Te rejat e fundit nga" Afera prishtnase "
Policia ndėrkombėtare ka arrestuar dy zyrtarė tė Departamentit pėr Kadastėr dhe Gjeodezi nė KK tė Prishtinės
Prishtinė, 25 shtator - Dy funksionarė tė Zyrės sė Kadastrit nė Komunėn e Prishtinės janė arrestuar dje pasdite nga autoritetet ndėrkombėtare nėn dyshimet pėr korrupsion dhe pėrvetėsim e tjetėrsim tė pronės publike, e cila u ėshtė dhėnė individėve privat, kanė bėrė tė ditur zyrtarė tė policisė ndėrkombėtare dhe tė UNMIK-ut nė Prishtinė.
Tė dy arrestuarit janė paraburgosur dhe sė shpejti do tė dalin para gjykatėsit hetues.
Lidhur me kėto arrestime, zėdhėnėsja e UNMIK-ut Suzan Manuel tha se ato kanė pasuar pas njė pjese tė hetimeve qė ndėrlidhen me veprimtarinė e komandantit tė ish-UĒK-sė Rrustem Mustafa i njohur si komandant "Remi", qė ėshtė arrestuar nė fillim tė muajit gusht nėn dyshimin pėr krime kundėr civilėve shqiptarė gjatė luftės nė Kosovė. Kėto hetime kanė nxitur dyshime pėr korrupsion nė Departamentin pėr Kadastėr, Gjeodezi dhe Pronėn nė Komunėn e Prishtinės.
Hetuesit dyshojnė se Sharr Pllana dhe Abdullah Demolli, kanė bėrė transferime tė paligjshme tė pronės publike dhe shoqėrore tek individėt privatė. Policia ėhstė duke hetuar edhe dyshimet se ata kanė marrė mito pėr tė bėrė transferimin e tillė tė pronave.
Zėdhėnėsja Manuell tha se dyshohet tė ketė pasur rreth 15 mijė transaksione tė bėra nė zyrat e kadastrit nė njė periudhė prej dy vjet e gjysmė dhe policia beson se rreth 80 pėr qind tė tyre janė tė diskutueshme. Ēėshtja ka kaluar nė gjykatėsin ndėrkombėtar i cili do tė merret me hetime tė mėtejshme, tha ajo.
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt