nė shumė raste. Duke qenė se shumica e fėmijėve tė emigrantėve shqiptarė mbaroj-nė me nota tė shkėlqyera liceun grek dhe pastaj duan tė vazhdojnė shkollat e larta, shpeshherė pėr tiu shmangur proceduarave burokratike tė dikasterit tė arsimit grek kanė kėrkuar vullnetarisht qė tė japin dhe konkurse pėr tė shfaqur talentin e tyre dhe pėr tė treguar se ata e meritojnė tė vazhdojnė studimet e larta nė shtetin helen. Unė jam shqiptare kam mbaruar studimet me rezultate tė shkėlqyera nė liceun e Athinės, por tani qė dua tė vazhdoj universitetin grek pėr Mjekėsi, ministria greke mė kėrkon edhe njė dokument tjetėr, i cili nuk kėrkohet nė librin udhėzues. E kam shumė tė vėshtirė ta siguroj kėtė dokument brenda njė afati tė shkurtėr kohor. E gjithė kjo avari ndodh se disa nxėnės tė tjerė, qė nuk kanė rezultate tė mira, prindėrit e tė cilėve mė parė janė shfaqur me kombėsi greke, tani pėr tiu shmangur konkurseve pranojnė tė kthehen nė identitet duke risjellė edhe njėherė kombėsinė shqiptare, thotė studentja Sonila Selfo nga Vlora.
Krijoni Kontakt