OLI REN: "MARRËVESHJA KORNIZË KRITER KRYESOR PËR HYRJE NË BE"
"Rezultati pozitiv i referendumit e trason rrugën që të gjitha përpjekjet të orientohen drejt plotësimit të obligimeve të Marrëveshjes kornizë, veçanërisht decentralizimit, si kriter kryesor politik për hyrje në BE", deklaroi eurokomisari për zgjerim Oli Ren pas takimit të sotëm me ministren e Punëve të Jashtme, Ilinka Mitreva.
Reni theksoi se aktivitetet e shpejta për emërimin e kryeministrit të ri janë shenjë e kapacitetiti demokratik dhe pjekurisë politike të vendit, duke i porositur autoritetet e Maqedonisë që të përqëndrohen më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përforcimit të gjykatës.
"Komisioni evropian i pret përgjigjet e pyetësorit, sipas së cilave do të krijohet mendimi lidhur me aplikimin e Maqedonisë për anëtarësim në BE", deklaroi Ren, duke shtuar se vendi në këtë proces do të vlerësohet sipas kritereve të njëjta si dhe vendet e tjera.
"Shpejtësia e aktiviteteve parahyrëse, përkatësisht plotësimi i kritereve të caktuara politike dhe ekonomike, do të varen nga çdo vend individualisht", theksoi Oli Ren.
Mitreva informoi se gjatë takimit me Renin u shqyrtua gjendja politike në vend dhe procesi i përgjigjeve të pyetësorit të BE-së.
Ajo tha se e informon eurokomisarin për vazhdimin e reformave, të cilat i zbatojnë autoritetet e Maqedonisë, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, policinë, administrimin integrues kufitar, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Maqedonia është e gatshme të punojë në plotësimin e të gjitha këtyre aktiviteteve, që janë të domosdoshme për lehtësimin e regjimit të vizave, ndërsa si shpagim presim fleksibilitet edhe nga ana e BE-së për këto çëshjte", deklaroi Mitreva.
Ren dhe Mitreva bashkarisht konfirmuan se transferimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në Drejtorinë për zgjerimin e Unionit është një sinjal i fuqishëm për prespektivë evropiane të këtyre vendeve, si dhe ajo se Maqedonia ka pozitë kryesuese në bashkëpunimin rajonal, që është një kriter i rëndësishëm drejt afrimit në BE.
Krijoni Kontakt