Ka rinisur dje në Gjykatën e Hagës procesi ndaj ish-presidentit jugosllav, Slobodan Milosheviç, i cili akuzohet për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Dje ka dëshmuar në këtë proces një shqiptar, i quajtur Muharrem Ibraj. Ai është shqiptari i parë në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes së Milosheviçit. Ibraj nga viti 1998 deri në vitin 1999 ishte pjesëtar i “sigurimit lokal” të fshatit të organizuar nga forcat serbe. Pas Muharrem Ibrajt do të dëshmojë edhe një shqiptar tjetër, ndërsa siç është paralajmëruar, do të dëshmojë edhe Vojislav Shesheli.
Burimi: Shekulli
Krijoni Kontakt